Shqipëri-Japoni paketë të përbashkët turistike/ 4 qytetet që u panë (Foto)

November 24, 2017 14:12

Shqipëri-Japoni paketë të përbashkët turistike/ 4 qytetet që u panë (Foto)

Këtë fundjavë Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një udhëtim familjarizues me një grup të rëndësishëm gazetarësh e mediash japoneze.

Ata vizituan disa nga atraksionet turistike të vendit si Shkodra , Kruja , Tirana , Berati dhe Durrësi .

Në sajë të një bashkëpunimi të AKT me Ambasadën e Shqipërisë dhe asaj së Kosovës në Japoni u realizua ky udhëtim disa ditor në të dyja vendet tona, duke synuar për të ardhmen në një paketë të përbashkët turistike .

Gjithashtu u realizua një drekë pune me praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Turizmit z.Ardit Çollaku, Ambasadorit Japonez në Shqipëri, atij shqiptar në Japoni dhe grupit të gazetarëve japonezë ku u diskutua mbi përshtypjet që të ftuarit patën në Kosovë dhe Shqipëri.

Ata zgjodhën disa mënyra të tjera për bashkëpunime në mënyrë që të pasqyrohet sa më shumë dhe më mirë turizmi shqiptar në tërësi në mediat japoneze.

November 24, 2017 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*