Shqipëria dhe Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

November 20, 2017 13:03

Shqipëria dhe Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Shqipëria dhe Mali i Zi do të ketë stacion të përbashkët hekurudhor që u inaugurua në Tuz.

Ka qenë vetë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në vlerësimin e ministrit Gjiknuri kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjërë. Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.

Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

November 20, 2017 13:03
Komento

2 Komente

  1. genjeni se dicka do te ngelet November 20, 14:00

    Lexova lajmin me shpresen se kujtova se kishte akoma hekurudhe ne Shqiperi!
    Behet fjale per hekurudhen ne Mal te Zi.
    Na felliqet fare! Ndertoni njehere hekurudhen ne Shqiperi pastaj bashkojeni me Malin e Zi!!!

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi November 20, 16:50

    Nuk e mora vesh
    Hekurudha jone kalon kufirin dhe bashkohet me ate te malit te zi ne tuz
    Apo cdo shqiptar qe don te shkoj ne podgorice e me larg me tren duhet ti hipi trenit ne tuz?
    Pra nga shkodra ne tuz shkohet me tren apo me makine dhe ne tuz merret treni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*