Shpëtohet nga helikopterët e shëndetësisë gruaja e bllokuar nga rrjedha e lumit
Nga Arkiva
Një grua e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë u shpëtua pak minuta më parë nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe në këto momente po transportohet drejt QSUT.
Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.
Gjithashtu Forcat e Armatosura pasditen e sotme kanë evakuuar një grua me dy fëmijë të vegjël në Levan të Fierit, të cilët për më shumë se dy orë ishin bllokuar në banesën e tyre, në pamundësi për tu larguar, për shkak të prurjeve të shumta.
Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento