Shqipëria dhe Hungaria angazhohen të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik

April 5, 2016 14:15

Shqipëria dhe Hungaria angazhohen të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik

Shqipëria dhe Hungaria angazhohen të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre, që synon të realizohet me hapjen së shpejti në Tiranë të një filiali të Dhomës hungareze të Tregtisë dhe Industrisë si dhe rivendosjen e linjës ajrore Tiranë-Budapest.
Kjo u konfirmua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Presidentit Bujar Nishani dhe homologut hungarez, János Áder, i cili nisi te marten një vizitë shtetërore në Tiranë.
Në deklaratën e tij, Presidenti Áder fillimisht vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të saj si anëtare e NATO-s, ndërsa theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria do të vazhdojë te mbetet avokate e vendit tonë në procesin e integrimit në BE.
Presidenti Ader, tha se Hungaria dhe Bashkimi Evropian do t’i japë ndihmë financiare Shqipërisë në rast se do të përballet me krizën e emigrantëve, pasi sipas tij ajo nuk mund të përballet e vetme në këtë fenomen me një popullsi prej 3 milionë banorësh.
Kreu I shtetit hungarez vlerësoi mjaft rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, në kontribut të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ndërsa e vuri theksin tek bashkëpunimi për krizën e emigrantëve, si dhe kundër krimit të organizuar.

April 5, 2016 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim