Çfarë ju kujtojnë këto foto?

Entela Resuli December 31, 2017 13:21

Çfarë ju kujtojnë këto foto?

Martin Parr (23 maj 1952) është një fotoreporter britanik me reputacion ndërkombëtar për qasjen e veçantë në fushën e dokumentimit social.

Në vitin 1990 Martin Parr vizitoi Shqipërinë, në udhëtimin e parë turistik të zhvilluar në vend pas rënies së murit të Berlinit.

Nga 14 persona, 12 dolën se ishin gazetarë të “maskuar” si turistë me interes të veçantë për arkeologjinë.

Për mënyrën se si hyri në Shqipëri në atë kohë, Parr tregon:

“Zyrtarisht” të gjithë ne kishim ardhur në Shqipëri sepse kishim gjoja interes arkeologjik, por që në fakt asnjëri prej nesh nuk kishte interes për arkeologjinë, ne ishim të interesuar se çfarë po ndodhte në këtë vend që ishte i mbyllur nën regjimin komunist. Në një nga udhëtimet tona nëpër Shqipëri pamë një shenjë anës rrugës që tregonte se pak më tutje ndodhej Qyteti Stalin. Të gjithë ne shfaqëm interes për të shkuar atje dhe i thamë shoqëruesit dhe shoferit që të kthehej aty, por sigurisht ata nuk pranuan duke na thënë: “Po ç’ne, nuk është vend arkeologjik”.

Turi për të parë sitet arkeologjike, sipas tij ishte i organizuar në atë mënyrë që të gjithë “arkeologët” duhet të mblidheshin në orën 9.00 të mëngjesit dhe të niseshin në vendet që kishin programuar organizatorët.

Ndërsa Martin bënte diçka tjetër, ai ngrihej që në orën 6.00 të mëngjesit dhe ecte rrugëve duke bërë shkrepjet e tij. Kishte 3 orë kohë për ta bërë këtë. Të njëjtën gjë bënte edhe pasditeve kur mbaronin turin.

Po ç’ishte ky njeri që bënte shkrepje mëngjeseve? Kjo gjë nuk mund të kalohej pa u vënë re në ato vite kur çdo gjë vëzhgohej e aq më tepër që vizitor të tillë nuk shiheshin rëndom nga këto anë.

“Për shqiptarët ishte diçka e pazakontë të shihnin në rrugë një njeri që në 6.00 të mëngjesit, i cili me aparat fotografik në dorë bënte shkrepje. Njerëzit më shihnin me kuriozitet sikur të vija nga një planet tjetër. Por unë përpiqesha t’i bëja fotot në momente që njerëzit nuk e kishin mendjen tek unë”- tregon Parr.

E gjitha kjo nuk përfundoi thjeshtë me shikime kureshtarësh. “Një mëngjes, teksa kisha dalë për të bërë punën e zakonshme, më ndaluan. Më hipën në makinë, por asnjëri prej atyre që ishin aty nuk fliste anglisht. U krijua një situatë konfuze edhe për ata vetë. Nuk dinin se çfarë të bënin me një të huaj me një aparat në dorë. Më kthyen sërish në hotel”-tregon fotografi.

Ai ka qenë në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Shkodër etj., por nuk di të të thotë se ku janë bërë shkrepjet e Shqipërisë së Martinit, pasi ai nuk e njihte vendin dhe nuk di të tregojë në çdo rast vendndodhjen e fotove.

Parr, pas 21 vitesh, në vitin 2011, erdhi në Shqipëri ku hapi dhe një ekspozitë.

I kishte ruajtur më fanatizëm këto foto, të cilat disa prej tyre janë publikuar edhe më parë.

e.resuli / dita

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometown. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometown. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

ALBANIA. Tirana. Bakery's till. 1990.

ALBANIA. Tirana. Bakery’s till. 1990.

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

ALBANIA. Berat. Concert crowd. 1990.

ALBANIA. Berat. Concert crowd. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children show. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children show. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children with their teacher. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children with their teacher. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

 

Entela Resuli December 31, 2017 13:21
Komento

63 Komente

  1. Roland July 24, 15:12

    Fotografia a pare eshte me Sarande, agjensia

    Reply to this comment
  2. lis dushku July 24, 15:18

    Ato autoibuzat ceke ishin me komode se plehratr e viteve 50,qe sollen katundaret e Greqise .Asaj bukes se zeze 40-lekshe i merrni te keqen se nuk e prodhoni dot me miell serb te magazinave te Rusise per kafshe.

    Reply to this comment
    • ShkoDrani December 31, 14:00

      Autobuzi vetem shasin kishte “Skoda” se ishte bere te NSHRAK i Shkoders nga M. Koxhja.
      Sa per buken, kur mendoj ate kohe te mjere, me vjen keq per hallexhijte pafund, por ke te drejte kur thua se ishte me e shendetshme se kjo buka e sotme me miell serb.

      Reply to this comment
  3. Call of Duty July 24, 15:35

    Këto foto më kujtojnë varfërine e Shqiptarëve, shkaktuar nga sistemi I kalbur komunist, inkompetenca dhe padituria e kastës komuniste në fuqi. Por në të njëjtën kohë më kujtojnë periudhën kur vllau nuk vriste vllaun për një copë tokë, kur politikani nuk të vidhte pasurinë kombëtare dhe private në mes të ditës me diell, dhe ta shet veten si burrë me moral dhe karakter, kur doktori ishte humanist dhe jo matrapaz, kur kriminelët dhe hajdutët ishin një ëndërr e keqe. Kur motra dhe nëna shkonin në punë dhe nuk guxonte njëri shqetësonte. Kur ai që vodhi pula, dhe u fut në burg nuk u bë I perndjekur politik. Kur Njerzit nuk masakronin natyrën, për përfitime personale, etj,etj,etj.

    Reply to this comment
    • fati December 31, 14:26

      Ato qe thoni ju jane te verteta, por nuk justifikojne ne asnje menyre varferine, kjo e fundit pjelle e mediokritetit te sistemit dhe drejtuesve te saj. Eshte absurditet i madh regresi i pas viteve 70,

      Reply to this comment
      • lola December 31, 17:53

        Pasuria nuk matet me sasine o fati por me cilesine.Ktheji syte nga varrezat qe po zene hektare te tere dhe jane mbushur me te rinje te reja .Shiko ku jane katadisur te rinjte dhe familjet shqiptare.

        Reply to this comment
  4. JETIMET E 21 JANARIT July 24, 15:57

    PARALELIZEM ÇEREK SHEKULLOR….Dhe loja antishqipetare me ‘3 letra’BE N(R)A ME (Berisha Nano(Rama). Meta! Redaksise se te perditesmesh ‘DITA’
    Pake shqipetare kane ngelur akoma gomarete pellasin kur shohin ‘burrat e shtetit’ dhe ambasadoret e se keqes.Pake shqipetare kane ngelur akoma gomare qe te keqen e ketyre 25 vjeteve tja faturojne nje individi si atij te myslimanit shkodran apo ‘agjentit’ Ramiz Alija.Pake shqipetare kane ngelur gomare qe Shqiperine qe nuk eshte me tja besojne akoma treshes BE NA ME zevendesuar i dyti apo derri maç Nano me fandin spathi Rama!
    ‘Loja me tre letra’ tani po zbulohet edhe per gomaret:
    Aksi Beograd -Biberaj me mbeshtetjen e radio zhurmes ‘Zeri i Ameriqise’ ne vitet ’90 me piksynim shkaterrimin e ketij vendi e syrgjynosjen e ketij populli ne lufte kunder fantazmes ‘komunizem’ beri sikur krijoi pluralizem ku ne krye te nje bande Neofashiste me partesy te bardha si ajo e ‘Arturo WI’ e quajti PD e ne krye vuri nje kujsling dhenderr serb me emrin Sali,ne krahun tjeter nje KADAVER me emrin PS vuri qe ta perdhunonte nje Çoban me emrin Fatos.
    Pas 25 vjetesh objektivi strategjik u arrit,shqiperija shprehje gjeografike shqipetaret 25 vjet si izraelitet ne shkretetire te arratisur qe vine verdalle si mize pa koke neper Bote.
    Agjentuat tashme kerkojne te ‘reformojne skemen e shkaterrimit perfundimtar:
    Ne vend te Berishes qe fillon me nje ‘S’ dhe te PD qe u shperbe te vendosin Ramen me dy ‘S’apo ‘SS’ per tu kthyer ne shtepine e babait te tij shpirteror atje ku e filloi karjeren e tij politike PA ASNJE DITE PUNE PA ZANAT E PA PROFESION qe vetem me parti te majte nuk mund te kete puneperderisa deskriminoi me teper se Sali Neroni shqipetaret e luftes dhe te punes hoqi tere simbolet e shqipetarizmes dhe vendosi ato te antishqipetarizmes dhe mbi gjakun e veteraneve te luftes ‘shperbleu’ te ashtuquajturit te ‘perndjekur politike’ qe kane bere burg per vjedhje apo hajdute pulash.
    Daj Meta apo like floriri edhe ky pa asnje dite pune,as zanat e as profesion si 90 perqind e qeverrise dhe e parlamentit te KTHEHET ne shtepine e tij te vjeter te baba Nanos e te riformoje te mengjeren qe flet per socializem diten e vjedh tere naten!!!!!!!
    Rrofte ‘rilindja ‘ e pluralizmit shqipetar pas 25 vjetesh ,te na e rruajne ‘burrat e shtetit’ e bashke me ta edhe agjentet e ambasadoret antishqipetare qe paguajne servetat e çobenjte Blushi,basha bisha qe propogandojne 25 vjet ideologjite naziste gobbelsiane antishqipetare.
    p.s-Botoje shkrimin ne vend te editorialit i nderuari kryeredaktor dhe e nderuara redaksi po qe se pas 25 vitesh te dhimset vendi ku ke lere dhe paraardhesit e tu qe pane llahtar me sy ne kete çerek shekulli si u shperbe nje vend e si mori dhene nje popull i tere si asnje popull i Ballkanit pa le i Europes.

    Reply to this comment
  5. mali July 24, 16:12

    Fotografi kuptohet se ka marr pamjet me mjerane te sistemit qe te gjthe e rrezuam e po te ishim edhe nje mije me shum se ngreme me . Po te benim hapat qe duheshin mbas 90-tes do te ishim shum me te lumtur se sot qe jemi shperbere ne mendime , ne numer , ne mbrojtje , ne ekonomi dhe kulture . Te pakten te na ruante fotot e atobusave te N.SH.R-rakut te Shkodres dhe fotot ku mijera gra dhe burra punonin ne uzina e fabrika .

    Reply to this comment
  6. emigranti July 24, 16:12

    Nga viti 1990 ishim pothuajse te gjithe njesoj.Keshtu te pakten na la sistemi. Tani jemi ne 2015 do te shikoni sa jane pasuruar politikanet tane merruni me cdo politikan qe eshte ne Parlament dhe rezultatet jane shume te frikshme.Te marrim Kreun e opozites dhe bilanci eshte i tmerrshem, nuk rri ai aty ne parlament qe te perfaqesoje Shqiptaret por per te mbrojtur pasurine dhe bisnesin e piset qe koh mbas kohe e ka ndertuar.Po keshtu edhe komunisti Nanon dhe Liste eshte aq e gjate sa mund te shkruash nje liber per keto rrufjane, te pa ngopur dhe shume te zellshem per te vjedhur dhe cfare mund te kete mbetur.

    Reply to this comment
  7. ketu ka tradheti burra 3 July 24, 16:19

    nuk eshte turp te jesh I varfer…

    turp..biles krim eshte qe kete varferi relative te atij populli atehere ti sherbeje per tu mburrur atyre fotografeve qe paskan bere kete heroizem…

    pra kalaja e pamposhtur e atllantikut..mposhti kalane e shkrete te adriatikut…..festoni o vampire mbi fatkeqesine e nje kombi

    kesaj I thone hajde baba te tregoj arat e fshatit..

    shoh shpesh qe njerez te shume kategorive ne amerike dh Europe akoma tregohen kanibale me epshet e tyre anti komuniste apo anti enveriste.

    fakti qe sot burgjet e europes jane plot shqiptare.

    .bordellot e europes jane plot me vajza dhe gra shqiptare

    shqiperia eshte kthyer ne plantacjon droge..edhe pse Rama ka hequr nje pjese te vogel

    6000-7000 shqiptare aplikojne per azil ne muaj ne BE

    Rasti I mbytjes se nje 14 vjecare ne tentative per te kaluar nga greqia me destinacjon gjermanine…..duhet qe keto moderator te Dites qe japing keto fotografi..do ishte me mire te na jepnit “hollesi” te varrimit te asaj adoleshente qe tregon se dhe per ate vend duhet nje ceremony varrimi..boll me keto gjysem spiuna gjysem fotografe

    shkoni filmoni urat dhe metrote e parisit ,londres,berlinit, romes dhe bordellot etyre..jemi ne pritje o hijena te shekullit te kaluar

    Reply to this comment
    • fati December 31, 14:31

      E vertete, te jesh i varfer nuk eshte turp, por … te drejtosh vendin dhe ta katandisesh te varfer popullin tend, eshte turpi me i madh.

      Reply to this comment
  8. skifteri July 24, 16:53

    Gazetar te kamufluar si arkeolog ,spiune nga me te rrezikshmit ne sherbim te kapitalizmit ,ne bashkepunim me klasen rreaksionare Brenda vendit shkatrruan shqiperine socialiste dhe pasurite e popullit ,shikoni fot me rregull ,pasterti ,me edukim ,me shkollim ,me buke 100%grure JO SI BUKA E SOTME me ngjyrosje bojrash qe te hejmojne,shikoni qytetin dhe rruget e viteve 90 te pasterta ,pa kosha mbeturiansh vdekje prurse ,pa droge ,pa hashashe ,pa vrasje ,pa dhune ne shkolla dhe çerdhe .SHikon njerzit te veshur pastert dhe te hakurosur te autobuzi ,nuk shikon mjekrrosha dhe qafelesha qe te vrasin nga dritaret e makinave dhe motorrave ,Nuk shikon vrases dhe barbone rrugesh por rregull dhe edukim nuk shikon femra pa breke dhe lakuriq si puntore seksi.Pushteti I klasave raksionare erdhi ne shqiperi me kamuflimin per te vendosur barazi demokraci shtet ligjor,pune dhe pasuri per shqiptaret ,por kjo klase erdhi vetem per te vrare ,vjedhur ,shkatrruar ,varferuar ne palce shqiptaret ,per te droguar rinine ne shkolla ,ndertoi nje prokurori dhe gjykate te kalbur qe nuk ndeshkon asnje qeveritar hajdut e kriminel,po vjedhe dhe vret tmerrsishte kete pupull ne 24 vjet ja beri varrin,ja marrshin te keqen sistemit te E.Hoxhes ,kurr shqiptaret nuk do te kane fatin e ndertimit te nje shteti brilante te drejte qe sundoi ne shqiperi,pamvarsishte te gjithe shpifjeve e mashtuesve te histories qe bejne borgjezia dhe reaksioni brendeshem per te nxire ate kohe ,po kurre ky sistem I kalbur I sotem nuk do te arrije ato suksese te asaj kohe te socializmit,e ndertuar me 10 parimet fetare te krishterimit.Duhet ti japim nje shqelm ketyre tradhtarve qe po mbysin e dergojne ne funde te detit popullin shqiptar,dhe te shpetoje vetene tije me keto pasuri marramendese qe kane vjdhur per vete dhe ne breza pasuri per femijet e tyre.####.

    Reply to this comment
  9. Dajo Memo July 24, 18:08

    Pamje te tilla fotoje nuk jane te panjohura per ne, por ketu vertetohet edhe njehere se ata qe hynin si dashamires e kurioz te njohjes se historise, arkeologjise e jetes sociale te Shqiperise ishin spiune e nxites te dashkeqsise… Dihet qe Shqiperia, nuk arriti ne ate gjendje varferie vetem per faje te Enver Hoxhes, por ishte bota qe i kishte vene litaret e bllokaden e tmerrshme per fyti… Sido qe ishim te varfer, ama rezervat e shtetit, qe ishin siguruar nga djersa e popullit, ishin plote e keto rezerva i vodhen e shkatrruan keta hajdut e kriminele qe na erdhen ne fuqi me thirrjet “Liri barazi” e deshiren per ta pare Shqiperine si e gjithe Europa… Ne ate kohe vertet ishim te varfer, por “zienim te gjithe ne nje kazan”, u fol e perfol Enver Hoxha, u burgos e denua Nexhmia, per kafet qe kishte pire…. Ai Enver qe beri Luften ne krye te popullit, qe dha rezultate pozitive duke e ndryshuar e transformuar vendin nga nje kenete malarjeje, injorance totale e shume e shume te keqia, brenda pak viteve solli ndryshime kolosale: fabrika te gjithfarllojta, spitale, shkolla, punesim, bonifikim, sigurim te bukes me forcat e veta, e pa borxhe e, me rezervat e arit te ruajtura e siguruara, sic thot Pellumb Kulla i madh, per nje mashtrim e korruptim 10 000 dollaresh, u pushkatua Gasper Çurcia… Po sot? Ku jane rezervat e shtetit?! Ku eshte ari i rezervave?! Ku eshte gjithe ajo teknike luftarake e rezerve armatim-municioni (qe sikur vetem fisheket te ishin administruar e shitur me rregull e ligj e t’i ishin shperndar popullit te gjithe shqiptaret ishin bere miljonere), ku jane arat e bonifikuara, sistemuara e drenazhuara qe prodhonin rendimente te niveleve me te larta boterore? Ku eshte sistemi ujites, vadites e kullues? Po uji i pijshem qe e siguroi populli e pushteti ne kushtet e asaj varferie? Po elektrifikimi? Ku i kane hidrocentralet, qe kane ndertuar keta padrone te sotem? Vet Enveri vdiq, u kritikua, u sha e u perçmua se bente “jete lluksoze”!! Po zoterinje, vertet, kishte ca dallim nga populli, por krahasoeni me te sotmit!!! Ai vdiq e Nexhmien e femijet i nxoren me shqelma nga shtepia ku banonin, se ajo ishte pasuri e shtetit, e popullit… Po sot, o njerez?! Ku eshte drejtesia, ligji??? Keta qe ulerinin per drejtesi, ligj e barazi, jane kthyer ne hajdutet, mafiozet e kriminelet me te rrezikshem per kete popull, qe per dite i pine gjakun e djersen me taksa e cdo gje korruptive… Jane bere me vila te shumta e pasuri brenda e jashte vendit, kur u dhurojne njeri tjetrit vila e pasurira prrallore, (sic flitet qe Ilir Meta i ka dhuruar ne Gjirin e Lalezit, te tmerrshmit Sali Berisha njer vile luksoze)… Ku eshte ligji e drejtesia shoqerore o njerez? Nuk flasim per barazitizem, se dhe ne ate kohe pranohej se nuk kish barazi te plote sociali, por jo kanibalizem. Sot, mjer kush nuk ka mundesi te ushqyeri, nje mbeshtetje ekonomike e shoqerore, se vdes e perfundon si jo pak qe gjenden te shtrire rrugeve, qe hane korat neper koshat e plehrave…. vrasin e vetvriten, per nje fjale goje, kur gjakmarrja e urrejtja ka arritur kulmin!!!! Do thoni “Lufta e klasave” ? Vertet e demshme ka qene, por semos nuk ekziston edhe sot, madje ca me e eger, se behet e pakontrolluar e populli i coptuar ne 100 parti e vret vellai-vellane per ndryshimin e bindjeve politike, ndonese nuk ka qe unifikon vetem nje ideologji… Ah sa shume ka per te folur!!! Mjere ne ! O njerez dhe kurajo, sakrifikoni te mbijetoni e mbeshtesni njeri-tjetrin, mos u shkoni pas si mish per top politikaneve!

    Reply to this comment
  10. GAMORI July 24, 19:13

    KETO FOTOGRAFI na kujtojne qe SHQIPERIA ishte e jona dhe kembet i shtrinim sa kishim jorganin , qetesia ishte 100%NE TROJET ESHQIPERISE , AJRI ISHTE BIO USHQIMET BIO , UJI BIO ,plazhet bio DHE ISHiIM TE NDERSHEM TE SHKOLLUAR TE PUNESUAR DHE MBI TE GJITHA TE GEZUAR dhe pa borxhe ndaj amerikoneve inglizit europes botes islamike dhe shkerdhatave pa fund te globit

    Reply to this comment
    • GAMORI July 24, 19:28

      dhe mbi te gjitha ne ate kohe kishte “BABAI BICAK “”” dhe SHQIPOT TROPJONE KUKSJONET MALCI E MODHE DUKAGJINSAT MIRDITORET LACJONET KURBINASIT LEZHJONE SHKODRONE E FUSHKRUJSAT LAZARATASIT E MIRDITORET PUKJONET MATONET BULQIZA SKRAPARI LABERIA DEVOLLI KORCARI E POGRADECARI E KOLONJARI E GREKU DROPOLLISERBI MALAZEZI BOSHNJAKU TURKU ITALJONI CIFUTI e E KATOLIKU E MALOKDARE E SUNIT E SHEHIT E ORTODOKSE ATEISTAT BALLISTAT KULAKET E SOCIALISTAT E CAM E KOSOVARE E GEGE E MALESORE KATUNARE E FSHATARE E ishin njerez me plot kuptmin e fjales ndersa sot jane kafshet me te terbuara te globit dhe zoti ka frike nga ata

      Reply to this comment
  11. info-analitike July 24, 19:24

    Nostalgji e kohes kur ishim fanar ndricues per boten e kur canim bllokaden me shpate ne dore.

    Reply to this comment
  12. Dritan Haxhia NY July 24, 19:30

    Foto historike dhe mjaft interesante. Ruaj nje koleksion te gjere me foto te asaj kohe.

    Reply to this comment
  13. bobi July 24, 20:04

    sa veta u vrane sot……….

    Reply to this comment
    • Euro Maloku July 24, 20:32

      Një atentat ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe si
      pasojë dyshohet se ka mbetur një person i plagosur rendë.

      Ai u akuzua për shpërdorim detyre pas zbulimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.
      Vetë Fullani e ka shprehur pafajësinë në lidhje me këtë vjedhje

      Po sot, në Shkodër u zbuluan 8 parcela me 1.830 rrënjë kanabis. Mësohet se droga u gjet në luginën e ‘Cukalit’,
      afër vendit të quajtur “Kroni i Hithit”, në komunën Shllak.

      I penduari i drejtësisë, i përfshirë edhe në bandën e tritolit, ka marrë në telefon News 24, ku ka thënë se prokuroria dhe policia
      po fshehin provat dhe se gjithçka po manipulohet në lidhje me Ilir Karçinin.

      etj.etj…

      Reply to this comment
  14. Kopaçe July 24, 20:27

    A ka burre sot si ai i derdhuri ne BRONX… ?

    Reply to this comment
    • Shahisti July 24, 21:25

      Atij ia kane bere shurren me kohe edhe siper varrit….

      Reply to this comment
      • Gentian R. July 24, 21:58

        E vertete eshte more Shahist, sepse kur ai ishte gjalle, te gjithe e benin shurren ne breke!

        Reply to this comment
        • Shahisti July 24, 23:18

          Keshtu shkon ajo pune more Genti, nje here na pshurri, nje here e pshurrrem. Ne e pshurrrrrrem te fundit, keshtuqe kjo mbahet mend.

          Reply to this comment
          • lola December 31, 17:59

            Burre eshte ai qe te pshurr kur je gjalle pa i vdekur te pshurrin dhe pulat.

          • Ushtari i partise... December 31, 22:47

            Po se s’kemi burra qe te pshurrin kur je gjalle, pa dalin sot kakarisin dhe lolot (makar dhe lolat). Sa per pulat, ajo dihet. Ato pshurren dhe nga hija e krimbave, e jo me nga hija e monumenteve.

  15. Shahisti July 24, 21:26

    O ju komentuesit e DITAs, ju me duket jeni te gjithe nga ata koqet qe ua rriten pensionet me 15% tashti se fundi, nje kope me nostalgjike me mut ne vend te trurit.

    Reply to this comment
  16. Shahisti July 24, 21:28

    Ditet e qoftelargut, Vampirit te Gjirokastres nuk kane per t’u kthyer kurre me ne vendin e Shqiponjave. Ju sklleverit e atij sistemi qani sa te doni.

    Reply to this comment
  17. Gazi July 24, 21:48

    Kom qene i vogel!! Nostalgji per robt e thjeshte

    Reply to this comment
  18. Lleshi July 24, 22:12

    ROLI BRITANIK NË MASAKRAT E ÇAMËRISË
    Raporti i Majorit Wallace: “Zervas është krijesë Britanike në kuptimin se ne jemi përgjegjshëm për pasojat e mëtejshme. Politika britanike është furnizimi i i njëanshëm i Zervas.
    Sikur mos të ndërhynim ne, Zervas do të ish likuiduar me kohë. ..Në Çamëri…Andartët u angazhuan në një orgji hakmarrjeje, plaçkitjes dhe shkatërrimi të qëllimshëm të çdo gjëje, dhe qyteza e bukur e Margëlliçit u dogj plotësisht. Mitropoliti i Paramithisë Dorotheu mori pjesë në bastisjen e shtëpive për plaçkë, dhe u pa duke dalë nga një shtëpi, dhe pa se rebelët zervistë e kishin shkarkuar mushkën e tij.”

    Reply to this comment
  19. gjermani i fundit July 24, 22:32

    Dikur prodhonim ushqime bío po s’kishim ambalazhim modern.Sot kemi ambalazhim ultra por ushqim – mbeturine. Megjithate nuk tha kush qe ishim pasanike dhe varferia nuk eshte turp.Turp ishte te vidhje, te prostituoje, turp ishte te mashtroje dhe sidomos Faj ishte kur mjeku nuk te kuronte me pergjegjesi te plote ne shkembim te asgjeje.Sigurisht sot jetojme me mire por nuk kemi ate paqen e dikurshme shpirterore.

    Reply to this comment
    • Shahisti July 25, 01:43

      Paqen e dikurshme shpirtrore??? Paqja shpirtrore e dikurshme ishte lumturia e debilit. Prodhonim ushqime bio??? Po eshte e vertete dhe ishim gjithnje te uritur, pra na rrofshin ushqimet bio.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit July 25, 14:37

        Shahisto, ka nje novele te bukur Cvajgu per shahun. Sejcili ka mendimin e vet per c’ka quhet qetesi ose paqe shpirterore. Nuk te ndalon kush te thuash se sot je shume i lumtur dhe dje nuk ishe. Meqe s’è ke haberin nga ushqimi dhe une di me shume te ftoj te lexosh se ngrenia tre vakte ne dite eshte arritje e 20-30 viteve te fundit dhe vetem per cerekun e botes. Trecereku jeton akoma me mungesa dhe u mungon ushqimi.

        Reply to this comment
        • Shahisti July 25, 16:56

          Kur e kam lexuar une ate novelen e Shahut, ti mbaheshe mbas fustanit te mamit dhe i merrje ere fendave qe leshonte ajo nga fasulet e shumta qe hante. Per ate te dyten ke shume te drejte secili e ndjen vehten te lumtur sipas menyres se vet. Ti psh dukesh i lumtur i uritur se ne ender shef ushqime bio. Me fal nuk ta permend me kete punen e bios. Vetem nje gje dua te them, se nuk e kuptoj mire, ti ke qene i lumtur se i perkisje trecerektu te botes qe ishte vazhdimisht i uritur? Po qe keshtu, edhe nje here me fal o gas.

          Reply to this comment
          • Grigor December 31, 18:27

            Je vetem nje pordhac i lumtur. E paske kexuar ti novelen e Cvajgut. E pastaj? Se mos mesove gje nga ajo që lexove. Nuk e kuptove ironinë e Gjermanit te Fundit. Tek novels ti je ai shahisti nga fshati qe shahun ja kishte mesuar prifti i fshatit per ca sherbime “te vogla” mbrapa altarit. Prandaj je edhe pordhac i madh tani. Ne Gjirokaster kemi plot pordhace, por ti paske ca si shumë.
            Lëri ore njerëzit te shkruajne çfare te duan. Disa kane qejf Enverin, le ta kene. Ti ke qejf Saliun, le ta kesh. Te dy komuniste, si Enveri si Saliu. Pse u merzite ti?
            Enveri nuk linte njeri te fliste kunder. Edhe ti nuk je larg. Ne mos je komunist, je fashist. Po te jesh demokrat, lirine e fjales duhet ta kesh te shenjte.
            Shko futi nje dopjo dhe kenaqu me pordhët e tua.

  20. skifteri July 25, 05:42

    *****….po nuk besoni se kushe eshte shqiperia e mjere e sotme ,lexoni lajmet me larte tek Euro Maloku !..

    Reply to this comment
  21. aqo July 25, 05:48

    O shahist,per cilat shqiponja e ke fjalen,apo per sorrat dhe laraskat e sotme,se shqiponjat nuk ke arritur t’i jetosh.

    Reply to this comment
    • Shahisti July 25, 17:03

      O aqo, pse o bir ku kane shkuar shqiponjat??? Apo shqiponja ishin vetem ata qe i pshurrrrren sorrat me vone? Ju vejushat e Enver Vampirit akoma nuk e keni marre vesh qe “parajsa” juaj debile, ka marre fund desh Zoti. Shkoni e ferkoni ato teneqet si medalje me te cilat u genjente Vampiri.

      Reply to this comment
      • fati December 31, 15:50

        Mos e humb durimin me vejushat e Vampirit Enver, mbasi ata nuk e humbin me ty qe je skllavi i 5 vempirave te demokracise, Sali, Fatos, Ilir, Edush, Lulush.

        Reply to this comment
  22. aqo July 25, 05:59

    Entela Resuli,kam respect per punen tende,por me kete shkrim ke humbur shume pike.Ky spiuni anglez,qe pretendoka se ne vitin 1990 nuk dinte anglisht asnje shqiptar ja ka future kot.Une e kam mesuar anglishten ne gjimnaz qysh nga viti 1963,vit qe anglishja u fut si gjuhe e dyte e hyaj pas rusishtes.Tjeter,ku spiuni qe paska kariere te pasur ne fotografimin e jetes se vendeve te ndryshem,nuk paska gjetur asgje positive per t’i fotografuar?Me keto lloje shkrimesh denigruese qe mundoheni te nxini cdo dhe positive te para ’90-tes ju mund te genjeni ate pjese te popullsis qe ka lindusr nga ’90-ta e ketej,se po qe per pjesen para 90-tes e ke te veshtire te te besojne.Po ti vete kujt periudhe I perket?!

    Reply to this comment
  23. Lleshi July 25, 07:08

    Na kujton kur Shqiperine e kishim tonen ! Na kujton kohen qe per te na i marre Shqiperine , Ramizi me keta anglezet , serbet e kompani na lane pa buke dhe pa pune (me 80%-shin) . Na kujton pastertine dhe ekosistemin bio si te natyres edhe te shpirtit njerezor .
    Vini re ! Kur ky spurdhjaku anglez ka fotografuar objekte apo sende , njerezit jane krejtesisht normale dhe secili ne punen e vet ! Kur fotografon persona , ka nje lloj trishtimi ! Kjo tregon se shqiptaret po e ndienin qe po iu punohej pas shpine dhe qe po ua merrnin vendin e tyre .

    Megjithese fytyra edhe me te zymta te gjej une sot ne Angli , madje ne mes te Londres ! Po t’iu bej dhe une foto dhe te bej nje album me to , do te llahtariseni dhe sigurisht do te me akuzoni per madhtrues , sic po bejme ne me kete spiunin anglez !

    Sot qe na i kane marre Atdheun tone Shqiperine , keto foto jane lule , jane vete parajsa !

    Reply to this comment
    • Shahisti July 25, 16:58

      O lesh, sa here shkruan kesisoj traplleqesh vetem se konfirmon per te kushedisaten here qe mendja te ka shkuar per lesh.

      Reply to this comment
  24. respekt July 25, 10:35

    na kujton qe njerezit
    nuk vidhnin
    as banken e shtetit
    as rrugen e kombiit
    as thesarin
    as tvsh e rimbursimet
    as qirate e koncesionet
    as bregdetin qe e shijonin njesoj
    as pyllin. malin,syrin e kalter
    bukurite e lures t pyjeve te bjeshkeve qe i shikonim me eskursione ne rinine tonedhe tani duhet te paguash leke te ulesh ne reren edetit.
    njesoj si taksen e shkolles,
    ty te duken perralla se nxjerr te varferat po dinjiteti i asaj kohe , do kohe te behet serisht, pyet prinderit e tu qe te tregojne edhe fotografi te tjra e jo vetem kete fotografi.
    zhvillimi do behej por jo me pune te pista,por me djersen e te gjtheve.

    Reply to this comment
  25. Ardjani July 25, 11:20

    bej pytjen …si ja arriten keta zoterite qe u bene milionere, nderkohe, ne vitet 90 ishim te gjithe pa miliona ?
    per 20 vjet jane bere milioner …Gjeegjeze

    Reply to this comment
  26. Shahisti July 25, 17:04

    Keto fotografi jane deshmi e mrekullueshme se cfare katund i mjere dhe i piset qe Shqiperia ne kohen e Enver Vampir Gjirokastres. Mjafton te shikosh ne cfare kushtesh higjenike shitej buka BIO e Enverit.

    Reply to this comment
  27. Zylo December 31, 14:59

    Mire e keni se per 27 vjet shqiptaret u infektuan me prostitucion( sida) arme(vrasje) kanabis(droge) pasanike(hajdutlleku).Ajo kohe nuk i kishte bejeni bilancin si ishe deri dje dhe si jemi sot?

    Reply to this comment
  28. Ka shume kendeveshtrime sot ,nga te cilin mundet ta shikojme ate epoke komuniste December 31, 15:05

    Sipas meje eshte nji epoke e historise nji vendi ,
    nen sistemin / rregjimin Komusite ,
    nji popull i izoluar nga mbare Bota kapitaliste ,
    (jo se rrezikonte ate Bote ) por qellimishte ,per te treguar degradimin e sistemit komuniste dhe vantazhin e atij kapitaliste ,nji popull i vogel ,qe i sherbeu te huajve ,te experimentonin me jeten e tij ,burgosur brenda disa mureve ,te cileve per ironi te ksaj bote ,vetem Djalli e di ,perse ju ndaluan kontakti me boten e jashteme .

    I vetmi ndryshim me kte bote sot ,ishte ajo ,se ne ate kohe ,sado nen diktatin komuniste dhe ne mjerim ,
    shqiprti shqiptarit nuk ishte prekur nga Djalli njerezimit ,ishte i paster ,ndoshta nga me te pastrit ne kte Bote .

    Reply to this comment
  29. U mbulofte muti kush kerkon ate kohe prape. December 31, 15:19

    Asnje nuk kishte fytyre njeriu, te gjithe ishin kthyer ne kafshe. Te palare, te vrare, hundet tere qure, breket tere mut. Grate kthyer ne burra, si nga surrati ashtu edhe nga rrobat. Tmerr kurr i shikon, dhe tmerr kur lexon komentet e “njerezeve” pa tru.

    Reply to this comment
    • hahahah popull me idiot s'njef historia December 31, 16:17

      ja je fut kot or taj !

      Shqiperine e ka mbuluar jo vetem muti ,
      sot por cdo ndyresire qe ka kjo Bote .

      Muti ne presidenc ,ne poltike meta berisha-basha -llalla-ngjala , prostitucion kudo ne cdo cep e ekran ,
      qe lan vend pa degjenruar e ndry an e mban .

      demokracia e shpellarve dhe fshatarve , qe Bota i perdori si prostituuta per te degjenruar Shqiperine ,
      i dhuroj shqiptareve ca Zhele me u vesh e duk ndryshe ,i zbukurun me makjazh prostiotutash perendimore ,qe jetojn ne bordellot e tyre duke i shndruar ne shtet prostitutash te gjithaneshme .

      Teoria e shokut vazhdon me popillin shqiptare .
      iken nji Arixhi shkerdhat ,vjen nji kinez akrobat .

      dhe kjo soj ,e ktheu Shqiperine me kok poshte ,duke bere qe Muti te jet ne krye ,lart Shqiperise dhe Demokracia poshte mutit nxjer nga haleja mesjetare anadollake

      Reply to this comment
    • fshatari pafshat December 31, 16:29

      O Muto, muti mbulon Tradhetaret, jo Shqiptaret.
      Ndigjo nashtina.
      Nje koleg i shkon Sefer Dajes te halet, ku eshte Tajvani sot, ke parku Rinia, ene i thote:
      Sefero,
      Mora vesh se te kish ardh pergjegjsi,
      Ti kish gjet halet pis
      Te kishte gjujt me topa muti
      Zotnia jote qe bezdis.
      Keshuna ene ti Muto, mos u bezdis prej shqiptareve. A me kuptove o derr pe derri.

      Reply to this comment
    • politka e mutit con ne jete muti December 31, 16:38

      dhe paradoksi ne ate cfar komentohet larte
      si ben edhe Ti;
      eshte se , pikerishte njerzit qe kan pasur te gjitha kto tipare ,si i pershkruan ti , kan qen te tille nga cdo pikepamje .
      Por kjo ,s’ishte faji jot ,as i shume si ty ,por thjeshte ndoshta ai vazhdin genetik i rraces se secilit e ajo kulture familjare ne te cilet ,kishi uje dhe dinin se uji perdoret per tu lare e mbajtur paster si shtepine edhe surratin , kishte shami per me fshih qurre, ,madje dhe breke me shumice ,por pa vryma pas si sot -moderrne , kishte rroba ,dikush i siguronte nga jashte ,ata qe s’kishin mundesi i qepnin ne private ,pra natyrishte jo si kto sot ,por ne nji far menyre kush donte ,mundohej ne ate sistem ,te tregonte pas qytetari . Sigurishte qe kishte edhe Femra te shkelqyera ,ne cdo pikpamje edhe pse nuk lyheshin dhe qisnin Zogun jashte si sot , dhe nuk shanin si meshkuj burrat ,e as i kerkonin publikishte meshkujve “hec e pallohu me mue” nqs ti kupton se cdua te them ,e brenda asaj kafke ke nji argan qe ne e quajme tru . Vetem nji injorant ,nji i rritur diku ne byth te atij sistemi komuniste ,mundet te jet kaq siperfaqsore ,e kaq i etur per shkerdhatokracine qe ka veshur trupin e Shqiperise sot .
      Natyrishte qe asnji nuk kerkon kthim ne mesjete ,as komunizem ,por di te jet realiste para ksaj Bote , me nji mentalitet ordiner mesjetare muzllumash ,ku edhe sistem Kozmim ti sjellesh ne toke perseri do i mbuloje Muti sepse muti dominon kudo ne shoqerine e atij vendi .

      Reply to this comment
    • Mut atehere e Mut sot December 31, 16:59

      E mbulofte muti ate qe ka nostalgji per ate epoke, por edhe ate qe ndjehet mire sot!

      Reply to this comment
  30. behuni pak realist . December 31, 16:52

    NE ISHTE FJALA PER RADHE TE AUTOBUZI, SHIKONI RADHET DHE DYNDJET E KLIENTEVE NE PERENDIM ….KUR KA ULJE CMIMESH .ENVER HOXHA, S’ISHTE KOMUNIST “PURO”, SE PO TE ISHTE, UNE FANSI I KOMUNIZMIT TE VERTETE, DO KISHA PERBUZUR, GJENEZEN, E C’DO ANTIENVERISTI, NE C’DO CEP TE PLANETIT .

    Reply to this comment
  31. perkthyesi December 31, 19:34

    Nuk dua aspak te mbroj ate sistem qe lame pas, por shihni sot: Para viteve ’90 kishim rend dhe qetesi, sot vjedhje dhe krime monstruoze; arsimi ishte ku e ku me te sotmin, provoni e pyetni nje te shkolluar se sa bejne 9 x 8, dhe do ta veni ne mendime, te gjithe ishin ne pune, sot megjithese jemi vetem gjysma e popullsise se viteve para ’90, kemi nje papunesi te frikshme, qeveritaret e asaj kohe kishin frike te vidhnin, sot e shihni vete se c’maja kane kapur me korrupsion, babezi dhe vjedhje te llahtarshme. Perpara zbatohej ligjet (qofte dhe ata famekeqinj), sot ai ekziston vetem ne leter, perpara kishim ushtri te organizuar dhe shume te forte, sot nuk gjenden as karabina, me pare kishte humanizem me njeri tjetrin, pavaresisht varferise qe buronte nga ai sistem, por sot pjesa me e madhe e popullit ka mbetur teresisht ne varferi, madje ekstreme. Me pare e shihje tjetrin ne sy, dhe ta kthente ne buzeqeshje, sot provoje po deshe, rrezik te te ike koka….e plot gjera te tjera! Me te drejte lind pyetja: Pse, per kete demokraci paskemi patur nevoje?

    Reply to this comment
  32. Lili December 31, 19:46

    Keto foto qenka per Nexhmijen,nje kujtim per kohen kur sundoj …

    Reply to this comment
  33. Adih December 31, 21:55

    O Zoti i madh ,mos na i sjelle prap kohen e diktatures .

    Por megjithate ,kishte shtet ,pamvaresisht diktature .

    POR TANI ;KU JEMI ; NUK EKZISTON SHTET .!!?? ??!

    Reply to this comment
  34. MH January 4, 14:57

    Kjo foto na kujton kohen kur rraporti statistikor i vdekshmerise te asaj kohe me vdekshmerin sot ishte i pa perfillshem.Sot vec vdekjeve natyrale,vdekshmeria ka marre zhvillim progresion ma shume se aritmetik si varjet,helmimet pa lene jasht perllogaritjeve dhe kacafytjet me grushta e shqelma tue perfundue nen goditjen e armeve te ftohta e sidomos te ngrohta dhe me Lazer.Perjashtojme rastin e vdekshmerise me progresion gjeometrik ne fshatin Gerdec.
    Nji cudi e pa kuptueshme na krijohet nga krahasimi i dy sistemeve ne kuptimin serioz mbi te jetuarit komod te njeriut.
    Ne kohen qe bahet fjale si kohe e vujtjeve dhe mjerimit.Koha Moniste.Nuk ekzistonin vetflijime si varje,helmime edhe pse “vuanin” njerezia dhe liria ishte me rracion dhe teper e shternguar.
    Sot ne demokraci.Liria per jeten asht e “mrekullushme” tej mase e dashur nga cdo njeri.Komoditeti shifet me sy po veshtire ta pervetesosh konkretisht per vetveten.Komoditeti mbetet ne horizon si bukuri e jetes.Njerezia gezojne c’ti vije per mbare lavderojne sic lavderojne ketu ne komente.Po nuk jane vrojtues te zellshem dhe korrekt me realitetin e “komoditetit” qe sjelli demokracia.Gara per te arrit kenaqesin e komoditetit demokratik te jetuarit ekziston ne fitoren e politikanve deri ne rrang qeverie si dhe grabitqarve ordiner jo politikan po shok shoqerisht te shoqerushem me politikanet dhe i bajne vend e komoditet njeri tjetrit.Ndersa ato qe jo vetem garojne e humbin por dhe ato qe nderpresin garimin ne gjysem nuk e gezojne kete “komoditet” demokratik perfundojne me vetflijim.Keto nuk jane pak po shumica dermuese e popullimit njeri.Statistika nuk te fale por te rregjistron cdo fenomen e kufize te veprimtarise komoditetit demokratike me rrezultatin e bilancit ne rritje.Kaluar revan kohes se veshtire moniste qe vdekjet vinin natyrshem pa krime sepse njerzit donin te jetonin shijen e komoditetit te varfenise dhe nuk i shkonte njeriut ne mendje te vetflijohesh.
    Kete fenomen te vetflijimit na e solli me shume buje dhe eufori demokratizmi i Lirise jo vetem per te folur gjithshka e sa te mundemi rrapa-zhdrapa por dhe te vetflijohemi me guxim e trimberi.Ndaj vdekshmeria sot asht ku e ku asaj moniste.Sa me te than ku jemi pare o derezi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*