Shumë shpresa te SPAK: Pritshmëritë 2018 sipas DW

January 1, 2018 11:24

Shumë shpresa te SPAK: Pritshmëritë 2018 sipas DW

Seksioni shqip i broadcaster-it publik gjerman Deutsche Welle që transmeton në 30 gjuhë të botës ka bërë një analizë të 2017-s në Shqipëri dhe pritshmëritë për vitin që sapo hyri.

Më poshtë, ecuaria e Shqipërisë sipas stafit të Deutsche Welles, cituar me shkurtime nga Dita:

Ecuria e Shqipërisë në 2017-ën i ngjan një rruge me zigzake, me ecje përpara por edhe kthime pas. Kryefjala e këtij viti është drita e gjelbër për finalizimin e Reformës në Drejtësi dhe dekriminalizimin e politikës.

Procesi i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve tanimë ka filluar. Në muajt e parë të vitit 2018 priten rezultatet e tij që do t’i hapin rrugën ngritjes së Strukturës së Posaҫme Anti Korrupsion (SPAK) në pranverën e 2018-ës, konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) si edhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, me mandat 7 vjeҫar.

Është hapur rruga edhe për skanimin e Policisë së Shtetit dhe administratës publike që fillon në muajt e parë të 2018-ës.

Mungesa e kulturës së kompromisit dhe mbizotërimi i interesave partiake mbi ato të vendit sollën një zvarritje të madhe. Ngritja e ekipit të vettingut mori plot një vit kohë, korrik 2016- korrik 2017 dhe një gjysëm viti u desh për përzgjedhjen e stafit dhe akomodimin e tij në zyrat përkatëse. Refoma në Drejtësi rezulton më e penguara ndër të gjitha reformat e kryera në Shqipëri, në 27 vitet e demokracisë.

Reforma në drejtësi në një rrugë pa kthim pas

Me ngritjen e trupës së vettingut, të KLP dhe KLGJ, reforma në drejtësi në Shqipëri ka hyrë tanimë në një rrugë pa kthim pas.

SPAK ka kompetenca për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin aktiv dhe pasiv në nivelet më të larta, pa kursyer gjithë drejtuesit e shtetit, të qeverisë, parlamentit, deputetë, kryetarë partie, funksionarë të lartë në administratën publike gjatë 26 viteve, që nga viti 1991 e deri më sot.

Kur kjo të ndodhë do të jetë revolucioni i shumëpritur nga qytetarët e thjeshtë dhe forcat politike progresive, që do ta shkëpusë Shqipërinë nga zvarritja për një periudhë të gjatë të ashtuquajtur “tranzicion post-komunist”.

2017- vit zgjedhjesh, elitat politike nuk ndryshuan

Gjatë vitit 2017 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të radhës, zgjedhja e Presidentit dhe zgjedhjet në PD, më të madhen në opozitë në Shqipëri, që nuk sollën ndryshim të elitës politike.

Por zgjedhjet parlamentare sollen ndryshime te thella ne PD dhe grupin e saj parlamentar. PD bojkotoi Parlamentin në mes të shkurtit 2017. Në “Çadrën e  Lirisë” të ngritur në Bulevard, përballë zyrës së kryemnistrit Rama, opozita e drejtuar prej saj kërkoi për 3 muaj rresht dorëheqjen  e Ramës dhe qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një marrëveshje, e arritur mes Kryemnistrit Rama dhe liderit të PD, Basha, në maj, pas ecejakesh të pasuksesshme të politikanëve të lartë të Brukselit e zhbllokoi situatën. Opozita hyri në zgjedhje dhe bashkëqeverisi për pesë muaj me PS dhe LSI me kryeministër Edi Ramën. Opozita humbi thellë zgjedhjet. PS dhe Rama fituan një mandat të dytë qeverisës.

Protesta 12 javore në „Çadrën e Lirisë” nuk arriti synimet e saj që rezultuan jo në përputhje me vullnetin e  shumicës së zgjedhësve dhe solli ҫarje të thella në PD.  Rizgjedhja e Bashës si kryetar i PD është stigmatizuar si e manipuluar dhe jo demokratike nga një pjesë e mirë e demokratëve.

Rritje ekonomike mbi 4,1 % në vitin 2018

Ekonomia në vitin 2017 përforcoi trendin e rritjes. Sipas një studimi të kryer nga Komisioni Europian (KE) për ekonomitë e vendeve kandidate për anëtarësim, ekonomia e Shqipërisë do ketë tregues pozitivë që garantojnë një rritje ekonomike më shumë se 4 % në vitin 2018.

Stabilizimi i pritshëm në tregun botëror i çmimeve të naftës, që Shqipëria e eksporton dhe rritja e turizmit do të jenë sipas ekspertëve të KE baza e rritjes së të ardhurave valutore. Me ndikim pozitiv janë reformat në mbështetje të biznesit dhe ajo në Drejtësi. Por pengesë madhore për zhvillimin e ekonomisë shqiptare mbetet mungesa e sigurisë lidhur me pronësinë mbi tokën.

Pritshmëri në vitin  2018

Viti 2018 do të fillojë me protestën e paralajmëruar të opozitës për të rrëzuar qeverinë Rama 2. “Nisja konfliktuale e jetës politike është ndoshta rezistenca e fundit që bën elita e vjetër politike dhe segmentet uzurpuese të demokracisë hibride në Shqipëri. Shpresoj të jetë kapitulli i fundit për korrupto-politikën, që mbajti vendin dhe qytetarët e Shqipërisë në stanjacionin e një periudhe që është pagëzuar si “tranzicion post-komunist”, thotë për DW, Aleksandër Çipa.

Shqipëria pret vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit në 6 mujorin e parë të vitit 2018. Rezultatet në reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin e politikës janë vendimtare për një vendim pozitiv, që nëse ndodh, do ta bëjë vitin 2018 të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe të BE.

DW

January 1, 2018 11:24
Komento

11 Komente

  1. Syrja Qarri January 1, 13:02

    Nje mut ka per t’u bere, vetem se me i madh se c’ishte.

    Reply to this comment
  2. Adih January 1, 15:02

    Jemi optimiste qe Shqiperia do shkoje ne nje rruge te re .

    KA ARDHUR KOHA ; FATET E VENDIT ;TI MARRIN POLITIKANE TE RINJ FORCA TE REJA POLITIKE ;E ; MBI TE GJITHA ME IDEALE PRO PERENDIMORE : . Kjo fale eksperiences me keqeardhje ,,qe po ndodh ,pothuaj ne te gjithe vendet e lindjes ,ku sot jane ne BE :Natyrisht kjo eshte pozitive per shqiptaret e ndershem 95% te popullsise .Tranzicioni post komunist ,i ka prishur shume gjera per zhvillim Shqiperise .Vjedhja ne menyren me brutale e pronave ,nga buldazeret bolshevike e anti demokrati ,ka penguar investimet si nga njerezit e ndershem ne shqiperi ,po ashtu invesitoret e huaj serjoze .Nga statistikat , jane rreth 6000 te vrare ,per problemin e pronave ,pa harruar shkeljen e kushtetutes diten per diell nga kryeministrat LSI ; PD E PS . Ku viktimat ja kane kaluar diktatures se Enverit (babait te tyre shpirteror).Te gjithe ne rresht per nje kondra zhvillimit dhe vjedhjeve galopande qe kane bere ne te gjithe teritorin, sidomos ne bregdet si ne mall te babes .Eshte per te qeshur e per te qare ,ku kryeministri i sotem interesohet me fjale gjoja ??!! ,per vettingun ,ku ai shkel Kushetuten e vendit.Fillojeni VETTINGUN nga keta bolshevike ,e pastaj dilni nga gjygjtare e prokurore (lengoj te tyre )qe pervec perfituan me te pa drejte ,ku sot do pergjigjen .Sic e dime te gjithe eshte tallur me kete popull . Ku Sali Berisha prenoncohet e thote ,une nuk i kam as edhe nje borxh STRASBOURGUT ,ku dihet eshte paguar me taksat e popullit te varfer miliona ne Euro kondra shtetit shqiptar .Pamvaresisht nuk kane dale ende mbi 80 % te dosjeve qe jane ne pritje ne kete gjykate te te drejtave te njeriut Strasbourk . Jane shume pronare te tjere qe ,presin ti mbarohet gjygji ne shqiperi ,ku ka mbi 10 vite qe sorollaten neper gjykatet Shqiptare me koshjence nga banditet politikane .
    PA PERGJEGJSHMERIA E KETYRE POLITIKANEVE TE TRANZICIONIT POST KOMUNIST DUHET TE MARRE FUND.

    Shqiperia eshte ne rrezik te falimentimit total ,nga gjykata e strasbourgut ne qofte se
    NESER DO HAPTE RUBINETIN::,

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 1, 15:40

    Pse e gjith kjo lufte u be vetem per nje m…..t si flet keshtu.! Bota eshte ngritur ne kembe per ta ber shqiperin se m….t ishte ne keto 27 vjet.!
    Me duket shume e qyditshme.Ndersa une besoi shum qe rruga e drejtesise nuk ka kthim prarap.

    Reply to this comment
    • Cimi nga belshi January 2, 13:19

      Shqiperia mut ishte,por tani do te behet nje mut i madh.e din ate barcaleten ti ?e pyeti mesuesja elbasanllije nxenesin tiranas:-sa bejne dhit ene dhit.nxenesi titanas pergjigjet:–dhit ene dhit bejne nje mut i madh.keshtu ndodh edhe tek ne.dhit njeri e dhit tjetri.por kur dhjet edhe ky LU-ja qelbet dynjaja.

      Reply to this comment
  4. perkthyesi January 1, 16:34

    Shume zhurme, por druaj se do jete per asgje….Ka kaq kohe qe flitet per keto struktura, dhe rezultati eshte ZERO ME XHUFKE! Te ne eshte shume i veshtire zbatimi i ligjit.. Ne se do realizohen keto premtime, pa asnje dyshim do ishte ngjarja me e madhe e ketyre 27 viteve! Megjithate, mendoj se nuk ka vend per entuziazem……

    Reply to this comment
  5. info analitike January 1, 16:40

    Aman shpejt o SPAK se Netit nuk po i durohet, ka filluar dhe te beje tik tak! Eh me kalimin e moshes prostata dhe mendja bejne te veten.

    Reply to this comment
  6. Veting vetetima. January 1, 18:04

    Une jam optimist se Projekti i shkelqyeshem i refomes ne Drejtesi do te arrihet sepse Amerika e mban fjalen qe ka premtuar ! Nuk ka kthim mbrapa ! Pleqte dhe bijte e tyre politikane te tranzicionit 27 vjecar qe kane bere zullume korruptive dhe jane pasuruar me vjedhje, tendera, koncensione, vendime administrative ne favor te tyre dhe familjeve te tyre ! do te kthejne mbrapsh pasurite e vjedhura ! Dhe keto jane 100 ra milione dollare se bashku ! Te pakten keshtu deklarohet qysh prej 1990 ! Populli i di Amerika i di, Evropa i di ! Duhet te bere nje seleksionim i madh i karavidheve ne shporten politike shqiptare te tranzicionit ! Boll me ! 27 Vjet qe keto karavidhe te tranzicionit duan te mbajne pushtet dhe te vjedhin me shume e te shkatrojne me shume popullin shqiptar ! Nuk ka perparim Shqiperia me keto Karavidhe politikanesh te tranzicionit !

    Dje (komunizem) denonin te pafajshmit pa pushtet per fjalen e lire.
    Sot (demokraci) nuk denojne te fajshmit ne pushtet , ku fjala e lire eshte kunder tyre !
    Ky sitem i mos-ndeshkueshmerise te pushtetareve, administratoreve publik e privat qe jane te korruptuar e mbrohen nga Partite politike duhet te shkatrohet !

    Reply to this comment
  7. alphade January 1, 23:49

    Z. Qarri, do te behet ,jo sepse do ta beje elita politike shqiptare ne pushtet porse kete Reforme ne Drejtesi
    e ka marre ne dore “Babushi” i Madh dhe BE-ja. Bota
    Demokratike ka hedhur ” Llovete” dhe prandaj kush
    hedh parate i vjen edhe “gjeli” i Nastradinit. Sa perket
    sulmeve qe banda e Saliut i ben K/ministrit aktual duhet
    konsideruar si nje “Koke Turku” ,sepse kjo bande duke
    e ditur fundin e saj ,burgun dhe sekuestrimin e pasurise se grabitur, po lufton me shpirt neper dhembe per te shpetuar si i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes.Por
    e kane kot . Duket qe arroganca e prepotenca ia ka pshu-
    rrur mendje plakut Mere te Vicidolit dhe i ngjan asaj anek-
    dotes qe kur qenit i vjen ngordhje vete e ben sureen ne
    deren e kishes apo xhamise. Kjo po ndodh edhe me Vici-
    dolasin. Sulmon ambasadorin Lu duke ” lavderuar” presi-
    dentin Trump. Po a ka bythe ku te qendroje kjo ? Kur dihet se ambasadori zbaton, si i derguari direkt i pre-
    sidentit , besnikerisht udhezimet e ketij te fundit,presiden-
    tit. Ky njeri, jo se nuk e di nje gje te tille por kerkon t’i
    hedhe hi syve shqiptareve. Por tash shqiptaret nuk e hane me kokrren e ullirit qe u ofron maloku i Vicidolit !
    Jane mesuar tashme me mashtrimet e Salushit Nje here
    i genjeu fshataret bariu se ujku po i hante delet ,diten tjeter kur ra ujku fshataret nuk e besuan me dhe delet e
    tij ” shkuan per leshin” e Jozit.
    Se fundi,nuk mund te rri pa sqaruar se urrej malokerine e
    Saliserbit dhe kam respekt te thelle per malesoret trima dhe bujare. Jetova midis tyre per shume vite ,i rrerhuar
    me shume dashuri e respekt nga bujaria e tyre.

    Reply to this comment
  8. Jevi January 2, 09:34

    A jemi vone ne rrugen e duhur?Pa tjeter.Qe te kete pritshmeri duhet qe kontrolli te filloj qe nga 1991-shi kur politikanet e “Suksesshem”pa breke ne byth na jane bere me te paswur se sheiket eArabise.Kam frike se do te katandiset kokoshi nje thele,e do te degjojme te denohet ndonje fshatar qe vjedh floririn me gomar.Po ndodhi kjo pa tjeter do te kemi sukses te pa pare.
    Parate e vjedhura dhe korupsioni jane te lira ne mes te sheshit ku i di i madh e i vogel.Pushtetar pa asnje aktivitet vec punes ne shtet sot jane miliardere dhe konkurojne kapitalistet me te medhej ne bote. A do te mundemi valle te plotesohet e drejta per drejtesi ne SHqiperi?Une e shoh shume te veshtire ,per te mos thene e pa mundur.Qe te behet drejtesi duhet te permbyset e gjithe kasta 27-te vjecare ,pra permbysje nga themeli.

    Reply to this comment
  9. xhemal January 17, 20:19

    reforma ne drjtesi rrite shpresen per shqiptaret

    Reply to this comment
  10. xhemal January 17, 20:20

    reform\a eshte ne drjetimin e duhur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*