Shpresa-besimi dhe dashuria..

December 2, 2019 19:20

Shpresa-besimi dhe dashuria..

 

 

M’i ndiz ëndrrat…

Ma ndiz ëndrrën,

të shpresoj për jetën,

dhe pastaj nga ëndrra,

prapë zgjomë.

 

Miku im,

po më vrave shpresën,

më ke lënë kufomë.

 

Jetoj mes egërsirash

 

Jetoj në mes egërsirash,

mes njerëzish që zjarre vjellin,

djegur në vapë shkretëtirash,

ku gratë nepërka pjellin.

 

Jetoj në mes egërsirash,

me helm të gjarprit dehur,

dhëmbët duzina prej shtizash,

me gjuhën shpatë të mprehur.

 

Po s’trembem nga dhunë e pabesë,

nga djalli me gjithë ç’ka gatuar,

të ndritur si Yll i Mëngjesit,

kam Zotin kështjellë të besuar.

 

Pikëllimi..

 

Me fjalë e me sy,

mos e vrit të varfrin,

pikëllimi i tij,

helmon edhe gjarprin!

 

Ylli im polar…

 

Kur ma kap shpirtin mërzia,

të kërkoj veç ty,

vetëm ti brengat e mia,

m’i heq me magji.

 

Dhe kur ndihem i trishtuar,

vij e ty të marr,

je në botën e trazuar,

Ylli im Polar.

 

Ylli im që s’ke të shuar,

rrugën ma ndriço,

zemr’ e lodhur-e lënduar,

një dritëz e do.

 

Që nga dita që të dua,

nuk ndjej më vetmi,

s’e kuptoj se ç’je për mua,

Zot-apo Njeri?!..

 

Pa dashuri…

 

Dhe macja-dhe qeni i shkretë,

kanë nevojë për pak dashuri,

pa këtë ndjenjë në jetë,

si mund të rrosh-o njeri?!..

 

Pa titull..

 

Sa shumë-o njerëz,

në shekuj u sfilitëm,

të gjenim një njeri,

që t’i besonim,

ndaj Jezu Krishtin,

që për ne dha jetën,

dhe të mos ish,

vetë do ta krijonim…

 

Misteri grua

 

Që nga krijimi deri sot,

mijëra shekuj kaluan,

asgjë nuk gdhendi daltë e Zotit,

më bukur se sa gruan.

 

Kjo kreaturë misterioze,

sa zemra ka plagosur,

rrjedh histori ngjyrë roze,

misteret s’kanë të sosur.

 

S’do jetë gjithmonë..

 

S’do jetë gjithmonë kjo botë,

s’do jetë një këngë pikëllimi,

ajo që sot mbillet me lotë,

do korret me këngë gëzimi.

 

A.DUKA

December 2, 2019 19:20
Komento

2 Komente

  1. malsori December 3, 09:22

    Perla

    Reply to this comment
  2. Buzuku December 3, 11:42

    Urtesi prej Omer Khajami!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*