Shpëtona-o Zot!
Nga Arkiva
Në të gjithë Botën,
po dëgjoj dhe sot,
lutjen drithëruese:
“Shpëtona-o Zot!”
“Shpëtona-o Zot!”,
është lutja e parë,
se të gjithë njerëzit,
ndihen mëkatarë!
“Shpëtona-o Zot!”,
Botën ndjek nga mbrapa,
që nga më i thjeshti,
gjer në Romë-te Papa!
Sepse Bota jonë,
është kate-kate,
po dhe Papa ndjen,
që ka ca mëkate!
Kur dhe fati i Papës,
ecën në të pjerrët,
mendo pak se ç’bëhet,
me neve të tjerët!
“Shpëtona-o Zot!.”,
kurrë s’do të ndalet,
se në Botën tjetër,
ndonjë dhe do falet!
Se në atë Botë,
do ndryshojnë ca fate,
dhe aty askush,
nuk do bëjë mëkate!
Aty si me thikë,
është ndarë sinori,
Ferri dhe Parajsa,
në mes Purgatori!
Njerzit nuk e dinë,
se ç’short do t’ju bjeri,
se s’dimë ku ka shkuar,
as vetë Aligheri!
Këtu e kam fjalën,
për Gjeniun Dante,
që nuk shkroi vargje,
po gdhëndi djamante!
Them se në Parajsë,
Dantja do të jetë,
sepse asaj Bote,
ia di gjithë hiletë!
Po kush këtë jetë,
e jetoi me nder,
s’ka ndonjë arsye,
që të shkojë në Ferr!
Të parët në Ferr,
shkojnë fajdexhinjtë,
një fat më të mirë,
mund të kenë fatzinjtë!
Do venë fajdexhinjtë,
dhe jo kot së koti,
ligësinë e tyre,
kurrë s’e fal as Zoti!
Botës nga ata,
i vijnë gjithë të zezat,
jo më kot përmënden,
në Dhjetë Urdhëresat!
Me ta Jezu Krishti,
qe shumë zëmërak,
them-se fajdexhinjtë,
Ferri e kanë pak!
Nga një fajdexhi,
s’gjen dot më të lik,
jo më kot u turr,
Krishti me Kamzhik!
Në të gjithë Planetin,
po dëgjoj dhe sot,
lujten drithëruse:
“Shpëtona-o Zot!”
Gjer në fund të ditëve,
ka për të gjëmuar,
unë për veten time,
jam një i shpëtuar!
Jam një i shpëtuar,
Zoti ma ka thënë,
se nga anë e mirë,
gjithë jetën kam qënë!
A.Duka
TI, O I MADHI POET, NJË JETË TË TËRË, ISHE DHE JE NGA ANA E MIRË. POR NDRYSHE NGA NE NJERËZIT E ZAKONSHËM, TI I SHËRBEVE TË MIRËS, ME ART, E NGRITE VETË ATË, NË ART!
Kopili salehut nuk qenka zgjuar nga gjumi. Se paska bere komenthalene akoma.
Hahahaaaaa
Dovici ballist I dukatit. Pjatalarsi I anglise
Sepse i kam nisur une nje rracion nga ai i gjyshes… dhe e ka gojen te zene nje her per nje here! ja dhe pak sa te ngopet dhe do ja nis,nje here ne emer te tij pastaj me pseudonimin tjeter “Plaku xhuxhumaku…Eh,mos na lent zoti pa kesij ballistesh…Nderime opinionist bjond! je i sakt.
Dhe te madhit Aligeri,
S’di qysh mendja s’i ka shkuar,
Qe per njerz,më zi se ferri
Nje rreth tjeter te kish shtuar…
Dhe njerzit me zi se ferri
jane ne shqupin e Berishes,
Qe te gjithe,pjelle xhehnemi
Pjelle e bushtres,soji bishes…
O Beno je nje thesar shpirtetor i pashtershem…jo te gjithe munden te kuptojne humor origjinal,i cili eshte zevendesuar nga banaliteti…..shendet…..e kam enderr te jem perball e t ‘ ju shoh teksa Ju pini nje puro dhe une nje kafe ehhhh …..Ata qe vlejne po lene skenen dalengadal
Po moj shqipe shqipefolese,
seshte vetem shqupi i berishes,
me njerez me te zi se ferri,
por dhe PS-ja e edvinit,
qe me berishen,meten,
dhe medijte ndajne bashke leket e krimit.