Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytet, Lleshaj e pranon: Policia dështoi! Justifikon largimin si i deleguar politik në Lezhë: Nuk jam mjeshtër në fushatë

September 16, 2020 08:28

Shpërthimi i fuqishëm në kryeqytet, Lleshaj e pranon: Policia dështoi! Justifikon largimin si i deleguar politik në Lezhë: Nuk jam mjeshtër në fushatë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për shpërthimin që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme, ku shënjestra ishte Preng Gjini, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e sotme.

I ftuar në emisionin “Open”, Lleshaj pranoi dështimin duke thënë:

“Në qoftë se flasim për ngjarjen e sotme normalisht dështoi. Por nuk mund të besojmë se policia do të parandalojë çdo lloj krimi. Në qoftë se besojmë se policia do parandalojë çdo lloj krimi, atëherë kjo është një alibi”.

Kujtojmë se makina tip “Benz A Class” shpërtheu pasditen e djeshme në zonën e “Vasil Shantos” ku përveç  51-vjecarit, u plagosën edhe 2 kalimtarë, një italian dhe një fëmijë që ndodhen në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.

Pas shkarkimit të ministres në largim, Besa Shahinit, është thënë se i radhës që do të shkarkohet do të jetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri i mohoi deri diku këto zëra, por shtoi se ai nuk do të jetë i përhershëm në këtë post, do të vijë një ditë dhe ai do të largohet.

“Dua të them që nuk janë deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në thelb nuk ka asnjë hap para, as anash në këtë qëndrime. U pyeta në Vlorë a jeni të sigurt që nuk do të jeni ministër, po i thash nuk do të jem. Ka një arsye të caktuar që do të iki dhe në këtë botë. E njëjta gjë ishte dhe në Shkodër, më thanë a do të jenë zgjedhjet me apo pa ju, i thash me me, sepse unë do të jem në zgjedhje sikurse dhe jo si ministër.

Nuk jam ministër tipik, kam një pjesë utopizmi përsa i përket politikës. Jam pjesë e një ekipi dhe funksionoj si pjesë e një ekipi. Nuk e përdor marshin indietro, kështu që nuk mund të them. Di që jam plotësisht i angazhuar dhe kam një regjistër që më bën të jem legjitim në pozicionin që jam. Nuk jam në dijeni që do të kem një histori interesante në këtë fushë. Nuk jam mjeshtë në fushatë”, tha ministri.

j.l./ dita

September 16, 2020 08:28
Komento

2 Komente

  1. Arben September 16, 09:03

    Nuk ka fare dështim këtu,

    Allbania urupiane

    histori suksesi

    Reply to this comment
  2. Ylli September 16, 12:27

    Lidhur me ngjarjet e djeshme kriminale, ministri i brendshem shprehet se “nese nuk do kishte ngjarje te tilla, nuk do kishim nevoje per polici”.

    Ne vend qe te mundohet te qetesoje njerezit duke i siguruar se do beje c’mos qe ngjarje te tilla mafioze nuk do ndodhin më, ministri na kerkon ta pranojme kete realitet…rrjedhimisht, te presim atentate te tjere neper rruget e Tiranes. Me kete llogjike, ministri na thote qe secili prej nesh mund te jete “casualties” neser-pasneser, sepse atentatet ne mes te qytetit e kane kete risk. E falenderojme ministrin qe mundohet te na hape syte dhe te na keshilloje te ruajme veten tone e t’i shmangemi vendeve te populluara…ose mos dalim fare nga shtepia psh.

    Problemi eshte se ne nuk paguajme taksa per te ruajtur veten tone. Ne paguajme taksa qe shteti te na siguroje rend dhe qetesi, 2 sherbime te cilat shteti yne nuk i ka perparesi. Nuk ulet kriminaliteti nese ministri shetit me nje makine te re e lluksoze, as nese veshjet e policeve tenderohen me shume se rrogat e tyre mujore. Kriminaliteti ulet duke lene policine te beje punen e saj, dhe per kete duhet qe politika te mos favorizoje krimin.

    Ka ardhur koha te zgjedhim politikane te cilet nuk kane lidhje me krimin. I dini shume mire keta politikane, kijini parasysh kur te shkoni te kutia e votimit me 25 Prill. Perndryshe krimi do vazhdoje te terrorizoje rruget e qyteteve anembane Shqiperise !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim