Shqipëri-Holandë, të tjera operacione pas arrestimit të grupit “Bajri”

September 26, 2018 14:14

Shqipëri-Holandë, të tjera operacione pas arrestimit të grupit “Bajri”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka marrë pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që po zhvillohet në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.

Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës, Erik Akerboom, të cilin e falenderoi për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”. Operacion ky që goditi një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë.

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet.

Në operacionin Oaz të zhvilluar nga Policia e Shtetit, prokuroria, shërbimet partnere dhe Shërbimi Informativ Kombëtar u arrestuan 11 persona, të akuzuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

o.j/dita

September 26, 2018 14:14
Komento

1 Koment

  1. kujtese September 26, 16:34

    Ku eshte lajmi ketu???? Gjepura gazeterske vetem hamendje deri genjeshtra…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin