Shqipëria, çfarë do të presë nga Samiti i Parisit

July 4, 2016 09:53

Shqipëria, çfarë do të presë nga Samiti i Parisit

Gjashtë vendet e Ballkanit do të mblidhen sot në Paris (4 korrik), për të diskutuar mbi ecurinë e angazhimeve për atë që njihet si “Procesi i Berlinit”.

Janë rreth 150 milionë euro që do të mund të marrin “OK” për t’iu alokuar vendeve të Ballkanit Përindimor. Infrastruktura do të jetë kryefjala e këtij Samiti, i cili ndjek atë të zhvilluar në Vjenë.

Për Shqipërinë do të finalizohet kredia prej 34.5 milionë euro për ndërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe Tiranë – Rinas, që në total llogarit një kosto prej 86.4 milionë euro. Ky projekt është pjesë e Route 2 e Rrjetit të Ballkanit Perëndirmor, që do të lidh qytetin e Podgoricës në Mal të Zi dhe Vlorës në Shqipëri. Është konfirmuar si një zgjatim i rrejtit TEN – T për Ballkanin Perëndimor.

Në Samitin e Parisit pritet të dakordësohet edhe për principet e një tregu rajonal për energjinë, për të cilin është rënë dakord në Bruksel dhe që do të ndihmojë integrimin në komunitetin e energjisë së BE-së. Gjithashtu BE do të ndihmojë edhe në hartimin një masterplani për energjinë e siguruar nga burimet hidro në këtë rajon.

Komisioni Europian ka deklaruar se do të ofrojë rreth 1 miliard euro për axhendën e ndërlidhjes së gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për periudhën 2014-2020.
Në vitin 2015 u akorduan 200 milionë euro për 10 projekte prioritare me vlerë në total në rreth 600 milionë euro.

Në një intervitë, Angelina Eichhorst, drejtore për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, në vigjilje të Samitit të Parisit tha për Shqipërinë : “Unë besoj se partneriteti i Shqipërisë me BE-nëështë intensiv. Ne kemi punuar ngushtësisht gjatë dy viteve të fundit për të siguruar se po ecet në drejtimin e duhur.Shqipëria ka bërë progres ndaj reformave të kërkuara, por ka ende shumë punë për të bërë. Reforma në drejtësi është kyçe, po kështu edhe historiku pozitiv ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ato janë thelbësore për vazhdimin e marrëdhënies në të ardhmen. Miratimi i Reformës në Drejtësi do t’i jepte vendit më shumë garanci, besim në sytë e bizneset dhe të investitorëve. Një sistem drejtësie i ndershëm, një mjedis tërheqës për biznesin, janë tejet të rëndësishme për Bashkimin Europian”./MONITOR

July 4, 2016 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*