Shpërthimet me tritol, kërkohen 15 ditë burg për Emirjon Gjutën

February 15, 2015 15:27

Shpërthimet me tritol, kërkohen 15 ditë burg për Emirjon Gjutën

Emirjon Gjuta, telefoni i të cilit u përdor për të aktivizuar shpërthimin e 400 gramve tritol në farmacin e Bashkim Tahirit, do të qëndroi në burg për 15 ditë.

ABC raporton se Prokuroria për Krime të Rënda, dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” me afat 15 ditor për Emirjon Gjutën.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të ”Pengimit që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas prokurorisë, afati 15 ditor është i mjaftueshëm për organin e akuzës, të zbardh nëse 26 vjeçari Gjuta po thotë të vërtetën në lidhje me njohjen me personin që i shiti aparatin celular, i cili aktivizoi disa ditë më pas shpërthimin e lëndës plasëse në farmacin e babit të ministrit të brendshëm.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar se e njeh apo e kujton personin të cilit ia kishte shitur aparatin celular.

26 vjeçari Gjuta, së bashku me babain e tij, prej vitesh merren me tregtimin e aparatëve celularë në një dyqan të vogël në zonën e Postës Qendrore në Tiranë.

Burimet thonë se, një ditë pas shpërthimit Gjuta është shoqëruar në polici, ku ka parë për disa orë kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme dhe atë të personit që vendos sasin e tritolit në farmacin e Bashkim Tahirit, për të bërë të mundur indetifikimin e tij.

Por, pavarësisht orëve të gjata, ai nuk ka arritur të identifikojë.

Sipas prokurorisë, gjatë hetimeve paraprake dhe me ndihmën e të dhënave të kompanive telefonike, është arritur të provohet se personi që ka aktivizuar shpërthimin në farmacin e Bashkim Tahirit dhe atë në rrugën Muhamet Gjollësha, ndodhej në zonën e Linzës.

Ndërsa karta e telefonit e të përdorura në këto tre raste, janë blerë në një dyqan në rrugën Don Bosko, ku numrat i kanë faturuar personave që nuk kishin dijeni për këto numra apo edhe për ngjarjen.

Edhe për ngjarjen e vendosjes së 1 kg tritol të përzier me gozhda dhe sfera, prokuroria është në pritje të kompanisë, për të zbardhur identitetin e pronarëve të kartës dhe telefonit që ndodhej i lidhur me lëndën plasëse.

February 15, 2015 15:27
Komento

5 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" February 15, 16:06

    Gjykata po krijon nje biznes te ri, eshte fjala per shitjen e numrave telefonike, qe mund te shkoje nje numer nga 1500 e me siper, gjithmone ne euro, qe kur i krahason me 15 dite burg, eshte sikur fiton lloton.
    Apo mos dikush ti jape te drejte saliut, nga lart, qe thote se qeveria i ka montuar keto shperthime?.

    Reply to this comment
  2. liri February 15, 16:19

    ai i di te gjitha,prokuroria kerkon qe te ndryshoi kushtetuta ne favor te jarit ,policia mos e leje reat torturen e gjumit e cila ska shenja po ka rezultat kete mund ta kene ne shinjedter eshte deshmitar kryesor

    Reply to this comment
  3. KingBardhyl February 15, 19:00

    Bejini ca waterboarding ketij serbo-shpellarit derisa te filloje te kendoje.

    Reply to this comment
  4. Dardhari February 15, 22:37

    Metodat e vjetra Jane me te sakta . Uje te ftote me akull dhe dru pa lene shenja se del Sala dhe thote Jane komuniste keta .

    Reply to this comment
  5. Mark uk February 15, 23:21

    Te pytet i biri i Bahkimit,Sajmir Tahiri se i din te gjitha.Gjoja se jam tu luftu krimin e shikoni si hakmerren.Si puna e Erjon Braces qe i vuri dinamitin makines se tij te selia e gazetes zeri i popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*