HISTORI: Shqipëria dhe përballja me 10 tërmetet shkatërruese nga 1851

July 4, 2018 12:19

HISTORI: Shqipëria dhe përballja me 10 tërmetet shkatërruese nga 1851

 

Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Por cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë? 10 rastet që figurojnë në rekordet e “CatMonitor”. Nuk do ta besoni, por historia nis së paku në vitin 1851…

1851, 17 Tetor

Rajoni i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22

Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

1920, Dhjetor 18

Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara, shkruan Javanews. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1979, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9

Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë./java

l.h/ dita

July 4, 2018 12:19
Komento

6 Komente

  1. Xhevdet July 4, 13:23

    Qortoni datat. I keni gabim

    Reply to this comment
  2. MH July 4, 13:58

    Mos keni harrue termetin ne Shkoder te vitit 1905.Renojat e te cilit u riparuene bashke me renojat e 15 prillit te vitit 1979. Me nji kohe rekord mbrenda 6 muajve.

    Reply to this comment
  3. Besniku July 4, 14:21

    Ne 1979 nuk pati viktima , vetem te plagosur dhe deme te konsiderueshme materiale, ne rrethinat e Shkodres.
    Por ne 6 muaj çdo gje u be e re.

    Reply to this comment
  4. Pensionisti July 4, 15:20

    Jo vetem ne Shkoder mbas termetit u rindertuan shtepite dhe u zhduken pasojat e termetit ne nji kohe shume te shpejte , por edhe ne Diber ne dimrin e 1967 u menjanuan demet nga shteti sepse ne pushtet ishte “Partia e Punes ” dhe jo “Parti te privateve ” si keto qe jane sot ne vendin tone!

    Reply to this comment
  5. TNK July 4, 15:25

    O BESNIK DJALI NE ATE KOHE KISHTE SHTET. DHE NUK PAGOI ASNJE KACIDHE KUSH. E TANI THEMI SE NA KA TURTURUE KOMUNIZMI. SA PALLATE TE KOHES SE ENVERIT U PLASARITEN SOT DHE SA NGA KETO TE BERE ME HEKURIN ME RREZATIM BERTHAMOR TE ARDHUR NGA CERNOBYLI-

    Reply to this comment
  6. M.Hajati July 4, 16:21

    Besniku!

    Po ti referohemi ekzistences se Zotit qe ka krijue natyren e bashke me te edhe Njeriun.Do te bindi pse nuk kishte viktima termeti i vitit 15 prill 1979.Bibla thote qe asgja ne bote nuk bahet pa vullnetin e deshiren e Zotit.
    Zoti e dinte qe diten e Pashkeve katolike 15 prill 1979 do bie termet i fuqishem dhe per te mos patur viktima vendosi qe ne vitin 1941 te votohet kryetar i Partis komuniste Enver Hoxha.Per te mos shkue vite per vite e gjate e gjate e ti biem shkurt,shkurt.Ky Hoxhe do ushtroi lufte kunder cdo besimit fetare.Ne dite festash do organizoje aksione ose piknike.
    dhe pikrisht nga keto sajime do te shpetoj mileti ne ditet qe une gabimisht kam vendos te dridhi token.
    Keshtuqe me 15 prill te vitit 1979 Zoti atje siper nga qielli tundi e dridhi token shqiptare me nji nga termetet e fuqishme sic din ti zgjedhin Zoti.Hoxha diten e diele e kishte shpallur dite aksioni neper fusha e ledina qe ne oret e para te mengjezit.Termeti tundi malet po jo zemrat tona.Per kete Zoti uronte Hoxhen ne menyren e vete sic din te uroi nji perendi,qe eleminoj nji fatkeqesi te llahtarshme viktimash.
    Pra dhe ne kete variant E.Hoxha i bindet vullnetit,pa vetdije,vendimeve te Zotit.Ndersa ju qe ankoheni per bemat e Hoxhes se iu paska krijue raprezalje e neperkembeje te jetes tuaj.Nuk duhet ta sulmoni si armik.Mbasi cdo gja bahet me vullnetin e Zotit ne mendjen e Hoxhes.Ju duhet te protestoni sic e keni adet.Por kesaj rradhe,kundra zotit e nese fitoni betejen kundra Zotit detyrimisht do fitoni dhe betejen kundra Enver Hoxhes.Ku ky i fundit nuk i ka krye cdo gja nga vetvetja por nga ajo qe ia ka shkrue Zoti ne diten e lindjes e deri ne shuarjen e jetes.
    Nese nuk qendrojne keto qe shtrova ma siper.I dergoni ne Vatikan nese kane guxim e ti kundershtojne.Te kundershtosh keto qe paraqita ma siper don te thote te vendosesh artilerin kundra Bibles e te shuash ekzistencen e Zotit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*