Shqipëri-Kosovë pranë marrëveshjes për pensionet

October 31, 2017 20:15

Shqipëri-Kosovë pranë marrëveshjes për pensionet

Shqipëria dhe Kosova pritet të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për pensionet.

Gjatë një takimi të martën, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi biseduan lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për të drejtën për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Reçica e falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhënë Kosovës. Ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Reçica, për përgjegjësitë e marra, bën të ditur njoftimi për shtyp i MPMS-së.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për fushëveprimin e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

October 31, 2017 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*