Shqipëria e kohës së Cezarit…

August 5, 2018 16:20

Shqipëria e kohës së Cezarit…

 

Nga Luan Rama

Deri para dy dekadash, në Europë kishte ende njerëz që jo rrallë n’a pyesin: “Ku bie Shqipëria”?

Luan Rama

Mundoheshim të bënim një shaka që ata ta gjenin, duke u thënë se ishte në brigjet e detit Adriatik. Pastaj duke shtuar u thonim se ishte në kufi me Greqinë, pastaj me Malin e Zi. Dhe atëherë këta persona më së fundi arrinin ta gjenin se bëhej fjalë për Shqipërinë. Ata pak gjëra dinin për Shqipërinë, dhe jo vetëm ata, por dhe shumë e shumë europianë të tjerë. Ndërkohë që historia shqiptare është mjaft e pasur. Dhe kur ju thoje se dikur Durrësi quhej “Taverna e Adriatikut”, se atje gjente strehë Ciceroni, Agrippa, Brutus dhe se Cezari do ta rrethonte Pompeun pikërisht në fushat midis Lushnjës dhe Durrësit dhe se ata luftonin me legjionet e tyre në rrethinat e Durrësit, atëherë e kuptonin se ky vend dikur kishte qenë në qendër të historisë së Adriatikut.

Nuk është mburrje të thuash sot se toka shqiptare mban gjurmë të një kulture të lulëzuar dhe të bëmave të mëdha historike: jo vetëm në kohën luftës mes dy konsujve të mëdhenj të republikës së Romës; të normandëve që kërkonin të dyndeshin drejt Kostandinopojës dhe ku në Devoll u nënshkrua një nga traktatet më të famshme të botës së atëhershme, midis bazileusit Aleks I-rë dhe Bohemondit; gjatë kohës së anzhuinëve të Charles I d’Anjou, që u bë dhe mbret i fisnikëve të mëdhenj shqiptarë, por dhe më pas në kohën e Skënderbeut, e më pas. Në kohën kur Roma ishte forca më e famshme ushtarake e botës, dy strategë të mëdhenj zbarkuan në trojet shqiptare: Cezari dhe Pompeu. Dhjetë vjet më parë se këta dy njerëz të mëdhenj të gjendeshin përballë tyre në tokën e Dyrrahium-it, një nga figurat e tjera të ndritura, i madhi Ciceron (Marcus Tullins Ciceron) kishte gjetur strehë në Durrës.

Në vitin 58 p.e.sonë, ai e kishte lënë me shpejtësi Romën nga frika se mund ta vrisnin njerëzit e Cezarit, meqë ai, duke mbrojtur Senatin romak, si pushtetin më të lartë dhe vendim-marrës, ai e kishte kundërshtuar atë.

Kështu Ciceroni kishte lënë familjen e tij dhe fshehurazi kishte gjetur azil në Durrës, në qytetin e ndritur dhe të begatë, ku siç i shkruan në një letër mikut të tij Atticus, në Romë, “unë erdha në Durrahium sepse është një qytet i lirë. Banorët këtu janë të devotshëm ndaj meje”.

Ciceroni

Po atë ditë, pra më 25 nëntor të vitit 58 p.e.sonë, Ciceroni i shkruante një letër të dytë mikut të tij, duke qarë hallin e familjes së tij që ishte detyruar ta linte jashtë Romës: “Më vjen keq që gruaja dhe familja po vuajnë për hirin tim dhe se nuk duhet të bijen me dëshpërim…”. Edhe pse Cezari donte ta bënte Ciceronin për vete, duke i propozuar ta dërgonte si “delegat” (ambasador) diku, Ciceroni nuk kishte pranuar. Ai nuk donte që pushteti i Romës të binte vetëm në dorën e një njeriu. Në Durrës ai ndjehej i sigurtë, siç e shkruan dhe në një letër tjetër dërguar mikut të tij Aristokriti, duke i theksuar se “Këtu në Durrës ndjehem i sigurtë, sepse ky qytet më ka parë si një mbrojtës të tij”. Durrësi në këtë epokë është një nga pikat më të rrahura të Europës dhe Ballkanit. Pikërisht drejt Durrësi zgjatej përmes detit e famshmja Via Appia që nisej nga Roma. Në Durrës niste vazhdimi i saj, rruga e kalldrëmtë e me pllaka të mëdha guri që quhej Via Egnatia, e cila përshkonte mespërmes Shqipërinë drejt Maqedonisë për tu ngjitur pastaj drejt Kostandinopojës, duke u zgjatur pastaj drejt Orientit të largët. Ishte padyshim koha e artë e këtij qyteti, e amfiteatrove, odeonëve, termave publike dhe afreskave të mrekullueshme, qytet i artit dhe i kulturës në kulmet e veta, siç dëshmohet sot nga zbulimet arkeologjike jo vetëm në Durrës, Apolloni, Orikum por dhe në qytezat e tjera antike.

Kjo ishte gjithashtu dhe koha historisë me “H” të madhe, kohë e bëmave të mëdha. Një vit më vonë, pra në vitin 57, kur Senati votoi që Ciceroni të kthehej në Romë dhe Cezari nuk mund ta luftonte, ndarja e Ciceronit me qytetin dhe prijësit e tij ishte prekëse. Ai do të merrte anijen dhe nga zbritja e tij në Brindizi, gjer në Romë, në të gjitha qytetet që do të kalonte ai do të pritej me brohorima si një triumfator.

Marshi i Cezarit

Dhjetë vjet më vonë ngjarjet do të ndryshonin. Pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër frankëve në veri të Europës, Cezari u bë po aq legjendar sa dhe prijësi tjetër luftarak i ushtrive të Romës, Pompeu. Ndërsa njëri kthehej nga Perëndimi, tjetri vazhdonte intrigat me senatin romak duke dënuar Cezarin dhe kërkuar që ai të gjykohej sapo të vinte këmbën në Romë. Por Cezari nuk e shpërndau ushtrinë e tij siç kërkonte senati dhe po marshonte drejt Romës, kur ndërkohë e njoftuan se Pompeu e kishte lënë Romën e ushtrinë e tij, nga frika e një ndeshjeje të pärgjakshme. Atëherë Cezari, i shoqëruar nga Mark Antoni, pa hyrë në Romë, kërkoi të ndiqte Pompeun, por ku arriti në Brindizi, Pompeu dhe ushtria e tij kishin ikur me anije drejt Ilirisë, Orikumit. Krahas tij, dhe armiku i betuar i Cezarit Calpurnius Bibulus, me 500-600 anije, ishte drejtuar drejt Durrësit.

Imagjinoni një çast këtë armatë të madhe prej qindra anijesh, ku qielli mbi Adriatik do ketë qenë nxirë si asnjëherë tjetër në historinë dy mijëvjeçare të këtyre brigjeve.

Kur më 28 nëntor të vitit 49 p.e.sonë, Pompeu zbarkonte në Oricum, qyteti, si dhe qytetet e tjera të Epirit do t’i dorëzoheshin pa luftë. Në Brindizi, Cezari po ndërtonte anije të reja për të nisur sulmin në Iliri kundër Pompeut. Roma nuk mund të drejtohej tashmë nga dy konsuj, por vetëm nga një.

Ushtria e Pompeut, prej 50 mijë ushtarësh, të organizuar në 6 legjione të mëdha, do të shkonin gjer në Veria (pranë Kosturit) dhe do të ktheheshin drejt Durrësit për tu bashkuar me trupat e komandantit dhe besnikut të tij Bibulus, i cili kishte ngritur shtabin ushtarak në Durrës.

Këtë përshkrim na e japin librat e kohës si dhe një jetëshkrim për Jul Cezarin nga historiani francez Robert Etienne në librin e tij Jules César.

Ndërkohë që anijet e Bibulus vigjilonin në brigjet shqiptare për një sulm të mundshëm të Cezarit, ushtria e rëndë e Pompeut i afrohej Durrësit që shumë shpejt do të kthehej në një fushëbetejë të madhe.

Dhe ja, nuk vonoi, anijet e para të Cezarit do të dukeshin pranë brigjeve shqiptare, por duke qenë më të shumta në numër, anijet e Bibulus do ti shkatërronin ato. Një pjesë e anijeve të Cezarit, të komanduara nga Marcus Antonius (Mark Antoni), pas një deti të tmerrshëm, do të mund të zbarkonin në Shëngjin. Por Cezari, edhe pse me një betejë të parë të humbur, nuk do ta humbte besimin në forcat dhe strategjinë e tij. Kësaj radhe, duke mbledhur anije më të shumta, ai do të mund të zbarkonte në brigjet e Adriatikut, jo larg Apolonisë. Kur Cezari zbarkon në tokën shqiptare ai nuk ndodhet shumë larg nga formacionet luftarake të Pompeut.

Në librin César, të historianit tjetër francez Christian Meier, shkruhet se për vështirësitë ekonomike taktikën e tij, Cezarit i propozon Pompeut të bëjnë paqe dhe ai ta shpërndajë ushtrinë e tij. Në pranverë, përfaqësuesi i tij Publius Vatinius kishte shkuar në kampin e Pompeut pranë Durrësit dhe ishte takuar me përfaqësuesin e tij Labienus, për ti propozuar paqen, por Pompeu s’kishte denjuar të dëgjonte për këtë kërkesë. Ndërkohë që Labienus i thoshte përfaqësuesit tjetër se “ne do të bëjmë paqe kur ju të sillni kokën e Cezarit”, pikërisht atëherë trupat e Pompeut kishin sulmuar mbi kampin e Cezarit. Tashmë ishte vendosur përfundimisht: duhej luftuar.

Çdo të ndodhte më tej?…

Në fakt, Pompeu disa herë tentoi të sulmonte, por ai gjithnjë mendonte se një gabim ndaj Cezarit mund ti kushtonte shtrenjtë. Prandaj ai mendoi se më mirë, do të ishte që ai ta detyronte atë të nënshtrohej përmes urisë. Ja pse ai vendosi të kontrollonte brigjet e detit Adriatik që asnjë ndihmë ushqimore mos ti vinte ushtrisë së tij. Ndërkohë, Cezari priste me padurim trupa të freskëta që ti vinin nga Brindizi. Ai e dinte se me aq ushtarë vështirë se do të mund ta shpartallonte armikun e tij.

Mark Antoni nuk po dukej ende dhe duke dyshuar tek ai, i veshur si skllav, me një anije të vogël dhe disa besnikë të tij ai u nis drejt Brindizit. Legjenda apo historia tregon se kur ishte në mes të detit dhe anijen e kishte zënë furtuna, ai që drejtonte anijen donte të kthehej, por Cezari i kishte ndërhyrë “Ke frikë? A nuk e di se ti ke në anije vetë Cezarin dhe fatin tënd?!”. Por siç thonë romakët “Fortes fortuna adjuvat”, pra “të fortët i ndih fati”.

Pasi organizoi trupa të freskëta në Brindizi, Cezari u kthye sërish në prill të vitit 48 p.e.sonë me 11 legjione dhe 1500 kalorës. Megjithatë, ushtria e Pompeut ishte gati dy here më e madhe. Pikërisht në këtë kohë, Cezari tentoi një ndërmarrje të rrezikshme. Duke shfrytëzuar natën dhe duke bërë një inkursion pas shpinës së kampit të Pompeut, ai arriti që me pak forca ta ndajë Pompeun nga qyteti i Durrësit, ku ai kishte gjithë rezervat luftarake dhe ushqimore. Atëherë trupat e Pompeut u ngjitën në kodër, me shpresë që nga deti tu vinin ndihma. Dhe meqë s’kishte me grurë, legjionarët romake filluan nga plaçkitjet e fshatrave përreth. Në kushte dëshpëruese, Cezari mendoi atëherë një taktikë akoma me të guximshme: ai sulmoi dhe pushtoi shumë kodrina të vogla rreth Pompeut dhe kampit të tij. Duke e rrethuar, tashmë Cezari mendoi ti japë një goditje përfundimtare. Gjenerali i famshëm romak, i njohur për përdorimin e tij të shpatës, tashmë ishte i rrethuar nga një ushtri më e vogël se e tij. Gjendja në kampin e Pompeut është dëshpëruese: mijra të vrarë dhe kufoma kuajsh tëdergjur në tokë. Puset kanë shteruar. Cezari i ka prerë të gjitha rrjedhat e ujrave nga mund të furnizoheshin.

Qyteti i Durrësit vuante nga uria. Ndërkohë Pompeu tentoi disa herë të çajë rrethimin. Nuk kaluan shumë ditë (jemi në maj-qershor të vitit 48 p.e.sonë), kur dy frankë (që Cezari i kishte marrë me vete në kohën e fushatës në tokën e frankëve), kishin kaluar në anën e armikut dhe i treguan Pompeut mbi gjendjen e forcave të Cezarit, mënyrën se si luftonte ai, si dhe pikat më të dobëta të pozicioneve të tij. Pikërisht atëherë, Pompeu organizoi një kundërsulm me 36 mijë ushtarë që do sulmonin në pikën më të dobët të Cezarit. Dhe ashtu do të ndodhte.

Përballë këtij sulmi të befasishëm, ushtarët e Cezarit filluan të shpërndahen dhe Pompeu i ndoqi ata gjer afër shtabit ku ndodhej Cezari. Por ndërkohë Mark Antoni me legjionet e tij do të mund ta ndalte furinë e Pompeut me kalorësinë e tij. Sidoqoftë rrethimi ishte çarë. Cezarit i duhej të bënte fortifikime të reja. Në një sulm që bëri për të mbyllur rrethimin, Cezari do të linte në fushën e betejës 900 ushtarë dhe 200 kalorës. Toka përreth Durrësit vinte erë veçse kufoma. Gjendja ishte dëshpëruese. Ushtarët ishin të lodhur. Shumica vuanin nga sëmundjet e moçaleve përreth. Në kampin e Pompeut festohej fitorja.

Tashmë Cezari e kishte vendosur shtabin e tij në Apoloni. Ai kërkonte të fitonte kohë dhe që të plagosurit të mjekonin plagët. Por tashmë mendonte ti ndryshonte planet e tij. Duhej ta tërhiqte kundërshtarin e tij në thellësi të maleve. Ky do të ishte dhe fundi i përballjes midis këtyre të dy gjeneralëve të mëdhenj të Romës. Pak kohë më vonë, Cezari do të ngrinte kampin, duke marrë drejt Via Egnatia-s për në Thesali. Trupat e tij linin pas një shkatërrim të madh, çka do të vihej re në qytetin e Apolonisë, dhe në rrethinat e kësaj fushëbeteje.

Pas largimit të Cezarit, do të largohej nga Shqipëria dhe Pompeu. Ai do të shkonte drejt Orientit përmes Maqedonisë. Dy ushtritë do të përballen më së fundi në Farsale në 9 gusht të vitit 48 p.e.sonë. Pompeu kishte një ushtri prej 47 mijë ushtarësh, ndërsa Cezari 22 mijë. Kavaleria e Pompeut ishte 7 herë më e madhe se ajo e Cezarit. Por pikërisht ai që do të sulmonte, do të ishte Cezari.

Lufta ishte e përgjakshme. Të nesërmen, pjesa tjetër e ushtrisë së Pompeut në Farsale të Maqedonisë u dorëzua. Cezari e ndoqi Pompeun gjer tutje, drejt Aleksandrisë. Por kur mbërriti në atë qytet, ku do të njihej dhe me Kleopatrën, e njoftuan se Pompeun e kishin vrarë. Nga Aleksandria, ai do ti shkruante Senatit romak: “Ja, tani, unë jam zot i Efezit, zot i Egjiptit, “diktator” i Romës dhe zot i botës!”

Do të kalonin vite dhe pas kulmit të pushtetit të tij, kur Romën e bëri akoma më të fuqishme, duke lënë pas vetes shprehjen e famshme “Veni, vidi, vinci” (Erdha, pashë fitova!), pikërisht kur ylli i tij po venitej dhe Jul Cezar ishte një plak që po linte politikën, në ato momente ai do të vritej me thika nga senatorët romakë ku goditjen e fundit ia dha senatori Marcu Junius Brutus, biri i të dashurës së dikurshme të tij… ”Edhe ti Brutus?”… – do të ishin fjalët e fundit të tij.

“Edhe ti Brutus?”

E habitshme, por jo shumë shqiptarë e dinë se ai që vrau Cezarin, disa vite i ka kaluar në Durrës dhe Apolloni. Dhe jo vetëm ai, por dhe figura të tjera romakësh të mëdhenj. Interesante janë të dhënat e një prej studiuesve më të njohur të epokës romake, shkrimtares australiane Collen Mc Cullugh, autore e shumë librave të kësaj kohe, mes të cilave Cesar et Cléopatre. Ajo shkruan për Mark Antonin e Brutus dhe itineraret e tyre që i çojnë drejt Apolonisë.

Pas vrasjes së Cezarit, Mark Antoni e kishte ndjekur Brutus-in drejt jugut të Italisë, nga ku ai kishte zbritur me një trupë të vogël dhe që andej ishte hedhur në Durrës. Kur erdhi në Durrës, Mark Brutus e vendosi kampin e tij ushtarak pikërisht në fortifikimet që kishte ngritur më pare Pompeu gjatë rrethimit të tij nga Cezari.

Në Petra (midis Durrësit dhe Apolonisë), ishte ndërkohë kampi ushtarak i Publius Vatinius dhe nuk vonoi që ai t’ia mbathte për në veri të Ilirisë, me sa duket drejt bregut dalmat. Disa legjionarë e njoftuan Brutus-in për këtë.

Trupat e lëna nga Vatinius u bashkuan me të duke formuar kështu një ushtri prej 3 legjionesh. Duke e ndjerë veten të fuqishëm, Brutus i shkroi bankierit të njohur Caius Flavius Hemicillus, atij që në kohën e Pompeut kishte qenë “praefectus fabrum”, që ta financonte në luftën e tij për tu kthyer përsëri në pushtet në Romë. Në pritje, Brutus shkoi në Apolloni, ku në atë kohë qëndronte si guvernator Caius Antonius.

Por kur Leutulus Spinther, meqë urrente Mark Antonin, paratë e mbledhura si taksa në Siri ia dha Brutus-it dhe jo Mark Antonit, shumë shpejt Brutus do të shtinte në dorë jo vetëm trojet Ilirike, por dhe Kretën e Cirinajkën. Çuditërisht, me të u bashkuan dhe Epiri, Greqia dhe Thraka perëndimore. Meqë Ciceroni kishte djalin e tij ushtar në trupat e Brutus, i shkroi atij që të kthehej në Romë për tu ngjitur në pushtet, por ai preferoi të ruajë nën kontroll “Via Egnatia”-n.

Pikërisht në këtë kohë, një letër që i erdhi nga Roma, nga nëna e tij Servilia, e njoftoi për vdekjen e gruas së tij Porcia. E dëshpëruar, ajo kishte refuzuar të hante. Njerëzit e familjes e kishin lidhur pas një karrige për ta ushqyer me zor. Por një ditë ajo kishte ngrënë thëngjij të ndezur dhe kishte vdekur. Një vdekje e tmerrshme. Pasi u kthye në Apoloni, ku kishte vendosur një legjion të tij, më së fundi ai mendoi fillimisht të merrte rrugën drejt Romës. Por i dëshpëruar siç ishte, ai i kërkoi shokut të tij Straton, me të cilin dikur kishte studiuar retorikën që ta vriste. Dhe ishte vrarë nga shpata e tij. Ngjarje të tilla që lidhen me trojet shqiptare janë të shumta në historinë tonë dhe sigurisht është mirë që ato të gjejnë sërish gjëmimet, ehot dhe hiret e tyre të dikurshme në letërsinë tone të re.

a.s/dita

August 5, 2018 16:20
Komento

21 Komente

  1. Luani afrikes dhe jo i leshelise August 5, 16:52

    Cfare gjuhe flisnim ne na ate kohe?!!!!

    Reply to this comment
  2. rrespekt ... August 5, 16:56

    Prurje mjaft interesante .
    Shqioeria si pjes aktive e Historise se Perandorise se Romes .
    Un mendoj se te Tilla pjes te Historise se Antike asaj Te Romes jane me shume vlere e duhet te jene ne textet
    shkollore te historise –

    Reply to this comment
  3. Ppp August 5, 18:00

    Romaket i kuptuam.
    Po ndonje shenje historie nga Iliret?

    Reply to this comment
  4. janullatosiit s'para i pelqejn kto Histori-cka e smurin koq August 5, 18:21

    po me gerrqine qe fshihej pas hijes se Epirit ,
    cfar bohej aso kohe 🙂

    apo s’ka exzistu fare ne ate kohe grrqia

    ha ha sa kom qesh

    Reply to this comment
  5. Pellazgos August 5, 20:48

    Si mund te egzistonte Greqia atehere zoti Janullatosit,kur gjuha ne Ballkan,Magna Grecia ne Italine e Jugut te Arkimedit te famshem,Omiros ne Turqine e sotme,Libraria e Aleksandros ishin vetem Greke.
    Eshte si te thuash qe Amerika nuk egzistone sot se keshtu mendojne “Filo-Sofet” Arabe si Hamzate,Qemalet,Nuredinet,Sulejmanet qe ishin krenare qe ishin turq te Sulltanit dhe as qe u binte ndonjehere ne mendje se Arvanitasit ishin Epirote dhe luftuan Hamzate.
    Ata jane Heronj te Epirit dhe dhane cdo gje pasurine,jeten kunder Hamzave dhe juve qe vetequheni “Shqipetare” nga Shqiperia myslimane.

    Reply to this comment
    • Xxx August 5, 23:39

      Ore grekofon shikoji hartat e qytet shteteve te lashte helene se e ke plot iternetin.
      Po gjete ndonje shenje ne bredesi te tokes vecse anes brigjeve te Egjeut na i nxir ta shohin dhe ne. Aq me teper ne Epir.
      Po ti je tutkun. Ngateron kulturen helene dhe perhapjen e saj me teritore te banuar nga popuj te tjere.
      Po te jete keshtu o tutkun dhe Aleksandri i madh i cili ishte nip i tre gjysherve Ilire dhe nje maqedonasi i cili nuk ishte helen dhr kete e di e gjithe bota por i edukuar nga nje helen si Aristoteli i cili se bashku me pushtimet e tij perhapi dhe kulturen greke atehere i bie qe deri ne Indi ku shkoi ai te jene greke sipas mendjes tende te mykur.
      Sa per Greqine e sotme me thene te drejten me vjen keq por po ti besh ADN mund te dalin gjithçka vecse jo trashegimtare te heleneve. Ndonje i tille zor se mund te gjendet. Sa per shtetin fillon me kryengritjet e shqiptareve arvanitas me 1821. Dhe kryministrin e pare djalin e Gjonit nga lagjja Manalat e Gjirokastres te quajtur me pas Janis Kapodistria shqiptar e patet, prandaj e vrate.
      Kuptove o grekofil korofillak?
      Hajde ik antaresohu tani tek Agimi i arte i psikopateve nacionaliste te 1914-tes.
      Ju grekofilet jeni ne aleance te heshtur me turkoshanet kunder shqiptareve dhe identitetit kombetar te tyre.
      Ju terbon patriotizmi shqiptar qe nuk ben dallim musliman e te krishtere por kriter ka te jesh shqiptar me zemer si ne kohen e Rilindesave tane te ndritur qe i perkisnin te gjitha besimeve dhe i bashkonte dashuria per Atdheun.

      Reply to this comment
  6. Arben August 5, 21:23

    Ne kohen e cezarit nuk ka patur Shqiperi.

    Keto shkrime Jane te llojit “turli”

    Reply to this comment
  7. Montalbano August 5, 21:33

    Nga greqia ka exzistuar vetem
    shenimet mbi muret nga te cilat u mblodhen nga
    europianet dhe pasi u deshifruan u hodhen ne libra ,
    pra nga Greqia jetonte vetem gjuha ,qe flisnin gjithe popujt perreth ne kisha e njohur si gjuhe kishtare .
    Pra , mbas Legjendes se dikur ,na kishin exzistuar Grek diku ne nji kte pjes te Ballakanit jugore dhe azi ,

    por qe Bota i njohu kur Europa i krijoj si shtet ,
    pas zbythjes se Perandorise Osmane nga Ballkani .
    Dhe kur Bota pa greket ne shekullin e 18-19 u cudit

    me rracen e tyre dhe e habitur Turistet i benin pyetje
    njeri-tjetrit ;te zhgenjyer me ate qe kishin lexuar nga Historia :

    Kta te jen valle Grekerit e Homerit – Aristotelit – Akilit dhe Uliksit ???

    Sepse kta duket si aziatike e Arbe , dhe skan asnji lloj lidhje me Fustanellat e Arvanitasve Shqiptare dhe Kulturen e trimerine e tyre !

    Dhe qeshnin ne buze me njeri -tjetrin duke thene ,
    se Greket sot jane te ngjashem ne fizionomi e kulture rrugesh me turqit dhe aziatiket e arabet por kurr me pjesen e Arvanitasve Shqiptareve te Epirit .

    Por nqs keshtu eshte shkruajtur Historia nga Europianet , ne s’mundet ta ndryshojme ate .
    Hajde jamas shiku , per Greket e huazuar nga turqia e Arabia . Keshtu e do Historia or tej .

    Sa i takon italise Jugut e Napoli ,
    eshte vertetuar nga gjuha qe atje ska shkellur asnji kembe greku ,por te gjithe kann qen shqiptare qe per shkak te fese se ishin ortodoxe u quajten grek qe flisnin shqip .Si ne Sicili e gjithe Calabrine e deri ne Rome e Lazio etj et

    Pra e verteta eshte se Greket linden nga Legjendat
    por te gjalle u pane ne shekullin e 18-et
    me nji qenie pak ashume te dyshimte nqs do ti referoheshim Homerit etj

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku August 6, 01:24

    Pastaj erdhi Enver Bythoja dhe dhjeu gjitheçka.

    Reply to this comment
  9. Pellazgos August 6, 04:37

    Ato fustanellat zoti Montalbano jane Epirote te Toskerise dhe jo te myslimaneve turkoallvani qe luftuan per Osmanet me qeleshe nevkrahe te Ali Pashave dhe Ibrahim Pashave kunder Arvanitasve qe po te ishin sot do mernin ndihmen e 300 Evrove nga Mema Helladha.
    Kujton ty se 500 vjet Turqi qe nuk kishte shtete te tjera dhe ata qe quheshin Arvanitas ishin budallenj dhe luftuan per clirimin e Greqise?
    Vete qytete te tera si Apollonia qytet i ndertuar per nder te Perendise Ilyre d.m.th Greke te Apollonit,Butrinti,Argjirokastros,Agios Saranda etj tregon qe ketu nuk ka qene Turqi e Lashte por Greqi dhe Epir.

    Reply to this comment
    • Xxx August 6, 09:39

      Arvanitasit luftuan kunder osmaneve nuk luftuan per Grqine se Greqia ne ate kohe nuk egzistonte as si emer jo me si shtet. Ali Pasha ishte nje nder frymezuesit e kryengritjeve arvanitase. Kete e beri per te krijuar nje shtet te vetin shqiptar. Ajo lufte ishte me se shumti nje lufte fetare dhe jo etnike. E aq me shume per Grqine. Fustanellat jane padyshim veshje etnokulturore te shqiptareve toske te Epirit, prandaj gjendet vetem ne ta dhe jo ne popuj te tjere. Epirotet toske flisnim gjuhen shqipe njesoj si geget me djalektin e tyre te shqipes. Kaq mjafton per te thene cishin epirotet toske.

      Reply to this comment
    • Xxx August 6, 09:50

      Shikoje dokumentarin te ndricohesh. Jane greke historiane qe tregojne te verteten.

      https://youtu.be/LpxzOep9CDk

      Reply to this comment
      • Xxx August 7, 00:11

        Shiko se çthone vete akademiket greke per fustanellat qe mbajne sot rojat presidenciale ne Greqi. Degjoje dokumentarin ne link me siper ku thone se fustanellat jane karakteristike vetem per shqiptaret ne Ballkan.

        Reply to this comment
    • Montalbano... August 6, 10:00

      Pellazgos ,
      Toskeria ka qen e gjitha ortodoxe dhe
      pse gjysma e saj pas pushtimit turk ,per interesa
      ekonomike ndryshoj fene e u konvertua ne musliman ,
      ata ngelen po Toske dhe nuk ndryshuan asnji Tradite .
      Madje ne gjithe Toskerine pjesen qe ndryshoj fene ka nji tradite e familjet muslimane ,qe nqs kane me shume se nji djale …njerit ja vene Emrin Ortodox psh Piro etj ,per te mos harruar origjinen e kjo tradite eshte e vecante sidomos ne laberi Pra Toskeria eshte ajo pjese e Epirit krenare Shqiptare .

      Nuk ka asgje Greke ne te gjithe Epirin e akoma me pake ne Apolloni Butrinte Argjikatros ,Agios Saranda etj ,

      pervecse prrallave qe tregojne Grekerit ne Athine .

      Ne Lashtesi ,Bota ishte ndare ne dy gjuhe qe benin edhe ndarjen e dy Kulturave mbas se ciles orientohej Bota .Greqishte e ardhur nga Arabia dhe Latinishte nga Roma . E Para perfshinte Lindjen azine e orientin deri ne arabi nderkohe qe Latinishtja vendet Perendimore . – Luterking (Murgu i fanshem gjerman) shpalli pamvaresine e gjuhes Gjermane nga ajo Latine e Romes me perkthimin e bibles ne gjuhen Gjermane e cila do shenonte nji pavaresi edhe ne literaturen gjermane ,qe do te thote gjithcka ne gjermani do shkruahej ne gjermanishte qe nga Bibla e deri ke Historia e Botes Filozofia e Lashtesise e gjithecka .

      Lindja ishte pak e vonuar ne kte drejtime keshtuqe gjuha Greke e Literatures ,Filozofise Historise e Botes Lindore ngeli edhe me vone . Nuk mundet qe greqia te pretendoje sot edhe Rusine ,ne te cilen edhe shkrimi ka prejardhje nga shkronjat greke dhe ne kishat e tyre si kudo ne lindje flitej gjuha Greke . Pra Gjuha e Lashtesise perfaqsonte nji Kulture te vecante thjeshte si gjuhe ,i nji Kode Njerezore per te tu kuptuar popujt
      mes tyre ,por qe ska te bej aspak me Kombesit e tyre . Greqia ,e kemi thene disa her , eshte nji Komb Artisficial , krijuar nga Perendimi per ta perdorur ne cdo kohe ,per interesat e veta ,si nji baze ku te vinte kemben e tij per te pushtuar Boten ,Lindjen Orientin . Por nji shtet grek s’ka exzistuar kurre qysh prej legjendave te Homerit . Nuk dua te lodhem kot me tipa si ty , qe te eshte bere Brain Washing si pothuaj gjithe grekfolesit ne greqi . Fakte eshte qe greket sot , nuk kane asnji ngjashmeri me Heronjte e Homerit te cilet padyshim kane qene pjes e popujve te ndryshem Brenda ati teritori qe sot pretendohet te quhet Greqi .

      Nji dicka duhet me dit Ti e shume si Ty .
      Se edhe sot , kur ka arritur ky zhvillim kaq i madhe dhe shume Kombe pothuaj kane mare nji far Forme ,
      nqs do ti donte bytha Perendimit ,sikur ti doje , te ndryoje kombe e shtete e ben ,ja arrin .
      Mundet ta shndroje gjysmen e Greqise se sotme ne Shqiperi dhe bashkoje ate Shqiperise dhe greket te rrijne me gisht ne goje .Por ti etj si ty nuk mundeni te kuptoni dot me gjate .

      Reply to this comment
    • Epiriot me Zemer e Shpirt August 6, 10:56

      Yörük shepherd in the Taurus Mountains.

      Main areas inhabited by Yörük tribes in Anatolia today
      Yörüks
      The Yörük, also Yürüks or Yuruks are a Turkic people ultimately of Oghuz descent, some of whom are still semi-nomadic, primarily inhabiting the mountains of Anatolia and partly Balkan peninsula. Their name derives from the Old-Turkic verb from Eastern Turkish dialect (Çagatay dialekt)- yörü “yörümek”, but Western Turkish dialect (Garbi Türkçe) yürü- (yürümek in infinitive), which means “to walk”, with the word Yörük or Yürük designating “those who walk, walkers”.

      The Yörük to this day appear as a distinct segment of the population of Macedonia and Thrace where they settled as early as the 14th century.While today the Yörük are increasingly settled, many of them still maintain their nomadic lifestyle, breeding goats and sheep in the Taurus Mountains and further eastern parts of mediterranean regions (in southern Anatolia), in the Pindus (Epirus, Greece), the Šar Mountains (Republic of Macedonia), the Pirin and Rhodope Mountains (Bulgaria) and Dobrudja. An earlier offshoot of the Yörüks, the Kailars or Kayılar Turks were amongst the first Turkish colonists in Europe,(Kailar or Kayılar being the Turkish name for the Greek town of Ptolemaida which took its current name in 1928) formerly inhabiting parts of the Greek regions of Thessaly and Macedonia. Settled Yörüks could be found especially near and in the town of Kozani.

      Tosket jane epiriote dmth albane e jo cobane o pelazgosi me nam..

      Reply to this comment
      • Xxx August 7, 00:14

        Po ti o “epirot” ne emer e turkoshan ne realitet cna hedh ne cdo koment per keta “Yoruk”?
        Kujt i duhet cjane “Yoruket” turq?

        Reply to this comment
  10. Guri i Kamjes August 6, 21:05

    Nuk ka ndonjë rëndësi kushedi, por duhet saktësuar se emri Konstandinopojë nuk ka ekzistuar në kohën e Çezarit. Ky emër u vu gjatë mbretërimit të Perandorit Konstandin në vitet 300 mbas e. së re. Shkrim shume i mirë. Urime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim