Shqipëria nuk duhet ta dëmtojë veten për sytë e bukur të Qipros

April 8, 2020 21:39

Shqipëria nuk duhet ta dëmtojë veten për sytë e bukur të Qipros

Nga Shaban Murati

 

Pandemia e koronavirusit është koha e një mësimi të madh për diplomacinë dhe për qeverinë, që të rivlerësojnë çdo hap, qendrim dhe veprim në marrëdhëniet ndërkombëtare me perspektivën e interesit kombëtar. Pandemia provoi se bota është me individualiste dhe më egoiste nga sa kemi menduar. Parë në këndvështrimin e perspektivës kombëtare dhe të interesit jetik shqiptar duket i pavend dhe i gabuar qendrimi i qeverisë së Shqipërisë për t’iu bashkuar sanksioneve të BE ndaj Turqisë. Njoftimin për këtë akt opinioni publik nuk e mori as nga qeveria shqiptare dhe as nga parlamenti shqiptar, por e mësoi për herë të parë në 31 mars nga përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme, Joseph Borrell. Borrell publikoi një deklaratë të posaçme në emër të BE, ku njoftoi se ndër shtetet partnere, që i janë bashkuar masave restriktive të BE ndaj Turqisë për shkak të veprimtarive të saj eksploruese në Mesdheun Lindor, është edhe Shqipëria.

Thënë shkurtimisht, në datën 27 shkurt 2020 Këshilli Europian miratoi vendimin për masat restriktive, (sanksionet), ndaj Turqisë për veprimtaritë e saj eksploruese në Mesdheun Lindor. Turqia po zhvillon eksplorime për burime energjitike në pjesën e zonës ekonomike ekskluzive qipriote, që i përket Qipros turke ose Republikës Turke të Qipros Veriore, që i ka dhënë lejen kërkimeve turke. Qipro, anëtare e BE, ka protestuar në BE dhe gjithandej, sepse e quan të drejtën e shfrytëzimit të gjithë zonës ekskluzive ekonomike qipriote si një e drejtë vetëm e Qipros greke, një pretendim i paligjshëm ky, sepse shfrytëzimi i pasurive ujore e nënujore në zonën ekonomike dhe në shelfin kontinental qipriot është e drejtë e barabartë e përbashkët e qytetarëve grekë dhe turq të ishullit. BE, e cila e anëtarësoi Qipron greke ose gjysëm shtetin qipriot në vitin 2004, duke bërë një gabim të paprecedent strategjik dhe destabilizues në rajon dhe duke vonuar zgjidhjen e çeshtjes qipriote, u nis nga objektiva meskine afatgjata që gjysëm shteti qipriot si anëtar me të drejtë veto të bëhej bllokadë në BE për anëtarësimin e Turqisë, e cila kishte kërkuar zyrtarisht që në vitin 1983 të bëhej anëtare. Në këtë kuadër duhet parë edhe mbështetja, që BE po i demostron tani Qipros greke, me sanksionet ndaj veprimtarive eksploruese të Turqisë në pjesën e zonës ekonomike ekskluzive, që ndodhet në Republikën Turke të Qipros Veriore.

Hapi i Shqipërisë për t’iu bashkuar për hatër të Qipros sanksioneve të BE ndaj Turqisë, shtet anëtar aleat i NATO-s, shtet kandidat i BE dhe një nga aleatët më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, vërtet të le me gojëhapur për dy arsye. Së pari, Turqia është aleati më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në Ballkan, që e ka mbështetur më shumë se cilido shtet tjetër në rajon pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Së dyti, aktin qeveritar shqiptar e bën më absurd koha e epidemisë së koronavirusit kur është miratuar. Në tronditjen e madhe të karantinës kombëtare dhe të panikut, që përfshiu popullin shqiptar nga epidemia e paparë botërore, Turqia ishte shteti i parë nga të gjithë anëtarët e OKB me të cilët kemi marrëdhënie diplomatike, e cila dërgoi me shpejtësi ndihma mjekësore dhe autoambulanca në Shqipëri. Në errësirën e egoizmit moral, diplomatik dhe gjeopolitik, ku u zhyt sistemi ndërkombëtar i shteteve me koronavirusin, ku BE refuzoi të ndihmonte edhe Italinë, kryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, i tregoi shpresën popullit shqiptar me garancinë, që kishte marrë nga Turqia. Në datën 19 mars kryeministri dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, bëri deklaratën dramatike se “nëse bota përmbyset, Shqipëria e ka garancinë nga Turqia”. Kjo ishte prova e dytë e madhe e solidaritetit vëllazëror të shtetit turk ndaj Shqipërisë në kohë emergjencash tronditëse kombëtare. Jo shumë larg, por në tërmetin katastrofal të 26 nëntorit 2019 pamë provën e parë të madhe të këtij solidariteti me vepra në kohë fatkeqësish të papërballueshme kombëtare, kur Turqia u ofrua e para me ndihma dhe nënshkroi me qeverinë e Shqipërisë marrëveshjen shtetërore për ndërtimin e 500 banesave falas për Shqipërinë për të strehuar banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit dhe të nevojave ekstreme shqiptare për ndihma shfaqet sa i befasishëm, aq edhe absurd, gabimi i Shqipërisë, që rreshtohet me sanksionet e BE për sytë e bukur të Qipros, siç thotë një shprehje ironike e popullit tonë. Qipro-një shtet, që nuk ka asnjë lloj relevance për interesat kombëtare e jetike të Shqipërisë. Një shtet, i cili ndër pesë shtetet e BE, që nuk e njohin Kosovën, ka qenë më i egri duke arritur në idiotizma zyrtare me deklarata që “edhe Zoti po t’u thotë, Qipro nuk do ta njohë Kosovën”. Normale pyetja e çdo lexuesi, studjuesi dhe diplomati se përse Shqipëria duhej të bënte këtë gabim dhe midis Turqisë, që po e ndihmon në katastrofat natyrore shqiptare të nëntorit 2019 dhe të epidemise së marsit 2020, dhe Qipros, gjysëm shtetit që ka një politikë të vjetër armiqësore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, të zgjidhte të dytën. Kur Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian, KSBE, në 19-20 qershor 1991 në Berlin, i vetmi shtet që në minutat e fundit u rrek të ndalonte anëtarësimin e Shqipërisë ishte Qipro. Këtë ngjarje e kam përjetuar vetë si anëtar i delegacionit të MPJ të Shqipërisë, që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në konferencën e ministrave të jashtëm të KSBE, që sot quhet OSBE.

Profanë të ndryshëm ose dritëshkurtër, që nxiten nga instikte fondamentaliste fetare, mund të ngrihen dhe të thonë që Shqipëria si shtet kandidat i BE është e detyruar që të bashkohet me qendrimet e politikës së jashtme të BE si ky në rastin e Qipros. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Le t’i shohim gjërat me rradhë.

Së pari, vetë shtetet e BE nuk kanë ndjekur gjithmonë vendimet dhe hapat e BE dhe nuk kanë qenë unikë për politikën e jashtëme. Janë pesë shtete të BE: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, që kanë 12 vjet që vazhdojnë të mos e njohin shtetin e pavarur të Kosovës.

Së dyti, edhe kur Këshilli Europian ka marrë vendime të detyrueshme për gjithë anëtarët në fushën e politikës së jashtme disa shtete anëtare të BE nuk i kanë respektuar ato. Mjafton të përmendim që për sanksionet e BE ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës dhe aneksimit të dhunshëm të Krimesë, kanë qenë zyrtarisht kundër dhe nuk i zbatuan shtete anëtare si Qipro, Greqia, Hungaria, etj.

Së treti, shtetet kandidate të BE, siç janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, ndryshe nga shtetet anëtare të BE, nuk e kanë detyrimin statutor të rreshtimit me politikën e jashtme të BE. Madje vetë BE ka lejuar dhe nuk ka shprehur kundërshtime apo kritika për mosrreshtimin e disa shteteve kandidate me politikën e saj të jashtëme, siç tregon toleranca e BE ndaj Serbisë, shtetit kandidat, që është distancuar më shumë nga të gjthë shtetet kandidate dhe partnere të BE nga qendrimet e politikës së jashtëme të BE. Mjafton të përmendim se Serbia, shteti që ka hapur bisedimet e pranimit me BE, dhe Maqedonia e Veriut, shteti që është kandidat i BE që në vitin 2005, nuk iu bashkuan sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Serbia nuk iu bashkua as vendimit të BE për dëbimin e diplomatëve rusë për shkak të çeshtjes  “Skripal”, as për qendrimin ndaj Venezuelës, as për Ukrainën, etj. Po sjellim shembullin e Serbisë, e cila ka hapur bisedimet e pranimit me BE dhe ka mbyllur disa kapituj të traktatit të pranimit. Sipas një raporti të titulluar “Analiza e rreshtimit të Serbisë me deklaratat dhe masat e politikës së jashtëme të BE”, të hartuar dhe publikuar nga “Qendra e Çeshtjeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë” në Beograd, nga 1 janari i vitit 2019 deri në 30 qershor të vitit 2019 nga 48 deklarata të politikës së jashtme të BE, për të cilat Brukseli u ka kërkuar shteteve partnere që të bashkohen, Serbia është rreshtuar vetëm me 29 prej tyre. Në vitin 2018 rreshtimi i Serbisë me deklaratat dhe me aktet e politikës së jashtme të BE ishte 52 përqind dhe në gjysmën e parë të vitit 2018 ishte 44 përqind. Suzana Grubjesiç, sekretare e përgjithëshme e “Lëvizjes Europiane në Serbi”, thekson se shumica e deklaratave të politikës së jashtme të BE, me të cilat Serbia nuk është bashkuar, kanë qenë të drejtuara kundër shteteve, që nuk e njohin Kosovën. Serbia ka refuzuar të bashkohet me BE në gjitha deklaratat ndaj Rusisë, për deklaratat ndaj Venezuelës, Sirisë, Mianmarit, Iranit, Bjellorusisë, etj.

Çfarë tërheq vëmendjen? Në kohën që Serbia i del kundër BE për hatër të atyre shteteve, që nuk e njohin Kosovën, Shqipëria shkon dhe i del kundër aleatit të vet strategjik, Turqisë, për sytë e bukur të Qipros, e cila nuk e njeh Kosovën.

Këtë qendrim të gabuar diplomatik dhe strategjik, këtë zgjedhje të dëmshme në plan afatgjatë, Shqipëria e mban në kulmin e pandemisë së koronavirusit ndaj shtetit, i cili sipas pohimit të vetë kryeministrit shqiptar, e ka garantuar Shqipërinë në rast se bota përmbyset nga pandemia. Nuk e kuptoj se si është marrë ky hap i qeverisë me kaq mendjelehtësi ndaj interesave kombëtare, shtetërore dhe jetike të popullit tonë. Nuk dua të besoj se kjo është rezultat i ndikimit të fuqishëm të lobit grek në qeverinë dhe në diplomacinë shqiptare.

Nuk duhet harruar se në marrëdhëniet ndërkombëtare shtetet mosmirënjohëse paguajnë çmim të lartë, sepse bëjnë që atyre të mos u besojë më askush, as aleatët. Dhe është tragjike të krijojë me dorën e vet situata të tilla një shtet si Shqipëria, e cila në Ballkan ka më shumë shtete armiq se sa shtete miq, dhe ka nevojë jetike ekzistenciale për aleatët e provuar në kohra të vështira, si këto që po kalojmë.

****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

April 8, 2020 21:39
Komento

46 Komente

  1. anda April 8, 22:56

    Shtet idiot i paafte total me njerez te paafte

    Reply to this comment
    • Luan April 8, 23:50

      Vend i dobet me kklase drejtuese makute dhe te paafte.
      E kthejme nga fryn era.
      Pa pike dinjiteti.

      Reply to this comment
    • Marku April 10, 02:51

      Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit tokesore. Ti vesh sanksione Turqise per hatrin e qipros dhe greqise talibane eshte nje idjotizem I neveritshem .
      Rritja e kapaciteteve luftarake te dy ushtrive shqipetare duhet te jete prioritet per te dy shtetet shqipetare. Turqia eshte pikerisht ajo qe ka kontribuar dhe vazhdon te kontriboje ne menyre te vazhdueshme ne modernizimin e dy ushtrive
      shqipetare . Pamvaresisht se me cfare lloj presionesh ballafaqohet , shteti shqipetare sduhet ne asnje menyre qe ti vendose sanksione aleatit te saje Turqise .

      Reply to this comment
  2. uskania April 8, 23:07

    Mbase është biseduar “ndën rrogoz”. Shqipëria i duhet Turqisë në BE.

    Reply to this comment
  3. Arber April 8, 23:07

    Shaban Sulltan Murati, nuk ka asgje diplomatike ne kete shkrim tendin (as ne te tjerat).
    Thjesht, anshmeri nga perkatesia jote fetare (ndoshta edhe biologjike).
    Qe ketu, nuk ia vlen te lexohesh.
    Me Baletên, kur ju la enverizmi , kapet islamizmin.
    Të pavlerë, funderrina!

    Reply to this comment
    • mirel April 8, 23:38

      Pse, cdo te thote diplomaci si0as teje o qelbesire e Ramutit? Ti bindesh BEse fhe ti hapesh rrugen Greqise te shfrytezoje gjithe Jonin dhe Adriatikun, gjithe ujerat qe ka Shqiperia ?
      Flaxin dhe per diplomaci kurvat tradhetare.
      Po ha mut ky popull dhe e pelqen me sa duket.

      Reply to this comment
      • na mbyten injorantet turcelinj April 9, 09:59

        Fol mirel te lumte goja,nxire mllefin se do plasesh…
        Jo me kot sulltan muratet e mehmetet,i lane mbeturinat turke ne keto troje,per te patur nje vater islamike….
        Dhe jo me kot sali mehmet nishan sherefedin e co dalin ne mbrojtje te turkut dhe na shpallin vellezer gjaku..
        Imagjino sa sulme benin sulltanet,sa te plagosur linin pas qe mesuan shqip…
        Imagjino 500 vjet si u turqizuam sa nga emrat e mbiemrat do na e kishte edhe turku me fanatik…

        Reply to this comment
      • ganiu April 9, 16:24

        Shaban Murati, deri sot ka shkruar analiza diplomatike, kurse sot?! Të jep përshtypjen e një profani, për të mos thënë të një të paguari.
        Murati harron se pjesmarrja në një grup të caktuar të detyron të luash vallen e grupit, o të largohesh nga grupi.
        Sytë e Qipros nuk na interesojnë, por duke qënë se si Gjermania, si Franca, Luksemburgu e Polonia e mbrojnë,asnjë prej tyre nuk mund të ket interes më shumë se ne, atëherë dhe ne duhet të jemi në të njëjtin front. Diplomati Murati i mbrujtur me mentalitetin shqiptar të fisit dhe të mbrojtjes së “pragut të shtëpisë”, akoma nuk e ka kuptuar se pragu i shtëpisë së shqiptarit është çdo prag shqiptari dhe jo vetëm ai që ka të bëj me bolet e tij. E njëjta gjë dhe për BE, nëse në duam të hyjmë në të duhet të mbrojmë pragun e BE, kudo që të jetë.
        Turqia Erdoganiste, nuk është pjesë e BE, është kundërshtare e saj, ajo me politikën e një shteti FONDAMENTALIST fetar rrezikon si Europën laike ashtu dhe Shqipërinë e brishtë fetare. Ndërhyrjet e Erdoganit duhet të na shtynin që kohë më parë të vendosnin sanksione, ne si shtet Shqiptar, ndaj Turqisë, dhe jo të jemi kundër tyre.
        Ne e dimë fare mirë se kush është Rama, mirel. Është një ndyrësinë që e mban veten të zgjuar. Në një anë mbështet me të drejtë BE në sanksionet ndaj Turqisë, në anën tjetër bën propagandë të fort pro turke në shqipëri.
        Përfshi “fundin e botës e Turqia për Shipërinë”, “flotat me ambulanca “vetlëvizëse” të blera me kredi në Turqi.
        Mirel, urrejtja për Ramën nuk duhet të të bëjë mik me neoosmanllinjtë. Shpresoj që të jesh shtyrë nga urrejtja për Ramën e jo nga dashuria për Erdogannin?!

        Reply to this comment
        • mirel April 10, 17:41

          Te di per me te mencur Gani. Ketu nuk flitet per idiotizem te Ramutit dhe as per urrejtje personale. Me Qipron nuk e lidh asnje interes. Me Greqine e lidhin vetem pazare greke, ndersa me Turqine e ndajne dete e male. Ne mes gjithmone eshte Greqia, dhe Maqedonia.
          Kur behet fjale per veprimet diplomatike keto nuk nenkuptojne mbulimin e Skenderbeut, ngritjen e xhamive, hapjen e shkollabe mualimane dhe aq me keq permendire per ushtaret turq. Ato jane veprime antishqiptare.
          Por kur behet fjala per Detin ketu duhet te hapni syte se jeni ju, apo ti qe verbohesh nga urrejtja per turqit. Deti eshte nje ceshjte qe dhe ne na perfshin sepse te tille pretendim do ngreje Greqia per ujerat tona. A nuk ishte Greqia qe e coi ceshjte n Turke ne BE. Do vije radha jone, dhe jo vetem Turqine do ta kemi kunder, por BE do e shqyrtoje si ceshtje te ngjashme dhe do i japi te drejte Greqise.
          A e kuptoni qe veprimrt e Ramutit jane te llogaritura dhe te diktuara mire nga Athina?

          Reply to this comment
    • Per ate qe e quan veten Arber, por s`eshte tjeter , vecse nje dhjak qipriot i Janullaqisit April 9, 19:21

      Arber , shikohu me kujdes nje here ne pasqyre e do te cuditesh edhe vete se cfar idjoti shqipfoles je !

      Reply to this comment
  4. Arber April 8, 23:53

    Turqia me baba erdoganin ne krye jep shume para per mediat shqiptare qe te botojne artikuj te tille. Shqiperia eshte ne rrezik per 500 vite te tjera skllaveri.

    Reply to this comment
    • Simo April 9, 08:59

      Ti duhet te jesh nga ata qe i shesh gjerat me syzet e fondalizmit fetar. Urrejtja fetare ti ka verbuar sytë. Ndaj nuk arrin te dallosh qartë interesin kombëtar.

      Reply to this comment
  5. Anastasi April 9, 00:54

    Gabim strategjik antishqiptar i Rames!
    Eshte treguar MOSMIRENJOHES ndaj Turqise!

    Reply to this comment
  6. Pellazgos April 9, 03:02

    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere tutkoallvanine do shkruante Andoni nga Zagoria.
    Shqiperine d.m.th Epirin e mori turku Shqipetare
    Shqipetare d.m.th Epirote mos rri po duku Shqipetare.
    Eshte fatkeqesi qe ky Komb i Lashte me Histori,Toponime Greke te ndryshuara nga Tyrkoallvanosat,me Polis per nder te Perendive Greko Ilyre te Olimpit te mbetet akoma ne duart e lyera me gjak si ky Autori i ketij shkrimi tragjik,i peshtyre,i pamoralshem.
    Nuk i degjon akoma oshetimat dhe te bertiturat e Nenave Orthodhokse Epirote zoti Murati kur ua moren djemte peng barbaret dhe terroristet Osmane?
    Une di qe Njeriu vleresohet nga respekti dhe nderi per Kombin,Historine,Gjakun.
    Si nuk ju vjen turp qe quani “vellezer” ata qe ju perdhunuan Nenat,Motrat.
    Ne si Epirote te Jeorgios Kastriotit kemi Gjak,Nder,Dinjitet,prandaj nuk njohin Kosovistanin,Al-banistanin si dhe fashistet e mallkuar,armiqte e Pirros se Epirit.
    Mos kujto se Ne si Epirote nuk e dime Rusine,Serbine etj qe jane kunder interesave kombetare te Greqise,Epirit,Ilyrise per aresyen se njohen nje shtet sllave me emrin Greke Maqedoni.
    Ju turkoalbanians pranoni ta quani Kostandinopolin per nder te Ilyrit Kostandin ne Stamboll.
    Po ashtu per emrin El-basan qe ua pagezoi Sulltani duke ia ndruar emrin.
    Jini kaq hipokrite sa nuk mund te imagjinohet.

    Reply to this comment
  7. Mahmut shqiptari April 9, 03:38

    Shqiperia eshte me ne rrezik nga greqia se sa turqia. Jemi me fat qe kemi italin dhe Turqin me krahe se keta greket do na e benin prape si ne 1997.se ne qofte se se dini greqia bashke me lobin grek dhe Sali Berisha e kan bere 1997.

    Reply to this comment
  8. Curro Jimenez April 9, 03:42

    Doli prape ky islamiku. Nuk rri dot po i preke Turqine. Mos kujtoni se shqetesohet per Shqiperine. Jo ore jo. Shqetesohet per islamin per asgje tjeter.

    Reply to this comment
  9. ? April 9, 06:56

    Mut njeri kak tjetri, mut “Mirel” kak “Arber”……. perpiquni te shikoni nje here pak me tutje fiksimeve tuaja.! Kjo eshte nje analize realiste, pavaresisht se Turqia nuk eshte aleati ideal, ajo i duhet Rames per ta vjele ekonomikisht (pastaj nuk dihet kush po ja fut njeri tjetrit).. per mua duhet te rrinte neutral ne kete rast, sepse nuk besoj se ja kerkonte njeri te prononcohej, por ketu hyn protagonizmi i semure i Rames,, sidoqofte keto gjera nuk shikohen bardhe e zi sipas urrejtjes se secilit nga njera ane apo nga tjetra

    Reply to this comment
    • mirel April 9, 10:00

      Cili eshte protagonizmi i semure i Ramutit or ti inteligjent i papare? Ramuti i ha krahun Greqise o kermavte mbaruara. Do i japi te drejten e shfrytezimit te gjutha ujerave tona
      Nuk e kuptoni o kavie gjenetike? Ja dhuron Greqise precedentin ne dore
      Hajde dhe merr cfare te duash i thote. Pse, rastesi jane kaq shume gabime te tilla te ” protagonizmit te semure” te Ramutit
      Se ku i gjeni ca idiotizma te tilla vetem mendja juaj e idiotit e di.
      Po jepi, merru me mutin se vetem aty kupton dicka

      Reply to this comment
  10. Alban Hamzai April 9, 08:04

    Z.Shaban! Ju jeni me moton:ha buken e BE dhe be duva per Turqine. Keni te drejte.Juve nuk ju le kushtrimi I te pareve per te bere ndryshe. Por Shqiperia si vend kandidat per BE ka per te plotesuar detyra dhe nje nga keto detyra eshte edhe kjo-embargo ndaj nderhyrjes fashiste te Turqise ne ujrat e Qipros ,qe eshte antare e BE. Pra nuk e ben per syte e bukur te Qipros,por si rezultat I detyrimeve qe ka Shqiperia ne kete faze. Por mos u beni merak .Shqiperia e beri kete hap sa per sy e faqe,pasi ne praktike nuk do te beje asgje.Kenaquni Shaban Murati-Shqiperia eshte Turqi dhe Turqia eshte Shqiperi. .

    Reply to this comment
  11. Arben April 9, 08:13

    KOLONI E QELBUR,

    KRIMINELAVE NE PUSHTET U KA ARDHUR FUNDI.

    NUK GUXON KUSH TE LUAJ ME NDJENJAT E

    POPULLIT.

    PERPARA SULLTAN ERDOAN.

    Reply to this comment
  12. astrit April 9, 08:17

    Fale ketij artikulli besoj se ai qe vuri Rama si perfaqesues te tij ne Ministrine e Jashteme do te na kanarise dhe neve e te na tregoje gjith lezet se si ishte kjo dava. Po pres blla blla e tij te pafund.

    Reply to this comment
  13. Arben April 9, 08:46

    Shaban islamisti mjaft se nuk te pjerdh njeri ty.

    Reply to this comment
  14. Arbëror Epiroti April 9, 09:18

    Për Pellazgon: Nuk ka patur epirot grek asnjë herë. Këtë mos e harro as ti dhe askush tjeter. Nëse vazhdoni me avazin se ortodoks do të thotë grek je në të drejtën tënde që edhe serbët edhe rusët edhe bullgarët edhe vllehët quaj grekë dhe shtrijë këmbët në gjithë këta shtete në një- shtete greke. Por mos guxo ti quash ortidoksët e epirit grekë , sepse keni që nga 1914 që po ëndërroni që të zgjasni këmbët në Epir por nuk ju ka ecur. Kujdes oreksi i madhe të lë ngandonjëherë edhe pa ngrënë dmth do të humbisn edhe atë pjesë që padrejtësisht ju është dhuruar nga servilët europianë
    Arbëror Epiroti

    Reply to this comment
  15. ? April 9, 10:30

    Ju lutem plerave nga te dyja anet, qofte nga greku qofte nga turku te distancohen nga Shqiperia e masakruar si nga turku per 500 vjet dhe nga shteti i ashtuquajtur grek 150 vjecar krijuar me kontributin e mosmirenjohur te shqiptareve…… Larg gojet e tuaja te qelbura me injorancerite mesjetaro-bizantine nga ky vend i lodhur nga historia……. Mos te harrojme qe keta jane shqiptare, si gjithmone

    Reply to this comment
    • Turdiu nga irani April 9, 12:51

      ?po u distancuan turkoshaket e islamit dhe greket sic i cilson ti,atehere ngelen vetem shoqatat rome te jene shqiptar por ata te pakten e pranojne origjinen….
      Kurse ju me dashurin qe keni per tyrqine,me emrat arabo mongol,me mohimin e luftes qe ka bere turku kunder vendit tone,me mohimin e Skenderbeut dhe falja me sume perpjet para bustit heroit,e mohoni origjinen arabo turke

      Reply to this comment
  16. Messerschmitt April 9, 11:07

    Turqia nuk eshte aleatja e Shqiperise !

    10 milion e mos me teper shqiptare te turqise sotme po.

    Reply to this comment
  17. Greku i ndyre April 9, 13:27

    Ja ku dalin tradhtaret Shqiptare dhe bashkohen me grekët si pellazgos Arber harram buka qe hani ju qe nuk e doni Shqiperine skorje humane

    Reply to this comment
  18. Aliu nga Selenic April 9, 13:59

    Eshte ceshtje protogonizmi kjo . I duhet per nje caste edhe ky me sy jo te bukur, pavarsishte se ai munde te mos ndryshoj qendrim.!
    Kjo ceshtje nuk do ta largoje turqin nga qendrimet e saje ndaj shqiperise.!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 10, 10:07

      aaiu nga PS,e kam thënë me kohë që je idiot,por sot po e shoh që që na qënke dhe turkofil!!
      o copa e idiotit,turqia erdoganiste është rrezik për shqipërinë ashtu si është rrezik dhe kërcënimi shovinist gërk!!o copa e mishit,nëse nga shovinizmi gërk na mbrojnë deri diku ligjet ndërkombëtare,nga uji nën rrogoz islamist,nuk na mbron dot asgjë!!
      idioti nga selsenic,ne duhet të mbajmë distancë nga turqia sidomos nga islamisti i tërbuar erdogan,nga të ashtuquajturit “vëllezër myslyman”,të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe turqit!shumica e tyre po e bëjnë,vetëm një pjesë idiote,si puna tënde i shkojnë pas të tërbuarit të bosforit!!njerëz si ti ka dhe turqia me bollëk,por si duken bathët shpirti i lirisë dhe tek turqit nuk ka vdekur akoma!!ajo që mbolli mustafa qemali,ka lëshuar rrënjë të thella dhe atje!!të garantoj se ajo pjesë ka për të fituar!!
      turqia e sotme është rrezik për të gjithë,edhe për ata që kanë bërë “alencë” me të!!nuk muid ti besohet një të çmënduri!
      pavarsisht se rama është në krah të BE,dhe ky i çmëndur si erdogani,dhe me këtë veprim është vendosur në krahun e duhur,ai prapë është një psikopat që nuk ka besueshmëri në veprimet e tij!!
      gano e përmënd më sipër,veprimet e ramës,ato shtetrore na vendosin në krah të BE,ato zyrtare të momentit na vendosin ë krah të neoosmanllinjve!!
      dikush më sipër thotë se kjo taktikë e ramës, për të përfituar nga erdogani maksimumin e mundshëm,ka mundësi të dalë me sukses!!gjë që mua më duket e pamundëshme!!
      investimi i erdoganit është në ndryshimin e trurit,investimi i ramës është në çvatjen e ndonjë leku!!invesitmi në tru është i ngadaltë e afatgjatë,ai i lekut i shpejtë dhe afat shkurtër!!
      ndikimin e erdoganit po e shohim çdo ditë është i njëjtë me atë të janullës!!
      thirrini mëndjes,ju që jeni shqiptar,se me sa lehtësi e morëm janullatosin!!shikoni sot se si të sulmojnë qënt e tij!!dhe këta qënë nuk janë gërk,janë shqiptar të pastër,por me tru të pjerdhur!!
      e njëjta gjë me erdoganin,sa shqiptarë të pastër ke që janë pjerdhur në tru e janë më turq se turqit??
      rama ka bërë veprimin e duar duke qënë njeriu i gabuar në këtë ngjarje!!
      ps:mono mbaroi karantina!!
      gjithçka në rregull!

      Reply to this comment
  19. Gzim Kulufi April 9, 14:49

    Zoti Shaban, ke te drejte kur thua, qe -panvarsisht detyrimeve ndaj BE-s- cdo vend i saj ka dhe politikat e veta, keshtu mundej edhe Shqiperia ne kete rast te mos i bashkohej kesaj rezolute “anti”-turke. E vertet, cdo vend duhet te jete i pavarur teresisht ne qendrimet e veta, ashtu sic duhet te jete edhe aspirimi ne BE. POR, Shqiperia o z. Shaban nuk ka pse ti shkoje Turqise mbrapa ne te gjitha veprimet e saja, per vete faktin, se Turqia ka probleme madhore me problemin kurd, qe nuk po di si ta zgjidhe, gjithashtu ka edhe probleme fetare, te cilat Shqiperia nuk i ka. Perse duhet ti behet Shqiperia Turqise si breket bythes?!? (Qe ne fakt i eshte bere!) Qe te mbaje mbi supet e saja te vogla problemet e medha te Turqise? Jo z. Shabe!

    Reply to this comment
  20. Tosi April 9, 14:50

    Sulltan Murati e paska pasur faren shume te forte. Shiko sa sulltaner te vegjel ka lene mbrapa. Shaban Sulltani thote turqia eshte kandidate per ne BE!!! Po ashtu mendon ana turke por realiteti eshte krejt ndryshe i pare nga kendveshtrimi europian.
    Kur flitet per histori ndryshimin e ben fakti se se sa larg shkon ne kohe? Sigurisht perkrahesit e turkut ne shqiperi e paskan memorien shume te shkurter. Padyshim turku ka shume nevoje per ne ashtu si ne te kaluaren sepse i duhet nje ure per te kaluar me tutje dhe per ta do ishte luks mbeshtetja jone. Por per ne ata kane sjelle dhe gjithmone do sjellin deme te pakthyeshme. Per me teper jane planet totalisht opozitar me ne ne aspektin biologjik, gjenetik, human, historik dhe integrues – thjesht nje perzierje aziatiko-mongole me te mbetur ballkanas e destinuar te prodhoje mizerje, mashtrim dhe dhimbje per njerezimin.

    Reply to this comment
  21. thjesht... April 9, 15:23

    “greku i ndyre”; pyet njehere veten, si te linden keto ndjenja anti greke, pasi qe pas rrezimit te komunizmit, vershuan gjithe shqipetaret ne greqi dhe muaren pamje europiane, duke u veshur e henger pikerisht si europianet ? kur filluan te shikohen greket si “jevgj” dhe greket e lashte na paskan qene paraardhes te kesaj pjese te rraces shqipetare, qe shpik’ sot me fantazi deliri, nje grup studiusish te tipit shabani, xhufi e deri budallai i vogel nje fare mema dhe duhet te besohen !?! . pse s’mendon se, pati qellim te orientuar ne drejtim anti europian, krijimi i nje opinioni te gabuar dhe kriminal dhe per vete shqipetatet antipatia, ndaj vendeve te krishtera dhe afrimit deri ne “vellazeri” me turq’ e arab’ qe pas futjes se shqiperise ne “koferencen islamike”, nga klane mafioze shqipetare duke shfrytezuar dy nga tipet me ta manipulueshem te “inteligjences” shqipetare, godo berisha!?!?….

    Reply to this comment
  22. Pellazgos April 9, 19:10

    Vellezer,Genicere myslimane qe vjen nga fjala Greke,Genja,apo Gen,Katolike te Papes.
    Mos e beni historine tone te lavdishme per ata qe kane pak tru nje Patate te Nxehte.
    Historia Evropiane e thote qarte (certo italisht) qe Kostandini i Madh dhe Perandori i Pare i Perandorise se Bizantit ishte Ilyre i lindur ne Nish te Serbise.
    Deri ketu ka ndonje diskutim?
    Ishte i biri i Kostandinos Xloros,shqip Kostantini i bute dhe nena Eleni.
    Kjo do te thote qe Ilyret i thonin jo i bute,por greqisht xloros.
    Emri i Polis ne Nder te Tij ishte Kostantino-poleos,gje qe tregon qe Ilyret i thonin Polis Qitetit qe vjen nga Cita italisht.
    Deri ketu dacordo te dashur femije?
    Si mund te pranojne turkoallvanosat apo katoliket te Nderohet nje Ilyre ne Al-Banistane?
    Ne trupin e tyre ka hyre helmi Antigreke,Anti Epirote,Anti Ilyre,ndryshe nuk mund te shpjegohet (non sphegare italisht).
    Une di qe Ilyret e Epirit ishin Pellazge,cne ju te ashtuquajture Al-banians nuk njihni Epirin e Veriut kur njifni Polin e Veriut?
    Apo nuk ju ka dale Narkoza e Sulltanit apo Papes se Vatikanit?
    A nuk eshte fact historik qe Agi Saranda ishte emri i Polisit perpara Genitsarove kurse Shen (saint) Gjinin latinisht e shqiptoni akoma?Shengjin.

    Reply to this comment
  23. Folen edhe kermat e Janullaqit , si kori i sorrave , qe nuk lene rast pa futur hundet e tyre te qyrrosura April 9, 20:01

    Jo more idjotet e kishes emerkeqe greke jo , nuk na vlejne aspak keshillat “dashamirese” te kolonel Janulles , bile na neverisin , sa here delni ju felliqesira me nik – e te ndryshme dhe beni efekt teresisht te kundert me ate qe deshironi juve , sepse shqiptaret nuk jane idjote si juve , qe ju heq kisha pas hunde , si te ishit derra e jo njerez . Ne nuk duam t`ia dime as per kamillakun tuaj dhe as per bythengritjet e islamikeve ekstremiste , sepse udhehiqemi nga idelate e larta TE RILINDASVE TANE TE PA VDEKSHEM , qe na lane amanet ” FEJA E SHQIPTARIT , ASHT SHQIPTARIA ” ! Por , idjote te nivelit si ju , nuk mund ta kuptojne gjenialitetin e ketij amaneti .

    Reply to this comment
  24. real koment . April 9, 20:47

    ti trimi, qe shan anastasin (janullaqin, si thua ti), ligjerisht tridhesh ose thjesht rrihesh si qen te pakten nga me shume se dy ortodoks (nese fizikisht je ne forme) . kete t’a them se gjuha jote eshte e jashteligjeshme dhe me ligj s’te mbron njeri . keshtu qe te shkerdhejne ordhodoksit mbare e prape, sa here te duan ku te duan e kur te duan . çka nxerr ti nga goja ate qe duhet ta nxjerresh nga prapa, e ke prej mungeses se ligjit dhe tolerances idiote qe te japin medjat e pa pergjegjeshme . ps . mlidh mendjen kur kryen veper penale .

    Reply to this comment
    • Folen dhe kermat.... April 9, 23:28

      Ortodoksit shqiptare jane , me shqiptare se gjithe te tjeret . Kete e ka provuar historia me dokumenta e te shkruar me gjakun e martireve klerike ortodokse . Une fjalen e kam tek kisha famezeze greke , qe te djeg aq shume ty plerhra e kolonel Janullaqit (si dhe nje tufe me derra qe nuk lene rast pa vjelle kunder shqiptareve sa here del ndonje artikull pikant) dhe kete ti e kupton shume mire , por kerkon uje te turbullt per t`u fshehur pas besimtareve tane , o murgu i Janulles . Sa per kercenimin qe ben , edhe te mos e beje , nuk ndryshon asgje per cdo shqiptar ,se kerma te kishes suaj , kane qene dhe mbeten armiq per jete a vdekje per kombin shqiptar , shekuj me pare , ende pa u kriujuar ai shtet qe bota e quan Greqi !

      Reply to this comment
  25. Pano Hallko April 9, 23:18

    NË KËTË ANALIZË, FLASIN DY FAKTORË: PËRVOJA DIPLOMATIKE DHE PATRIOTIZMI.
    TË TJERAT, JANË LLAFE PAZARI.
    PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 10, 11:26

      o pano
      ku leshin e sheh patriotizmin or kastravec??
      patriotizëmi është i barabartë me mbrojtjen e interesave të shtetit,pra të atdheut!!
      interesat e atdheut nuk kanë lidhje me besimin fetar ose leverdinë partiake dhe atë pushtetuore!!
      interesi i shqipërisë në radhë të parë është mbrojtja e sovranitetit të saj dhe përparimi ekonomiko financiar i saj!!
      shqipëria është e sulmuar hapur o fshehtas nga shtetet që e rrethojnë!!
      përfshi dhe turqinë!!kur flas për turqinë flas për erdoganin,dhe fondamentalizmin e tij islamik!!
      ai nuk e luan vetëm me shqipërinë lojën e tij të ndyrë!!ai e luan gjithkund ku mund ti ngjitet ngjitësi i tij “perandorak”!!ai e provon në tërë arabinë,për fat të mirë tonin,dhe të keq të tij,arabët e kanë parë si pushtues dhe si shkatërrues të islamit!!ata e shohin turkun si armik,një armik që për interesin e tij iu hoqi pushtetin që kishin para se turku të ngrihej si fuqi perandorake!!turku përveçse ju hoqi pushtetin i privoi dhe nga liria e tyre!!të njëjtën gjë ai bëri dhe me shqiptarët!!
      por ndryshe nga arabët shqiptarët,një pjesë bastarde,e quajnë turkun si shpëtimtar të tyre!arsyeja??
      sepse ju ka imponuar besimin,ose ata vetë kanë përqafuar besimin islam!!
      pra e quajnë fitore një gjë të tillë!!përqafimi,përkatësia e besimit,nuk ka të bëjë me interesat e shtetit!!në radhë të parë atë shqiptar dhe më pas atë të lidhjes me turqinë!!
      sepse vetë turqit nuk e shohin besimin fetar as si bashkues e as si ndarës mes tyre!!
      vetë turqit nuk e kanë problem që si myslymanë të sulmojnë myslymanë të tjerë,sirianë e kurdë,kur jua do interesi shtetror!se besimi i tyre islam nuk i bën që të lidhin aleanca me shtete thellësisht të influencuar nga besimi ortodoks e të sulmojnë shtetet me besim islam!!
      pra o panua me hallka!!
      murati nuk ka asnjë fije patriotizmi e aq më pak dipllomacie!!
      si e thotë dhe gano,ne duam të rreshtohemi në krah të BEsë,pjesë e të cilës kemi qënë gjithnjë gjeografikisht dhe etnikisht,ne duhet të mbrojmë integritetin tonë administrativ,ne duhet të mbrojmë itegritetin tonë etnik!!të gjitha këto sigurohen në brëndëndësi të BE!!një konfederatë që mbron interesat e çdo shteti që bën pjesë në të!!
      pavarsisht se brënda saj ka shtete që janë shovinistë kundrejt nesh!!
      turqia nuk ka interes të mbrojë,nuk ka dëshirë të mbrojë interesat e shqiptarëve!nuk ka fuqi ekonomike të vendosë në mënyrë afatgjatë një zhvillim të shqipërisë!!ajo nuk ka fuqi për veten e saj në radhë të parë!!
      politikisht është e paqëndrueshme,ekonomikisht është edhe më e brishtë!!
      nëse shaban murati do të ishte një dipllomat nuk do të ishte gënjyer nga disa xhingla mingla propagandistike!!nëse do të ishte PATRIOT,nuk duhej të influencohej nga pordhë syfyri fetar!!
      saban murati nëse nuk është paguar,pra ka pranuar me ndërgjegje të shkruaj një shkrim të tillë!?
      është treguar një njeri me një nivel tmerrësisht të ulët intelekutual në këtë moment!!
      ti gjithashtu!!

      Reply to this comment
      • Pano Hallko April 11, 08:11

        Më vjen shumë keq, por nuk mund t’i lejoj vetes sime, të merrem me qenie pa identitet. Kush dëshiron të debatojë, le të vendosë emër e mbiemër, nës ka.

        Reply to this comment
  26. Grekundyre April 10, 02:37

    Sa grekqire paska ketu edhe ndonje i qire me grekqire se cpune kemi me qipron SA Shtëpia do te ndertoje qipro asnje keshtu kelysha

    Reply to this comment
  27. anticensurë25642654 April 10, 14:59

    një pyetje redaksisë!!!!!!!!!!!
    ku është ARBEN DUKA??
    përse nuk është më rrubrika e tij??
    ndoshta më ka shpëtuar mua,por nuk kam parë asnjë njoftim për largimin e tij a një njoftim për heqjen e rubrikës së tij!!
    kjo nuk është e ndershme nga ju si redaksi!!
    filloni dhe ju të shkruani e veproni si njerëz civilë dhe mos bëni zanatin e shqiptarit!!
    gjithnjë nën rrogoz!!

    Reply to this comment
  28. Vetetima April 10, 18:04

    Autori analizon fakt pas fakti marredhenjet Shqiperi-Turqi ne periudhat me te veshtira te ketyre 70-80 vjeteve te fundit dhe konkludon se Shqiperia nuk ka pse mbeshtet Qipron.

    Ketu nuk jane thjesht emra Shqiperi, Turqi por, sic thote nje komentues, marredhenje te mbi 20 milione shqiptaro-turkeve me rreth 54 deputet ne Parlamentin Turk qe e kane mbrojtur Shqiperine, p.sh. kur Greket me 1989, filluan te punonin me traktore brenda territorit shqiptar dhe ishte nderhyrja e fuqishme turke, paralajmerimi i prere

    mos luani me zjarrin se mund te shihni vehten ne zjarr!

    Ceshtja e kufijve detare Qipro-Turqi, eshte shume me e komplikuar. Turqit e pjeses qipriote kane te drejte te gezojne te ardhurat nga zbulimet e medha te gazit, por nuk i gezojne.

    Ka nje marreveshje te firmosur Turqi-Liban per nje korridor qe lidh hapsirat detare Turqi-Liban dhe shume faktore te tjere… dhe ka kundershtare nga nje shtet jo i BE qe mbeshtet te drejtat e shelfit kontinental te Turqise, meqense ajo eshte kontinent, ne krahesim me ishullin….
    mos u nxitoni..

    Sa e perkrahu BE Shqiperine per te drejtat detare? 0.

    Reply to this comment
  29. Marku April 10, 22:19

    Zoti Murati ka qene dhe mbetet analisti me serjoz ne te gjithe boten shqipefolese .
    Eshte nje fatkeqesi kombetare qe tirana zyrtare per te gjitha keto vitet e “demokracise” eshte drejtuar nga qeveri antishqipetare . Shtetet regresiste te versionit taliban si greqia dhe qiproja akoma nuk e kane njohur kosoven si shtet I pamvarur ndersa EU po I kerkon shqiperise qe ti vendose sanksione turqise per hatrin e ketyre xhuxheve aziatike . Nga tirona zyrtare mund te pritet gjithcka , dhe te mos jeni te cuditur kur keta “strateget ” e politikes zyrtare te shtetit shqipetare ta shpikin edhe justifikimin per sanksionet . Kombi shqipetare eshte nje komb superiore me qeveri inferiore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim