Shpëtohen 10 banorët dhe 3 zjarrfikësit në Valias

November 30, 2017 22:23

Shpëtohen 10 banorët dhe 3 zjarrfikësit në Valias

Pas dy orësh janë evakuuar 10 banorët e Valiasit dhe 3 zjarrfikësit që u bllokuan në një kanal me mbi 1.5 metra ujë.

Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës kishte shkuar për të evakuuar 10 banorët që rrezikoheshin nga përmbytjet, mes tyre 5 ishin fëmijë, por u bllokuan në kthim.

Pas ndërhyrjes së efektivëve të Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë së lartë, 13 personat që ndodheshin në zjarrfikëse janë evakuuar dhe ndodhen në gjendje të mirë, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka qenë e pamundur.

Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme prefektja dhe Shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollcaku. Pasditen e sotme janë evakuuar edhe tre familje të tjera në Laknas, pasi banesat e tyre janë përmbytur.

November 30, 2017 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*