Shqipëria, duaje ose lëre!

Nga Gideon Levy* October 11, 2014 15:32

Shqipëria, duaje ose lëre!

Tiranë, Shqipëri – Një kopshtar krasit gëmushat dekoruese në oborrin e madh të një ndërtese në rrugën Ismail Qemali. Shtëpia me hapësira të bollshme të kujton vilat në Tel Avivin e viteve 1960, me grila të drunjta,  ballkone të gjera, tri-katëshe, pothuajse e stilit Bauhaus.

Shqipëria nuk di ç’të bëjë me këtë ndërtesë. Shumicën e vitit është e mbyllur për publikun dhe muret kanë zënë myk, por kopshtari vazhdon të punoj, ne oborrin e lënë pas dore.

Kjo ka qenë shtëpia e Enver Hoxhës, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt për 40 vjet me rradhë. Kryeministri i sotëm, Edi Rama, thotë që do të donte ta kthente këtë ndërtesë,  në qendër arti, gjë që Hoxha e urrente më shumë se gjithçka. Kjo do të ishte një hakmarrje  e ëmbël për Ramën, një artist që u detyrua të largohet nga vendi i tij, për t’u kthyer si Ministër Kulture, mandej kryetar bashkie i Tiranës, dhe nga  Shtatori i vitit 2013, kryeministri karizmatik e premtues i vendit.

Zyra e Ramës mund të ketë më shumë larmi ngjyrash se çdo zyrë kryeministri në botë. Muret janë zbukuruar me afresket e tij të veçanta. Nuk ndalon kurrë së vizatuari skica, edhe gjatë takimeve  të punës. Skrivania  e tij është e mbushur me lapsa shumëngjyrësh.

Këtë pasdite, ky burrë mbreslënës – mbresëlënës edhe fizikisht, pasi është i gjatë dhe ka luajtur basketboll në rini – duket i rraskapitur. Mbase nuk ka shumë kryeministra që perballen me sfida kaq të ndërlikuara, e njëkohësisht me aq pak mundësi zgjidhjeje.

Rama udhëheq qeverinë socialiste të një prej vendeve më të varfra (Shqipëria zë vendin e 121-të në botë) dhe me më shumë korrupsion (zë vendin e 116-të në botë për vitin 2013, sipas  Transparency International). Shqipëria, e cila ndodhet vetëm një orë fluturim larg nga Roma, vuan një imazh,  qe ndoshta nuk e meriton.  Përmendet vetëm për trafiqe, prostitucion, mafie dhe varferi. Rama e di mirë këtë.

Në hyrjen e banesës së dikurshme të Enver Hoxhës, një shitës ambulant ofron misër të pjekur për pak qindarka. Përballë vilës ndodhet “Kazino Imperial”. Dikur, kjo lagje e quajtur “Blloku”, ishte zonë e ndaluar për publikun e zakonshëm, për dhjetëvjeçarë të tërë tiranie dhe izolimi të pashoq.

Tani, si për të sfiduar ish-udhëheqësin e vdekur, Blloku është kthyer në qendër të zhurmshme argëtimi me dhjetëra bare, restorante e kafene. Por varfëria dhe dëshpërimi vazhdojnë të ndihen pezull në ajër. Ky vend i varfër ka ende shumë për të bërë që t’i shërojë plagët e të shkuarës. Vendi i quajtur dikur “Koreja e Veriut në Europë” ende s’e ka marrë veten nga trauma. Nderkohë vejusha e moshuar e Hoxhës jeton në varfëri, në një ish-pulari.

Vendi që udhëhiqej nga një njeri që ndërtoi 700.000 bunkerë kundër armiqve imagjinarë, ende sot jeton ne perpjekje për të dalë nga  bunkeri mendor. Rama thotë se pengesa kryesore që has vendi është pabarazia midis arsimit dhe arsimimit, dhe mosbesimi që kanë njerëzit ndaj shtetit.  “Edhe një gjerman që në vendin e tij do ta vinte gjithnjë rripin e sigurimit për të ngarë makinën, në Shqipëri do të udhetonte  pa të”, shpjegon Rama

Si kryetar bashkie i Tiranës, Rama ra në sy për shkatërrimin e qindra ndërtesave të paligjshme dhe për lyerjen e pallateve kryesore të qytetit me “ngjyrat e Ramës”, duke i nxjerre nga  shëmtia arkitekturore komuniste. Por Tirana vazhdon sërish të jetë nje qytet i ngathët dhe pa shkëlqim.  Ndryshe nga vende të tjera në Shqipëri,  zonat malore dhe ato bregdetare ofrojnë bukuri spektakolare, ende të pazbuluar nga turizmi botëror. Ndërsa globalizimi e ka anashkaluar Shqipërinë: këtu nuk ka McDonalds, Ikea apo Starbucks.

Shqipëria është një vend me fe të ndryshme e me shumicë myslimane, por në thelb është laik.Feja nuk shënohet në dokumentet e identifikimit, dhe për shumicën e njerëzve nuk përbën asnjë problem nëse fëmijët e tyre martohen me dikë të fesë tjetër. Nga kjo pikëpamje, Shqipëria mund të shërbejë si shembull.

Në fakt, heroi kombëtar i Shqipërisë, një figurë e shekullit të 15-të, i ka ndërruar fetë katër herë gjate  gjithë jetës së tij. Poema e parë që mësohet në shkollat e vendit është shkruar nga një poet i shekullit të 19-të, Pashko Vasa, e thotë: “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Varrezat janë laike në përbërje, dhe të njëjtat lule plastike zbukurojnë varret e të gjitha feve.

Shumica e shqiptarëve e përshkruajnë veten si te mos i përkasin asnjë feje, edhe pse shumica janë myslimanë Suni ose Bektashinj. Të krishterët janë katolikë ose ortodoksë, me pak protestantë. Vetë kryeministri është pagëzuar si katolik, por e quan veten si njeri që nuk i përket asnjë feje.

Çështjet e Lindjes së Mesme ngjallin pak interes këtu, dhe qëndrimi ndaj Izraelit nis që nga më miqësori e deri tek moskokëçarësi. Një kërkues i ri që punonte për një program televiziv më pyeti nëse palestinezët janë hebrenj. Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, prof.Tonin Gjuraj, tha që e vinte në dyshim faktin që Bregu Perëndimor ishte “territor i pushtuar”.  Ai ka qene ambasador në Izrael.

Disa njerëz gjejn ngjashmëri midis dy vendeve tona;  të dy jemi kombe të vogla e të rrethuara nga armiq – në rastin e tyre, siç mendojn shumë shqiptarë, janë Serbia dhe Greqia. Asnjë hebre nuk u vra gjatë holokaustit në këtë vend, një fakt për të cilin shqiptarët ndihen krenarë edhe sot. Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shqipërisë janë të mira, edhe pse Izraeli s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, për zhgënjimin e madh të Tiranës.

Industria ushtarake izraelite nuk ka ndonjë treg këtu. Shqipëria e ka shpërbërë një pjesë të mirë te ushtrisë me kërkesë të NATO-s, në të cilën janë bërë pjesë. Vitin që vjen, Shqipëria do të ketë  8500 ushtarë gjithsej, ndërkohë që në pikun e saj ka pasur 80.000. Forcat ajrore janë shpërbërë pothuajse plotësisht, dhe mbrojtjen ajrore të Shqipërisë e kanë në dorë vendet fqinje.

Baza e madhe detare në Pashaliman, në brigjet jugore të Adriatikut, është pothuajse e braktisur. Mbetjet e nëndetëses 105  jane si monument i së shkuares. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Shqipëria ishte dalja e vetme e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe.  Shqipëria u tërhoq nga Pakti i Varshavës në fund të viteve 1960, duke u shndërruar në vendin më të izoluar në botë.

Në këtë bazë hymë falë Dritan Hilës, Zëvendës Ministër i mbrojtjes. Hila na tregon me entuziazëm, vendin e tij, bashkë me të shoqen, Rudina Xhunga, e cila drejton një program televiziv prestigjioz në Top Channel ( ku dhashe intervistën që ishte edhe  shkaku i kësaj vizite).

Xhunga e ka vizituar dy herë Izraelin, për të intervistuar shkrimtarët e njohur Amos Oz dhe David Grossman; burri i saj është një mbështetës i hapur i Izraelit dhe i mirëinformuar  për ngjarjet më të fundit atje.

Në fakt, çifti ka të gjithë veprën e  Ozit në apartamentin e tyre të bukur në katin e epërm të një ndërtese në zemer të Tiranës, ku nuk mungojn edhe dy shandanë hebrenj “Hanuka menora”. Ozi duket se eshte  autor mjaft i pelqyer ne Shqiperi.

Në kohën e lirë, zëvendës Ministri i Mbrojtjes bën raki e verë të shkëlqyer që ua dhuron miqve. Të dyjave u ka vënë emrin e vajzës së vogël të çiftit, Alanës.

Rroga e Hilës është rreth 800 euro në muaj. Monedha vendase quhet “Lek” dhe çmimet në rruge janë shumë të lira për një të huaj. Gatimet e detit dhe mishi i pjekur i qengjit janë të shkëlqyera.

Tregu i zi vazhdon të zërë gjysmën e veprimtarisë ekonomike të Shqipërisë, sipas studimeve. Reputacioni i keq ka bërë që të mos ketë shumë investime të huaja, të cilat Shqipëria i kërkon me dëshpërim, edhe pse ofron krah të lirë pune, vetëm një orë fluturimi larg Romës.

Tirana sikur zbehet me rënien e muzgut. Fshatrat në rrethinat e saj zhyten në errësirë të plotë. “Mont Blanc”, një ëmbëlsirë që shërbehet në tarracën e një hoteli në qytetin e Beratit, është tmerrësisht  e ëmbël dhe kushton vetëm një euro.

Shumica e banorëve zgjedhin si formë argëtimi të shëtisin lart e poshtë nëper rrugën kryesore  të këtij qyteti gjithë dritë dhe dritare. Duke udhëtuar sërish për Tiranë,  zëri i këngëtarit izraelit “Asaf Avidan” dëgjohet nga radioja e makinës së zëvendës ministrit, teksa këndon “Love it or leave it”

Regjimi komunist ishte vërtet mizor dhe e shkatërroi shoqërinë shqiptare. Kryeministri Rama thotë: “Për të bërë një revolucion duhen disa orë, por që ta ndryshosh shoqërinë do të duhen dhjetëvjeçarë. Regjimi i mëparshëm premtonte parajsën, por solli ferrin”.

Vete Rama e beson parajsën qe premton. Nuk di sa gjasa ka, ky udhëheqës jo i zakonshëm, ta mbajë fjalen qe i ka dhene kësaj toke të lënduar nga 500 vjet pushtim otoman e 5 dhjetëvjeçarë regjimi komunist.

Për momentin, ai po me shkruan nje dedikim interesant, për albumin e madh të pikturave, titulluar thjesht,  “Edi Rama”.

 

*Haaretz- Izrael

Nga Gideon Levy* October 11, 2014 15:32
Komento

3 Komente

  1. Edhe Levy, i rilindur October 12, 14:33

    Eshte e pakoregjueshme orientalja e perzier me komunizmin!
    Mjaft te lexosh kete esay prej Gideon Levy, nje ze i admiruar ne publicistiken boterore, per te kuptuar se ketu mund te korruptohet gjithcka. Jo vetem gjithcka shqiptare, por edhe cdo gje E Huaj qe guxon te shkele e te besoj pusht-e-taret ne kete vend.
    Kjo ndodhte me Enverin e Berishen, dhe po kjo ndodh me Edi Ramen. Madje direct me Edi Ramen.
    Te vish ne Tirane, te takohesh me kryeministrin e atij vendi (qofte edhe Izraeli) dhe me ministrin e mbrojtjes apo zevenedesuesin e tij, (si quhet ishkryeministri i Izraelit qe tashme sherben si minister mbrojtje zoti Levy?), eshte shume e brishte, shume delikate.
    Nuk shkuat ndermend se mund te jeni i perdorur, zoteri i nderuar Gideon Levi?
    Emri juaj ehste absolutisht i madh, denjesisht i nderuar. Realisht, jo aq shume njiheni ne Shqiperi, dhe ndaj kam frike se jo pak prej shqiptareve do krijojne mendim jo te merituar per ju…
    Mbase vjen nga perkthimi i pasakte, por lexuesi sikur merr vesh se juve ju kane thene se Edi Rama eshte arratisur nga Shqiperia e Enver Hoxhes, per tu kthyer minister pastaj kryeminister ne demokraci (?!). Nuk ashtu kaq aq krejtesisht ashtu, do thoshte Pjeter Arbnori, qe nuk do mbahet mend su kryetar i Parlamentit Pluralist te pas 1990-es, por sigurisht do te kujtohet per shprehjen “keta jane specialiste”, per socialistet shqiptare!

    Dhe as Edi e as ai zevendes ministri i mbrojtjes qe pikerisht ate dite, pikerisht duke ju bere juve shoqeri, degjon ate lloj muzike, do ta kishte pesuar nga Ati i vete, nese do ta bente kete gje ne kohen e pushtetit te tyre, edhe pse ata nuk ishin privuar prej hyrje-daljeve ne Bllok.

    Mund ta merrni me mend, zoti Levy, (e besoj kete se ju jeni e silleni realisht si gazetar i lire, edhe perballe pushteteve te fuqishem ne vendin tuaj e kudo ne bote), beni te merrni me mend e te kuptoni, se pothuaj gjithe shqiptaret do vene buzen ne gaz, do qeshin, me servilizmin e panevojshem, per tu dalluar prej te tjereve, kur ju kane thene ne shtepine zonjes Xhunga, se: “burri i saj -pra zoti Hila- është një mbështetës i hapur i Izraelit dhe i mirëinformuar për ngjarjet më të fundit atje…”!

    Eshte e trishte, jo dinjitoze per te gjithe, kur deri edhe vlerat me dinjitare te publicistikes boterore, vazhdojne e perdorohen ne kete menyre…

    Reply to this comment
  2. Gregori October 13, 20:05

    Ketij publicisti i kane thene se Shqiperia ka qene vendi me i tmerrshem komunist, dhe ai perserit po ato gjera qe i kane thene dhe na i servir ne, nuk ka marre mundimin te beje te pakten nje krahasim te vetem per gjendjen e Shqiperise nen tmerrin komunist me gjendjen e sotme te Shqiperise nen sundimin demokrat, c’kishte Shqiperia atehere te mire dhe cfare ka sot (pervec lirise per te folur c’te duash pa atakuar njeri, se ndryshe e ke mbas koke), cfare pasurie kombetare ka Shqiperia sot dhe cfare kishte atehere, cili ishte niveli i arsimit atehere dhe kush eshte sot, cila ishte mjekesia dje dhe cila eshte sot, sa eshte numuri i te vrareve ne menyre makabre atehere dhe sa eshte numuri i te vrareve e te zhdukurve sot, sa ishte numuri i te burgosurve atehere (perfshi dhe ata politike) dhe sa eshte sot, sa burgje kishte atehere dhe sa ka sot.
    Te ” nderuar”, gazetare a publiciste, mos e shisni kaq lire vehten e per me teper vendin ku keni lindur e jetoni, sepse edhe te huajt po thone ato qe u thone disa shoqerues pa njohje te plote te historise se Shqiperise. Vertet Rama bojatisi disa pallate buze rrugeve kryesore ne hyrje te Tiranes, por ato ne fund te fundit ishin ndertuar ne ate kohe, dhe vetem u bojtisen, ishin pallate qe nuk u blene nga qytetaret por u moren falas, qe zgjidhen nevojat e atehereshme dhe kane vlere edhe sot, se eshte e veshtire qe nje familje qe jeton e punon ne Shqiperi te mund te bleje nje shtepi banimi. Mendoni me se fundi cfare ushqimesh, sado te pakta, do te thoni ju, kemi konsumuar atehere dhe cfare konsumojme sot. Eshte e turpeshme qe ne nje vend si ky i yni, te konsumosh me cmime dy deri tre here me te larta se ne vendet per rreth, produkte qe ne keto vende duhet te groposen. Gjithmone lavderohet klasa politike, dhe nuk thuhet se c’po ben kjo klasem per gjendjen e mjerueshme te mbi 70% te familjeve shqiptare qe vuajne e stresohen, si per buken e gojes edhe per gjendjen sociale.Ka shume per te thene per nihilistet e sotem.

    Reply to this comment
    • Bedriu October 13, 20:42

      po ky ka qene qe ne fillim qellimi mor vella! Qe te rinjte qe linden ne kete tridhjetevjecar dhe mbare mbota te mendojne se ky shkaterrim, mjerim, poshterim, korrupsion, prostitucion politik dhe shoqeror qe ekziston sot, eshte pasoje e kohes se komunizmit dhe jo e SeRB shkaterrimtarit- hajdutit-vrasesit- dhunuesit te Shqiperise e te shqipetareve.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim