Shpresa dhe zhgënjimi të mos kenë të njëjtin emër: Edi Rama

October 6, 2018 09:23

Shpresa dhe zhgënjimi të mos kenë të njëjtin emër: Edi Rama

Nga Bedri Islami

“Rilindja” qeverisëse hyri në vitin e pestë të pushtetit të saj. Katër vite në një rrjedhë me Integristët dhe prej një viti fillikat. Një vit më parë ndodhi ajo që nuk ishte menduar nga askush kur u bë marrëveshja “famoze”, e cila, si asgjë tjetër, kishte vënë peng hapësirën e ndarjes së pushtetit dhe përqendrimin në dy ose tri duar të ndërtimit të qeverisë. Nuk ishte menduar se, edhe me ndryshimet kushtetuese, mund të ndodhte që i gjithë timoni i pushtetit të ishte në duart e një force të vetme politike dhe, thirrja pushtetare e Ramës për më tepër besim, drejtim të vetëm, fund-tepsisë së pushtetit, si kushte të domosdoshme për një qeverisje ndryshe, për më shumë besim, drejtësi dhe rritje ekonomike, zuri vend si edhe ai vetë nuk e kishte menduar.

“Rilindja” që prej një viti qeveris e vetme. Megjithë premtimet e shefit të qeverisë, Rama, se, në shtator do të kishte ndërtim dhe konfiguracion të ri të pushtetit, asgjë nuk ndodhi. Ky shtatori i premtimeve, që nga i dikurshmi Llalla dhe deri tek revolucionari Berisha, si duket, dashje a pa dashje, kanë zënë vend edhe tek pushtetari numër një i qeverisjes.

Shpesh herë, ndoshta duke qenë njëri ndër njerëzit që ka mbështetur shumë shpresë tek qeverisja e tashme, dhe ende nuk e ka bjerrë këtë besim, më është dashur të mendoj se për çfarë do të mbahet mend kjo qeveri; çfarë bëri ajo ndryshe nga të tjerat, si e ngriti shtetin dhe bëri reformat e domosdoshme, si u ndje mendimi i saj në jetën politike e veçanërisht në atë financiare, u rrudhën portofolet vetjake apo u bymyen ato, pra, kishin njerëzit më shumë të ardhura apo qëndruan ku ishin e ndoshta zbritën edhe më tej.

Rama , jo vetëm si njeri, por edhe si koncept politik, pesë vite më parë ka qenë ndoshta njeriu që e kanë besuar më së shumti edhe kundërshtarët e tij, edhe pse kanë votuar kundër tij. Njerëzit, shpesh herë, votojnë në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtën forcë politike, edhe pse e dinë se ky është një gabim i pandreqshëm për katër vite dhe, megjithëse stërbetohen se, herën tjetër, do të ndryshojnë mendjen e tyre, ajo i mban gjithnjë në prangën e së shkuarës.

Megjithatë, ata e kanë besuar se Rama, ashtu kontrovers, i paparashikueshëm, me një përvojë brilante në vitet e para si kryebashkiak, tejet i paraqitshëm si perëndimor dhe gjithnjë nën goditjen e një klani të fuqishëm berishist, do të ishte krejt ndryshe, ai do të sillte një shëmbëlltyrë të politikës moderne, tepër perëndimore, më shumë të tipit francez se sa anglosakson, jo vetëm se kishte jetuar disa vite në Francë, por disa tipare të mendimit të tij filozofik ishin të ngjashme me ato të konservatorit të konvertuar socialist, Miteran. Pesë vite më parë më shumë se 60 për qind e të rinjve ishin ediramistë dhe kjo ishte shpresa e besimi i tyre i fundit. Ishte, si të thuash, mundësia e fundit për të hyrë në kalanë e mbyllur europiane.

Tani, koha e paradave po shkon drejt përfundimit. Tamtamet e fitoreve nuk dëgjohen më dhe sado të jetë i zoti i gojës shefi i qeverisë, e gjitha zbehet me mbrëmjen kur njerëzit mblidhen në shtëpi dhe bëjnë hesapet e ditës. Në disa rrethe kryesore të vendit, jo vetëm në pjesën veriore, por më shumë aty, niveli i jetesës ka rënë dukshëm. Sikur gjithë ditën e gjithë natën shefi i qeverisë të jetë i pranishëm në të tërë botën mediale dhe të tregojë për arritjet e qeverisë, tani e gjitha mund të kujtojë një këngë të vjetër përtej Adriatikut, “ fjalë e vetëm fjalë”.

Askush nuk do të dëgjojë me krahasimet e qeverisjes Rama me qeverisjen Berisha.Koha mes tyre i ka bërë të pakrahasueshme dhe i ka nxjerrë si të tepërta. Mëkatet e Berishës, në prag falimentin financiar, prania e njuë rreziku të shembjes së shtetit, gëzimi i lig i ish shefit qeveritar se do të jemi një kopje e keqe greke, tani janë të shkuara; ata ishin të pranueshme në katër vite, tani janë të mërzitshme.

Oligarkia financiare që shefi i tashëm u shpalli luftën e tij kur ende ishte opozitar, po frymon lirisht dhe është zgjatur tej çdo parashikimi. Ata u bënë shpejt e shpejt miqtë e qeverisë së re dhe përmes kësaj miqësie u harruan mëkatet e djeshme, taksat që nuk ishin paguar, tatimet e lëna peng, koncensionet skandaloze, manipulimet e shumëllojshme, punët e pakryera he milionat e eurove të braktisura nëpër xhepa që nuk dihej se të kujt janë më të gjërë: të politikës apo të oligarkëve.

Nëse para pesë viteve ishte shfaqur një zgjatim i tentakulës së kapjes së pushtetit nga një grup i fuqishë, njerëzish, tani është bërë një zgjerim i shumëllojshëm, ku janë bërë bashkë , si në një kor antik kobsjellës grek, oligarkë të vjetër dhe të rinj; pasunarë të së djeshmes që askush nuk e di se si i kanë vënë “dhjamërat” e para dhe të tjerë, të rinj që nuk e di askush ku e kanë burimin e pasurisë së tyre.

Asnjëri prej atyre që ishin nën kërcënimin e opozitarit Rama nuk u bë pre e pushtetit Rama. As ish ministrat që akuzoheshin çdo ditë, as drejtorët e komanduar politikisht, as gjobëvënësit, as koncensionarët që u bënë palë me qeverinë, e as megahajdutët e pushtetit të sapo rrëzuar.

Tani ka ardhur koha që qeveria të mendojë seriozisht: ose të lëvizë, ose do ta lëvizin. Rrugë tjetër nuk ka e nuk mund të ketë. Ndoshta qeveritarët e tashëm janë mjaftueshëm të pasur në 8 vite qeverisje dhe mund të jenë lodhur nga pushteti, e, më tepër të lodhur se ku mund të investojnë çka përfituan, por kjo pak i intereson njerëzve të zakonshëm.

Qeverisja nuk bëhet me anonimë, të cilët, vetëm kur ndodh një skandal, njerëzit e marrin vesh se paskan edhe një deputet me emër të tillë. Ndodhia e ditëve të fundit në Nikël, ashtu tronditëse si ishte, i nxori shumicës qeverisëse problemin e anonimitetit. Ish kryetari i Komunës, tani deputet, më shumë se gjithçka tjetër, ishte i panjohur, më shumë se zë ishte numër, më shumë se mendim, ishte një dorë e ngritur për një ligj qeveritar, të cilin, ndoshta, as nuk e merr vesh.

Ky nuk është kryekomunari i vetëm në parlament. Janë disa të tillë, të cilët, duke pasur njohjet e vjetra, lidhjet dhe pasurinë, kanë qenë më të aftë të bëjnë pjesë në listën eprore të deputetëve të shumicës e të pakicës dhe të zënë vend , pikërisht aty ku nuk e kanë vendin.

Qeveria e tashme ka tri vite kohë para vetes. Por ndryshimi duhet të nisë që tani. Koha e marrjemendjes me aksionet e dritave dhe të lidhjeve të paligjshme, megjithëse ishte e duhura e kundër abuzimit, tani është një e shkuar që, edhe pse vendosi një ligj të zbatueshëm, nuk solli ndryshimin që duan njerëzit.

Këtë ndryshim nuk e sjellin as PPP e famshme, të cilat tani kanë mbirë si këpurdhat pas shiut qeveritar dhe, sado të ketë kundërshtim, ata janë borxhi i rëndë, i sotëm dhe i nesërm.

Këtë ndryshim nuk e sjell as përbetimi se “ ne jemi ndryshe”, e as filozofia politike e shfaqur e shefit të qeverisë.

Media mund të jetë nj kazan i madh mediatik, por njerëzit e zakonshëm janë jashtë këtij kazani dhe presin se çfarë do të kenë më shumë.

Dhe në pesë vitet e para , për fat të keq, ata , në rastin më të mirë kanë qëndruar në të njëjtin vend dhe në rastin më të hidhur, kanë shkuar drejt rënies.

Është koha e kthesës.

Nuk më dhimbset rënia e një qeverie, por rënia e një shprese. Kjo shpresë deri tani kishte emërin e shefit të qeverisë. Mos të ketë edhe zhgënjimi të njëjtin emër.

 

 

October 6, 2018 09:23
Komento

26 Komente

  1. Gezimi October 6, 09:31

    Shpreses dhe zhgenjimit shtoi dhe kryesorin, deshtimin dhe keshtu del plotesisht ne pah Edi Rama, i fryre mediatikisht e i paraqitur nga media ndryshe nga c’eshte ne realitet, nje megalloman medioker qe nuk ben as per drejtor ujsjellsi.

    Reply to this comment
    • korçari October 6, 14:57

      Mendoj se shpresa nuk ka vdekur por padurimi eshte rritur dhe besoj se per shqiptaret (ata qe jane vertet te tille )pra qe besojne tek puna tek ndershmeria ,tek aftesia,tek meritat,tel ligji besojne se Shqiperia po ecen ne drejtimin e duhur megjithese jo aq shpejt sa do t’a deshironin.Po ashtu po shikojen se çfare perpjekjesh monstruoze po ben banda Salehu&Basha&Meta-Kryemadhi per te sabotuar çdo gje ,per te penguar çdo perpjekje per te avancuar duke perkrahur çdo lloj mashtruesi apo te mashtruari ,çdo lloj babale vetem per t’i shpetuar vetingut.Dhe shume” mendjendritur” shajne,nxijne ,japin mend kur vjen puna as ne familjen e tyre prej 5 personash nuk jane ne gjendje te bien ne nje mendje,shume te tjereve shajne as pa e vrare mendjen se eshte e vertete apo shpifje (perjashto rastin kur filmohesh me bllok ne dore) dhe harrojne ate me KRYESOREN se vetem me pune te ndershme vjen begatia,mireqenia dhe e ardhmja e femijeve me e sigurte per t’u rritur ne kete vend.PARA me moton LIGJI MBI TE GJITHA.

      Reply to this comment
      • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 6, 15:36

        korcari! Ti shkruan: “Po ashtu po shikojen se çfare perpjekjesh monstruoze po ben banda Salehu&Basha&Meta-Kryemadhi per te sabotuar çdo gje ,per te penguar çdo perpjekje per te avancuar duke perkrahur çdo lloj mashtruesi apo te mashtruari ,çdo lloj babale vetem per t’i shpetuar vetingut.” dhe eshte e vertet POR ne kemi 28 vjet qe i shohim keto banda monstruoze qe sa vijn e behen me te shumta. Cfare eshte bere te pakten ne keto 5 vite? ASGJE.
        Nese kjo qeveri do e kishte filluar JO ME VJEDHJEN E KORRENTIT nga ty e nga une POR me ATA (s’kam as deshire e as takat te merrem me emra kafshesh te transformuar ne njerez) QE E CUAN KETE VEND NE PIKEN E FUNDIT, DUKE VJEDHUR POPULLIN, DHUNUAR, MASHTRUAR E SHKATERRUAR GJITHE SHQIPERINE, gjerat do ishin shume me ndryshe. ABETARJA FILLON NGA A-ja. NJE QEVERI E FILLON NDERTIMIN E SHTETIT DUKE C’RRENJEZUAR KORRUPSIONIN, KRIMIN POLITIK APO ORDINERE TE ORGANIZUAR gje qe tek ne eshte bere pjese e pandare jo vetem e qeveritareve apo partive por edhe e popullit.
        Vertet jemi popull i padurushem por kete padurueshmeri n’a e shton edhe me shume RENIA E MORALIT. A e shikon dhe e kupton qe morali i 80% e shqiptareve eshte 0 (zero)?

        Reply to this comment
        • mirel October 6, 19:57

          Po lereni banden Sali-Bushat-Mete, se late nam. Meta haleati i pare i Ramutit, dhe ju qaheni se e paska armik.
          Te gjithe jane per burg, qe nga Ramuti, Ahmuti, Berisha dhe te tjere qe i pasojne koncesionet, tradhetite, dhe shitjet e tokave shqiptare.
          Burgu eshte pak.

          Reply to this comment
  2. Tap Topi October 6, 10:14

    Perkatesia politike e gazetarit ben qe dhe “kritika” e tij te jete gjithashtu ne nivelet e dobta te shkrimit.

    Midis “njerëzve te zakonshem”, shumica e tyre ndoshta te pa pregatitur mjaftueshem per te qene autore te denje shkrimesh me vlere, publiciste apo dhe gazetare “me emer” si Bedriu i Partise, ka dhe mjaft nga ata qe kane rezultuar te pagabueshem ne parashikimet e tyre ne lidhje me ecurine e qeverise rilindjotase. Keta jane ata qe i kane qendruar perhere larg kazaneve te menderosura mediatike.

    Reply to this comment
  3. ETHEM October 6, 11:44

    ESHTE KOHA E KTHESES..SE NADHE.KJO DON ISHTE ME MIRE Z.BEDRI.SE TE TJERAT I SHFRYTEZOJNE BERISHISTET QE DUHEN SHKULUR NGA RRENJA.
    UNE MENDOJ SE KM RAMA KA BERE SHUME PUNE SE SA KA TE META,KU PER KETO TE FUNDIT DUHET MESHUAR ME SHUME.
    NE QYTETIN E FIERIT KU UNE BANOJ BETOHEN PER “KOKEN E RAMES” DHE U ERRESOHEN SYT KUR DEGJOJNE EMRIN E SB,LB E IM.QE RAMA DUHET TE BENTE ME SHUME,KJO DIHET,SIDOMOS PER RRITJEN E PESIONEVE,MINIMUMIT JETIK,ETJ.UNE E KAM THENE SHPESH SE KA SHUME INFIRMALITET KUDO.PUNETORET NE SHTET DHE PRIVAT NUK PAGUAJNE SIGURACIONE,NE RRJETIN TREGTAR 60 % NUK JAPIN KUPON TATIMOR,NE ND/JET SHTET-PRIVAT PAGAT JANE TE ULTA DHE DISA NIPER E NJERZ TE MI PO IKIN NE MAL TE ZI E KOSOVE SE PAGUHEN ME MITE.KJO ESHTE PER TE VEN KUJEN.
    POR UNE KAM PARASYSH DEKLATATAT E REXHEP QOSES E ALFRED MOISIUT SE “..R.RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 28 VITE..”PER REFORMAT E DOMOSDOSHME TE BERA PER TE CILAT ESHTE MBESHTETUR NGA SHBA E BE.KJO BESOJ ESHTE SHPRESE PER POPULLIN QE KM RAMA DO TE BEJE E PO BENE MAKSIMUMIN,NDONSE PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM,KU DHE JU BEDRI DUHRT TE MOS JA ULNI VLEREN NE VETEM 5 VITE QEVERISJE.
    UNE SI SOCIALIST DEMOKRAT E DUA KM TIM EDHE PER KETO MOS-ARRITJE,VETEM BERISHISTET TO MOS KTHEHEN AS PER 100 VJET NE PUSHTET,PASI JANE HSJDUT E SHKATERRUES TEJ MASE,VRASES SERIAL TE 6000 NJRRZEVE QE NGA 2 PRILLI NE SHKODER E DERI S.OLLDASHI.
    VREJTJET QE I BEHEN NGA D I T A E GAZERARET E SAJ TE MRREGULLUESHEM,RAMA DUHET TE MBAH VATH NE VESH,PASI KA SHANSIN E MIRE SE SALIU U DETYRUA TE KAPITULLOI SE”…ME RAMEN NUK FITOHET..”KJO DO TE THOT SE PD DUHET TE REFORMOHET PA SALIUN-VRASES E HAJDUT DHE LULIN -HAJDUT,SHITES TE PASURISE KOMBETARE DHE VRASES,POR DHE SAJUES I VIDIOVE B A B I L E 1,2,3,4.KU PER FAT TE KEQ DREJTESIA SALISTE NUK PO VEPRON,SHTO KETU EDHE MEFSHESIN E ONM.

    Reply to this comment
  4. Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN October 6, 11:55

    Bedri Islami i Partise bashke me: Shpresa dhe zhgënjimi të mos kenë të njëjtin emër: Edi Rama……!
    Edhe ti s’je gje tjeter vec nje pseudo gazetar i politizuar i nje gazete qe e mban vehten si te PAVARUR, qe te ashtuquajturat kritika ndaj qeverise apo qeveritarit aktual i ben sipas doktrines komuniste:
    JO BODEC APO HOSTEN qe te mos e merzisin NJESHIN (1) E ORATORISE RILINDJOTE (nje 1-sh, hipokrit, megalloman, mashtrues e fllucke camcakezi), nderkohe qe ky fshat qe duket s’do me KALLAUZA si ty apo te tjere si ty.
    Thjesht nje FLETERRUFE (kjo e jotja) njelloj si ne kohen Diktatures Proletariate qe SHOKU Edvin te rreflektoje. Eh mor prehera mediatike dhe partiake…. Edvin Rama (nuk flas per kermat parardhese te tij sikur Salqeni & CO sepse ky popull, kuptohet pjesa shume me e madhe i ka dhene CA..N) ka nevoj per “OPERACION TRURI” dhe jo per nje “PENICILINE” qe ti kerkon t’i besh e t’a sherosh. Po t’i kthesh ne LEK “gjilperat” (kupto droge te te gjitha llojit) qe ka marre Edvini, (vete s’i kam mbajtur pishen por e kam me te lexuar nga komentuesit e BLOGUT) do te ndertoje TRE ura te reja qe mund te lidhnin TRE fshatra me qytetin….
    Bedri Gazetari! Magelani i ra botes rreth e qarke por te pakten vertetoi dicka. Kurse ti me RRETH E QARKUN TEND s’tregon asgje. Te gjithe e dine se si i do MUSHKA drute por nese KY TE GJITHE nuk behet NJE atehere do behemi me KEQ se koha DRAKULES Sali. T’a lem kohen e Enverit te cilin KERRMAT e sotme e RINGJALLEN per se dyti dhe e bene HYJNI…

    Reply to this comment
  5. Syri i Shkodres October 6, 12:03

    Te vjen keq kur lexon artikuj te tille!! Edi ka kohe qe ka thene se nuk do te jete as prokuror e as gjyqtar dhe as si saliu! Edi pothuaj eshte spektator per cfare po ndodh! Deshtimi nuk ka emrin e tij por te shqiptareve qe nuk jane akoma europiane! Shqiptaret i dine regullat e azilit ne Europe dhe Amerike me mire se vete avokatet ne keto vende! Per mua, Edi ben mire qe ri larg ketyre ceshtjeve dhe ja ka lene Berishes deri te vije dita ose ta marre Zoti ose te dale para drejtesise! Ekonomia po! Por nje vend si Shqiperia eshte shume e veshtire! Njerezit nuk duan te punojne! Njerezit besojne akoma se shteti duhet t’u gjeje pune! Jetojme ne kapitalizem! Por sa do qe te punoje Rama eshte nje “deep state” qe e lufton me te gjitha mjetet! Saliu,Meta,Basha,Mona me partite e tyre dhe me militantet hajdute po e kundershtojne fort! Nuk eshte e lehte te kesh armik armiqte me te medhenj te shqiptareve! Por edhe Bedriu eshte shqiptar! Mendon se ekonomia varet nga Edi Rama se jane boll 5 vjet pushtet dhe jo shtet! Shqiptaret duhet te ndryshojne mentalitet se vetem me pune dhe jo me pislleqe jeton njeriu i ndershem! Por duke pare Saliun me Zenin se si bene para te madhe duan ta provojne edhe ata! Me ne fitojne te gjithe na genjeu Saliu ne vitet 90te!

    Reply to this comment
    • miri October 7, 03:54

      Komenti me i sakte.Bravo shkondran traditeMe shume si ty te kishim nuk do ishim duke u marre me bedriun tani.

      Reply to this comment
    • petrit October 7, 14:12

      koment i sakte,pasi akoma nje pjese e shqiptareve i duan te gjitha nga Rama, qe sikur dhe skopin magjik te kishte nuk do te mundte,tua plotesonte te gjitheve deshirat apo perputhshmerine me mendimet e secilit ,gjate kohes se Rames te gjithe shikojne dhe pranojne qe shume gjera kane ndryshuar.por qe te kurohet sem kryesore qe eshte korrupsioni(kanceri) ne drejtesi dhe politike do kohen e vet dhe perkushtim do dhe nga te semuret te ndihmojne doktoret ne sherim,pra duhet dhe optimizem per fitoren dhe jo bashkim me humbjen.dhe parashikime ogurzeza.Edi Rama qe kur mori bashkine e Tiranes tregoi se di te menaxhoje dhe ka diturin ,kulturen e nevojshme, aftesine per te bere gjera te bukura si artist, dashurine per vendin e tij dhe vulnetin e qendrushmerine per ti cuar deri ne fund objektivat qe ka caktuar dhe une besoj se ne kohen e duhur do te jemi deshmitare te ketyre arritjeve.

      Reply to this comment
  6. sapa October 6, 13:34

    Nuk donte shume filozofi te kuptohej qe ky njeri nuk ishte ne gjendje jo vetem te bente shtet por as te hidhte edhe nje gure themeli.Megjitheate cdo shqiptar qe eshte lindur dhe rritur ne shqiperi e kupton qe ky popull nuk behet aq me teper ta beje ate Rama.Si mund te behet shtet kur kryehajduti behet president i vendit dhe qytetari i thjeshte hajduti i energjise elektrike futet ne burg?ku eshte morali ketu?Sa per ate qe thone se Rama nuk eshte as Prokuror as Gjygjtar cudi se hajdutin e energjise paska fuqi ta fuse ne burg kurse te tjeret jo?

    Reply to this comment
  7. mirel October 6, 18:28

    Ka ardhur koha qe te mendosh seriozisht ti o Bedri qe ende paske shpresa se oligarkia e koncesionareve te Ramutit punon per shqiptaret
    Ramuti jo vetem qe punon per kete oligarki kunder shqiptareve, por punon dhe per oligarki dhe organizata dhe me mafioze kunder Shqiperise.
    Shet territore, shtrin doren aty ku Kushtetuta ja ndalon cdo lloj autoriteti te nderhyje.
    Ndryshimin e Kufirit.
    Kjo eshte tradhetia me e madhe kunder Shqiperise dhe shqiptareve.
    Nqs ti ke ende shprese nga nje maskara tradhetar i tille, ose je naiv, ose ben lojen si sherbetor i tij, per ti dhene njerezve dhe nje shprese e ta votojne per 4 vjet te tjera.
    Dmth po ben manipuluesin tipik te rilindjes ramiste.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 October 6, 18:29

    Nuk e di Bedriu se kush eshte armiku me i eger i shqiperiseUne mendoj se eshte nje:Sali Rama.Ndersa gjysma e pare Saliu i vuri zjarrin vendit Rama me koncensionet dhe partneritetin PP po grryen dhe themelet e ekonomise.Me ndyshimet kushtetuese per sistemin zgjedhor e mbyten ne djep demokracine e drobitur nga hajduteria.Nuk eshte e rastit qe Rama eshte kunder ndryshimit te sistemit zgjedhor.Atij i duhen deputetet e marre nga gjirizet se per te spekulluar ka emrin e PS me te cilen nuk e lidh asgje vec postit.Rama duhet te largohet.Te hiqet sic heqim plehun nga vazot e luleve dhe e zevendesojme me plehe te ri.
    Me kete sistem elektoral te pucit kushtetues Sali Rama demokracia dhe ekonomia nuk kane te arthme

    Reply to this comment
  9. katarakti October 6, 19:06

    E lexova me kurreshtje analizen e Bedri Islamit. Quintesenca e shkrimit eshte se ka ardhur dhe ndofta po kalon koha e nje ngritjeje cilesore te ekipit Rama. Kjo eshte mese e vertete dhe e drejte. Boll me me anonima pa peshe, pa reputacion, pa eksperience ne qeveri dhe ne parlament! Ky eshte 100 per qind faji dhe zgjedhja e Edi Rames ?! Pse?! Vetem ai mund ta dije. Kryeministri dhe kryetari i partise socialiste duhet ta kuptoje se thembra e Akilit e qeverisjes se tij eshte sot lufta kunder anonimimeve, qe dine te ngrene vetem kartonin. Se nevojitet nje ngritje e dukshme e nivelit te qeverisjes dhe sidomos edhe te perfaqesuesve te popullit ne Kuvend. Mendoj se kurre me pare PS-ja nuk ka pasur nje perfaqesim kaq mizerabel sa tani. Per mua kjo eshte kritika kryesore qe mund t’i behet Edi Rames sot. Te shpresojme se do te kuptoje diçka! Persa i takon zhvillimit ekonomik te vendit apo rritjes se mireqenies se njerezve, per mua Edi Rama po ben ate qe eshte me e mira dhe me e mundshmja ne situaten aktuale. Vete autori pohon se « Askush nuk do të dëgjojë me krahasimet e qeverisjes Rama me qeverisjen Berisha.Koha mes tyre i ka bërë të pakrahasueshme dhe i ka nxjerrë si të tepërta. Mëkatet e Berishës, në prag falimentimi financiar, prania e një rreziku të shembjes së shtetit, gëzimi i lig i ish shefit qeveritar se do të jemi një kopje e keqe greke, tani janë të shkuara; ato ishin të pranueshme në katër vite, tani janë të mërzitshme »… Ndryshe nga Bedriu une kam mendimin se PPP-te jane zgjidhja me e mire ne kushtet aktuale, kur arka e shtetit eshte bosh. Privati investon ne nje projekt te caktuar. Shteti ia shlyen koston dhe fitimin vit pas viti, sipas marreveshjes se nenshkruar, derisa objekti kalon ne pronesi publike ! Ku eshte e keqja ketu ?! Bedri Islami merret shume me te ashtuquajturit oligarke. Ai thote : « Nëse para pesë viteve ishte shfaqur një zgjatim i tentakulës së kapjes së pushtetit nga një grup i fuqishëm njerëzish, tani është bërë një zgjerim i shumëllojshëm, ku janë bërë bashkë , si në një kor antik kobsjellës grek, oligarkë të vjetër dhe të rinj; pasunarë të së djeshmes që askush nuk e di se si i kanë vënë “dhjamërat” e para dhe të tjerë, të rinj që nuk e di askush ku e kanë burimin e pasurisë së tyre » ! Eshte plotesisht e vertete se ata jane, me e pakta persona te papelqyeshem. Por ky stan, pra ekonomia kapitaliste, kete bulmet ka. A nuk thonin para 100 vjetesh ne Amerike : »Perpara e therrisnin bandit, sot e quajne biznesmen » ! Ky eshte realiteti. Edi Rama eshte i detyruar te punoje me ta. Ndryshe si mund te behet?! Kush mund te jape apo propozoje nje zgjidhje tjeter?!

    Reply to this comment
    • mirel October 6, 19:19

      Cfare deliranti, ose mashtruesi ramist.
      Ky po shet detin pa respektuar kushetuten, ti kerkon te japesh ngjyra cilesore nje bajge tradhetare, hajdute dhe kriminale, njelloj si Berisha.

      Reply to this comment
  10. deputeti October 6, 20:09

    Tani jam apo s’jam dakort me te gjitha ato qe thuhen ne shkrim dhe koment, kjo eshte diçka qe me perket mua, por dua te theme: Shqiperia ka qene ne gremine dhe jo ne buze me partine demokratike dhe Sali berishen: te shkretet ne qe shikojme se si po del qelbi çdo dite me korrupsionin, krimin dhe tradhetin; po shikojme se sa thelle paskemi qene. Dhe mendoni se sikur te mos e kishte pushtetin ps, çfare do te ndodhte me ne; shumica do ta pesonim si Rermzi Hoxha. Ne sistemet demokratike ka korrupsion, krim, porno e liri deri ne çthurje, por ne kemi qene ne katastrofe totale, shteti familjar i ndertuar nga Sali Berisha. Shikoni se sa veshtire eshte ti çmontosh keta te plepave qe perfaqesojne demokracine. Por , per te mos e zgjatur, si puna e babales, pavaresishte pengesave te hekurta qe ben partia e tipit fashist ne Shqiperi, PD apo LSI, megjithate jane bere perparime te medha ne marrdheniet e administrates me publikun, policin, ne ndertimin e qendrave te qyteteve, ne permiresimin e nivelit te jeteses dhe po vazhdohet me çbllokimin e pushtimit qe i kane bere drejtesise gjingjonat e Saliut. Nuk ma merrte mendja se do ndodhte kaq qetesisht kjo duke menduar se vetem pushka do ta ndante ate vend nga keta lloj gjyqtaresh. Pra, reforma ne drejtesi e vonuar por e pa ndaluar. Nje pyetje: Perse nuk e beri reformen ne drejtesi Sali Berisha me ILir Meten, por po behet tani? Nuk i mjaftuan 8 vjet?! Une e di pergjigjen, e shikoj perdite dhe e vertetoj me bablet nr 1 , 2, 3, 4 e deri ku do shkojne. Turpi nuk ze vend me, duhet vene hekurat e denim te perjetshem se shkaterruan dy breza.

    Reply to this comment
  11. Ekonomist October 6, 20:56

    Shpresa per shqiptaret mund te vije vetem pasi te qerohet kjo qeveri qe per 5 vjet i ka sjelle direkt ne jeten e tyre vetem shtim te varferise e asgje tjeter, absolutisht asnje gje pozitive nuk ka pare ky popull ne rrafshin ekonomik nga kjo qeveri e ketij me te deshtuarit kryeminister te post-1990.

    Reply to this comment
  12. ShkoDrani October 7, 01:48

    Bedri,
    Zhgenjimi jo vetem te bojaxhiu por te e gjithe rraca politikaneve shpirtshitur e te pangopur, me te gjithe rreshtin e pafund te puthadoreve qe garantojne pushtetin e tyre per nje kothere qe edhe mnd ta fitonin ndershmerisht ndryshe.
    Bedri, hape thesin…e mos ki frike… se nuk te mban Rrejci i Shteses me buke.

    Reply to this comment
  13. Dibrani October 7, 02:32

    Shpresa ka vdekur,..politika eshte e kapur.

    Liria fitohet vetem me luft….demokracia ka vdek ne kete vend.

    E gjitha lufta eshte per te kapur pushtetin e koncesioneve,..dhe per te siguruar pasurin e vjedhur nepermjet pushtetit.
    Plus vjedhja ka xhelozi kthehet ne semundje ( adiktit )

    Nje kryeminister qe perdor zgjidhjen e problemeve te popullit nga zyra e vet ,…ka nje mos-perputhje me nje shtet institucional dhe vital .

    Pra ligji bie,..Gjykata jasht kopetencave dhe jasht kornizes se saj per te luftuar pa-drejtesit ,.per tu gatuar ndryshe dhe aktivizuar ligjin.
    Pra me pak fjal eshte shteti eshte i kapur,..mberthyer,..cperfitiruar,..shtepia e ca oligarkeve ne politik qe mendojn se kjo Kala eshte tyre dhe cdo pretendim tjer eshte i pa-perfillshem,…pak rendesi ka se cfar drejtojne apo pasojat ne popull.
    Rendesi ka bisnesi i ngritur nepermjet pushtetit te mos nderpritet,…egoja e mediave te vazhdoj

    Monotonia tranz te mos ndalet,..show vazhdon

    Mjer populli,..qe rri duar kryq,..nga ca te pa-udhe dhe nuk regon

    Reply to this comment
  14. syri October 7, 09:22

    Jepen shume mendime ne komentet per artikullin e B.Islami! Sigurisht eshte e drejte e lexuesit te jape mendime bile edhe se si te qeverise Rama apo sa mire ka qeverisur Saliu! Por te ben pershtypje dicka -disa nga shqiptaret komentues jane gjysem analfabete!

    Reply to this comment
  15. Detari October 7, 16:52

    Me gjithe respektin per Ju z.Bedri,po shoreh edhe une ate ate qe mendoj se eshte shkaku I vetem I gjithckaje qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi,dhe ne cdo shoqeri ….Drejtimi.Drejtimi I shtetit ,I shtepise ,iluftes dhe I cfardo njesie organizative ,eshte kushti I vetem per te arritur rezultatin e nevijshem…..Cfardo shkaqesh qe mund te nxiren per mos realizimet ,jane vetem justifikime… Arsyet e deshtimit te kesaj qeverie ,si dhe te qeverive te Qoftelargut(une nuk do ta quaja deshtim te qeverisjes,por strateggi te qeverisjes)jane te shumta,por ato kane nje emer te perbashket-mashtrimin.Nga 1990 dhe ne vazhdim ka te njejten menyre qeverisje ,me ndryshime ,por jo themelore…: Pushteti per vete ,“shteti” per te gjithe……Rrotacini ne qeverisje u perdor per xhvatur sa ma shume nga viktima e tyre ,populli dhe pasurite e tij…”Balta”qe eshte hedhur mbi kundershtarin politik ka qene si testamenti I “xhaxhit “ Ramiz ku thote:”….mbajeniI pushtetin me cdo menyre,po qe nevoja edhe me force ,ashtu sic vepruame ne ne rinine tone…dhe na shani me themel e cati qe t’ju besojne nderkombetaret …”;kujto perqafimet e Amos me Berishen……Nuk eshte shaku pa aftesia,as pamundesia e drejtimit te shtetit .Shkaku eshte se popullit I eshte marre pushteti …Listat e”perfaqesuesve “ te popullit ne qeverisje I kane bere partite politike .Ato jane mbushur me gankstere dhe cdo lloj tjeter, por jo me njerez qe do te punojne per popullin …Partite politike ndertuane nje Kushtetute dhe nje Kod zgjedhor per vete….Keshtu votat e popullit e kane cuare ujin ne “mullirin” e partive politike,qe “bluajne “vetem per ato…..Gjithcka eshte bere me bekimin e nderkombetareve….Vetingu ,qe nuk me duket se do te kete rezultat,eshte hapi i pare shume irendesishem.Por kryesorja jane demokratizimi I partive politike(tani ato jane banda gankstersh),dhe demokkratizimi I legjislacionit(Kushtetuta,Kodi zgjedhor dhe me radhe……) Nese jo ,na ka marre me nder m……kembet…..

    Reply to this comment
  16. Zagoriti October 9, 11:19

    Ky presion pozitiv duhet mbajtur kostant per qeverine ,nje pershendetje shkon per analistin B.Islami.Problemi eshte cfare duhet te ndryshoje kjo qeveri ne prioritetet e zhvillimit te ekonomise .Ku duhet ti investoje 500 milion euro ne vit qe te kemi impakt zhvillimi me te madh.Si jane investuar per vitin 2018 e cili ka qenur rezultati.Cilat jane profesionet e kerkuara e si u pergjigjet shkolla formimit te tyre.Duhen analiza e sugjerime konkrete nga specialiste te fushes se ekonomise.Turizmi si lokomotive zhvillimi per te gjithe deget e tjera si rritje punesimi duhet te paraprije.Difektet e ketij viti duhet te analizohen e permiresohen.Ndryshimi i kodit te punes duke percaktuar pagen orare e ditore minimum eshte i domozdoshem sepse ne firmat private punohet 26 dite e paguhen per 22 dite ne muaj po keshtu punohet dhe ditet e festave zyrtare pa pagese.I nspektoriati i punes ne ministrine e financave nuk kryen detyren per te cilen paguhet.Duhet me program qeverie te filloje ngushtimi i diferencave midis shtresave te popullsise.Nuk mjafton rritja ekonomike e cila perfundon e gjithe ne xhepat e shtreses se pasur. 90 perqint e votusve te kesaj qeverie jane shqiptare te varfer.

    Reply to this comment
  17. Krist October 9, 15:32

    More miq,a e dini se ku eshte zhdukur Sevo Tarifa,se i biri ka disa dite qe nuk po shkruan (derdellis),ne kete gazete????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim