Shprehje nga bibla: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, vetëm kjo faqe e murit nuk u shemb nga tërmeti

November 28, 2019 17:16

Shprehje nga bibla: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, vetëm kjo faqe e murit nuk u shemb nga tërmeti

Një faqe muri është treguar kokëfortë dhe u ka rezistuar edhe lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se si muri ku është gdhendur një shprehje nga libri i shenjtë i Biblës, nuk është prekur nga tërmti ndërsa vendi rreth e rrotull është shembur.

“Po, unë të dua me një dashuri të përhershme,”- shkruhet në mur dhe është shprehje e marrë nga Bibla nga Jeremiah 31:3, fjala e plotë e të cilës është:Jeremiah 31:3 Zoti na u shfaq në të kaluarën, duke thënë: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, Prandaj ju kam tërhequr në një mirësi të paçmueshme!

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

November 28, 2019 17:16
Komento

3 Komente

  1. Raimond vlonjati December 2, 05:02

    Budalleqe

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela December 2, 21:47

    DËNGËLA!
    A E DINI SA KISHA JANË SHËMBUR NGA TËRMETIVNË ITALI?
    Në se jo—— injorancë.
    Në se po —- hipokrizi

    Reply to this comment
  3. Pellazgos December 3, 18:01

    Bibla eshte e “shenjte” per Ignorantet dhe Idiotet.
    E para eshte se e ashtuquajtura Bible nuk eshte zbatuar historikisht ne asnje vend te Zotit,as ne Ameriken Latine te kolonizatoreve,as ne Evrope me persecutimin e Shkences,Kultures,Identitetit,Mjekesise,Lojera Olimpike etj.
    Te gjitha keto ishin te ndaluara nga te semuret psiqik te krishtere.
    Fatkeqesia me e madhe e Evropes eshte Krishterimi.
    Sa jane vrare dhe persekutuar ne emer te Krishtit apo Muhametit nuk jane persekutuar ne te gjitha lufterat dhe confliktet e tjera gjate gjithe historise njerezore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*