Kur Greqia quante Shqipërinë “motra e vogël” dhe mbyllte “klubet voriepiriote”

September 13, 2018 20:33

Kur Greqia quante Shqipërinë “motra e vogël” dhe mbyllte “klubet voriepiriote”

“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi… Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë… Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks shqiptar e quajnë grek… Do të shpërndajmë të gjitha klubet vorio-epirote dhe organizata të tjera të tilla… Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike, komunikatat detare, tokësore, doganore që të lehtësojmë tregtinë.. Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie…”

Pohimet e mësipërme duken si një ëndërr paqeje, por në fakt kanë qenë qëndrime zyrtare të Athinës në vitin 1926. Janë shkëputur nga një intervistë e rrallë me presidentin grek Pangallos dhënë gazetarit Vangjel Nasho Qirko për “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926, ribotuar nga gazeta DITA

Teodoros Pangallos, personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek lindi në Salaminë (Greqi), në një familje arvanitase. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ka pohuar në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë.

Po të lexosh informatat e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se Pangallos ishte ndryshe kur vinte fjala për Shqipërinë. Më 17 tetor 1925, Mit’hat Frashëri, mes të tjerash, informon Tiranën:

M.Frashëri

M.Frashëri

“U përgjigj (Pangallo – shënimi im) se dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohet nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministër: Shtoj se Kondilin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar”.

Më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë”.

Në fakt ky qëndrim zyrtar grek para gati 90 vjetësh për Shqipërinë, çamët dhe vorio-epirotët nga Presidenti grek Pangallos, është nga të paktat qëndrime realiste në historinë e raporteve mes dy popujve.

Fatkeqësisht nuk zgjati shumë.

Pas këtij momenti të marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje, për Çamërinë do të vinin ditë tmerri dhe do të zbatoheshin metodat nga më barbaret për zhbërjen e saj, që arritën në epilogun tragjik të viteve 1944-1945.

Më poshtë artikulli i 1926-s ribotuar nga Dita:

 

*******

Nga Vangjel Nasho Qirko

Botuar në “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926

Pas artikujve të favorshëm që karakterizuan drejtimin e shtypit grek këto kohët e fundit mbi çështjet shqiptare, e quajta për detyrë të dëgjoj prej gojës së atij vetë (Pangallos), i cili sundon sot dhe drejton  fatin e Greqisë, mendimet e tij mbi relacionet greko-shqiptare.

Ju drejtova me anën e zyrës politike, duke kërkuar intervistë të veçantë për shtypin shqiptar dhe të nesërmen. Z. Kryetar më pranoi në zyrën e tij.

Me simblicitetin dhe hollësinë që e quajnë “gjenerali i lavdëruar”, z.Pangallos më priti dhe më shfaqi kënaqësinë që i jepej rasti të komunikojë me popullin shqiptar, me anën e shtypit shqiptar.

“Greqia, filloi Zoti Pangalos, që të nesërmen e mbylljes së paqes së përgjithshme shkoi një periudhë tepër kritike nga shkaku i katastrofës së Anadollit dhe vuajti më tepër se nga gjithë shtetet e tjera që morën pjesë në luftën e madhe. Prandaj, na imponohej të shtojmë sa më tepër përpjekjet dhe fuqitë tona për shërimin e plagëve. Mund të them që për fat të mirë pjesën e madhe të punës e mbaruam…

Gjendja jonë ekonomike gjithashtu po përmirësohet. Paralelisht me riorganizimin tonë të brendshëm edhe pozita jonë e jashtme forcohet. Greqia arriti kufijtë e saj natyrale dhe prandaj nuk ka më qëllim që të shtrihet më tej; kjo është arsyeja që inspirohet nga dispozicione paqësore kundrejt gjithë fqinjëve të saj…

Historia-dhe-Cameria-5Sa për Shqipërinë, me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe përditë po zhvillohen më mirë. Mosmarrëveshjet e kohës së kaluar që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve u ngrinë dhe u harruan.

Kujdesi im ka qenë që kur mora fuqinë në dorë, që t’i bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë, nga ana tjetër dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sadisfaksohen plotësisht pretendimet e të dy palëve. Kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit, dhe viceversa, duke u karakterizuar si minoritet.

Por kjo nuk duhet të formojë ndalim dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre.

Kemi në Epir disa mijë çamë, të cilët i njohim tani si minoritet shqiptar në vendin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mbi kurriz të tyre nga ana e organeve inferiore të shtetit, kjo nuk formon direktivë politike të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mbi kurriz të minoritetit nga ana e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligatat që ka marrë përsipër në favor të minoritetit në Maqedoni dhe Epir, obligime që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare

Është e ditur nga ana tjetër, që ne nuk do të mbajmë me pahir ata çamë që duke e quajtur veten turq do të kërkojnë të emigrojnë në Turqi meqë pas traktatave kanë të drejtë të emigrojnë atje…

Gjithashtu në Shqipëri ndodhet një pakicë greke, e cila duhet të gëzojë të mirat e njësisë dhe për pengimet për zhvillimin e saj ethnik e shoqëror duhet të zhduken. Jemi të bindur që Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asgjë për sigurimin e të drejtave të kësaj pakice. Kur them pakicë greke ne Shqipëri, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm grekofonët e Shqipërisë së Jugut dhe aspak ortodoksët shqiptarë, të cilët nga raca, gjuha, kombësia, janë zot shtëpie. Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek.

Pangallos

Pangallos

Meqenëse kjo teori e gabuar  kishte marrë një udhë të tatëpjetë dhe zhvillohej në mënyrë të dëmshme vendosa dhe urdhërova shpërndarjen e klubeve vorio-epirote, të cilët ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nuk kishin më arsye ekzistimi. Do të aplikoj masën e shpërndarjes edhe për organizata të tjera të tilla, po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë.

Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar. Shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëve.

Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, komunikatat detare, tokësore, do të vëmë në zbatim masat doganore, të tilla që të lehtësojmë tregtinë, në mënyrë që prodhimet e të dy vendeve të konsumohen reciprokisht dhe afrimi ynë të bëhet sa më i ngushët. Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre…

Përveç intervistës që mora me kryetarin e qeverisë, e quajta të arsyeshme t’i kërkoja një pjekje dhe ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Lukas Kanakaris Rufos, i cili sot në mëngjes më pranoi…

Eksprimoj çiltazi gëzimin tim të madh që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellëta, si të Kryetarit të Republikës ashtu edhe Kryetarit të Qeverisë, të cilët  që të dy janë me origjinë shqiptare janë në udhën e zbatimit praktik. Caktimi i një politike të kthjellët dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.

Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqip do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto, jam i sigurt se do të inspirojnë besim absolut në Shqipëri për sinqeritetin e politikës greke.

Kemi nevojë të madhe të inspirohet ky besim sepse në kohën e shkuar, për fat të keq, nuk u mbajt nga ana e Greqisë një drejtim politik i qëndruar dhe i kthjellët kundrejt Shqipërisë. Pas ndryshimit definitiv që i japim tani politikës greke, jam krejt i sigurtë për të gjitha çështjet e varura mes dy shteteve, do të rregullohen me dashuri.

Shpërngulja çame 1913

Shpërngulja çame 1913

Me këtë politikë tonë të re u japim të kuptojnë grekofonëve të Shqipërisë që tani e tutje duhet ta ndjejnë veten si pjesë të shtetit shqiptar. Pa asnjë rezervë dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotme midis Greqisë dhe Shqipërisë si kufij definitivë…

Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe indipendencën e Shqipërisë pa rezervë. Me këtë politikë të re të Greqisë u japim fund intrigave dhe propagandave midis popullsisë grekofone të Shqipërisë, popull, i cili, këshilloj, duke mbledhur mendjen do të merret krejt me punëra të tjera paqësore dhe produktive dhe do të bëhet një faktor për përparimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.

Aspak dhe në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë dhe politikat, të cilët po caktojmë, është politikë kundrejt Shqipërisë pa vënë re qeveritë dhe regjimet e ndryshme ne Shqipëri. Shpresoj të arrijë që në kohën e ministrisë sime të vë vulën e fundit në restaurimin e plotë të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër kombëtare të madhe….

Përgatiti: Vepror Hasani / Dita

 

September 13, 2018 20:33
Komento

31 Komente

  1. demo January 11, 02:09

    Po kete themi edhe ne ne komentet tona:Nuk ka greke ne Shqiperi,por ka grekofone!Epiri i gjithi,edhe i jugut edhe i veriut edhe i pererendim lindje,ka qene dhe eshte i banuar nga shqiptare.Sot e njemije vjet ne token qe sot quhet Greqi banojne disa miljona shqiptare,te vendosur atje nga koha kur stergjysherit e shqiptareve te sotem quheshin arber,greket i quajne Arvanite.Ata nuk kane te drejte te shkollohen ne gjuhen e tyre,;nuk kane te drejte as te flasin ne shtepi gjuhen e tyre.Ne kete pike shteti Shqiptar duhet te ndihmoje keta te braktisur,qe te pakten te zbatoje normat e reciprocitetit me grekefolesit ne Shqiperi qe kane edhe Universitet.

    Reply to this comment
    • Gjergj Kastrioti Mbret i Epirit September 14, 04:01

      Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

      Reply to this comment
  2. alphade January 11, 04:04

    Pangallos, udheheqes legjendar i Greqise ! I vetmi,pothuajse , i vuri pikat mbi iii- maredhenieve
    miqesore midis ”dy popujve miq”….!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Era January 11, 06:52

    Nuk dini te lexoni, edhe kur te thenat jane te qarta?! Nuk thote, se ne Shqiperi, nuk ka greke. Thote qe greke jane vetem grekofonet, ne jug te Shqiperise dhe jo te gjithe ortodokset shqiptare. Ben ate ndarje, qe te gjithe e dime, por qe atehere, shume e “ngaterronin”.
    “Ngaterresa” te tilla behen dhe sot, per qellime politike te caktuara dhe per te terhequr vemendjen nga problemet aktuale

    Reply to this comment
    • DETARI Atlantidhes @ January 1, 18:48

      EEEEEEEEEEraaaaaaaaaaaaaaaa!

      vendosi mire gjyslyket ……
      [nuk ka grek ne Shqiperine e jugut,ka vetem grekofone]!
      ose grekfoles !sic flasin ne tere boten ,psh;anglisht,nuk do te thote se jane anglez !!!!!
      gjyslyyyyyyket era !

      Reply to this comment
      • ELIOT January 3, 12:35

        SHQIPTARET E JUGUT FOLNIN EDHE GREQISHT SEPSE TURKU NA I MOHONTE GJUHEN DONTE TE NA LENTE PA RRACIN …PA RRENJA …NDERSA GREKU DHE SERBI SBENE LUFTE SI NE DHE PAGUANIN TAKSA DHE JA LEPININ … KESHTU JA LANE GJUHEN GREKE DHE SERBE ….KUR SHIKOJ LEXOJ NE FRENGJISHTE QE THONE …SE SKEMI SHUME PER ALFABETIN DHE EXISTENCEN E ILLIRISE .. DHE SKEMI SHUME FACTE …. POR SE KUPTOJNE QE TURQIT SDNIN ASGJE NGA E SHKUARA E ALBANEZEVE .DHE BENE CMOS PER TA ZHDUKUR GJUHEN TONE …. EDHE ATA PAK SHQIPTARE QE FOLNIN GREQISHT FOLNIN EDHE SEPSE TIRANA KOMUNIZMI I LA TE VARFER TE SHKEPUTUR … DHE ENDERRONIN LIBERTENE GREKE ….

        Reply to this comment
        • tonia September 14, 01:45

          Mire, te pareve te tu Turku u mohonte gjuhen.po ty kush te pengon te flasesh e te shkruash shqip?Po frengjisht kush te pengon te mesosh te flasesh e te shkruash?Nick-u I yt ne gjuhen qe pretendon se flet,frengjisht,nuk shkruhet “Eliot” por Elliott.Bageti e Bujqesi.E ka shkruajtur Naim Frasheri.Ne cilen pjese hyn ti?

          Reply to this comment
  4. beni January 11, 10:53

    Ky vepror hasani ne nje vere i bie fyellit,nacionalist ekstremist orjental!
    Ortodokset jan miqte me te mire te grekve e serbve boll bete demagogji feja myslimane solli urejtjen mes grekve e serbve ndaj shqiptarve!
    Ne na respektojne aq shum sa ndonje mysliman radikal pellcet qe ne ti urejme miqte!

    Reply to this comment
  5. haku January 1, 21:21

    Edhe nje gjeneral ishte shqiptare por amnistia e tij ndaj cameve ishte tragjedia me e madhe qe perjetoi populli came, musliman. Kjo bie ndesh me politiken e atehershme greke.Nuk eshte cudi pasiqe me 1926 Pushtetin nuk e kishin fashistat e shovinistat greke.
    Islamizmi ke shqiptaret kurre nuk paraqet ndonje rrezik serioz ndaj shqiptareve ortodoks.Nje xhihadist shqiptar eshte edhe njefare komandanti ne Siri apo Irak por rreziku nga ai eshte i vogel edhe pse ka “fansat” e vet te shqiptaret musliman.Me duket se “komandanti” i ortodokseve shqiptare-kinse i grekofoneve shqiptare, i cili vepron brenda-perbrenda Shqiperise, eshte me i rrezikshem per vet ortodokset shqiptare.Me kujtohen dy raste qe vertetojne kete cka po e them.
    1. Ortodokset shqiptare, te nje gjaku me Profesorin Frasheri, me nenshkrime deshten ta fusin ne “turre drush”-ta linchojne, bile e quajten edhe si BOMBE TE KURDISUR DHE ISLAMIST kunder te krishtereve vetem dhe vetem pse e tha nje te vertete.
    2.Mitropoliti Ignatije,i nje ideologjie me “komandantin”, ne
    inaguarimin e Patriarkut serb Jerinej, ne Peje, pat deklaruar se tash po e kupton se kjo toke e shenjet eshte e Serbise (normal duke aluduar ne Kosoven).Nje deklarate e tille eshte anti ortodose, anti muslimane e anti katolike shqiptare-ANTI SHQIPTARE.
    Ne Greqi ende rolin kyc, ne te gjitha poret, e luan Kisha Ortodokse Grek e.Kunder nje roli te tille te kishes edhe ne Shqiperi ishte edhe Profesori Kristo Frasheri.Mjerisht inteligjenca shqiptare e sidomos ajo e Kishes Ortodokse Shqiptere nuk e mbrojti Profesorin aq sa meritonte.

    Reply to this comment
  6. Panama January 1, 21:52

    Pangallo ishte realis,t dhe po perpiqej te mbante qendrim NJERZOR dhe FQINJESOR me Shqiptaret. Historia fatkeqesisht rrodhi ndryshe.
    Kush mund ta ndryshoj dot per mire, ku ti sherbehet paqes RAJONALE dhe zhvillimit reciprok ekonomik ?

    Reply to this comment
  7. Labi January 1, 22:59

    Më duhet të bëj një saktësim. Vangjel Nasho Qirko është nga Narta e Vlorës, djali i dr. Nashos, tepër i njohur në qytetin e Vlorës. Nuk e di arsyen përse Vangjel Qirko e ka botuar intervistën te “Gazeta e Korçës”, por di që ai do të behej një personalitet i njohur në mjediset e Greqisë që gjysmës së parë të shek.XX,

    Reply to this comment
  8. # January 2, 01:15

    Tashti greket sot duhet te binden nga deklarimet ePangallosit.Te cilen e kundershtojne sepse duan me cdo kusht te ngaterojne historin te cilet jane te manget.Pangallosi shume me heret se keto tregonte etnitetin e banorve ne trojte e veta qe ne shqiperi ka vetem grekofon.Krijohet vetvetiut pyetja.Keto te kohes sot.Jo nuk i dijne po duna me cdo kusht te mos pranojne te verteten.Sepse brenda kesaj te vertete ka krime misterioze gjenocide kunder autoktonve Cam per te pushtuar teritoret shqiptare e vendos vetveten,greku,per teritore greke.

    Reply to this comment
  9. Pellazgos January 2, 02:23

    Per cfare orthodhoksie flisni apo muslimanizmi.
    Kush ishte muslimane ne kohen e turqise nuk kishte aresye mos te ndihej turk,Xhamija Arabe,Emrat Arabe,Propaganda Arabe,festat Arabe,gjuha Arabe ,privilegjet,pasurite,mbajtja e armeve.
    Me e rendesishmja ishte qe nuk martoheshin me te pafete se e kishin per nder qe ishin Turq.
    Kurse sa per Serbet apo Bullgaret ata kishin dhe kane pretendime territoriale si me emrin Maqedoni mbeshtetur edhe nga amerikanet dhe ruset.
    Deri ne vitin 1912te per 500 vjet ne shtetin e quajture Shqiperi edhe me gjere kane qene Pashallare Turq apo edhe Muslimane turq vendas,para Turqise nuk ka patur shtete te tjera ne Bizant apo institucione pervec Greke gjuhes Greke Kishes Greke.
    Se nga del ky shtet shqipetare nje zot e di.
    Kush ishte muslimane e kishte per nder qe ishte turk dhe kush ishte Orthodoks ishte Greke se i bente gjuha e perdorur.
    Kosova eshte Turqi dhe Turqia Kosovo.
    Sado te fallsifikohet,historia,toponimet,arkeollogjia tregon per kulture Helene me cdo cep te Ballkanit para edhe sllaveve.

    Reply to this comment
    • Bum January 2, 16:46

      Ne fakt kulturen turke ne Greqi e gjen shume me teper se te keta pashallaret tane”turq” dhe nuk di per cilen kulture helene flet, kur greket prezantohen vetem me fotot e aranitasve ose te para 2000 vjeteve ku nuk dihet kush ish greku apo shqiptari. Faktet e gjuhes se vjeter shqipe po forcohen cdo dite. Lavdia e gjuhes greke e romake eshte ne dyshim te madh

      Reply to this comment
    • london September 13, 22:07

      grek nuk behesh o kopil pellazi por lind me grek,ty greket nuk te afrojne,ose kur i shkon afer thojne erdhi ky albanozi,kurse motren tende kur e palojne para matra thojne,i futa nje gamisi albanezes motres se pellazit pa meshire,dhe ne fund ty te thojne gamouti albania,kurse ti si kurve qe je te duket vetja grek,grek nuk behesh por lind me gjak grek o plere.

      Reply to this comment
  10. demo January 2, 04:13

    Kete doja te thoja dhe une,por e paska thene ky demo me siper.Rrofsh o demo qe na ndihmon!
    Armet gati tani,se kane filluar te na quajne perseri vellezer.Darov e grekut,o helm,o thike!

    Reply to this comment
  11. demo January 2, 12:31

    Po leshoje dhe komentin e para 10 oreve,,se nuk te vret!

    Reply to this comment
  12. Balo Benca January 3, 00:48

    Po Greqia ka politike kombetare more gdhe ..nuk eshte hani i Berdyshit…dhe politiken kombetare nuk e perben opinioni i nje gjenerali qofte edhe kryeminister!Gjithe kjo kundershti qindra vjecare e turkoshqiptareve kunder helenizmit ne Jug ndodh vetem sepse ata ,turkoshqiptaret, e dine mire,madje e pohojne ne bisedat mes tyre,se Jugu i vendit eshte nga toponimet,feja,gjuha e zakonet njesoj me Greqine(se edhe ne Greqi ka shqipfoles por ne ta mba bitha shko quaji ata shqiptare)..helenizmi eshte kombetar ,gjuhesor dhe fetar ne Jug!Zakonor eshte ne gjithe Shqiperine..

    Reply to this comment
  13. Gjuha e sotme “greke” eshte jashtqitje e gjuhes shqipe September 13, 20:42

    “greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar.

    Reply to this comment
  14. “greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar September 13, 22:40

    70% e popullsis “greke” jane arvanitas,pjesa tjeter jane turq , bullgare,romune, prandaj e ngulisni mire ne tru nuk ka “greqi”.

    Reply to this comment
  15. Pellazgos September 14, 05:48

    Ja dhjete fjale Greke qe i ka marre shqipja.
    Voras ne Veri
    Piso ne pas
    Irtha ne erdha
    Matheno ne mesoj
    Pino ne pi
    Spila ne shpelle
    Spathi ne shpate
    Kastro ne kastjelle
    Ilos ne diell
    Shia ne hije
    Nisi ne isull
    Ja edhe dhjete fjale angleze qe shqipja i ka marre ne shekullin e 18te
    Fllug ne flamur
    Meat ne mish
    Pusy ne pidhi
    Sick ne semure
    Dark ne darke erresire
    Peach ne pjeshke
    Priest ne prift
    Deth ne vdes
    Baruy ne varr
    Sell ne shes
    Buy ne blej
    Moscito ne muskonje
    Security ne sigurim i sigurte
    Road ne rruge
    See you ne ju shikoj
    Hangri ne hengra
    State ne shtet
    Lake ne liqen
    Mount ne mal
    Mucho ne shume
    Poco ne pak
    Uoter ne uje
    Sience ne skence
    Roots ne rrenje etj,etj,etj,etj,etj.
    Kurse fjale italiane jane plot,qe nga amiko ne mik
    Kantare ne kendoj
    Primavera ne pranvere
    Prima ne para
    Capo ne koke
    Vini ne vij
    Note ne nate,kurse dites nga day dhe morning ne mengjes.
    Avokado ne avokat
    Ospedale ne spital
    Uno momento ne nje moment,etj,etj,etj,etj,etj.
    Mos te themi fjale turke apo edhe spanjole si Cikas qe i thone cajzes ne spanjisht
    Cika e Malesise.
    Nuk late gjuhe pa kopjuar (copy) dhe flisni per Kulture (culture) dhe civilizim apo istoria.
    At-dheu eshte Turke qe tregon Dheu i babait d.m.th Ata turk babai i turqve.

    Reply to this comment
    • Ed September 14, 14:06

      Aj oqe ti nuk di ehste qe te gjitha ato fjale rrjedhin nga shqipja. Madje Ataturku kishte origjinen Shqiptare, ose Arnaute dhe e ka deklaruar disa here kete, me ose pa dashjen e turqve.

      Reply to this comment
  16. Arben September 14, 09:12

    Arvanitasi zerva I masakroi dhe deboi shqipetaret e

    camerise.

    Reply to this comment
  17. noli September 14, 09:15

    Politiken ne Shqiperi e bene ordhodokshi Janullodhas,pandaj edhe nuk kemi nje strategji kombetare si te gjithe popujt tjere ne Ballkan e me gjere.Kryetaret e partive politike si Berisha,Nano,Basha,Rama,Meta jane agjente te instaluar nga asfalija greke qe dirigjohen nga Janulloja,te cilen e shpallen qytetar nderi te Tiranes.Kurse te madhin Kristo Frasheri e lincojne…..Shqiperia ka pas vetem nje burre udheheqes te besueshem ENVER HOXHA.Qillimi i ketyre monstrave tash eshte fshirja e shqiptarismes,me pare ne Shqiperi dhe pastaj gjetke.

    Reply to this comment
  18. demo September 14, 11:23

    Shqiperia ka pasur nje mut burre si enver hoxha,prandaj ndodhi masakra e Camerise,se brigadat qe formoheshin ne Zagori,,i dergoi te “clironin” Kosoven nga kosovaret;kurse Camerine qe digjej e pervelohej matane gardhit,as e shihte dhe as e degjonte..
    Ti Pellasgos meso te pakten ate qe pretendon se e njeh mire-gjuhen greke.Pastaj merru me Etimologji.
    Fjala Castro,qe sipas teje ka dhene Keshtjelle ne shqip,nuk eshte greqisht ,por eshte latinisht.Ne gjuhen greke kjo fjale ka hyre nepermje latinishtes bizantine,,Castrum,do te gjesh nga Spanja ne Rumani,nga Siria ne Angli,ku ka renduar shputa e ushtarit romak.Edhe aty ku ke lindur ti,ka disa castrume,,ArgjiroCastro,NeoCastro,Palokastro,dhe perberesi kastro,qe ti e mendon grek,eshte reflex i perandorise romake te lindjes,qe i ndertoi keto keshtjella.Fjala keshtjelle ne shqip nuk vjen nga latinishtja Castrum,por nga italishtja Castello.
    Fjala Pranvere ne shqip,nuk vjen nga italishtja Primavera.Eshte e kunderta.Sepse shqipja ka VERE,.Italianet nuk e kane,.Ne italisht ESTATE,pra normalisht pranveren dyhet ta qyuanin Primaestate.
    Ne shek,e IV te eres sone,kur terminologjia e krishtere filloi te hynte bashke me besimin kristian ne token shqiptare,as vete Anglezet nuk flitnin anglisht,(Anglishtja eshte nje amalgame e gjuhes se Saksoneve gjermane,bretoneve,galeve dhe vikingeve)Prandaj ka 0 mundesi qe fjala prift ne shqip te kete ardhur nga fjala Priest ne anglisht.
    Meqe ke filluar te marresh mesime linguistike ne restorantet e grekomaneve ne Amerike,shko deri tek restoranti kinez, dy rruge me poshte se do mesosh edhe kinezce.Fjala kineze Shi,do te thote uje.
    Mos ja kane vjedhur shqiptaret kinezeve?

    Reply to this comment
  19. iliria September 14, 18:36

    nje mendonte per gjuhen shqipe enver hoxha

    Reply to this comment
  20. Alban Hamzai September 14, 22:26

    Pangallos e ka thene shume qarte,pastaj varet nga njeriu se cfare I intereson dhe I perdor fjalet sipas qejfit te tij . 1) Pangallos thote:”…Kemi ne Epir disa mijera came…” .Kete e dine te gjithe.Camet ishin ne Epir dhe nuk I kalonin kurre te 20.000 vetet ….2)Dhe me poshte pangallos thote:”…Ne shqiperi ekziston nje PAKICE GREKE …,por jam kunder asaj qe cdo I krishtere shqiptar te quhet grek …” .Vete budallai ose nje mendje e kungullepsur mund te thote qe Pangallos thote qe nuk ka minoritet grek ne Shqiperi .Cdo gje eshte shkruar qarte :eshte minoriteti grek ne Shqiperi,por shqiptaret orthodhokse jane tjeter gje . Shume e qarte .Kush do te tjerre lesh,mund te rrije dite e nate me gjepora .Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
    • Gjek September 15, 22:55

      Grekofon do te thote greqisht-foles, se cfare etnie jane ata as Pangallos nuk deshi t’ju futej atyre temave. Shume grekofone ishin arber epirote qe moren gjuhen greke gjate periudhes Bizantine. Shekuj perpara tyre vllehet po ashtu moren gjuhen latine gjate periudhes romake. Gjuhet latine dhe greke ne ate kohe ishin perhapur shume larg shtrirjes se dy etnive perkatese (italianet dhe greket).

      Sa per çamet, shume numer te sakte paske, mos ishe atje ti dhe i numerove? Per me teper, intervista eshte ne 1926, pas shpernguljes masive te vitit 1913 dhe shkembimit te popullsive me Turqine ne 1923. Gjithashtu ne Greqi çame quheshin vetem shqiptaret myslimane, çamet ortodokse ishin edhe me te shumte ne numer dhe nuk permenden fare, dihet pse.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*