Administrata, shkarkimet e padrejta thellojnë dëmin në buxhet

January 15, 2019 18:25

Administrata, shkarkimet e padrejta thellojnë dëmin në buxhet

Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna shënuan vlera të larta gjatë vitit 2018 në Shqipëri.

Të dhënat nga portali joqeveritar “Open.Spending.Albania”, që i referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, flasin për 2,595 transaksione të kryera nga janari i 2018 deri në fund të dhjetorit në vlerën e rreth 13,8 milionë dollarëve.

Shpenzimet u përkasin institucioneve shtetërore dhe njësive të qeverisjes vendore dhe u përgjigjen pagesave për zyrtarë që kanë fituar gjyqet pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës për shkarkim të padrejtë nga puna.

Vitit 2018 shënoi një rënie të lehtë të shpenzimeve për këtë kategori në raport me vitin 2017, gjatë të cilit u shpenzuan rreth 14,4 milionë dollarë.

Në pesë vitet e fundit të dhënat flasin se vetëm për shkarkimet e padrejta nga puna nga Ministria e Financave janë paguar mbi 102 milionë dollarë.

Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.

Analistët e pavarur vlerësojnë se në vend egziston ende hendeku midis kuadrit ligjor e politik dhe zbatimit të tij në administratën publike.

Sipas analistëve, administrata publike vijon të karakterizohet nga karriera jo të qëndrueshme, shkallë e lartë e ndryshimeve që pasqyrohet në përvojën e pakët të punonjësve civilë dhe kohë pas kohe shfaqen praktika të këqija, si pagimi ryshfeteve për vende pune, abuzimi me pushtetin dhe ndikimi i politikës partiake në emërimet që nga nëpunësit më të thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë.

burimi: VOA

 

January 15, 2019 18:25
Komento

6 Komente

  1. Adih January 15, 19:14

    Kush e mban pergjegjsine e ketyre miionrave euro shuma te frikshme ,per kete shqiperi te varfer .A e dini se po talleni me pensionistet e mjere ,e te harruar ..Dhe nuk behet fjale , ti zevendesoni keto vende pune , me njerez te kualifikuar ,por me ,vemje partiake tuajat ,qe ju japin voten .Cohuni o popull dhe mos i votoni keto vemje felliqesira e te pa pergjegjshme ..
    Po te ndodhte kjo ne nje shtet normal ne perendim ,,te pakten do te kishte dhene doreheqjen pernjeheresh vete Kryeminstri ,se per ndryshe do fillonin demostradat me te fuqishme se ne France ..

    Reply to this comment
  2. Arben January 15, 19:17

    Populli shqipetar, trim heroik dhe hajdut, po merr ate qe meriton.

    Reply to this comment
  3. Feniks January 15, 20:42

    E dime qe keto 28 vjet pushimet nga puna te punonjesve kane qene gjeja me e lehte per te gjithe drejtuesit shteterore!
    Punonjesit pushohen nga puna pa asnje shkak dhe demshperblimin e paguan shteti!
    Ky ligj eshte bere i tille qe njerezit te pushohen por drejtuesi qe i pushon nuk mban asnje pergjegjesi ne se punonjesi fiton gjyqin!
    Ne se ligji do te ishte,qe drejtuesi qe pushon nje punonjes nga puna,ne rast se punonjesi fiton gjyqin do t’i paguajhe demshperblimin,atehere asnje punonjes nuk do pushohej pa shkaqe ligjore te arsyetuara!
    Pra kjo gje eshte lene qellimisht nga pushtetaret dhe keto i paguan shteti ,qe ankohet se nuk ka leke per pensionistet etj!

    Reply to this comment
  4. jaho January 16, 11:37

    Leket nuk duhet ti paguaj populli, por drejtoret partiak, te majte e te djathte. Nxjerrja e nje ligji per kete qellim, nuk i intereson ketyre flliqesirave qe e kane katandisen vendinne funde te botes.

    Reply to this comment
  5. Endrit January 16, 16:41

    Spiuni Jemin Gjana mburej per shkarkimet qe bente.
    Pse shqetesohen ekspertet. Te pergjigjet ai qe i heq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim