Shpiku përdhunimin për hakmarrje, pranga adoleshentes

August 6, 2016 10:00

Shpiku përdhunimin për hakmarrje, pranga adoleshentes

Një 17-vjeçare është prangosur nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dëshmi të rreme.

Vajza ka paditur në polici një bashkëmoshatarin e saj, duke thënë se e ka përdhunuar në banesën e saj, në rrugën ‘Halit Bega’ në kryeqytet.

Por ekspertiza mjekësore ka zbuluar se vajza nuk ka gjurmë të përdhunimit, madje nuk ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë asaj kohe.

Policia është detyruar të lirojë 17-vjeçarin, i cili ishte arrestuar me akuzën e përdhunimit.

Adoleshenti ka pranuar se njihej me vajzën, duke shtuar se së bashku kanë pasur një lidhje, por kohët e fundit ishin ftohur.

Ai tha në polici se mes tyre ka pasur edhe debate dhe kontradikta.

Tashmë vajza pritet të njihet me masën e sigurisë. Policia dyshon se ajo e ka shpikur historinë në shenjë hakmarrje.

August 6, 2016 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*