“Shqipëria, baza e drogës”. Konsullata shqiptare përgënjeshtron gazetën turke

May 25, 2018 12:14

“Shqipëria, baza e drogës”. Konsullata shqiptare përgënjeshtron gazetën turke

 

Konsullata e Shqipërisë në Stamboll ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar në gazetën turke “Daily Sabah”, që shkruante se Shqipëria është baza e furnizmit dhe shpërndarjes së drogës në Turqi.

Sipas kësaj gazete, Shqipëria është vendi bazë për trafikun e drogës së re të quajtur “skunk”, bimë narkotike me prejardhje nga kanabisi.

Konsullata Shqiptare i ka mohuar këto pretendime dhe në një letër dërguar kësaj gazete thotë se “raportet e trafikut të drogës ishin të pasakta dhe kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet turke”.

Në reagimin e Konsullatës së Shqipërisë si kundërpërgjigje për lajmin e datës 23 Maj të gazetës “Daily Sabah”, thuhet se vetëm 3 shqiptarë janë arrestuar në Turqi gjatë muajve të fundit.

Ata janë arrestuar si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve shqiptare dhe atyre turke. Në reagim theksohet gjithashtu se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë çoi në sekuestrimin e 1.1 ton drogë./tvklan

l.h/ dita

May 25, 2018 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*