Nuk mjafton Rama, Norvegjia merr barazim në “Qemal Stafa”

Redaksia Online June 7, 2013 19:36

Nuk mjafton Rama, Norvegjia merr barazim në “Qemal Stafa”

Është ndeshja që miliona shqiptarë mezi e kanë pritur. Shqipëria pret në fushën e saj Norvegjinë, një kundërshtar direkt në rrugën e nisur drejt Brazilit, ku si rrallë ndonjëherë kemi shanse që të prekim ëndrrën e madhe.

Dy sulmues hedh në fushë trajneri italian, ndërkohë që në minutën e parë Shqipëria tenton portën. Mavraj godet një top të ardhur nga Ansi Agolli, por pret portieri norvegjez.

Arbitri skocez i ndeshjes ka ndëshkuar me karton të verdhë norvegjezin Espen Ruud.

Norvegjia synon të luajë me topa të lartë për të vënë në vështirësi mbrojtjen tonë.

Në minutën e dhjetë vjen një rast i mirë për Norvegjinë. Joshua King merr krahun e djathtë, hyn në zonë dhe godet me të majtën, por i besuari i portës, Berisha, grushton i sigurt.

Etrit Berisha largon një top të rrezikshëm në zonën tonë në minutën e 14-të. Shqipëria e kujdesshme në mbrojtjen e goditjeve standarde.

Në minutën e 15-të Shqipëria ka një rast shumë të mirë, kur një krosim në zonë nga Valdet Rama nuk goditet siç duhet nga Hamdi Salihi.

Në minutën e 22-të, Norvegjia synon sërish portën e kuqezinjve, pasi fiton dy goditje këndi të njëpasnjëshme, por mbrojtësit e kombëtares spastrojnë mirë zonën.

Basha ekzekuton një goditje dënimi, të marrë me mjeshtëri nga Cani, por goditja përfundon në duart e portierit norvegjez, pa shkaktuar ndonjë rrezik.

Në përgjithësi kombëtarja nuk arrin të manovrojë mirë në mesfushë, duke synuar kryesisht topat e gjatë.

Mavraj pëson një dëmtim, por pavarësisht preokupimit të stolit të Shqipërisë, ai arrin të rikthehet në lojë.

Norvegjia është pranë golit në minutën e 30-të. Pas një goditje këndi është Henriksen që godet fluturimthi, por topi i kalon pranë shtyllës së portës.

Në minutën e 41-të vjen momenti i shumëpritur. Valdet Rama merr një top i vetëm dhe shënon një gol spektakolar, duke gjetur qoshen e portës, aty ku nuk arrinte portieri norvegjez.

Golit të Ramës i është gëzuar Berisha, kryeministri, që ndodhet në stadium. Ndërkohë pak më herë kryetari i PS kishte shkruar se kjo ndeshje është i vetmi koalicion ku ai është me Berishën.

Topin e parë në pjesën e dytë e kanë shkelmuar nga mesi i fushës shqiptarët. Ndërkohë Norvegjia mori kontrollin e lojës duke tentuar barazimin. Nordikët mundohen të gjejnë hapësira, por mbrojtja kuqezi duket në një ditë të mirë.

Për ekipin norvegjez ka hyrë në lojë edhe Valon Berisha, duke zëvendësuar El Younousssi.

Në minutën e 570të vjen një aksion shumë i bukur i norvegjezëve: Henrikssen kroson në shtyllë të dytë ku gjendet Hogli, i cili me të majtën lëshon një goditje-krosim që largohet në fund nga Mavraj.

Në minutën e 59-të Vila stopon bukur me gjoks një top në hyrje të zonës dhe krejtësisht i lirë godet keq me të majtën. Një aksion që mund të kishte sjellë golin e dytë për tanët.

Dhe sërish pranë golit afrohet kombëtarja e Shqipërisë në minutën e 67-të kur një goditje me kokë përfundon në traversë.

Hamdi Salihi godet me kokë një top të krosuar bukur nga Bulku.

Në minutën e 72-të, Shqipëria humbet sërish një rast të artë. Një goditje dënimi ekzekutohet me një skemë si ajo e aplikuar në Norvegji ndeshjen e shkuar, por Vila godet rrjetën e jashtme.

Në minutën e 73-të, Dallku ndëshkohet me karton të verdhë, i pari për kombëtaren.

Nuk mundojnë rastet për kombëtaren tonë. Në minutën e 77-të, një goditje këndi për pak sa nuk shënohet në gol, por një mbrojtës norvegjez largon topin nga vija fatale.

Në minutën e 78-të vjen një zëvendësim tek Shqipëria: Tefik Osmani zëvendëson Hamdi Salihin. Trajneri De Biazi heq një sulmues për një mbrojtës për të ruajtur rezultatin.

Migjen Basha merr karton të verdhë në minutën e 83-të pasi preku topin me dorë, duke menduar se do merrte një goditje dënimi në favor të Shqipërisë.

Në minutën e 86-të, Norvegjia shënon golin e barazimit nga një pasim që vjen nga këndorja. Lojtari më shtatshkurtër i Norvegjisë, Tom Hogli, barazon rezultatin me një goditje me kokë.

Minute pas minute

PERFUNDON TAKIMI! Pas 4 minutash shtese, arbitri skocez mbyll ndeshjen mes Shqiperise dhe Norvegjise me rezultatin 1-1

94′ – Rasti i fundit per Shqiperine: Rama kroson ne zone tokazi, por Cani nuk arrin te devijoje topin.

91′ – Zevendesimi i trete per Shqiperine: del kapiteni Bulku dhe futet ne loje Hysaj

90′ – Valdet Rama godet nga jashte zone, por topi perfundon jashte pa rrezikuar porten

87′ – NORVEGJIA BARAZON! Pas nje goditjeje kendi, lojtari me shtatshkurter i Norvegjise, Tom Hogli, barazon rezultatin me nje goditje me koke

85′ – Zevendesimi i trete per Shqiperine: Ergys Kaçe debuton duke zevendesuar Vilen

83′ – Karton i verdhe per Migjen Bashen pasi preku topin me dore gjate nje aksioni ne mesfushen kundershtare

80′ – Shqiperia me formacionin 5-4-1. Vetem Edgar Cani ne sulm

78′ – Zevendesim tek Shqiperia: Tefik Osmani zevendeson Hamdi Salihin. Trajneri De Biazi heq nje sulmues per nje mbrojtes per te ruajtur rezultatin

73′ – Armend Dallku ndeshkohet me karton te verdhe. I pari karton per kombetaren tone

72′ – Shqiperia serish prane golit te dyte. Nje skeme perfekte e kombetares sone ne goditje standarte, por topi qe perfundon tek Vila nuk goditet mire nga mesfushori

70′ – Zevendesim tek Norvegjia: Soderlund hyn ne fushe per te zevendesuar Joshua King

67′ – Shqiperia prane golit te dyte! Hamdi Salihi godet me koke nje parabol te larte pas krosimit te Bulkut, por topi devijohet nga portieri Jarstein dhe perfundon ne traverse.

59′ – Vila stopon bukur me gjoks nje top ne hyrje te zones dhe krejtesisht i lire godet keq me te majten nje aksion qe mund te kishte sjelle golin e dyte per tanet

57′
– Nje aksion shume i bukur i norvegjezeve: Henrikssen kroson ne shtylle te dyte ku gjendet Hogli, i cili me te majten leshon nje goditje-krosim qe largohet ne fund nga Mavraj

Ne pjesen e dyte per Norvegjine eshte futur ne fushe edhe Valon Berisha me numrin 11duke zevendesuar El Younoussi

50′ – Norvegjia ka nisur me mire pjesen e dyte. Nordiket mundohen te gjejne hapesira, por kuqezinjte mbrohen mire

45′ – Nis pjesa e dyte e takimit. Topin e pare e luajne tanet

Perfundon pjesa e pare me fitoren e kombetares kuqezi. Valdet Rama ka shenuar golin e vetem te 45 minutave te para te nje ndeshjeje pa nje dominues te qarte

Valdet Rama shenon gol me ane te nje aksioni individual nga krahu i majte. Deperton ne zone dhe godet me te djathten tokazi duke mposhtur portierin norvegjez. Shqiperia ne avantazh ne fund te pjeses se pare

41′ – GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL SHQIPERIA!!!!

40′ – Nje krosim i rrezikshem ne zonen tone nga Bratten, por Mavraj largon rrezikun

30′ – Norvegjia prane golit: Henriksen godet fluturimthi, portopi fatmiresisht perfundon jashte

30′ – Norvegjia prane golit: Henriksen godet fluturimthi, portopi fatmiresisht perfundon jashte

 26′ – Migjen Basha rrezikon porten me ane te nje goditjeje denimi. Pret portieri norvegjez
Nderkohe, Mavraj kthehet ne fushe pasi merr ndihmen mjekesore

25′ – Mergim Mavraj peson nje çarje ne vetull pas nje perplasjeje ajrore. Shqiperia per momentin me 10 lojtare ne fushe. Osmani ne nxemje

24′ –
Shqiperia has veshtiresi ne ndertimin e manovres sulmuese. Deri tani kuqezinjte kane kerkuar topin e gjate

22′ – Dygoditje kendi radhazi per Norvegjine nuk sjellin asgje. Vila dhe Dallku spastrojne zonen duke larguar rrezikun

15′ – Hamdi Salihi
nuk godet aspak mire nje top te krosuar nga Valdet Rama. Sulmuesi shkodran ishte ne pozicion te priret dhe goditja e tij nuk eshte e rrezikshme

14′ – Etrit Berisha
largon nje top te rrezikshem ne zonen tone. Shqiperia e kujdesshme ne mbrojtjen e goditjeve standarte

10′ – Rast i mire per Norvegjine: Joshua King merr krahun e djathte dhe pasi futet ne zone godet me te majten, por Berisha grushton duke larguar rrezikun

5′ – Norvegjia perdor strategjine e njohur: rivenie te gjata anesore qe vene ne veshtiresi mbrojtjen tone.

Qene sekondat e para arbitri skocez ndeshkon me karton te verdhe norvegjezin Espen Ruud per nje nderhyrje te gabuar

1′ – Shansi i pare per kombetaren tone: Mavraj godet me koke nje top te krosuar nga Ansi Agolli. Reagon mjaft mire portieri norvegjez

Gjithçka gati per ndeshjen Shqiperi-Norvegji. Lojtaret zene pozicionet ne fushe ne nje atmosfere festive ne Qemal Stafa

SHQIPERIA

12. Etrit Berisha

2. Admir Teli

4. Armend Dallku

7. Ansi Agolli

8. Ervin Bulku

9. Edgar Cani

11. Emiljano Vila

14. Migjen Basha

15. Mergim Mavraj

18. Hamdi Salihi

20. Valdet Rama

 

NORVEGJI

1. Rune Jarstein

2. Tom Hogli

3. Tore Reginiussen

5. Brede Hangeland

7. Markus Henriksen

8. Havard Nordveit

10. Tarik El Younoussi

14. Espen Ruud

17. Joshua King

19. Ruben Jenssen

21. Daniel Bratten

Redaksia Online June 7, 2013 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*