Shpëtuan Dajtin nga burgu përjetë, Etilda Gjonaj kërkesë KLGJ-së: Shkarkoni pesë gjyqtarët

February 12, 2019 21:18

Shpëtuan Dajtin nga burgu përjetë, Etilda Gjonaj kërkesë KLGJ-së: Shkarkoni pesë gjyqtarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kërkon zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor të nisë hetimin disiplinor për pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët tre ditë më parë shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë. Në shkresën e siguruar nga Report Tv thuhet se pesë anëtarët e trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, i gjetur fajtor për vrasjen e katër policëve në gusht 2009 në Durrës, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe për këtë shkak i kërkon KLGJ-së të marrë masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.

Pesë gjyqtarët që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Pas kësaj kërkese të Gjonajt, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, KLGJ informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. “Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi fillimisht nga KLGJ të hetonte pesë gjyqtarët, ndërsa ditën e djeshme përmes një deklarate për mediat, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi tre ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i provuar nga drejtësia si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit “Iliria” në Durrës

                                                       Kërkesa e Gjonajt për shkarkimin e pesë gjyqtarëve

 

v.l/ Dita

February 12, 2019 21:18
Komento

2 Komente

  1. Vajze_Grua_Nene February 13, 11:16

    Po ata gjyqtare qe kane shpetuar nga burgu vrasesit e grave/ish grave tetyre, perse nuk i shkarkoni?

    Po ata police, oficere, apo prokurore qe nuk kane marre seriozisht denoncimet e pare te atyre grave perse nuk i shkarkoni?

    Kane qene keta gjyqtare qe kane lene te lire vrasesit e atyre grave per tentativat e para qe kane bere per t’i vrare…

    Kane qene ata police qe kane legjitimuar dhunen e ushtruar ndaj atyre grave te cilave ua kane mbyllur gojen.

    Reply to this comment
    • Ce February 13, 18:31

      Dërgojini në Jemen keta gjyqtarë që dhanë atë vendim të turpshëm që t’jua bëjnë gjyqin këtyre gjyqtarëve në mes të sheshit të Kryeqytetit Aden, para popullit në mes të sheshit të shtrire ne toke,,,

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*