Disa të dhëna dhe 10 këshilla për kondomet

February 17, 2018 02:11

Disa të dhëna dhe 10 këshilla për kondomet

Është e vërtetë, që shumë njerëz ndjejnë më shumë kënaqësi seksuale kur bëjnë seks pa prezervativ.

Por duhet të dini, se sot, seksi nuk është ai që ishte tridhjetë e ca vjet më parë. Ai nuk është më vetëm kënaqësi. Midis dy njerëzve që bëjnë seks, kanë hyrë disa faktorë të rrezikshëm, që shpesh, kërkojnë jetën në këmbim të qejfit.

I vetmi mjet efektiv, i përshtatshëm dhe me çmim të ulët për t’u mbrojtur është KONDOMI.

Kur përdoren në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme (konsistente), kondomet, e pakësojnë shumë rrezikun e shtatzënisë dhe infektimin prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST), përfshi dhe Human Immunodeficiency Virus (HIV). Duke shtuar lubrifikant me bazë ujore brenda në kondom, ose nga jashtë tij, pakësohen shanset që ai të çahet dhe rritet kënaqësia e aktit seksual.

Duhet të kini parasysh se kondomet e mbështjella me sheqer dhe me lëndë të tjera të ëmbla si fruktoza, e prishin në mënyrë dramatike aciditetin (pH ) e vaginës dhe krijojnë kushte për infeksion.

Kondomet me shije nuk këshillohen për seks vaginal dhe anal, por janë të mira për seks oral, kur i veshin burrat.

Shumica e kondomeve janë prodhuar që t’u përshtaten të gjithëve ( një masë për këdo.) Madhësia dhe shtrëngimi që bën unaza elastike ndryshon sipas prodhuesit.

Kondomet në përgjithësi u përshtaten njerëzve që kanë penis të erektuar me masë mesatare (rreth 8 deri 14 cm). Disa kondome janë “masë e madhe”. Bleni llojin që u përshtatet. Një kondom i shtrënguar, por komfort, nuk do të rrëshqasë dhe nuk do të dalë nga penisi gjatë interkursës.

Kur lexoni pakon e kondomeve do të gjeni të shkruar “shumë të hollë”, “të ndjeshëm”, “shumë të ndjeshëm” ose “shumë të fortë”. Disa njerëz preferojnë kondomet më të holla, që lejojnë ndjeshmëri më të madhe.

Të tjerë preferojnë kondome të trashë që të jenë më të sigurtë (ka njerëz që veshin dy kondome njeri mbi tjetrin për siguri). Kjo është çështje e preferencave personale. Gjithmonë kontrolloni datën e skadencës.

Që të përdoret kondomi në mënyrë konsistente dhe korrekte, ja 10 këshilla:

  • Të përdoret kondom i ri sa herë që bëhet seks.
  • Të ruhen kondomet në vend të freskët, të thatë, jo të ekspozuara në dritë direkte.
  • Të mos përdoren kondome të dëmtuara, të ç’ngjyrosura, të shpërveshura, të grisura, ose të ngjitura.
  • Të kontrollohet data e skadencës para përdorimit.
  • Të hapet zarfi i kondomit me kujdes, që të mos dëmtohet kondomi gjatë hapjes.
  • Të vishet kondomi në penisin e erektuar përpara se të fillohet interkursa.
  • Kur vendoset kondomi në penis, të lihet një boshllëk në majë ku të grumbullohet sperma.
  • Të përdoret lubrifikant me bazë ujore.
  • Në qoftë se kondomi çahet gjatë interkursës seksuale, penisi të nxirret shpejt nga vagina dhe të vendoset një kondom i ri përpara se të rifillohet interkursa. Pas seksit duhet të kërkohet kontracepsioni urgjent.
  • Penisi bashkë me kondomin e veshur, të nxirret jashtë nga vagina, menjëherë, pas ejakulacionit, kur ai, është akoma i forcuar (të shtrëngohet fundi i kondomit me gishta tek baza e penisit të erektuar)

b.m. / dita

February 17, 2018 02:11
Komento

1 Koment

  1. # February 6, 13:22

    Zoteri sic ma kane ba te ditun.Ju nuk duhet te gaboni ne emrimet e veprimit:
    Nuk thuhet vishet penisi.Po mbathet.Pyteni linguistet gjuhetar te shqipes.
    Emertimi veshje vjen nga rrenja “vesh”-Veshi.Pra cdo material qi i kalohet trupit nga koka drejt posht belit do te quhet veshje sepse kalon nga”stacioni” vesh.
    Keshtu kur flet per armatosjen mbrojtese te penisit prezevativin nuk e kalon nga veshi po nga posht belit aty ku mbathen breket,pantollonat etj etj.
    Shkurt:Do te quhet mbathje e penisit me perzervativ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*