Shpërthimi në Velipojë, dëshmia e infermieres: Pash dy të plagosur, njëri më thoshte “më shpëto mos të vdes”

July 29, 2017 11:01

Shpërthimi në Velipojë, dëshmia e infermieres: Pash dy të plagosur, njëri më thoshte “më shpëto mos të vdes”

Vjollca Voci është infermierja që mbeti e asfiksuar dje pas ndërhyrjes në lokalin që u përfshi nga flakët në Velipojë.

Ajo ka parë tmerr me sy, tym, flakë dhe dy njerëz pothuajse të djegur plotësisht që luteshin për ndihmë. Në një rrëfim për gazetarin Senad Nikshiqi, Vjollca tregon gjithçka ndodhi që në momentin kur mbërriti në vendin e ngjarjes. Asaj nuk i hiqet nga sytë pamja e të riut që i lutej ta shpëtonte të mos vdiste.

“Kur mbërritëm atje pamja ishte njerëz te terrorizuar, familjarë që s’dinin nga të shkonin. Ishte e vështirë të hyje brenda. Pashë dy të djegurit dhe tentova të hyja.
Njeri ishte komplet i djegur, djali më thoshte ‘më shpëto mos të vdes’. Njeri nuk hynte brenda. Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë. Momentin që hyra brenda ka qenë tym e jemi asfiksuar. Të gjithë donim të hynim për të shpëtuar por flaka e madhe na goditi. Kur transportuam të sëmurët isha në gjendje të rëndë”, tregon Vjollca, shkruan “BalkanWeb”.

Por ajo rrëfen se pavarësisht rrezikut, ata që mbërritën të parët kanë dashur të hyjnë e të shpëtojnë njerëzit, mes tyre kanë qenë edhe 2 fëmijë.

“Dëgjoja flakë edhe kërcitje dhe thyerje xhamash. Bombolat shpërthenin, njerëzit të frikësuar. Pavarësisht rrezikut donim vetëm të shpëtonim jetë njerëzish. Ishte shumë e vështirë të hyje brenda lokalit…Iu afrova të plagosurit, ishte i djegur komplet. Djali me tha motër më shpëto jetën. Momentin që hyra brenda ka qenë tym, u asfiksuam. Nxorëm 2 fëmijë me një burrë jashtë. Flaka e madhe na goditi, dhe më lodhi. Rashë në gjendje shoku. Por edhe pse kam rreziku jetën nuk ka problem”, thotë Vjollca, ende shumë e tronditur nga ajo që ka parë me sytë e saj.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një depozitë e madhe në bodrum, një shpërthim ndodhi dje në kompleksin “Fishta” në Velipojë, në katin e parë ku ndodhej një bar-restorant. Katër persona mbetën të djegur dhe 3 prej tyre, babë e bir Besnik dhe Hektor Zenunaj si dhe 19-vjeccarja Saida Spahija ndodhen në Tiranë, në QSUT për mjekim.

July 29, 2017 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*