Shpërthimi me tritol në derën e lokalit në Shkodër, merren në pyetje 6 persona, mes tyre djali i pronares i përfshirë në një plagosje me thikë në gusht

November 19, 2020 09:18

Shpërthimi me tritol në derën e lokalit në Shkodër, merren në pyetje 6 persona, mes tyre djali i pronares i përfshirë në një plagosje me thikë në gusht

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në derën e lokalit të Hana Fojletës, në qytetin e Shkodrës.

Në Polici, deri më tani janë marrë në pyetje 6 persona në lidhje me këtë ngjarje, mes tyre edhe djali i pronares, Aleksandër Foljeta, i cili në muajin gusht ishte përfshirë në një plagosje me thikë.

Tre muaj më parë, djali i 46 vjeçares ka plagosur lehtë me thikë dy persona.

Edhe pse u arrestua për këtë ngjarje, më pas djali i pronares u la i lirë.

Në pyetje janë marrë edhe dy personat me të cilët ai ka pasur konfliktin në gusht.

Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këtë ngjarje, por policia vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Nga shpërthimi me tritol, ditën e djeshme ka pasur dëme të shumta materiale.

j.l./ dita

November 19, 2020 09:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim