Shpresa ime s’humb, se do të ketë një gjyq në fund, e mira do shpallet Mbret

October 16, 2018 11:08

Shpresa ime s’humb, se do të ketë një gjyq në fund, e mira do shpallet Mbret

Vargje të zgjedhur

 

Vdes në puthjen tënde…

Unë vdes në puthjen tënde,

po puthjes nuk i ndruhem,

se jam një flakëz hëne,

venitem-por nuk shuhem.

 

26.08.1999

 

Gjendet e vërteta…

Këndova nga zëmra,

né një shkretëtirë,

dhe vargu-dhe kënga,

m’u bënë xhevahirë.

 

Këndova gjithë jeta,

këputa zinxhirë,

gjëndet e vërteta,

dhe né shkretëtirë!

3.11.1999

 

Mbi një zjarr të tretur…

Kur shuhet një zjarr,

mbetet një dorë hi,

kur shuhet një zjarr,

dhe një dashuri.

 

Mbi një zjarr të tretur,

mos u lodh më kot,

se hiri i mbetur,

zjarr nuk bëhet dot!

 

2.11.1999

 

Çasti…

O çast që më ke ikur,

o çast që prapë më vjen,

më lë qiri të fikur,

pastaj vullkan më gjen!

 

27.08.1999

 

Frymëzim biblik…

Zoti im-e s’ka më tjetër,

më largo nga çdo gënjeshtër,

mos më bëj Mbret me thesar,

as të varfër gjynahqar…

 

Më jep Ti-o Zot i ndritshëm,

veç ushqimin e përditshëm…

 

8.09.1999

 

I drejti…

I drejti pa ndrojtje,

duhet të bërtasë,

të mbrojë memecin,

që nuk mund të flasë.

 

Të kalojë çdo ditë,

në provën e zjarrit,

në krahë të të mjerit,

dhe të nevojtarit.

 

8.09.1999

 

E mira do shpallet Mbret…

Dhe fituan të pabesët,

dhe u shtypën të pabesët,

nga kjo luftë e kjo përpjekje,

shpresa u plagos për vdekje.

 

U plagos e u hoq zvarrë,

po akoma s’është vrarë…

 

Pak kanë mbetur-shumë kanë ikur,

shumë kanë rënë e pak janë ngritur,

lufton drita errësirën,

lufton e keqja të mirën.

 

Po shpresa ime nuk humb,

se do ketë një gjyq në fund,

paskëtaj do hapen retë,

e mira do shpallet Mbret.

 

Sërish do rilindi jeta,

e drejta dhe e vërteta,

do shfarosen të këqijtë,

matrapazët-fajdexhinjtë.

 

Kur të bjerë vetëtima,

minjtë do futen nëpër vrima,

gjithë ç’duken të paprekur,

do të luten për të vdekur!

 

Kur të ngrihet gijotina,

do t’i shihni këta “trima”.

 

21.10.1999

A.DUKA

October 16, 2018 11:08
Komento

5 Komente

  1. Moisiu October 16, 14:01

    Enderro o Duke enderro,
    enderra me gijotine shiko,
    si Don Kishot me mullinj ere,
    je dhe ti fiks kesaj here,
    kupto kaq gje or idiot,
    qe gijotina me s’vjen dot’
    zgjohu nga enderrat or poet,
    dhe jeto ca kete realitet,
    shkruaj ato qe sot shikon,
    boll me pras po fluturon,
    gijotin shih ne enderr prap,
    dhe ec i shkruaj, o i teri trap.

    Reply to this comment
  2. M.Hajati October 16, 19:14

    Po kush Moisi je ti qe nuk te njeh njeri.Duken e njohin me emrin Arben.Asht i vetmi qe vargezon cdo dite rrealitetin me shume vertetesi qe nuk ka roman,novel,skice e me the e te thash, apo ndonji variant letrare tjeter qe ta qendis rrealitetin sic e qendis ne varg poeti i sipkatun plot talent e teper i nderuar A.Duka.

    Reply to this comment
  3. 01 vlora October 16, 19:42

    O Moisi Çfarë te ka bere Arbeni?.?.?.nuk kuptoji cfar llumi ka kjo toke.??

    Reply to this comment
    • Artemisa October 17, 01:26

      T’a them une cfare ka bere Arbeni.
      – Ka lepire Edvinin dhe PS ne te gjithe trupin.
      – Ka zbrazur edhe ato pak gram tru nga koka e shume njerezve qe kuptojne vetem bejtet.
      – Ka zgerdhire dhe bere te “lumtur” rilindjotet, te cilet pas leximit ndiheshin edhe te ngrene edhe te bukur.
      – Ka trullosur pensionistet, te cilet e ndjekin mbi 80%.
      – Ka jetuar gjithe keto vite vetem duke share Saliun, prandaj te jesh i sigurte se me shume se Arbeni askush nuk do qe Sala te rroje sa me gjate, pasi Beni humb buken e gojes.

      Reply to this comment
  4. pelivan October 17, 04:00

    shkruab Ben Duka,
    tutje dhe nje far Mutsiu…. e,ç’nagjeti o fshat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*