Shpërthimi i bombulës në ëmbëltore, dalin emrat e të plagosurve

August 9, 2015 18:16

Shpërthimi i bombulës në ëmbëltore, dalin emrat e të plagosurve

Një bombol gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” ka shpërthyer pasditen e së dielës.

Sipas raportimeve të para, 18 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Gjithashtu, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

Shpërthimi i përmasave të mëdha ka ndodhur në një dyqan ëmbëltoreje në hyrje të zonës së Don Boskos dhe është dëgjuar edhe qindra metra larg nga vendngjarja.

Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.

DALIN EMRAT

Pronarët: Abdulla Dervishi Paqesie Dervishi Jonida Dervishi (në emrin e të cilës ishte edhe biznesi) Kalimtarët: Klaudio Marashi Endrit Hima Sabri Boshmi Dhori Qirio Mateo Zoto Xheladie Shala Alfred Shala Kristi Koleci Edlir Lipo Evgjeni Shima (Laska) Kujtim Cani (në gjendje të rëndë shëndetësore) Mexhide Selimllari Krenar Begu Olsi Beqir

Ora 20:52­ Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar në orët e mbrëmjes të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”, që ndodhen në ambientet e QSUT­-së. Ndërkohë që mësohet se drejt QSUT-­së, në repartin e Djegies janë transportuar të gjithë të plagosurit që më herët u shtruan në spitalin e Traumës.

2

August 9, 2015 18:16
Komento

1 Koment

  1. Ashtueshte August 9, 21:22

    Aty afer eshte edhe nje SHTYLLE e TL qe njeren kembe e ka gati 1(nje) meter ne rruge duke e ngushtu rrugen. Kur ti bjeri ndonjeri me makine dhe kur ti bjeri flaka nja 100 shpive e ti pjeki njerezit si minj atehere çfare do thone qiveritaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*