Shpikje që mbrojnë mjedisin dhe klimën

December 20, 2017 15:09

Shpikje që mbrojnë mjedisin dhe klimën

Me çdo lëvizje futbollistët që luajnë në këtë stadium në Lagos të Nigerisë, prodhojnë rrymë për dritat e stadiumit. Poshtë barit të stadiumit janë të shtruara pllaka speciale që e shndërrojnë lëvizjen kinetike të hapave në energji elektrike.

Nigerianisches Fußballfeld Kinetische Energie (Pavegen)

Firma britanike Pavegen ka shtruar me pllaka të tilla përveç stadiumit të Lagosit edhe aeroportet e Londrës apo disa sheshe në Uashington.

Rroba prej qumështit

Në Gjermani hidhen poshtë çdo vit rreth 1,9 milionë tonë qumësht. Anke Domaske dhe firma e saj QMilk prodhojnë prej fibrave të qumështit rroba.

Kleidung aus Milch-Proteinen (Jannes Frubel Fotografie)

Për të prodhuar t-shirte prej fibrave të qumështit nevojiten vetëm dy litra ujë për kilogram, kurse për të prodhuar t-shirte prej pambukut duhen rreth 2.700 litra ujë për kilogram pambuk.

Panele diellore të holla sa një fije letër

Sipërmarrja gjermane Heliatek ka arritur të prodhojë panele diellore të holla sa një fije letër dhe me to pritet që çdo ndërtesë apo automjet ta prodhojë vetë energjinë që i nevojitet.

Solar-Film Solar-Energie (Tim Deussen/Heliatek)

Panelet janë organike dhe elastike dhe mund të bashkohen me materiale të tjera si qelqi apo betoni dhe të vendosen thuajse në çdo lloj fasade.

“Foka betoni” që prodhojnë energji në Japoni

Bregdeti i Japonisë është i mbushur me blloqe betoni për t’u mbrojtur prej erozonit. Inxhinieri Tsumoru Shintake do që t’i zëvendësojë ato me turbina uji, që edhe mbrojnë bregdetin edhe prodhojnë energji elektrike.

Windräder an einer Küste (OIST)

Sikur këto „foka betoni” të vendoseshin vetëm në një përqind të brigjeve të Japonisë, ato mund të prodhonin aq shumë rrymë sa prodhojnë 10 centrale atomike.

Shishe plastike nga sheqeri

Qindra-milionë shishe plastike hidhen çdo ditë në plehëra. Ato jo vetëm shkaktojnë male me mbeturina, por janë të prodhuara prej derivatesh nafte të dëmshme për mjedisin. Një kimist holandez ka shpikur së fundi një alternativë që mbron mjedisin.

Plastik-Flaschen aus Pflanzen (Heinz Troll/EPO)

Shishet prej pastike bio bazohen tek sheqeri, janë krejtësisht të riciklueshme dhe për prodhimin e tyre nevojitet deri në më pak se 70% CO2 në krahasim me shishet plastike PET.

Asfalt prej mbetjeve plastike

Firma britanike Macrebur përdor shishe plastike për të asfaltuar rrugët e Anglisë. Mbetjet plastike grihen copa-copa dhe përzihen me asfaltin. Kjo bën që asfalti të jetë më rezistent dhe riparimet të jenë më të rralla.

Britisches Start-Up stellt Asphalt aus Plastikmüll her (MacRebur)

Po ashtu tonë të tëra mbetjesh plastike përdoren dhe pakësohen pirgjet e mbeturinave./DW

December 20, 2017 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*