“Shqipëri-Izrael”, përfundon mes drithërimave pjesa e parë

September 7, 2018 21:40

“Shqipëri-Izrael”, përfundon mes drithërimave pjesa e parë

Shqipëria po luan në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e cila është e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, me kuqezinjtë që në fund kishin mundësinë të shënonin.

Në minutën e pestë vjen rasti i parë. Nga një goditje këndi, izraelitët shfaqen të rrezikshëm në zonën tonë, shpëton Strakosha.

Kundërpërgjigjen kuqezinjtë, ku Guri brenda zone në minutën e 7-të gjuan, por pret portieri mik.

Në minutën e 31-të miqtë i afrohen golit. Janë dy gjuajtje të izraelitëve që drithërojnë kuqezinjtë, por Strakosha pret në të dy rastet.

Sërish Strakosha bëhet hero, pasi korrigjon gabimin e Gjimshitit. Mbrojtësi kthen gabimisht një top mbrapa, aty ku njëri prej lojtarëve izraelitë për pak sa nuk përfiton, por “gardiani” kuqezi me fat i mohon golin.

Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Memushaj nuk përfiton nga një rrëmujë në zonë.

o.j/dita

September 7, 2018 21:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*