Shqipëri-Kosovë, mbledhja e dy qeverive javën tjetër, fond për Preshevën

January 5, 2014 18:13

Shqipëri-Kosovë, mbledhja e dy qeverive javën tjetër, fond për Preshevën

Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen javën tjetër në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit. Ashtu siç bëri të ditur në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama në këtë mbledhje, pritet të diskutohet edhe për akordimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, për ngritjen e një materniteti në këtë zonë. Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e ka konfirmuar edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Derisa krijimi i këtij fondi është mirëpritur nga liderët politikë në Luginë, për analistët kosovarë shihet si një “kundërpërgjigje” e fondit serb në Kosovë.

Për kryetarin e Asamblesë Komunale të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili njëherësh është edhe lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik, krijimi i këtij fondi është i vonuar por i mirëseardhur. “Më mirë vonë se hiç”, deklaroi Musliu, sipas të cilit, “Ky fond mos të jetë vetëm për një vit por të ketë jetëgjatësi”.

Derisa veriu i Kosovës, sipas tij, e ka një fond të tillë që e ndanë Serbia, pse mos ta kenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, që e ndanë Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Sipas tij, deri më tash nuk kanë pasur asnjë lloj ndihme as nga Shqipëria e as nga Kosova. Ai ka thënë se ky fond duhet të legalizohet dhe të jetë i rregullt.

Ndërkohë sipas analistit Fadil Lepaja krijimi i këtij fondit do të dukej si një fond paralel, i ngjashëm me atë që Serbia tashmë e ka në Kosovë.

Se çka synohet me këtë fond, dhe cilat do të jenë objektivat e tij, sipas tij, kjo nuk është e qartë ende, por përmendet ndihma për popullin e Luginës.

“Unë mendoj se kjo megjithatë nuk do të jetë një “kundërpërgjigje” fondit serb në Kosovë, sepse ata nuk do e legjitimojnë asnjëherë këtë me norma ligjore ashtu si është vepruar në Kosovë. Pra, për mendimin tim krejt kjo paraqet një përpjekje për me e legjitimuar fondin serb në Kosovë, në njëfarë mënyre për të thënë se nuk është bërë asnjë lëshim parimor”, shprehet Lepaja.

Sipas tij, Shqipëria duhet të bëjë presion politik bashkë me Kosovën, që të drejtat e shqiptarëve në Luginë të rriten, dhe që Serbia të krijojë një fond të veçantë për ata, e jo të krijojnë fonde me objektiva të paqarta dhe për marketing politik.

“Banorët e Luginës janë qytetarë te Serbisë, dhe atje paguajnë tatim. Nga kjo del e drejta e tyre që shteti serb të ndajë fonde të veçanta për zhvillimin e tyre. Rrëshqitja në veprime të pamatura politike mund të jetë një përshtatje dhe një legjitimim i kërkesave serbe për ndërrim territoresh. Shpresoj që “të dy qeveritë” ta kenë menduar mirë terrenin në të cilin po hyjnë”, ka thënë Lepaja./Zeri

January 5, 2014 18:13
Komento

2 Komente

  1. . January 5, 20:43

    *******************************************************************************************************

    Bravo Z.Rama, i vetmi politikan qe shpreson Shqiperia ….

    Z.Rama, nese nuk realizon ato qe ke premtuar popullit …. denimin apo arrestimin e Atyre apo Ate qe vodhi dhe vrau Shqiperine “ANTI NJERIUN E VITIT” shpejt do largoheni.

    Populli kerkon burg per kriminelin dhe nxitesin e gjithe te keqijave qe i ka bere Shqiperise – s-Ali Bishen.

    ********************************************************************************************************

    Reply to this comment
  2. VL.HAS. January 6, 11:25

    Neve ketu , ne kufi me Kosoven sikur na i zgjatet veshet ! Te shofim se cfare te mirash do na sjelli kjo mbledhje per shqiptarine . Me e rendesishme eshte se duke u mbajtur ky takim ne shtepine Lidhjes ,ne Prizerenin historik , aty ku u mblodhen patriotet e medhenje me Abdyl Frasherin e Ymer Prizerenin ne krye , shpresojme qe dhe qeveritaret aktual e te dy shteteve shqiptare te marrin nga patriotzmi i tyre per te ringjallur me me force si ne Shqiperi , Kosove , Diber e Madhe ,Tetove , Kercove Shkup e…..ato ndjenja te zjarrta qe i karakterizuan ata ne ate periudhe te rende roberie , per ta bere Shiperine ashtu siq e deshi Samiu ,vellai , i Naimit dhe i Abdylit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*