Shpëtuam, kthehet Genci në PD!

August 5, 2020 09:40

Shpëtuam, kthehet Genci në PD!

Me titullin ironik “Shenjë e mirë, u kthye Genci si në 2004” faqja online ResPublica ve në dukje hipokrizinë e personazheve të tillë që kthehen e rikthehen, gërdalla politike të pacipa të një vendi ku kanë 30 vite rresht që dështojnë. Dështojnë për vendin dhe njerëzit e këtij vendi se për veten e tyre kanë bërë prokopi “majtas” e “djathtas”.

Më poshtë, shënimi i portalit të njohur:

“Genc Ruli nisi të rishfaqej në PD diku aty nga viti 2004. Sigurisht që ai kishte qenë tërë kohës i djathtë, për këtë nuk ka dyshim, por brenda filozofisë së qëndrestarit, z. Ruli zhvilloi degëzimin e bashkëjetesës me socialistët.

Sot z. Ruli është rishfaqur sërish në PD. Mundet të jetë rastësi, por edhe 2020 përkon me një vit elektoral. Si anëtar i Komitetit të Vlerësimit të Kandidatëve për Deputetë, z. Ruli ndër të tjera tha para gazetarëve:

Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim

Pra Basha është hapur, në kuptimin e mendjes. Madje kaq shumë dhe thellë e ka ndjerë ai hapjen saqë edhe partia është pjekur.

Këto thotë Genc Ruli që në fund të fundit jep shembullin personal se në politikë mund të bëke prokopi edhe thjesht duke folur atë që duhet në momentin e duhur. Fundja ca paragrafë zanorë janë, nuk është harxhim i madh, pa folur këtu se kemi të bëjmë me kontribut për vendin, jo ndonjë merak personal”.

d.a. / dita

August 5, 2020 09:40
Komento

16 Komente

  1. Zigur Qarri August 5, 10:11

    Paradokset e medias shqiptare.I vetmi vend ne Bote,ku shumica e medias ka ne qender te kritikes opoziten!Kjo ka te beje edhe me
    mentalitetin tone,qe mbajm anen e te fortit dhe jo te viktimes.Ketu e kan edhe burimin te gjitha padrejtesite e shoqerise shqiptare.
    Interesant metamorfoza e Gazetes DITA,qe shkruan per “gërdalla politike”,por pa permendur kurrë supergërdallën politike Gramoz
    Ruçi,i vetmi Minister i Brendeshem ne Europen lindore i kohes se diktatures akoma aktiv ne politike,qe akuzohet edhe per vrasje,
    me 2 Prill 1991 në Shkodër!Ka ndonje cen ne biografi Genc Ruli,eshte perdorues kokaine,eshte pd-ist akuzuar nga”rilindja”per
    korrupsion ashtu si Ridvan Bode?Po te kishte vjedhur miliarda Ruli,Edvin D’Rama do ti kishte afruar nje post me rendesi ashtu si
    edhe Ridavan Bodes.

    Reply to this comment
    • Berati August 5, 14:50

      Eh Zigur shkruaj ti shkruaj. Une e mora sufllaqin ti se ca thuaj. Do edhe ti? Shkruaj dy rreshta kunder Zenit, Babit te Zenit, dhe Nuses se Zenit. Ca na lodh kot.

      Reply to this comment
  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet August 5, 10:35

    U kthye tano karidi,hajduti pare i partise hajdute

    Reply to this comment
  3. Arben August 5, 10:35

    OJQ do përfundoni o të degjeneruar

    Reply to this comment
  4. taksidari i qeverise August 5, 11:32

    Politika ka nevoje per ekonomiste, boll me katunar Taulant Balliste.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 5, 11:35

    BO-BO-BO!

    Thuaj pastaj qe ne Shqypni nuk po kthehet Koha e Qepes e Partise se Punes me kuc dhe me mac spiuna Sigurimi nga pas, ne kete rikthim revanshist enverist PD-ja e Lulzimit dhe Saliut konkuron Rilindjen e Edvinit dhe Gramozit

    SI NJE REZIL I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE

    BO-BO-BO!

    Me ke do te behen ithtare tani vemjet e Enverit?

    sepse:

    Dhenduret dhe Pinjollet e Josif dhe Eleni Pashkos po kthehen ne PD enveriste te Kamarierit Budalla te Enverit ne Rinas, qe Saliu e hodhi me parashyte ne postin e Kryetarit te Opozites te Turpit dhe Rezilit vetem per interesat e familjes se tij hajdute dhe vrastare, per te rikthyer pushtetin e Hajnise ne Rrugen e Kombit, vrasjeve ne Gerdec, te Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes dhe 21 janarit.

    BO-BO-BO!

    Reply to this comment
  6. Bureto August 5, 13:28

    Të shpifet sa herë degjon apo lexon, se Genc Ruli ka qenë apo dhe eshte i djathte ?! Po si xhanem je i djathtë: Se e deklaron vete që je i tille, se si sillesh ashtu, apo nga origjina. Asnjera nga keto. Por le të merremi vetem me atë të fundit, oregjinen.
    Genc Ruli eshte ngjizuar në një familje tradicionalisht komunistesh, siç thuhet nga ata të ’41-shit, Të gjithe nga babai, xhaxhallaret dhe të afererm e tjere të tij, kane qenë komunistë, disa dhe bashkepunetore të sigurimit. Thuhet se nga nena ka patur lidhje me të famshim oficer të Zogut, siç i quanin,Osman Gazepi, por edhe ai më shume i njohur si një gaztor kameleon qe e dridhte për perfitime nga monarkia, të ciles i sherbeu. Por kurresesi nuk mund të quaje ate ‘të djathte’ se qe oficer i Zogut. Dihet historikisht se shume nga oficeret e Monarkise ishin nga më të thekurit komuniste si, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Shefqet Peçi, Xhelal Staravecka, Dali Ndreu etj etj, Por dhe qenia “oficer i Zogut”, nuk të ben të djathte, sepse edhe Gazepi, si gazep qe ishte, nuk se kishte ndonje origjine fisnike të djathtë. Familjet komuniste dhe ato te lidhura me komunistet, edhe krushqite keshtu i benin. Psh Genci beri krushqi me familjen e Josif Pashkos, një komunist ekstremiste, që e luftoi me devocion atë pak të djathte shqiptare qe u trashegua mbas luftes se II bot, ndaj të cileve, si Prokuror i Pergjithshem, dha ndaj tyre shume vendime me burg e vdekje. Me vone po ai deri sa vdiq, ishte minister dhe anetar i udheheqjes së PPSh.
    Atehere duke u nisur nga ambienti ku ka lindur dhe eshte edukuar Genc Ruli, si mund të jetë i djathte ky njeri? A po, vetëm nëse është e mundur të kalohet ylberi. Dhe bijte e asaj kaste qe sunduan per 45 vjet kete vend, nen darren e tmerrshme të “Luftes së klasave”, ne vigjilje te vitit 1991 dhe deri me sot, e kaluan ylberin, per te siguruar trshegimine e pasurive te ketij vendi, tashme qe nuk mund te ishte me ne doren e Partise Shtet, pra dhe e tyrja, e eliminuan borgjezinë, dhe nacionalistet vertete të djathte, aq sa ajo ishte, duke i eliminuar perfundimisht keto shtresa. Në vigjilje të pluralizmit, nga nevoja se sistemit diktatorial, po i vinte fundi, dinakeria e udheheqjes komuniste, me në krye dhelprën Ramiz Alia, dergoi në “Shesh”, atë që sot e quajnë “Demokracia”, “të djathten” e dale nga fidanishtja e Partisë Shtet, atë të formuar nga bijtë dhe dhenduret e nuset e atyre që thamë më lart, midis tyre edhe Genc Ruli. Keta pra, formuan partine demokratike e vetequajtur e djathte, që të kryesohej, si i emeruar nga ‘lart”, nga një komunist ekstremist, me emrin Saleh Berisha, i cili u transformua, duke kaluar ylberin, u transformua sa doli nga zyra e Ramizit dhe Xhelil Gjonit, në antikomunist dhe demokrat i djathtë (?!). Dhe mu në shtëpine e “të djathtit” Gramoz Pashko, me kunatin e tij Genc Ruli, dhe me komuniste të tjerë, apo bij të tyre, themeluan PD-në. Në fillim, sa per fasade, afruan disa pinjolle të asaj që quhej e djathte tradicionale, por edhe ata, mbas dy vjetesh, komunisti Berisha i flaku si ‘karrigethyer’ dhe ‘koolaboracioniste’. duke e pastruar perfundimisht partine e dyte, te dale nga zyrat e KQPPSH, nga ferrat, po të perifrazojme ‘Zonjen e Zeze”, e cila kur vdiq diktatori deklaroi se ai “ua la partine të paster”. Nga kush e kishte pastruar Enver Hoxha partine? Mos ndoshta nga ata që qysh në 1991, ende dhe sot paraqiten nga gjithe opinioni publik por edhe faktet, si detashmeniti që trashëgoi PPSh-ja si forcen opozitare të saj, që në luften për pushtet, mishin ta ha, por kocken ta ruan, por tashme jo si ideologji apo parktike qeverisese, por si rivale në rotacionin e pushtetit. Po sigurisht, pa harruar dhe trashegimine mbi pronen, shteterore apo private, tashme, duke u shndërraur ata që me ligjet e tyre u bene vete pronare dhe pronaret e vertet mbeten “ish”, me gisht në goje. Keshtu na u kthyen në borgjeze e kapitaliste, pra automatikisht edhe të “djathte”. Nuk ka të djathte në Shqiperi. Nëse perserisim thenien e Dritero Agollit se e ashtuquajtura “e majta” dhe “e djathta”, në Shqiperi jane dy gjysmat e bajges PPSH, e ndare ne mes nga qerrja e historise. Pra kemi 2-3 parti te majta qe sundojne politikisht dhe ekonomiukisht kete vend. Dhe duhet besuar sinqeriteti i Driteroit, jo se e tha ai, por fjala dhe realiteti me thenien e tij perputhen. Keta pra jane Genc Ruli dhe ‘rulët’ e tjere te PD. Se keta te ashtuquajtur te djathte, nuk kane, asgje te djathte, por asnje formim të konsiliduar ideologjik, vetem se e dredhin sipas interesave të dites. Sigurisht vetem keshtu mbeten në politike dhe po keshtu ruajne edhe pasurite që kane ‘fituar’, duke shperdorur pushtetin, por t’i shpetojne nepermjet tyre si te korruptuar, edhe drejtesise.. Nuk di nese do te investohet ndonje dite ndonje që eshte më afer PD dhe PR, që tundin flamurin e së djathtes, për t’i bere një skaner, perberjes së udheheqesise së tyre, të djeshmes dhe të sotmes, duke filluar nga lart-poshtë deri në nivel kryesi “grup seksionesh”. Dhe atehere do shihet se sa të djathta jane ato, sidomos PD, ngaqë nuk di a ka më PR. Nuk ka sot të djathte në Shqiperi. Nuk ka! Ka një klike, bande, apo kaste quajeni si te doni, që abuzon e genjen ndjekesit e saj, në rrugen që ajo klike të vije në pushtet, por të jetë po ajo edhe në opozite, por gjithmone si alternative pushteti me “nënën” e saj. E djathta nëse një dite do të krijohet, dhe si domosdoshmeri per demokracine shqiptare, duhet të krojohet do te mundesoshet vetem nga nje brez i ri i mirearsimuar jashte, pse jo dhe ketu, por pa asnje reminishence nga e kaluara, duke u udhehequr nga modelet e se djathtave reale në Europe e ShBA, sipas parimeve të konsrvatizmit, te misheruara keto në 10 principet e irlandezit Edmund Burke, që njihet edhe si babai i së djathtes. Kjo PD “parti e djathte”, qe rreket sa here ka nevoje për pushtet, të beje, apo ka bere edhe më heret, koalicion me një skizme të PPSH, alias PS socialiste, siç eshte e ashtuquajtura me te drejte, partia e “levizjes se skraparllinjve të inatosur” (LSI), të Ilir Metes? Dhe gjithë zhurma që bën sot, sidomos per ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, mbeshtetet vetem nga nevoja që ka për të, e sigurt që e vetme nuk fiton dot, ose minimalisht, nuk del dot parti e parë?

    Reply to this comment
  7. Ekonomist August 5, 14:11

    E djathta ose e majta percaktohen sot ne raport me konceptet ekonomike. Nese PD dhe Genc Ruli nuk jane te djathte ne keto koncepte, a eshte valle E Majte PS dhe kreu saj E. Rama? PS vetquhet E Majte se trashegon elektoratin e PPSH, kurse E. Rama deklaron sofizma te tilla si “pertej se Majtes e se Djathtes”
    Por a ka qene ndonje dite ne keto 7 vjet pushtet PS e Rama prane “shtresave ne nevoje” qe trumpeton E Majta?

    Reply to this comment
  8. tomorraku August 5, 14:45

    Ky Genc Ruli kur ishte minister bujqesie se c’u perfol per ca afera korruptive me dru arre a pishe nuk me kujtohet mire, por Saliu si udheheqes’ ‘i shqyer”nuk i linte”ne balte ” vartesit e tij , ai i mbronte edhe kur ata vrisnin ,sic beri me 21 Janar me ate gardistin qe e beri “hero”’se qelloi e vrau demostrus te pafajshem!Prandaj po kthehet prap Genc Ruli tek foleja e vjeter, se keshtu ka porositur Saliu , udheheqes i “shqyer”i PD!

    Reply to this comment
  9. Demokrati i vërtetë August 5, 15:33

    Edi Rama, është më i vërtetë e më i besueshëm kur thotë atë shprehjen “përtej të majtës dhe të djathtës”. Në të kundërtën e tij, Saliu 25 vjet komunist dhe sekretar partie, mashtron elektoratin dhe publikun e gjeëë, sot e gjithë ditën, duke thënë se ai dhe partia e tij është e djathtë, apo Ilir Meta, Kaç Islami, Agron Duka e Arben Malaj që thonë, jemi të majtë, por bashkohemi me Berishën, se ‘ashtu është një punë’. Po them Berishën, se sot për sot, ai është PD-ja, dmth e ashtuquajtura “mavri e djathtë”.
    Mesa e kam ndjekur, nuk kam dëgjuar ndonjëherë prej Ramës, që të thotë se jam socialist, në kuptimin se si të tillë, në zhargonin politik, përgjithësisht e do apo pranon elektorati i saj. Ai po, ka folur për PS-në, për atë si njeh apo e do ai, të jetë duke na lënë të kuptohet që dhe ajo nuk është mirëfilli, siç ka siglën, PS, parti socialiste, por është një parti social-demokrate europiane, siç janë psh, ato nordike, partia demokrate amerikane apo partia laburiste angleze. Duket se Rama ka përqafuar rrugën e “tretë” atë të Tonny Blair, të cilin nuk di a e ka më, por në fillimet e tij si kryeministër, e pati këshilltar. Rama ka kuptuar se elektorati i majtë në Shqipëri, ai që konentuesi më lart, e quan elektoratin trashëgimtar të PPSh, e ndjek. Ai elektorat, me instikt pilitik e ka kuptuar se me Ramën vinte, vjen dhe rri gjatë në pushtet. Të paktë kështu ka ndodhur qysh nga viti 2000, kur a fitoi 4 herë rrjesht bashkinë e kryeqytetit, katër vërtet, dhe jo 3, se një ia vodhi LBPD, edhe pse ky në krah kishte të ‘majtin’ Ilir Meta. Po ashtu me Ramën është në qeverisje prej 8 vjetësh, dhe nga 2017, i vetëm. E besoj këtë, por nuk besoj anën tjetër, atë që dhe ai elektorat vazhdon dhe do të jetë i ngurtë edhe nesër. Ai lëviz sipas interesave, dhe shumë nga ai kontigjent, në kohë të ndruçyshme kanë votuar edhe për PD dhe shumë parti të tjera, të majta si PSD, PDS, PAA, etj, se lista e të cilave është e gjatë.
    E pra përveç ideologjive që medemek aspirojnë partitë (në fakt nuk janë mirëfilli të tillë), është e vërtetë që besueshmëria për parti të ndryshme është programi ekonomiko-social dhe në qeverisje, performanca për realizimin e tyre, dhe gjithmonë në respekt të shtetit të së drejtës. Këto sheh, ndjen dhe për këto voton dhe duhet të votojë elektorati. Vetëm lidershipi i tyre duhet të heqë dorë nga demagogjia e ‘së djathtës’ apo e ‘së majtës”, kur këto tonat, nuk janë as njëra dhe as tjetra të tilla.

    Reply to this comment
  10. JONI August 5, 17:10

    Drejtusit e PD se, jane te pa ditur.Duan te vendosin per ekonomine nje profesor dhe jo si Rilindja nje me gjuhe te huaja, si Ahmetaj dhe disa llacka qe rine tere diten ne floketore per ti pelqyer shefit,jo nga dija por nga pamja,dija per” Rumin”K.M. nuk ka vlere.

    Reply to this comment
  11. spata August 5, 17:46

    Une kam mendje tjeter per kete 100 karatshin Ryli. Sigurishte, mbas pluralizmit dhe teorise zero ,ne skenen politike ish komunistat dhe soj i tyre do te penetronin ne krahet e majte e te djathte te politikes se re .Fakti qe arqitekt i pluralizmit ishte R.Alia pa dyshim ,keta si lloj i Rylit,do te ishin pjese e partive pluraliste .
    Po pse ky bire komunisti 100 karat zgjodhi Pd!!!!! Jo vetem Ryli por shume si ky, me botkuptimin dhjako te perendimit te epokes se komunizmit ne Shqiperi ,menduan per mbijetes . Duke patur nje te shkuar te majme, nga sistemi i shkuar, ju tremben ose drodhen bythen nga e kaluara .Une njohe shume te tille ,qe dhe ne kohen e komunizmit ishin te flaket per kauzen por u pelqente qe te mos u prekeshin interesat.Ryli shkoje per interesa qe dhe ja doli .Ja doli se partija, qe perfaqsonte te djathten shqiptare ,nuk u ngrit por u vetequajten ish mbetjet me te keqija te sistemit komunist demokrat.Komunistet, ose socjalistet e ndershem, qe skishin ne kurriz peshen e sistemit , u bene tabela qitje pikerishte nga kjo fara bastarde e Rylit dhe udheheqsit shpirteror kriminelit Berisha. Detyrimishte keta moren qysh ne fillimet e demokracise ate qe donin.Pushtetin qe i kane bere brenda nje periudhe te shkurter miljard.
    Eshte specjaliste dhe ekonomiste i zoti ; thot nje komentues .Si Ryli vendi kishte talente, qe u dogjen, ,me qindra.Kerma Berisha mblodhi rreth vehtes pinjolla te tille si Ryli ,sic mblidhen korbat qe hane kermat .Ky korb i Pd qe i pari qe formoje rrjetin e kondrabandes me shtetet fqinje.U be i njohur dhe siguroje fitime te majme ne kurrize te popullit tone .Blinte ose merrte me paradhenje ,jashte skemave te tregut, mallra me cmime te ulta e ua shiste 3 fishin popullit qe uante per buken e gojes . Kur doli nga skema politike kuptoje se rezikohej ti nhumbiste te tera dhe ju rikthye Pd vatres se koorupsjonit e te shkaterimit te ekonomise se vendit .I haruat vitet 2005-2009 -2013 si u katandisem.E shpune ,keta korba kermengrenes, vendin ne gremine .
    Si mund ti harojne shqiptaret keto ,te cfardo krahu politike ,ti besojne fatet e vendit nje prej shtyllave me skandaloze me financat .Vendi edhe pse nuk behen prezent nga socjalistet e Rama ,sot vuan gjendjen e mjerushme ne pasurite e burimet e nentokes shqiptare.Eshte pikerishte ky korbe, qe me urdher te armikut me te madhe te vendit Berisha ka lidhur kontrata ne disfavor te popullit e ne interes te pinjollve te Pd .
    Ja keto ti thuhet Rylit e jo orgjina komuniste qe eshte 1 e 1000 e te keqijave qe ka ky gjak i ri i Pd .Nese populli , qe i eshte bashkuar Pd, ska memorje e sy te shohi Rylin le te fluturoje me endrra se keta do te sjellin lumturi per te .

    Reply to this comment
  12. Tahiri (jo ministri i suksesshem) August 5, 18:43

    Rama e ka mbajtur fjalen, ka qene kryeminister pertej se majtes e se djathtes! Kjo rruge e shpikur prej tij po studiohet gjeresisht ne elitat ekonomike boterore por kane veshtiresi ne anet e saj teorike…

    Reply to this comment
  13. ?!! August 5, 21:39

    Duke lënguar në ngordhje e sipër PPSH, partia e komunistëve të Shqipërisë, që me kohë s’ishin më komunistë, u shtërngua dhe polli nga llumi i sekretarve të partive dhe lidhjeve më tepër familjare e fisënore të tyre dobiçet politike të këtij tranzicioni, PD dhe PS. Këto dy parti nuk aspirojnë asnjë lloj ideje, të majtë apo të djathtë, patriotike apo atdhetare. Platforma e tyre e kthyer në shkencë të mirfilltë është të mashtrojmë me premtime dhe tu vjedhim votat shqipëtarëve në çdo proces zgjedhor dhe pastaj të rrëmbejmë qeverisjen e vëndit për të vjedhur pa u ndalur nëpërmjet kompanive konçensionare gjoja të huaja (por asnjë nuk është e huaj) dhe me faturë shërbimesh e taksash marramëndse simbas ligjeve që ata aprovojnë në kuvëndin që është mekanizëm robotik butonët e të cilit ata i kanë në dorë. Dhe janë katër persona , pjellë e llumit pseudokomunist të PPSH, që me dinakri rjepin një popull të tërë. Sali Berisha komunisti fanatik i maskuar si i djathtë demokratë, horri Fatos Nano që vret njerin në rrugë duke bër kaubojsin me makinë dhe e hedh në kanal dhe që mer llokmën e majme, si Sali Berisha, nga borderotë e kompanive pjellë e privatizimeve djallëzore bërë në kohën e qeverisjes së tij, Ilir Meta që me parat e suprvjedhjeve krijoj partinë e familjes LSI dhe i fundit , ndoshta më i rrezikëshmi aktualisht, miljoneri Edi Rama (simbas zyrtarëve të OSBE në vëndin tonë para Borcharit të tanishëm).
    Bashkë komentues , nuk ka as parti të majta as parti të djathta, madje nuk ka parti fare por janë katër persona të djallëzuar deri në përsosje që me kukllat që lëvizin me gishtrinjtë e tyre të shkathtë si Genc Ruli, Lul Basha, Gramoz Ruçi, Petrit Vasili dhe një grusht langonjësh e bushtrave që bëjnë gllam gllam në ekrane TV duke siguruarr nga një kockë nga torba e kusarisë. Baza e partive nuk ekziston fare në kuptimin organizativ, sepse nuk ka organizata të këtyre partive në fshatrat dhe lagjet e qyteteve të Shqipërisë ku me mbledhje periodike , me proces verbal, të diskutohet për problemet reale e këto probleme të popullit hallmadh të transmetohen në instancat e larta që do ta përkthejnë në programe të besushme dhe në vota fituese dhe në qeverisje të suksesëshme të vëndit. A ekzistojnë këto organizata militues të PD, LSI dhe PS? Jo, nuk ekzistojnë fare asgjëkundi. prandaj nuk ka parti dhe nuk mund të diskutohen fare parti të majta apo të djathta.
    E theksoj nuk ka fare parti por katër djajë që ja kalojnë 100 herë nga poshtërsia edhe djallit klasik të anatemuar në predikimet fetare, që kanë ideal dhe platform vetëm një, të grabisin pa pikë keqardhjeje popullin dhe vëndin deri në shpërbërjen totale të kombit shqipëtar që po ndodh pa u ndalur në mënyrë të frikëshme.( Vetëm në fshatin tim u janë vën kyçat me dhjetra shtëpive për të ikur në emigracion).
    Nuk ka më të majtë dhe të djathtë por sot janë përball një popull që do të jetoj i qetë në shtëpitë e veta me djersën e tij me punën e tij të ndershme dhe katër kusarë të maskuar si liderra të partive që nuk ekzistojnë. Në qoftë se partitë e reja që do të limdin në gjirin e popullit përsëri do të aspirojnë majtas dhe djathtas nuk do të përfaqsojnë përballjen reale popull i ndershëm- kusarë dhe do të dështojnë. Lerjani dyluftimin donkishotesk majtas djathtas Enver Hoxhës dhe Mithat Frashërit atje ku prehen ose lerjani Intelektualit dhe oficerit madhor Temes nga Mallakastra. Çdo shqiptar me mënd që do vëndin, kombin dhe vehten e tij duhet të bashkohet kundër kusarëve që bojatisen me ngjyra të së majtës ose të së djathtës për të maskuar llurbën e kusarisë që u kutërbon që larg dhe nuk durohet më. Shikoni dokumentarin xhiruar në fesimin super ekstrvagant të 10 vjetorit të kompanisë mediatike Ora news dhe gjykoni për të majtët dhe të djathtët që na qeverisin këto 30 vjet kusarie të babëzitur.

    Reply to this comment
  14. Lili August 6, 08:36

    Nje arsye tjeter per mos me votuar kete parti kufonash!
    Po dihet se luli nuk e ka seriozisht eshte aty si per te ba figuracion si kish opozitar kur ne fakt eshte paterica mbi te cilin mbahet Rama!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim