Eksportuesit shqiptarë: Si bllokohemi në doganën e Kosovës

Edlira Shehu - DITA Ekonomi August 14, 2013 00:35

Eksportuesit shqiptarë: Si bllokohemi në doganën e Kosovës

Në një kohë kur mediat kosovare flisnin për bllokim të produkteve të caktuara nga dogana shqiptare, eksportuesit shqiptar kanë shfaqur të njëjtin shqetësim për autoritetet doganore të Kosovës. Por ata nuk e kanë bërë mediatike cështjen, duke zgjedhur mënyrën zyrtare, ku kanë

 

Në një kohë kur mediat kosovare flisnin për bllokim të produkteve të caktuara nga dogana shqiptare, eksportuesit shqiptar kanë shfaqur të njëjtin shqetësim për autoritetet doganore të Kosovës. Por ata nuk e kanë bërë mediatike cështjen, duke zgjedhur mënyrën zyrtare, ku kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare të ndërhyhet për zgjidhjen e këtij problemi.

Në shkresën zyrtare që disponon gazeta Dita, thuhet qartë se cilat janë pengesat që po krijon dogana e Kosovës, kur nga ana tjetër mediat e Kosovës flasin me të njëjtën gjuhë për doganën shqiptare që ka bllokuar produktin e mishit. Gazeta Telegraf e Kosovës shkrunate dje se Shqipëria ka filluar sërish bllokadën për prodhimet e caktuara nga Kosova. Sipas saj këtë radhë prodhuesit e mishit në Kosovë nuk kanë mundur të eksportojnë prodhimet e tyre në Shqipëri. Shkas për këtë thuhet të jetë mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit në Kosovë, Burim Piraj thotë për  mediat kosovare se Shqipëria aplikon termometrin dixhital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, ndërsa Kosova dhe disa vende të Europës atë mekanike. Ai thotë se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po lejon mishin nga Kosova të futet në vendin e tyre edhe pse mishi i importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Eksportuesit shqiptarë bllokohen në doganën e Kosovës

Por në një kohë kur mediat Kosovare raportojnë këtë problem që ekziston në doganën shqiptare, eksportuesit shqiptar që kanë marrëdhënie me Kosovën, problemin e tyre për doganën e Kosovës e kishin bërë prezent në institucionet përkatëse.

Në këtë shkresë thuhet qartë se po krijohen probleme nga dogana e Kosovës dhe sipas tyre qëllimi i vetëm është të lehtësojnë eksportet për kompanitë serbe, pasi tregu kosovar nuk ka mbetur pa i patur produktet që deri në fillim të gushtit vinin nga Shqipëria. Shoqata e eksportuesve shqiptarë ka specifikuar për institicionet qëndrore shqiptare gjithë problematikën e hasur në doganën e Kosovës që nga data 1 gusht e këtij viti.

Sipas shoqatës së eksportuesve që nga data 1 Gusht 2013 të gjitha automjetet transportuese të mallrave që vijnë nga Shqipëria duhet të ndryshojnë destinacionin e tyre nga distributorët e tyre apo konsumatorët drejt terminalit doganor privat në qytetin e Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinës ku duhet të kryejnë veprimet doganore (zhdoganime etj.). Sipas eksportuesve shqiptare “kjo proçedurë e re, sipas informacioneve që disponojnë, nuk ka si shkak as si qëllim mirëadministrimin e doganës (rritjen e cilësisë së kontrollit dhe eleminimin e shkeljeve doganore) apo/dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj ekportuesve, përkundrazi: efekteve të prejardhura prej kësaj proçedure janë tejet negative për bizneset deri në demotivim të tyre për të vijuar eksportin në Kosovë, madje për disa lloj produktesh (kryesisht materiale ndërtimi) bllokim total të eksporteve, çka passjell edhe uljen e të ardhurave doganore të tyre”. Në argumentet e mëtejshme të eksportuesve shqiptarë thuhet se  “detyrimi i eksportuesve që të dërgojnë automjetet me mallrat e tyre fillimisht në terminalin doganor privat të Prizrenit, Ferizajt apo Prishtinës shkakton humbje kohe për dërgimin e mallrave në destinacionin final1, dhe kosto direkte të transportit”. Po kështu mungesa e kushteve minimale për kryerjen e veprimeve doganore në këtë terminal (nuk ka as bankë aty!) përbën një tjetër kosto shtesë për operatorët tanë eksportues. Nga ana tjetër dërgimi i automjeteve me mallra në destinacionin ‘terminal privat’ në Prizren, shoqërohet edhe me një kosto shtesë të drejtpërdrejtë që është tarifa prej 40 Euro në ditë për çdo kamion.  Këto kosto artificiale të krijuara nga dogana e Kosovës ka sjellë pezullim të dërgimit të produkteve sidomos atyre të ndërtimit në tregun e Kosovës, por jo se ky treg ka mbetur pa u furnizuar.

“Është e natyrshme që ky bllokim i eksporteve shqiptare nuk ka krijuar asnjë lloj vakumi në tregun Kosovar, pasi është zëvendësuar menjëherë nga eksportet serbe në drejtim të Kosovës (të cilat natyrshëm që janë me cilësi dhe çmim më pak të favorshëm)!!. Nga gjithë kjo, nuk ka asnjë përfitim dogana Kosovare as konsumatori atje (përkundrazi). I vetmi i fituar në këtë sipërmarrje është pronari i terminalit privat dhe biznesmenët serb”, thuhet në shkresën drejtuar institucioneve qëndrore shqiptare. E këto në fakt janë probleme të përsëritura që ndodhin në doganën mes dy kombeve që flasin të njëjtën gjuhë, ashtu sic ndodhi me produktin patate, me cimenton, qumështin epo produkte të tjera të të dy tregjeve.

Takimi në ambasadën e Kosovës para katër muajsh asnjë rezultat

Është paradoksale që ky ngërc nuk po zgjidhet. Madje është paradoksale ku vetëm katër muaj më parë në një takim të organizuar nga ambasadori i Kosovës në vendin tonë, ku ishin mbledhur të gjithë, drejtues doganash e përfaqësues të ministrive të dy vendeve u fol që muaji maj do të sjellë unifikm të sistemin doganor, (jo në cmime reference, por si sistem) dhe sot flitet sërish për bllokim produktesh. Biznesi askohe kërkoi heqjen e barrierave për prodhimet kosovare dhe shqiptare, pasi kjo do të rriste shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, si dhe do të unifikonte tregun. Por gjithashtu u dol në një emërues të përbashskët se biznesi duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave dhe bazës ligjore, duke kërkuar një trajtim të barabartë për të gjitha kompanitë e jo sipas interesave të momentit. Gjithashtu u kërkua u kërkua ngritja e një komisioni në nivel teknik dhe të ketë një takim tre mujor për të evidentuar problemet që mund të dalin dhe për të gjetur zgjidhjen para se ato të bëhen mediatike, por as kjo nuk është realizuar sot e kësaj dite. U fol gjithashtu se më shumë se një ngërc doganor, ka probleme monopoli tregu dhe të kulturës së konsumatorit. Kjo ishte  pika që sipas tyre duhet të punohet më shumë në marketing dhe në besueshmërinë që duhet krijuar tek konsumatori për produktet shqiptare apo e anasjellta. Por të gjitha këto argumente mbetën pjesë e këtij takimi, pasi problemi përsëritet sa herë flitet për interesa të caktuara të njërës apo tjetrës palë dhe nuk qenka cështje kulture konsumatori. Ky treg do e paska të vështirë funksionimin e saj normal, për aq kohë sa qeveritë e të dy vendeve nuk do të vendosin qartë rregullat e funksionimit ligjor mes tyre, duke përjashtuar monopolet, apo interesa të momenteve të caktuara.

Edlira Shehu - DITA Ekonomi August 14, 2013 00:35
Komento

3 Komente

  1. meti August 13, 13:16

    nuk dihet ku fle lepuri.ndoshta fle me kopetentin,mafja ska brina.

    Reply to this comment
  2. ilir meta August 13, 13:24

    tash mos na helmoni me mish te prishm kosov kosov pr ishin e dum ne rregull

    Reply to this comment
  3. Gramoz August 14, 18:53

    u haruan dyert e hapura te shqiperise per ta jane te shkuara te haruara tani jane te hapura per mafien serbe por vetem nje gje duhet te kihet parasysh …ne ne shqiperi kemi nje proverb popullor mishin ta ha po kocken do ta le e serbi vellezer te dashur jo vetem mishin qe ju ka ngrene por edhe kocken ju ka dermuar do te na kuptoni por do jete vone serbi me keto ferkon barkun ,,,mjere ai qe nuk kupton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*