Shpëtohen 1300 pasagjerë të bllokuar në det

March 24, 2019 10:41

Shpëtohen 1300 pasagjerë të bllokuar në det

1300 pasagjerë janë bllokuar në një anije udhëtimi jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë. Ata arritën të shpëtoheshin intensive gjatë gjithë natës së të shtunës, nga ekipet e shpëtimit, thanë autoritetet.

Policia në qarkun e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt me motorin dhe të gjithë personat që ishin në bordin e mjetit lundrues u evakuuan në breg.

Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija “Viking Ship” e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.

Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për shpëtim.

Një nga anijet e shpëtimit, një transportues me emrin Hagland Captain,  gjithashtu e humbi fuqinë e motorit dhe dy helikopterë u devijuan për të shpëtuar ekuipazhin e saj.

Deri të dielën në mëngjes, anija kishte arritur të vinte në punë tre nga katër motorët e saj dhe po përpiqej të ankorohej pranë portit më të afërt.

Ishim duke ngrënë drekë kur anija filloi të dridhej”, tha John Curry, i cili u evakuua me helikopter”.

“Dritaret u thyen dhe uji hyri brenda. Ishte thjesht kaos. Udhëtimi në helikopter, më mirë do ta harroj. Nuk ishte kënaqësi”, tha ai.

Janet Jakobi, i cili u shpëtua gjithashtu, tha për mediat vendase se nuk kishte parë kurrë ndonjë gjë aq të frikshme.

Unë fillova të lutem, u luta për sigurinë e të gjithëve në bord,” tha ajo. “Udhëtimi me helikopter ishte i tmerrshëm”

 

b.b/dita

March 24, 2019 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin