Shqipëri – Moldavi 2-0

June 12, 2019 00:12

Shqipëri – Moldavi 2-0

Një fitore e rëndësishme ajo e kombëtares shqiptare në Elbasan Arena kundër Moldavisë.

Suksesi ndaj Moldavisë erdhi vetëm në pjesën e dytë, por që vlen tre pikë dhe lejon Shqipërinë të ëndërrojë, .

Në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Edi Reja kishte bërë ndryshime të mëdha në krahasim me takimin e humbur në Islandë. Jashtë loje ishin: Kastriot Dermaku, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi.

Nga minuta e parë rikthehej Mërgim Mavraj, që mbante dhe shiritin e kapitenit, Ylber Ramadani, Ergys Kaçe, Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni.

Gjashtë të tjetër të pandryshuar, skema po ajo, 3-5-2, me Hysajn dhe Lenjanin që vepronin nga krahët.

Në pjesën e dytë, Reja bëri ndryshime.  Sadiku dhe Lenjani u zëvendësuan nga Cikalleshi dhe Roshi. Kështu në minutën e 66-të, Cikalleshin shënon, gol i cili pasohet nga një tjetër i Ylber Ramadanit.

Tashmë, pas 4 ndeshjes, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja janë në vendin e tretë në grup me 6 pikë. Kryesojnë në kuotën e 9 pikëve tre ekipe, Franca, Turqia dhe Islanda.

Për momentin, çdo gjë mbetet e hapur për kombëtaren shqiptare!

e.ll./dita

 

June 12, 2019 00:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*