Shpërthim në Velipojë; 30 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë

July 28, 2017 10:39

Shpërthim në Velipojë; 30 të plagosur, 4 në gjendje të rëndë

Një resorti turistik është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë.

Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. Forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Nga raportimet e deri-tanishme, numri i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë ka shkuar ne 30.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.

 

July 28, 2017 10:39
Komento

1 Koment

  1. Claus July 28, 11:12

    Ka ndonje foto per te na uruar miremengjez, Edi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*