Shpjegim me shifra: Pse janë larguar 170 mijë shqiptarë në 4 vjet

December 25, 2018 20:16

Shpjegim me shifra: Pse janë larguar 170 mijë shqiptarë në 4 vjet

Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2 ku foli për largimin e shqiptarëve jashtë vendit, duke komentuar shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, nëse janë apo jo ato alarmante.

Ekspertja shprehet se të dhënat e fundit nuk janë të mirëfillta pasi nuk na tregojnë se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit pasi janë të dhëna para censusit dhe sipas saj, të dhëna të sakta, janë ato të EUROSTAT. Nurja, duke u referuar të dhënave të EUROSTAT, u shpreh se në 4 vitet e fundit janë larguar 170 mijë veta dhe pjesa më e madhe e tyre janë deri në 34 vjeç.

Ish-drejtoresha e INSTAT, bazuar në shifra, shprehet se sot mund të flasim për një emigracion të mirëfilltë masiv. “Emigracioni është rilindur dhe ka filluar sërish me të njëjtën forcë”, shprehet Nurja.

Më tej, Nurja u shpreh se largimi i të rinjve është një problem shumë i madh për vendin tonë, i cili do të ndjehet shumë në të ardhmen. “Shteti duhet të marrë masa si me shtimin e vendeve të punës, por edhe me rritjen e rrogave”, thekson ekspertja.

Për Ines Nurja, aktualisht Shqipëria nuk prodhon më, por vetëm shërben. “Kur kam parë shifrat e fundit, kam kuptuar se Shqipëria ka ndaluar të prodhojë. Shqipëria nuk prodhon më, por vetëm shërben. Duhet të kthehemi në një vend që prodhojmë pasi në rast të kundër nuk do të kemi të ardhme. Aktualisht rritja ekonomike vjen nga energjia dhe jo nga prodhimi”.

v.l/ Dita

December 25, 2018 20:16
Komento

4 Komente

  1. shvejku December 25, 23:08

    Nuk eshte e vertete se Shqiperia nuk prodhon!
    Keto jane shpifje qe behen per te ulur imazhin e kryeministrit me te sukseseshem te Shqiperise ne keto 100 vitet e fundit!
    Ja pse ikin shqiptaret tani:
    1-Te informuar mbi tregun e punes neper bote,ata qe ndihen te afte per te konkuruar me te huajt ne specialitetet perkatese marrin guximin dhe ikin kudo neper bote!
    Vetem ne Itali kane hapur biznese ,mbi 30 mije shqiptare,sa nuk jane te huaj ketu ne Shqiperi!
    Pra keta shqiptare qe investojne atje nuk jane nga ata qe vuajne per buken e gojes ketu se sic tha kryeministri Rama,as ne kohen e pushtimit turk nuk kane vuajtur per buke shqiptaret!
    Qe ketu vertetohet edhe ajo qe Lufta Antifashiste eshte bere kot,se shqiptaret edhe te pushtuar kane qene mire!
    2-Shqiptaret ikin se e ndjejne qe mund t’i japin namin e mire Shqiperise ne shumje fusha te jetes si ne ART,sport,vrasje me pagese,trafik droge,armesh,prostitutash,organesh trupore etj,qe jane edhe biuznreset me fitimprurese ne boitren moderne!
    Ju qe jeni mesuar qe buken e nxirrnit me kazen dhe lopate,nuk keni si t’i kuptoni zhvillimet e sotme!
    Eksporti shqiptar ne kohen e diktatures komuniste ishte thjesht me presh,domate,bostan dhe ralle nga 3-4 vaporre me krom ne 3 muaj ne Kine!
    Fundi eksportohej edhe 95% e prodhimit te kabllove te bakrit,instrumenteve mates te kalibrimit,Kobalti i Elbasanit,etj!
    Do thoni ju se atehere eksportohej energji elektrike dhe asnje here nuk blihej,por kjo nuk eshte kushedi,se siot shteti ka aq valute sa mban edhe korrupsionin gjalle!
    Perfundimi:
    -Femijte dhe gruaja e diktatorit Hoxha jetojne tek pularia,per turp!
    Pse keshtu ishin diktatoret?
    Nuk ishin te zotet ata te ndertonin nje vile tek gjiri i Lalzit?
    Mire bene qe iken se na lane edhe ne pa breke ne…!
    Ke qejf sot te shohesh keshtjellat e Berishes,Metes,Rames,shetitjet neper bote ne kazino te Nanos etj!
    Pse diktator quhej Enver Hoxha qe tere jeten doli vetrem 4 here jashte Shqiperise,ndersa Rama takohet me lideret boterore cdo jave nga njeri cep i botes tek tjetri!
    Do harxhojne miliona do thoni ju!
    Doemos se prandaj luftuan per demokracine,se po te ishim te tere si kembet e dhise c’u kuptuam?

    Reply to this comment
  2. hysa December 26, 08:09

    Me qarte nuk ka. Ne kohen e berishes egjithese jane larguar me shume se 1 milion shqiptare dhe eshte shkateruar e vjedhur cdo objekt prodhues industrial e bujqesor, per zonjen nuk perben asnje problem, por problem qenka largimi i 170 000 shqiptareve nga vendi!!! Keta isha nuk duhet te shfaqen me neper media sepse vetem shpifin, genjejne e mashtrojne.

    Reply to this comment
  3. Arbëror Epiroti December 26, 09:29

    Shvejk i ke rënë pikës. Je i saktë dhe i qartë, ashtu edhe ju Hysa. Unë vetëm shtoj se këta “profesionistë statistike” duket që nuk janë statisticienë, por militantë qorra të partiçkave të grup familjarëve.
    Turp kur një person në krye të një institucioni tepër i qartë që duhet të jetë i pavarur politikisht, na i shërben të dhënat me syze optike të gradës – 15.
    Fatkeqësi me këta nëpunësa që nuk arrijnë të ndajnë profesionin që u paguhet nga gjithë populli, me mashtrimet e grup partiçkave familjare që vetëm punojnë për rrënimin e shoqërisë.
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
  4. Pedagogu durrsak December 26, 09:39

    Largimi i shqiptareve nga Shqiperia permbush strategjine antishqiptare te shteteve antishqiptare sllavo-greke, qe Shqiperia te kthehet ne “toke te djegur”, politike qe ia dobeson shume pozitat Shqiperise dhe Kosoves per te qene shtete dinjitoze ne Ballkan. Nje nga keto rryma ka qene dhe eshte “berishizmi” qe ia uli vlerat Shqiperise si asnje periudhe tjeter historike. Edhe demagogjia e Rilindjes se Edi Rames zbuloi shume shpejt marreveshjen e “tre mosketjereve” te politikes se Shqipterise, Berisha-Meta-Rama, qe bashkepunojne ngushtesisht dhe sigurojne rrotacionin politik qe i ben ata te fuqishem dhe te paprekshem. Ky eshte nje realitet i hidhur dhe vertet deshperues. Por, shqiptaret, ashtu sic shprehet edhe ish-ambasadori Lu, nuk PERBALLEN me problemet ekonomike dhe shoqerore te Shqiperise, per te fituar nje Shqiperi me te mire, por preferojne ta braktisin kete vend per llogari te interesave individuale. Si shembull, paraqes Danimarken, qe ne librin “Nje vit jete si danezet” ben me dije se asnje danez nuk ka emigruar, megjithese atje ka 4 muaj dimer me 1.5 ore diell ne dite ! Dhe, shikoni shifrat e tjera nga statristikat, se cfare kane arritur danezet ! Po ne qe kemi natyre dhe klime kaq te bukur dhe kaq te pasur ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim