“Shpifjet t’i tregosh në gjykatë”, Vokshi i përgjigjet Ballës me një video nga e kaluara

June 30, 2018 18:31

“Shpifjet t’i tregosh në gjykatë”, Vokshi i përgjigjet Ballës me një video nga e kaluara

Pas paralajmërimit që kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri Albana Vokshit se do ta padiste në gjykatë për shpifje, deputetja demokratike ka vendosur t’i përgjigjet përmes rrjetit social “Facebook”.

Vokshi ka publikuar një video ku duket, sipas saj, Balla rreth moshës 11-12 vjeç teksa i këndon Enver Hoxhës.

Ajo e ironizon këtë video duke i vendosur sipër një pjesë të shkëputur nga kënga.

Sa i takon paralajmërimeve të mëhershme të Ballës, ky i fundit i cilëson akuzat e Vokshit ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar si “çmenduri balte të përshkallëzuar”.

s.a/dita

June 30, 2018 18:31