80 vjetori i Luftës së Dytë Botërore, histori që nuk duhet harruar

September 6, 2019 15:55

80 vjetori i Luftës së Dytë Botërore, histori që nuk duhet harruar

Nga Paskal Milo

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939 nuk ishte një ngjarje që i gjeti në befasi fuqitë demokratike perëndimore. Qeveritë e Britanisë së Madhe e të Francës i kishin njohur me kohë Italisë përparësinë e interesave në shtetin e vogël të përtej Adriatikut. Kryeministri britanik Nevil Çemberlein dhe homologu i tij francez Eduard Daladier tri javë para se të pushtohej Shqipëria kishin vulosur dështimin e tyre si garantë të paqes evropiane kur ushtria e Adolf Hitlerit hyri në Pragë pa ndeshur rezistencë. Kur u braktis Çekosllovakia që ishte një vend më i madh e më i lidhur me demokracitë perëndimore as nuk bëhej fjalë se Shqipëria mund të bëhej shkas për një përplasje ushtarake në shkallë evropiane.

Në pranverën e vitit 1939 tensioni evropian kishte arritur  pikën e vlimit dhe atë masë kritike sa që një hap tjetër agresiv i fuqive fashiste mund ta përfshinte kontinentin në flakët e zjarrit. Fqinjët e Gjermanisë, e veçanërisht Polonia u ndjenë më shumë të kërcënuar, e po kështu në Ballkan, Greqia e Rumania.

Të tri këto vende kërkuan e u futën në sistemin e garancisë anglo-franceze, në dy javët e para të muajit prill.Po për efekte sigurie nga kërcënimi i Italisë, në 12 maj Turqia u largua nga pozita e saj neutrale dhe nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Britaninë e Madhe për ndihmë reciproke në rast agresioni nga një luftë e mundshme në Mesdhe.Boshti fashist ose Pakti Antikomintern ishte futur në rrugën e pakthyeshme të shpërthimit të luftës për të shembur përfundimisht Sistemin e Versajës.

Në 22 maj 1939 Gjermania dhe Italia nënshkruan për dhjetë vjetë marrëveshjen për aleancë ushtarake, të njohur ndryshe si “Pakti i Çeliktë”.

Hitleri më shumë e Musolini më pak i kishin mashtruar “etërit” e politikës evropiane të cilët të       zhgënjyer nga besëlidhja tinëzare e Mynihut nuk bënë “mea culpa-n” e tyre. Nëse e kuptuan më në fund se diktatori i Gjermanisë kishte filluar të krijonte “Lebensraum”-in (“hapësirë jetike”), te Musolini shihnin ende një mundësi për ta tërhequr në anën e tyre ose të paktën t’a neutralizonin qoftë edhe për një farë kohe. Shqipëria ishte viktima për ta joshur diktatorin fashist të Romës.

Gabimi i dytë i madh i Nevil Çemberleinit që sipas gjysmë vëllait të tij Ostinit, “nuk merrte vesh asgjë nga politika e jashtme”, ishte se siç shkruan Uinston Çurçilli në kujtimet e tij “u injorua gatishmëria e padyshimtë e Rusisë Sovjetike për përfundimin e një marrëveshjeje me fuqitë perëndimore për të përdorur të gjitha mjetet për shpëtimin e Çekosllovakisë”.

Ky gabim historik i kryeministrit konservator britanik nuk gjen justifikim në hendekun e thellë ideologjik e politik që ndante atë personalisht dhe shtetet demokratike perëndimore nga regjimi komunist sovjetik e kreun e tij, J.V. Stalinin, as edhe në mungesën e plotë të simpatisë që ata ushqenin për njëri-tjetrin. Çemberlein, sikurse edhe një pjesë e mirë e klasës politike perëndimore nuk e fshihnin ambicien për të parë fundin e bolshevizmit në Rusi, e për këtë qëllim për të orientuar e nxitur Gjermaninë naziste drejt Lindjes e Bashkimit Sovjetik.

Stalini ka qënë diktator por edhe shumë i mprehtë për të kuptuar e për t’u orientuar në zhvillimet e situatave ndërkombëtare për interesat e tij e të vendit të vetë. Burokracia ruso-sovjetike kishte përvojë në politikën e jashtme e në diplomaci e së bashku me shërbimet sekrete e furnizonin Stalinin me informacione e analiza për çfarë po ndodhte në politikën botërore e në çdo kancelari të veçantë perëndimore.

Në fillim të marsit 1939 në Moskë ishin kryqëzuar mjaft vëzhgime e dyshime rreth synimeve anglo-franceze për ta lënë të izoluar atë nga “rregullimi” i punëve evropiane me Gjermaninë, ndonëse nga Londra e nga Parisi jepeshin mesazhe diplomatike se ato nuk synonin ta linin mënjanë BRSS nga zgjidhja e problemeve më të rëndësishme ndërkombëtare. Stalini përfitoi nga kongresi i XVIII-i Partisë Bolshevike dhe në 10 mars përtej retorikës ideologjiko-politike të zakonshme dha disa mesazhe të reja për orientimin e politikës së jashtme të shtetit sovjetik në rrethanat e krijuara.

Për këtë fjalim të Stalinit shumica e historianëve janë në një pikëpamje me vlerësimin e bërë nga figura e dytë politike e shtetërore sovjetike e kohës, V. Molotov, se ai “shënoi fillimin e kthesës në marrëdhëniet politike” me Gjermaninë. Stalini deklaroi se Anglia dhe Franca kishin hequr dorë nga politika e sigurimit kolektiv dhe “nga politika e kundërshtimit kolektiv të agresorëve”, se shtypi i tyre synonte “të ngjallte zemërimin e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë, të helmonte atmosferën dhe të provokonte, pa ndonjë arsye të dukshme, një konflikt me Gjermaninë”.

Ai aludoi qartë në adresë të dy fuqive perëndimore se ishin mësuar që t’i nxirrnin gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve dhe i vuri për detyrë politikës së jashtme sovjetike që të mos lejonte që ta tërhiqnin Bashkimin Sovjetik në konflikte.

Ky fjalim nuk la ndonjë përshtypje të veçantë në Londër e në Paris por u regjistrua me shumë interes në Berlin. Aty u kap mesazhi se Bashkimi Sovjetik nuk donte të shkonte në luftë me Gjermaninë dhe Stalini i shtriu dorën Hitlerit. Për Rajhun gjerman qëndrimi sovjetik ishte i favorshëm. Ai ndodhej në prag të pushtimit të Çekosllovakisë dhe po ushtronte një presion të madh ndaj Polonisë për Dancigun (Gdansk) si dhe ndaj Rumanisë ku e tërhiqnin rezervat e mëdha të naftës në Ploesht. Berlini ishte shumë i interesuar që të mos kishte një afrim të Rusisë Sovjetike me Britaninë e Madhe e Francën dhe ai punonte hapur e fshehur për ta thelluar ndarjen që ekzistonte mes tyre.

Rënia e Çekosllovakisë shënoi edhe fundin e politikës së “pajtimit” të Nevil Çemberleinit. I goditur rëndë e pa rrugëdalje tjetër, kryeministri britanik bëri disa deklarata publike antigjermane dhe u drejtua atje ku kishte refuzuar të kërkonte bashkëpunim, në Moskë.

Një sondazh i Gallup-it kishte treguar se 86 për qind e britanikëve kërkonin një aleancë mbrojtjeje me Bashkimin Sovjetik.

Dy ditë pasi tanket gjermane kishin hyrë në Pragë, në 17 mars, ambasadori sovjetik në Londër, Ivan Majski u thirr në Forin Ofis. Aty iu tha se ne politikën e jashtme britanike po hapet një erë e re, ajo e krijimit të një blloku të fuqishëm antigjerman me pjesëmarrjen e Anglisë, Francës, BRSS si dhe të gjitha vendeve të tjera të kërcënuara si Polonia, Rumania, vëndet skandinave, etj.

Qeverisë sovjetike iu shtrua edhe pyetja se nëse Rumania do t’i rezistonte me armë sulmit gjerman, a do ta mbështeste Bashkimi Sovjetik atë jo vetëm me armë e municione por edhe me dërgimin e trupave ushtarake?2 Ditën tjetër, në 18 mars ambasadori britanik në Moskë, U. Sids i bëri po të njëjtën pyetje komisarit të popullit për punët e jashtme M. M. Litvinov, i cili nga ana e tij po të njëjtën ditë informoi J. V. Salinin.

Qeveria sovjetike në përgjigje të propozimit anglez u shpreh për një konference të gjashtë vendeve (Britania e Madhe, Franca, BRSS, Poloni, Rumani, Turqi) për organizimin e rezistencës kolektive kundër shteteve agresore. Mosbesimi i ndërsjelltë dhe hezitimi për tu bashkuar në një konferencë të tillë nga ana e Polonisë e Rumanisë çoi në një përpjekje më modeste për hartimin e një deklarate të katër shteteve (Britania e Madhe, Franca, BRSS dhe Polonia), iniciativë kjo britanike e cila përsëri dështoi. Në 17 prill Moska doli me një propozim të ri, nënshkrimin e një traktati të ndihmës reciproke midis Britanisë së Madhe, Francës e Bashkimit Sovjetik.

Përmbajtja e projektit ishte kjo: Anglia, Franca dhe BRSS të përfundonin midis tyre një marrëveshje në një afat prej 5-10 vjet me angazhimin reciprok për t’i dhënë njëri-tjetrit menjëherë çdo ndihmë, përfshirë atë ushtarake, në rast agresioni në Evropë kundër çdo njërit prej shteteve kontraktuese. Një nen tjetër i këtij projekti nënvizonte se të tre vendet detyroheshin të jepnin çdo ndihmë, përfshirë edhe atë ushtarake, shteteve evropianolindore që shtriheshin midis Detit Balltik e Detit të Zi dhe kufitarë me BRSS,  në rast agresioni kundër tyre.

Një pikë tjetër e propozimit sovjetik parashikonte gjithashtu se të tre Fuqitë pas shpërthimit të veprimeve ushtarake të mos hynin në asnjë lloj bisedimi dhe as  të përfundonin paqe me agresorët veç e veç nga njëri-tjetri e pa marrëveshje të përbashkët mes tyre. Po në të njëjtën ditë ky propozim iu dorëzua ministrit të jashtëm të Francës në Paris Bone nga ambasadori sovjetik J.Z. Suriç.  Në Londër dhe në Paris nuk u ngutën për të kthyer një përgjigje të shpejtë. Vetëm pas tre javësh, në 8 maj pasi u konsultuan midis tyre dhe me Varshavën e Bukureshtin, qeveria angleze dhe ajo franceze i komunikuan qeverisë sovjetike pikëpamjet e tyre.

Në këtë ditë Sids i deklaroi ministrit të ri të jashtëm sovjetik, V. Molotov qëndrimin përfundimtar britanik e francez ndaj iniciativës sovjetike sipas të cilit “qeveria sovjetike detyrohej që në rastin e pjesëmarrjes së Britanisë së Madhe dhe të Francës në veprime ushtarake për përmbushjen e detyrimeve të marra prej tyre, të jepte mbështetje të menjëhershme, në rast se ajo do të ishte e dëshirueshme…”

Ndërkohë Polonia dhe Rumania që kishin nënshkruar marrëveshje për garancinë e kufijve të tyre me Britaninë e Madhe e Francën refuzuan të pranonin përfundimin e një pakti të tillë me Bashkimin Sovjetik ose marrjen e përgjegjësive prej tij për garantimin e tyre qoftë edhe përmes pjesëmarrjes në një marrëveshje me Londrën e Parisin.

Qëndrimi i Polonisë e i Rumanisë por edhe i vendeve balltike për të mos pranuar garancitë sovjetike nënkuptohej nga dy arsye: e para se historikisht Rusia kishte patur synime aneksioniste ndaj këtyre territoreve dhe një ndjenjë e thellë mosbesimi e frike ekzistonte në këto vende ndaj saj; e dyta se këto vende ndodheshin nën trysninë e Gjermanisë së Hitlerit për të nënshkruar marrëveshje “mossulmimi” e për të lëshuar territore ose për t’i kontrolluar ato prej saj. Në fakt Britania e Madhe dhe Franca kishin pranuar që Polonia dhe Rumania të futeshin në sistemin e garancive që do të krijohej nga një marrëveshje e mundshme me Bashkimin Sovjetik por jo për Finlandën, Letoninë dhe Estoninë.

Qeveria sovjetike në 14 maj 1939 u bëri të njohur qeverive angleze e franceze vërejtjet e saj zyrtare për propozimet e tyre: ato nuk ishin në përputhje me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me BRSS dhe e vendosnin atë në një gjendje të pabarabartë sepse nuk parashikonin detyrimet e Anglisë e të Francës për të  garantuar shtetin sovjetik në rastin e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj tij nga ana e agresorëve siç ato kishin bërë me Poloninë; propozimet e shtrinin garancinë vetëm ndaj Polonisë e Rumanisë dhe jo ndaj shteteve kufitare veriperëndimore të Bashkimit Sovjetik si Finlanda, Estonia e Letonia; mungesa e këtyre garancive mund të shërbenin si momente provokuese për drejtimin e agresionit kundër shtetit sovjetik.

Qeveria sovjetike në interes të  krijimit të një fronti të vërtetë kundër përhapjes së agresionit në Evropë propozoi edhe njëherë përfundimin e “paktit efektiv për ndihmë reciproke kundër agresionit” midis Anglisë, Francës e BRSS si dhe garantimin nga ana e tyre të shteteve të Evropës Qendrore e Lindore që ndodheshin nën kërcënimin e agresionit, duke përfshirë aty edhe Letoninë, Estoninë e Finlandën.

Në Londër propozimet sovjetike përsëri u pritën me skepticizëm. Qarqet më konservatore të torëve britanikë me në krye Çemberleinin ishin të fiksuar në mënyrë të verbër në antikomunizmin e tyre aq sa nuk shikonin se Gjermania e Hitlerit ishte bërë rreziku më i madh e parësor për paqen evropiane e për vetë Britaninë e Madhe. Mjaftë liderë të shquar konservatorë si Çurçilli, Lloid Xhorxhi dhe Entoni Iden kur në 19 maj propozimet ruse u shtruan për diskutim në Dhomën e Komuneve i kërkuan kryeministrit britanik nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes me Rusinë Sovjetike.

Por siç ka dëshmuar Çurçilli, politikani më i madh britanik i shekullit të XX-të e që ishte një nga emblemat e antikomunizmit botëror, Çemberlein “u tregua i ftohtë e përbuzës” ndaj saj në një kohë që nuk duhej, se “do të kishte qënë shumë më mirë nëse do të ishte pranuar nga ana e Francës dhe e Britanisë së Madhe, oferta e rusëve për të shpallur aleancën tripalëshe” dhe se “Stalini do të kishte mbetur i kënaqur dhe historia ndoshta do të kishte marrë rrjedhë tjetër”.

Qeveria britanike e ndodhur para kritikave e për të shmangur ato, “me neverinë më të madhe “ siç do të raportonte ambasadori gjerman në Londër për shefat e tij në Vilhelmshtrase (ministria e jashtme) ndërmori nismën për t’i paraqitur së bashku me qeverinë franceze një projekt traktat për ndihmë reciproke qeverisë sovjetike mbështetur në parimet e Lidhjes së Kombeve. Në 25 maj projekti iu dorëzua qeverisë sovjetike.

Në Moskë u manifestuan hapur mosbesim e kritika ndaj qëndrimeve të kancelarive perëndimore. Në 27 maj, shefi nominal i qeverisë sovjetike dhe ministri i jashtëm i saj, Molotovi u deklaroi përfaqësuesve diplomatikë se ai ishte i pakënaqur nga projekt propozimet e Londrës e të Parisit. Në një fjalim të mbajtur posaçërisht në Sovjetin Suprem për gjendjen ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të vendit ai përcaktoi tri pikat themelore për një marrëveshje të mundshme me Britaninë e Madhe dhe Francën, të cilat iu paraqitën atyre zyrtarisht në 2 qershor.

Projekt traktati sovjetik kërkonte që Franca, Anglia dhe BRSS të angazhoheshin për t’i dhënë njëri-tjetrit ndihmë të menjëhershme, të gjithanshme dhe efektive, në qoftë se njëri prej këtyre shteteve do të hynte në veprime ushtarake me shtete evropiane, ose kur sulmohej prej tyre. Në projekt parashikohej që të tri fuqitë detyroheshin të mbronin edhe Belgjikën, Greqinë, Turqinë, Rumaninë, Poloninë, Letoninë, Estoninë e Finlandën nga agresioni i këtyre shteteve evropiane mbi bazën e marrëdhënieve deri diku kontraktuale që këto vende kishin me Anglinë, Francën e BRSS.

Kjo lloj ndihme mund t’i jepej edhe një vendi tjetër evropian, i cili e kërkonte këtë ndihmë, për të kundërshtuar dhunimin e asnjanësisë së tij. Në projekt traktat parashikohej që brenda një afati të shkurtër kohor të diskutohej midis tre shteteve për metodat, format dhe përmasat e ndihmës që do t’i jepnin njëri tjetrit ose të tjerëve në rast agresioni.

U gjykua nga Londra se shkëmbimi në distancë i projekteve nuk ndihmonte në ngushtimin e diferencave dhe në gjetjen e kompromiseve. Ndaj edhe u propozua nga Lordi Halifaks që bisedimet të zhvilloheshin rreth një “tryeze të rrumbullaktë” në Moskë duke filluar nga mesi i muajit qershor në nivel drejtorësh politikë të ministrive të jashtme, të të tre shteteve.

Por edhe këto bisedime nuk patën ndonjë fat më të mirë. Palët humbën kohë me formulime të ngatërruara veçanërisht për termin “agresion i tërthortë” të cilat pasqyronin mungesën e besimit të ndërsjelltë e të vullnetit politik për të arritur në një marrëveshje të ndershme e të barabartë. Gjithsecila prej tyre kishte një prapavijë mendimi për të siguruar avantazhe strategjike si edhe për të mos e mbyllur përfundimisht derën për marrëveshje me Gjermaninë. Në këtë drejtim ndikoi edhe frika që manifestuan disa vënde për të pranuar hapur garancinë e tre Fuqive ndaj një agresioni të mundshëm gjerman.

Në këto rrethana në fund të korrikut 1939 u vendos që të lihej mënjanë përkohësisht aspekti i bashkëpunimit politik dhe vëmendja të përqendrohej në arritjen e një konvente për bashkëpunim në fushën ushtarake. Por përsëri u dëshmua mungesë dëshire për bashkëpunim, veçanërisht nga ana britanike e cila jo vetëm që dërgoi në Moskë një mision ushtarak jo të nivelit të lartë por edhe me porosinë që t’i zhvillonin me ngadalë bisedimet në pritje të përfundimit të një marrëveshjeje politike.

Në Moskë, Stalini për nga natyra dyshues e këtë herë jo pa të drejtë porositi mareshallin Klement Voroshillov t’u vinte anglezëve e francezëve kushtin: ose të bindnin qeveritë e Polonisë e të Rumanisë që të pranonin kalimin e trupave sovjetike nëpër territoret e tyre për t’u ardhur në ndihmë në rast agresioni, ose bisedimet e mëtejshme për një marrëveshje ushtarake nuk kishin më kuptim. Këtu ishte thembra e Akilit dhe në Paris e në Londër e dinin pikën e dobët. Megjithë përpjekjet që u bënë nga ana angleze e franceze për t’i bindur ato, qeveritë polake e rumune nuk e pranuan kërkesën e përsëritur sovjetike.

Në 22 gusht Voroshillovi refuzoi rifillimin e bisedimeve deri sa “të qartësohej situata politike”, ndërkohë që një ditë më vonë Molotovi akuzoi qeveritë angleze e franceze se i kishin zhvilluar negociatat me një mungesë sinqeriteti dhe se kishin “luajtur” me Bashkimin Sovjetik.

Në 25 gusht pasi morën përgjigjen nga autoritetet sovjetike se “në situatën e re politike nuk do të kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve”, misionet ushtarake angleze e franceze u larguan nga Moska. Stalini nuk kishte kohë për të humbur, një negociatë tjetër ishte në vigjilje për t’u përfunduar, këtë herë me Gjermaninë.

 

*****

Botuar në Dita. Vijon numrin e ardhshëm. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 6, 2019 15:55
Komento

24 Komente

  1. Shefqet Cela September 6, 17:21

    Paskal Milo është një nga historianët (mjerisht të pakët, në këtë periudhë shterpë) që ka objektivitet. Jep data, shifra, e dikumente në mbështetje të atyre që shpreh për probleme madhore historike.
    RRESPEKTE!

    Reply to this comment
    • Emigranti September 6, 21:52

      Jep shifra e dokumente?! Nga Historia e partise punes,se te tjeret i kane shume me te ndryshme ato te shqiperise, jo simbas perpunimit te paskaleve te partise.Paskali nuk ben histori,Paskali ben propagande dhe harron se njerezit dine te lexojne e gjykojne edhe historiane te tjere te pa varur e studjues indipendente qe nuk kane nevoje te shtremberjne e manipulojne simbas ideologjirave partiake

      Reply to this comment
    • Shtupi September 7, 04:27

      Kete shkrim e ka perkthyer nga Wikipedia.

      Reply to this comment
      • Emigranti September 7, 11:00

        Ore mik,ku e gjeten certifikimin shkencor keta ! Bufone te historise partise nisur nga pikpamjet filo-komuniste te “pershtatura”per te mbijetuar te sotmen.Me trego kush i njeh e kush i mer per reference keta “historiane” ne boten akademike shkencore?!Le te na tregojne veprat, botimet,titujt e tyre shkencore te njohura e te vleresuara ne boten perendimore.Ketyre as dipllomat nuk u njihen,pa le me pastaj profesorllikun.Kush universitet ne bote e pranon Paskalin te japi histori pervec Kosoves.Po te perkthenin sic duhej profesoret e historise,do i kishin bere nje sherbim te madh popullit te tyre te qorruar nga kultet e miteve qe fabrikojne e qe i shesin paturpesisht si histori

        Reply to this comment
        • ELIOT September 9, 20:16

          BRAVO EMIGRAND …PASKALI JA FUT KOT ..HISTORINE E LUFTES E KAM LEXUAR NJA 100 HERE NE FRENGJISHTE ITALISHTE DHE RRENAT E KETI SI HANE AS LOPET …STALINI I ZGJUAR ..???? MORE PASKAL E HARROVE SE STALINI BERI NJE PAKT ME HITLERIN DHE E PUSHTUAN POLONINE ..E NDANE PERGJYSEM DHE KETE E DIN EDHE LOPA NE EUROPE … DHE FRANCEZET ANGLIA SKISHIN NEVOJE TE NXISNIN HITLERIN QE TE SULMONTE BOLSHEVIKET …. HITLERI I URRENTE DERI NE VDEKJE ..PRANDAJ MESOJ HISTORINE MIRE PARA SE TE ..HITLERI I URRENE SLLAVET DHE KAMUNITAT DHE CIFUTET…SKISHTE NEVOJE PER AI SULMOI ANGLINE FRANCEN E BEN PILAF … DHE SKISHTE MESHIRE PER ASGJE … POR QE ME BERE PER TE QESHUR ME STALINI INTILIGENT……LEXOVA NJE HITORIE NJE GJERMAN ME IDE KOMUNISTE E PARALAJMEROI STALINI PER SULMIN DHE PRISHJEN E PAKTIN NGA GJERMANET ..I THA HITLERI PO PREGATITET PER TJU SULMUAR .POR I ZGJUARI STALIN THONTE JO …HITLERI ESHTE MIKU IM E SHPARTALLUAM POLAKUN DHE E NDAME SI MIQ DASHIN POLAK ..E QUAJTI SPIUN QE DONTE TE PERCANTE MIQESINE HITLER STALIN … DHE E PUSHKATOI SPIUNIN KOMUNIST GJERMAN…. HE PAS PAK DITESH NDODHI QE KSTE TE DREJTE SPIUNI …. STALINI INTILIGENT HA HA HA KAM LEXUAR JE 10 HISTORINA PER ZGJUARSINE E COBANINT NGA GEORGJIA …MERCI

          Reply to this comment
  2. era! September 6, 18:40

    Kur nuk ke pulen do hash sorren o mik.Paskali eshte nga argatet e korifenjve te historiopgrafise shqiptare..Kujdes me ato qe thote se jo cdo gje qe ndrin eshte flori………….

    Reply to this comment
  3. Limani September 6, 19:31

    Lexoj analizen Paskal Milos për pragun e Luftës ll Boterore dhe më duket sikur lexoj amerikanin Henri Kisinxher !
    Ç’ka të përbashkët shqipetari Milo me amerikanin Kisinxher ?!
    Vetëm një gjë i bashkon – ndershmëria .
    Bravo Paskali ynë !
    Gjejë kohë dhe lexoji një cikël leksionesh sharlatanit Edvin , që , me injorancën e tij na bëri horr vëndin …….

    Reply to this comment
    • Sharri September 7, 04:15

      HAHAHAh
      Na e nxorre Paskalis Milosin kapitalist,o mavri. Paska qene disdident kapitalist i fshehur qekur shkruante historine e partise sllavo-komuniste te Shqiperise dhe dhitaret e injorantit kriminel Enver.

      Reply to this comment
    • lec kabashi September 7, 07:16

      NJOFTIM;– z. Liman..!!
      …………. Edvin , edhe perdisa vjet te tjera, eshte i zene me basketbollin, pikturen , akitekturen e fasadave e te rrugeve , me ”grupet e repistave” te rruges etj,,,… , me reklamimin e poturreve e te atleteve …… se fundmi me deputimin ne fushen e aktrimit pra …….eeshte teper i zene……….. DHE NUK I MBETET KOHE TE BEHET [te JETE]- KM. i VENDIT .

      Reply to this comment
  4. SS September 6, 19:51

    Paskali a’s ka shtuar ,gjithashtu dhe pakesuar Ka shkrojtur thjesh ato qe ka lene testamen vete historia Dhe jo si ne Albanistan ,te tjera thuhet ,te tjera shkruhet !?

    Reply to this comment
  5. Mark .UK September 6, 20:02

    Nje gje me habit si ka mundesi qe numri i ushtrve te huaja ne Shqipni ishte 6300,pra italjan e gjermane te ken vrar 28000 vete.Per numrin e sakt ka statistike te rregullta.Pra i takon te ket vrar nje ushtar i huaj mbi kater persona.Ktu duhet llogaritut se pjesa ma e madhe te jen vrar ne mes shqiptarve o historian Pask.r Milo

    Reply to this comment
  6. atea September 6, 20:23

    E e e e e, kush është ky i madhi Paskal Milo? Në xhepin më të vogël i vendos edhe Nanon edhe Salushkë Berishën, edhe Lul Mutin, po edhe Edvinin që po bëhet si Sali Berish(o-viqi).

    Reply to this comment
  7. demo September 6, 21:05

    I gjithe ky carcaf i gjate ka qellim vetem te justifikoje paktin e pabese Ribentrop-Molotov ,qe shenon sulmin e pabese kunder Polonise dhe fillimin e luftes se dyte boterore njekohesisht nga Bashkimi sovjetik komunist dhe gjermania nazisyte..
    Pamvaresisht dokumentacionit te qarte dhe te shpallur boterisht,Milo vazhdon te sajoje arsye,vicka,ojna,qe te justifikoje krimet e ruseve sovjetike ndaj popullit dhe intelektualeve polake.
    Pac faqen e zeze mor maskara!
    Te rencin mbi koke vuajtjet e popullit polak!
    Cfare t`i uroj tjeter ketij hypokriti dhe demagogu!

    Reply to this comment
  8. intelektuali September 7, 07:28

    Paskal Milo i Enverit:

    KALEMXHI ISHTE DHE KALEMXHI MBETI

    Ne vitin 1989 Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorgacov pranoi:

    “Kemi kryer krime te pafalshme ndaj popullit polak, ne menyre te vecante nga hapja e arkivave te NKVD (KGB) rezulton se ne Katyn jane vrare me urdher te Stalinit mbi 22 mije intelektuale polake ne vitin 1940 sepse protestuan paktin Molotov-Ribbentrop per ndarjen e Polonise midis Stalinit dhe Hitlerit”

    Ja cfare shkruan enciklopedia Wikipedia, qe kalemxhiu Paskal Milo nuk di ta lexoje ne internet:

    “…Qeveria e Gjermanisë Naziste njoftoi zbulimin e varreve masive në Pyllin Katyn në Prill 1943. Kur Qeveria polake ne mërgim m seli në Londër kërkoi një hetim nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq , Stalini menjëherë ndërpreu marrëdhëniet dipllomatike me të. BRSS per nje kohe te gjate pretendonte dhe fajesonte nazistët qe kishin vrarë viktimat në 1941 dhe ajo vazhdoi të mohojë përgjegjësinë për masakrat deri në vitin 1990, kur ky shtet komunist zyrtarisht pranoi kryerjen e vrasjeve nga ana e policise se fshehte NKVD (KGB), si dhe heshtjen e turpshme të qeverisë Sovjetike…”

    Ja cfare shkruan enciklopedia boterore o kalemxhiu i llafoqylit, Paskal Milo, mashtruesi stalinist i Enverit per paktin famekeq Molotov-Ribbentrop per ndarjen e Evropes midis Stalinit dhe Hitlerit qe ishin “derra te nje dose” qe ne gjuhe politike quhet Diktature, ja shiko si shkruan Wikipedia o profesori fanatik i Enverit:

    “… Pakti Famekeq MolotovRibbentrop u prish në 22 qershor 1941, kur Gjermania naziste filloi Operacionin Barbarossa dhe sulmoi Bashkimin Sovjetik per te realizuar kështu qëllimin ideologjik të konceptit “Lebensraum”. Pas luftës, von Ribbentrop u dënua për krime lufte dhe u ekzekutua. Molotov vdiq në moshën 96 në 1986, pesë vjet para shpërbërjes së BRSS. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kopja gjermane e protokollit sekret qe njihet si Pakti Famekeq Molotov-Ribbentrop u gjet në arkivat naziste dhe u botua në Perëndim, por qeveria Sovjetike mohoi per nje kohe te gjate ekzistencën e saj deri në vitin 1989, kur më në fund u pranua dhe u denoncua dhe Mikhail Gorbachov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, dënoi paktin, i kerkoi falje popullit polak dhe urdheroi demashpeblime per familjet e viktimave nga buxheti i shtetit. Presidenti i Rusise Vladimir Putin, ndërsa e ka dënuar paktin si “imoral”, indirekt ka mbrojtur gjithashtu paktin si një “të keqe të nevojshme “, qe perben një kthesë pas dënimit të tij të mëparshëm…”

    Permbledhje:

    Nga intelektuali

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti September 7, 08:48

      O Zot ..permbledhje nga Intelhaleja?..dhe te tjeret per te jane “plehra”..Turp kush e lexon kete Mut`hane ordinere te gazetes se nerume Dita qe nuk le pa share dhe ofenduar cdo person qe shkruan ne gazete….E kush eshte ky?…nje mjeran idiot delinkuent psiqik qe vetem shan dhe vjell nga gojebytha e tij e shqyer te vendi ku e di ai…Te fala beji Nexhit..Ulajt dhe Enverit tend te dashur qe se harron kurre si “biri gjenetik”i tij….

      Reply to this comment
      • intelektuali September 7, 09:34

        Ilir Hoxha,

        Te ka thene edhe me pare o rrugaci i pacipe i Enverit:

        HIQ DORE NGA PROVOKIMET QE T’I KA MESUAR BABAI YT PEDERAST, SADIST DHE GJAKATAR

        sepse:

        Tema e debatit nuk eshte CV-ja e intelektualit,

        por:

        E verteta e hidhur:

        PSE PASKAL MILO MASHTRON DHE DEFORMON ME QELLIM HISTORINE NJESOJ SIC MASHTROI DHE GENJEU SHQYPTARET PER VITE ME RADHE NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT?

        Ne nje kohe kur sot 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit Shqypnia Enveriste e Edvin Droges, djalit te Kristaq Vrastarit te Enverit ka nderur bythen komuniste dhe ka qitur llapen enveriste per t’u antarsuar ne BE.

        prandaj:

        Ik dhe bej shurren o rrugaci i Enverit, Ilir Hoxha se nuk mashtron dot njeri me insinuatat qe te ka mesuar babai yt pederast qe e beri Shqypnine si nje Kamp Perqendrimi Auschwitz te Hitlerit, falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere dhe qe eshte fajtori kryesor i Klases sone Politike te korruptuar qe la pas bashke me Nexhmije Fashisten,

        qe:

        I KA BERE SHQYPTARET SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

        Reply to this comment
        • Ai qe di ti September 7, 13:30

          Ben c`ben te Hoxhatet e ke mendjen or Sodomisti psiqik ….or Kryetari i Zuluve te shoqerise qe ti “gjoja” perfaqeson,ti je nje plehre mediatike obskurantiste e koheve moderne qe ne kemi fatin ta gezojme,ndersa ti vjell dhe vajton kenget e qyqeve te vjetra te mergates tende te qyqeve te kohes se qepes.Nderkohe qe une “bej shurren” ti ik dhitu nga goja se bythen e ke plage nga qelija qe di ti.

          Reply to this comment
          • ELIOT September 10, 13:27

            Hej kelushi i Enverit ;;;;a e dini ti diference, e babit tend dhe Hitlerit ;;;;jo sma ha mendja se je tyc ;;;;;;Ja ta tregoj une me hollesira ;;;; HITLERI kur te jepte fjalen e mbatnte ; ndersa enveri jo ;; Kur generali i famshem Rommel e tradhetoi Hitlerin se e dinte qe po pregatisnin nje atentat per ate ;;Hitlerin ;; dhe nuk i spiunoi ;; Hitleri kur shpetoi i vrau te gjithe pucistet ;dhe doli qe edhe general Erwin Rommel e dinte ;;;;Hitleri i coi getapon dhe i thane ;;ose vrit veten dhe te shpetosh familje gruan dhe cunin ose do tju vrasim te githeve ;;;ke 4 ore te mendohesh ;;; Dhe dhelpra e shkretetires ;;ishte pseudonimmi qe i dhane aleatet generalit gjerman ne luften en afrike;; dhe Rommel vrau veten ;;;;Por shetoi cunin dhe gruan ;;;Hitleri i mbajti fjalen ;;;ndersa qeni enver;;mire qe vrau ne gjume Mehmetin ;;; por vrau famijet dhe te gjthe farefisin;;;; po se kuptove ta bej me vizatime si ne kopesht se shkollen e keni bere me mik ju cunat e diktatures ;;;merci

    • ELIOT September 9, 20:27

      PLOTESISHTE TE DREJTE STALINI VRAU 20 MIJE ZBORISTA ..VRAU INTILIGENCEN E POLAKEVE QE I BERI RROB KUR PUSHTUAN POLONJEN BASHKE ME SHOKUN E TIJE HITLER … E DIN BOTA POR JO SPARTAK KOMUNISTI QE RREN ..KUJTON S E LEXOJME ZERIN E ENVERIT ME BARCALETA … STALINI INTILIGENT ..HA HA HA SHTE NEJ GANKSTER QE SULMONTE BANKAT DHE I VDHTE PARET NE RUSI KUR ISHTE I RI…. NJE COBAN NGA GEORGIA..NJE FSHATER HAJDUT ..ME BERI PER TE QESHUR KY TYCI QE E MBAN VETEN PER …

      Reply to this comment
  9. intelektuali September 7, 07:30

    Paskal Milo i Enverit:

    KALEMXHI ISHTE DHE KALEMXHI MBETI

    Ne vitin 1989 Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorgacov pranoi:

    “Kemi kryer krime te pafalshme ndaj popullit polak, ne menyre te vecante nga hapja e arkivave te NKVD (KGB) rezulton se ne Katyn jane vrare me urdher te Stalinit mbi 22 mije intelektuale polake ne vitin 1940 sepse protestuan paktin Molotov-Ribbentrop per ndarjen e Polonise midis Stalinit dhe Hitlerit”

    Ja cfare shkruan enciklopedia Wikipedia, qe kalemxhiu Paskal Milo nuk di ta lexoje ne internet:

    “…Qeveria e Gjermanisë Naziste njoftoi zbulimin e varreve masive në Pyllin Katyn në Prill 1943. Kur Qeveria polake ne mërgim m seli në Londër kërkoi një hetim nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq , Stalini menjëherë ndërpreu marrëdhëniet dipllomatike me të. BRSS per nje kohe te gjate pretendonte dhe fajesonte nazistët qe kishin vrarë viktimat në 1941 dhe ajo vazhdoi të mohojë përgjegjësinë për masakrat deri në vitin 1990, kur ky shtet komunist zyrtarisht pranoi kryerjen e vrasjeve nga ana e policise se fshehte NKVD (KGB), si dhe heshtjen e turpshme të qeverisë Sovjetike…”

    Ja cfare shkruan enciklopedia boterore o kalemxhiu i llafoqylit, Paskal Milo, mashtruesi stalinist i Enverit per paktin famekeq Molotov-Ribbentrop per ndarjen e Evropes midis Stalinit dhe Hitlerit qe ishin “derra te nje dose” qe ne gjuhe politike quhet Diktature, ja shiko si shkruan Wikipedia o profesori fanatik i Enverit:

    “… Pakti Famekeq MolotovRibbentrop u prish në 22 qershor 1941, kur Gjermania naziste filloi Operacionin Barbarossa dhe sulmoi Bashkimin Sovjetik per te realizuar kështu qëllimin ideologjik të konceptit “Lebensraum”. Pas luftës, von Ribbentrop u dënua për krime lufte dhe u ekzekutua. Molotov vdiq në moshën 96 në 1986, pesë vjet para shpërbërjes së BRSS. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kopja gjermane e protokollit sekret qe njihet si Pakti Famekeq Molotov-Ribbentrop u gjet në arkivat naziste dhe u botua në Perëndim, por qeveria Sovjetike mohoi per nje kohe te gjate ekzistencën e saj deri në vitin 1989, kur më në fund u pranua dhe u denoncua dhe Mikhail Gorbachov, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, dënoi paktin, i kerkoi falje popullit polak dhe urdheroi demshperblime per familjet e viktimave nga buxheti i shtetit. Presidenti i Rusise Vladimir Putin, ndërsa e ka dënuar paktin si “imoral”, indirekt ka mbrojtur gjithashtu paktin si një “të keqe të nevojshme “, qe perben një kthesë pas dënimit të tij të mëparshëm…”

    Permbledhje:

    Nga intelektuali

    Reply to this comment
  10. albi September 10, 00:00

    E c’na duhet kjo lufte kur solli vec vrasje, percarje, mohim te vlerave njerezaore dhe mohim te zotit.
    Solli nje diktature te eger…. Pse ??

    Reply to this comment
  11. ELIOT September 12, 16:46

    STALINI I ZGJUAR . ???? ME KUJTOHET NJE HISTORIE E TREGONTE CUNI I SHEFIT TE K ZH B RUSE QE CDO NATE NDODHEJ ME STALININ NE KALANE E TIJE HANIN PININ CDO NATE DHE BENIN QEFE SI PIJANJECE DERI NE OREN 4 TE MENGJEZTI .. ;ISHTE I DETURUAR TE SHKONTE S E PERNDRYSHE E PRISTE VDEKJA … CDO NATE STALIN ME 2 SHOKET E NGUSHTE BENIN PALLE NE SHTEPINE E TIJE .. DHE I HANTE GJITHMONE KUZHINE GJEORGIANE …NGA FSHATI .. VET … NJE HERE BABAI I TREGONTE CUNIT ..TEK STALINI JE I SIGURTE Q E FUTESH BRENDA ..TEK AI ..POR KURRE SJE I SIGURTE QE DEL GJALLE … DHE KUR SHKONTE NE BANJO ….. U KTHENTE DHE NDERRONTE GOTAT E PIJES SPINTE NE ATE TE VETES NGA FRIKA S E MOS E HELMONIN …MERTE NJE GOTE JTETER. … DHE KUR VDIQ .. SHOKET E LANE TE VDISTE SI QEN …KISHTE 6 ORE QE SPERGJIGJEJ . OFICERI I GARDES SE STALINIT TELEFONOI SHOKEVE TE STALINIT…;;;;;;,,,,;;;;,,?????I THA QE SPERGJIGJET I BIEM DERE S DHE SE HAP ..SKEMI GUXIMIN TE HYJE BRENDA … SE NA KA DHENE URDHER TE MOS E SHQETSOJME KUR FLE …DHE NA VRET PO TA SHQETESOJME ….SHOKET I THANE LERENI TE FLEJE SE U BE TAPE DJE NE DARKE DHE SI KA DALE AKOMA PIJA ….. NE FAKT ….KISHTE RENE NGA KREVATI PA NDENJA ISHTE NE GJENDJE QE SMERRE FRYME ..DO ME THENE KISHTE RENE PER TOKE ….SI QEN ..POR SHOKET QE PININ CDO NATE SE SE LUJATEN BYTHEN ..E LANE NE TOKE TE VUANTE ËR 12 ORE DHE PATAJ .BEN SIKUR U SHQETESUAN PER SHOKUN STALIN ……PO ISHTE VONE …E CUAN NE SPITAL DHE NGORDHI SI NJE QEN I ZGJEBOSUR .JA KUSH ISHTE STALINI ..DHE VAJZA E VET THA SHOKET E LANE TE VDISTE SI …. NUK ISHIN BUDALLENJ … DONIN VENDIN E TIJE DHE KISHIIN FRIKE SE I CMENDURI STALIN MUND TE VRISTE PER NJE FJALE GOJE KOT ..ME MIRE STALINI S E ATO MESOJENI DICKA FILLOZOFI PASKAL … NESER DO TJU TREGOJE NJE HISTORIE TETER QE MU KUJTUA POR SKMA KOHE KAM NJE TAKIM MERCI ….

    Reply to this comment
  12. ELIOT September 13, 20:01

    Nje here nje grua kamuniste Ruse ;;tregonte ;; benim mbledhje ne komunistste Ruse cdo muaj vinte kamaradi Stalin dhe folte mbante mbledhje ;me komunistst nga e gjithe Rusia ;;;; Ne nje salle te madhe ;… kur e pa qe disa shoqe qe rrinin gjithmone prane ne mbledhje;;;u zhduken ;;svinin me u shqetesua dhe se kuptonte ;;se kurre nje komuniste nuk do ta braktiste mbledhjen ;;Edhe sikur te vinte ne kembe nga 500 k m ;;;;Ne fund e salles rrinin si gjithone spiunat e K ZH B ;;;; dhe kontollonin cdo gje cdo levizje te salles ;;;Kur mbaronte fjalimi shokut stalin te ghithe ngriheshim ne kembe dhe duartrokismin ;;;;;Me ra ne sy se shoqja ne krah nuk i vazdoi gjate duartrokitjet ;;;i mbaroi pak me shpejt se ne te tjeret ;;; Dhe ne mbledhjen tjeter qe u be ;;;nuk u paraqit ;; e kuptoi qe spiunave nuk i kishte ardhur mire qe svazhdoi me shume duartrokitjet ;;;Dhe mbas cdo mbedhje merrnin ato qe i mbaronin duartrokitjet me shpejt dhe i egzekutonin ;;;I thonin sju pelqeu fjalimi i shokut stalin ;;;;;;kur e morren vesh te gjithe ;;;; sja mbante te uleshin dhe te pushonin se duatrokitur;;; nje here tregonte kjo komunistja Ruse vazhuam per 40 minuta duke duatokitur nga frika se na vrisnin ;;;Dhe me ne fund na dhimbnin duart na fryheshin duar nga dhimbjet ;; Ja cfare bente i zgjuari Stalin shoku fillozof ;;;;i vrisnin popullin per gjera boshe ja ;;idiotizma ;; duhet me qene skizofren te besh krime e tilla ;;;;;; merci ;;HEREN TJETER KAM NJE HSTORIE TJETER PER TJU TREGUAR ..PER TE ZGJUARIN KIMINEL STALIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*