Shqipëri-Greqi, “hartë rruge” për zgjidhjen e kontesteve

June 6, 2016 12:36

Shqipëri-Greqi, “hartë rruge” për zgjidhjen e kontesteve

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të mira dhe të dyja vendet kanë vullnet për zgjidhjen e çështjeve në rrugë europiane. Kështu kanë lënë të kuptohet dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, i cili po viziton sot Tiranën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Bushati ka deklaruar se, është diskutuar për një sërë çështjesh, që variojnë nga ato që e kanë origjinën tek Lufta II Botërore e deri tek ato aktuale dhe që i përkasin së ardhmes europiane të përbashkët.

“Kemi këmbyer disa ide për të shkuar drejt një platforme të përbashkët për të zgjidhur çështjet dypalëshe që janë në tryezë dhe më vjen mirë të them që kemi rënë dakord për një mekanizëm të përbashkët, i cili do të mblidhet në mënyrë periodike për të gjitha çështjet”, ka thënë mes të tjerash Bushati.

Ai ka bërë me dije se me homologun helen janë fokusuar tek mënyrat se si do t’i zgjidhim këto çështje. “Në idetë e shkëmbyera me mikun Kotzias kam vënë re se ka shumë të përbashkëta dhe vullnet për të ecur përpara. Kemi rënë dakord për një hartë rruge”, ka shtuar Bushati.

Ai ka theksuar se, marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë janë komplekse, por me potencial shumë të lartë bashkëpunimi. “Me Greqinë kemi një partneritet strategjik, por edhe një potencial të madh që duhet ta shfrytëzojmë”, ka shtuar Bushati.

Edhe Kotzias, nga ana e tij, ka shprehur gatishmërinë e Athinës që të zgjidhim bashkarisht problemet dhe të ecim më tutje.

“Kjo është filozofia jonë e përbashkët, sepse duhet t’i zgjidhim problemet ekzistuese dhe të shohim drejt së ardhmes. Ne mendojmë t’i zgjidhim me kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit, pra me kulturën europiane. Propozimi i Ditmirit për një hartë rruge dhe përcaktim kohor është i mbështetur në instrumentet e BE dhe ne duhet ta ngremë këtë peshë institucionale dhe të mbarojmë me problemet që mbarim nga e shkuara dhe të procedojmë me anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit”, ka thënë Kotzias.

Ai ka shtuar se, Greqia e do Shqipërinë në BE dhe do të jetë përkrah saj për çdo gjë që do t’i nevojitet drejt BE-së”. Më tej dy ministrat u janë përgjigjur pyetjeve të mediave.

June 6, 2016 12:36
Komento

3 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 6, 13:02

    dhe një herë e njëjta histori!!
    bla,bla,bla asnjë fjalë për atë që është biseduar!!
    sigurisht që duhet të presim këthimin e ministrit grek në atdheun e tij për të marrë vesh sa na i ka futur!!me siguri që ministrit tonë dhe kryeministrit pallosh i ka leverdisur si gjithnjë!!
    ajo lojë,ai teatër patriotik para takimit ka qënë si gjithnjë një shashkë për të përfunduar me marrveshje për interes të greqisë dhe interes të pushtetit të qelbësirës së radhës që sundon në shqipëri!!
    përmëndja e shpeshtë e BEsë nuk është një ogur i mirë për fatet tona!!BE përmëndet sa herë që këta ndyrësira shesin shqipërinë!!përmëndet gjithnjë kur na kanë tradhëtuar,kur na kanë dhënë për një karrike!!
    qelbësir bushati mos më fol për motin dhe sallatë me sallator!!fol për atë që folët direk dhe jo fjalë pa asnjë lloj kuptimi!!
    je ministri i jashtëm i shqipërisë dhe jo nostradamusi!!
    ndyrësirat e radhës që na tërhiqni për hunde ne popullit idiot por të nderuar shqiptar!!
    sidoqoftë nuk kemi kohë të merremi me ju!!
    kemi kampionatin europian përpara,pas tij pushimet e verës dhe në vjeshtë zgjohemi brënda kufirit gërk!!nuk do të ketë më doganë kapshtice por doganë peqini!!
    flini njerëz flini!!
    rroftë rilindja që do ta çojë kufirin mbi shkumbin!!

    Reply to this comment
  2. Arber June 6, 14:10

    Llafe, llafe, llafe… Nese Bushati pranon varrosjen e “eshtrave” te ish ushtareve greke ne token shqiptare, ka hapur varrin e vet me turp dhe urrejtje!

    Reply to this comment
  3. # June 6, 19:14

    hartë rrugëtimi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*