Shqipëria -e varfër-e përgjakur-e pashpresë… (Turp të kenë ata që e katandisën gjer në këtë pikë)

August 12, 2018 12:03

Shqipëria -e varfër-e përgjakur-e pashpresë… (Turp të kenë ata që e katandisën gjer në këtë pikë)

Mbas gati pesë vjetësh,
s’dolëm dot prej gropës,
mbetëm më të varfrit,
e gjithë Europës!.

Shqipëria është,
gjithnjë në reformë,
fakti i varfërisë,
është bërë një aksiomë!.

Kundër varfërisë,
janë imun shqiptarët,
po një hall i madh,
janë tani të vrarët!.

Sot të gjitha maskat,
tej i kemi flakur,
tej për tej të varfër,
por dhe të përgjakur!.

Duket se kanë dalë,
nga shpella barbarët,
çdo ditë Shqipëria,
numuron të vrarët!.

Qeveria thotë,
shteti po forcohet,
paralel me të,
dhe krimet po shtohen?!.

Që me ju të jemi,
tamam të përpiktë,
sot përbën ky fakt,
goxha kontradiktë!.

Shteti po forcohet,
Rama ligjëron,
po krimi i rrugës,
çdo ditë e sfidon!.

Të na mbushi mendjen,
po ngjiret i shkreti,
sikur ne s’e dimë,
se si është shteti!

Neve moshatarët,
jetuam një shtet,
kur veç një polic,
mbante një qytet!.

Jo se një polic,
qe super talent,
po hija e ligjit,
qe kudo prezent!.

Nën hyqëm kish shteti,
Jugun dhe Veriun,
krye kapital,
shteti kish njeriun!.

Pyes-kur mendoj,
thellë dhe më thellë,
si polli ky vend,
kaq shumë kriminelë?!.

Po në vesh përgjigja,
më vjen si shigjetë,
kriminel nuk lind,
po bëhesh në jetë!.

Këtu përfliten,
bandat kriminale,
bëjmë sikur s’dimë,
për shkaqet sociale!.

Për shkaqet sociale,
në Atdheun tim,
që mbarsin dhe pjellin,
krim dhe superkrim!.

Pyesin të gjithë,
pyes edhe unë:
“Të vrarë edhe vrasës,
a kanë pasur punë?!.”

Kur nuk ke një punë,
të nxjerrësh fitime,
do të krijosh banda,
që të bésh rrëmbime!.

Në dukje-të ndryshme,
gjithë krimet janë,
por të gjithë në qendër,
kanë vetëm paranë!.

Kush thotë-do bëj shtet,
mëndja e gënjen,
se sistemi vetë,
krimin e ushqen!.

Nëse për të vrarët,
s’çan kokë njeri fare,
unë i llogaris,
si jetë shqiptare!.

Si humbje shqiptarësh,
i kam numuruar,
por një shtet i fortë,
mund t’i kish shpëtuar!.

Unë i ka gjykuar,
humbje kolosale,
dhe nuk flas qesim,
për banda rivale!.

Dua që t’i vë,
kokë muhabetit:
“Si u ngritën bandat,
nën hundën e shtetit?!.”

Shteti s’mund të rrijë,
vetëm në foltore,
ka detyrë të mbrojë,
jetët njerëzore!.

Dhe po të vazhdojmë,
kryq edhe tërthor,
për shumë humbje jete,
shteti është fajtor!.
A.DUKA

August 12, 2018 12:03
Komento

6 Komente

  1. MH August 12, 13:36

    Ne kohen kur u krijue PD u holl “sllogani” ideja.Ne Partin Demokratike nuk do kete karrociera,shofera e mjelse lopesh.Po do kete kuadro me diplome universitare.Mirepo kjo sfidoj mbrenda dy javesh me tu organizue.Sepse per tu angazhue ne protesta duhesh elemente te nivelit teper te ulet qe nuk ia pritonin perleshjes.Grusht per grusht dhembe e dhembadhe per toke e shqelma sa te zaje takati e shkulje flokesh.Nji idiplomuar me universitet stononte.Partia kerkonte pushtetin.O burra ne heshtje,nji sy mbyllun e nji vesh shurdher,bane Zot anderr per cfare pjerdhme para dy javesh,vershune militante e rinje te anetarsohen ne PD,mjafton te cfaqeshin urrejtje ndaj sistemit “dekadent”.Forca e berthames ideologjike e kesaj PD ishin virrjet ne cdo proteste e ne cdo qytet ne cdo kohe pa limite:
    “O filani o shkerllat nuk e ke jeten e gjate”.”Policia asht me ne”.Ku me keto dy thirrje te bindeshin qe turmat ish sa trima aq dhe te pjerdhun.Kaq mjafton te mbeshtes talentin e shquar Arben Duka i domosdoshem ne kete kohe te cdo situate qe po pershkon kjo histori e dhimbeshme per popullin tone per te arrite nivel normalizimi shoqerore.Sa dhe Vettingu zor se mundet te kete sy per cabe.Kaq ngatrrushem e anarshi ekziston corba brenda kazanit atdhetar Shqiptare.Po nuk duhet hanger hakun per keto “miradina” kontributit qe ka dhane me mishe e me shpirte jasht mase me devotshmeri kaloresi germuc i Vicidolit,dhe ia ka arrite!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. katarakti August 12, 16:44

    Nuk jam dakort me Benin ne nje strofe te tij. Kur justifikon krimin. Kriminelet, vjedhin, vrasin dhe grabitin, jo per buken e gojes, se gjasme nuk kane te hane, por se duan te jetojne ne lluks pa punuar.Nje njeri i ndershem nuk behet kurre kriminel, por gjen rruge per te mbijetuar. Dhe ata qe jane bere kriminele nuk bejne pjese te njerezit e ndershem. Mjafton te njihesh me biografine e tyre. Por jane pjese e llumit te shoqerise.
    Nga ana tjeter jam dakort me autorin kur thote se ky sistem e ushqen krimin. Ne Perendim banditet trajtohen dhe konsiderohen si “monumente kulture qe mbrohen nga shteti”! Perjashtim bejne vetem Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Njelloj si ne Shqiperi kriminelet livadhisin te lire edhe pas 10 apo me shume arrestimesh nga policia. Edhe kur denohen dalin nga burgu pa kryer as gjysmen e denimit. Viktimat e tyre nuk i merr kush ne konsiderate. Per me shume atyre pothuajse nuk u mungon asgje ne burgjet e ngritura enkas per ta. Qe nga sallat e fitnesit, teleja, interneti etj etj. Ne Europen perendimore kriminelet qe mbahen ne burgje me parate e taksapaguesve jetojne shume me mire se pleqte ne azile, qe paguajne me pensionin e tyre.
    Persa i takon bandave ne Shqiperi ato u krijuan gjasme per te rrezuar komunizmin, me kryeHajdarin ne balle. Dhe Berisha i toleroi si aleate ne permbysjen e komunizmit. Ishte ajo kohe qe vajzat rrembeheshin nga gjimnazet dhe dergoheshin si prostituta ne Itali. Ndersa Rama e ka marre shtruar e shtruar ringritjen e shtetit. Koka e tij nuk do qe nuk do ta kuptoje qe shteti ngrihet me dore te forte dhe jo duke bere vizatime gjate mbledhjeve te kryeministrise. “Qe tu perqendroka”! Me keto ritme Shqiperise do t’i duhen edhe nja 30 vjet qe te rivihet ne shina. Deri atehere partia e 2 Babaleve do ta kete rimarre nja 5 here pushtetin dhe çdo gje do rikthehet ne zero. Pra ne Rrumpallen aq te dashur nga krimi dhe qeveritaret e korruptuar. Ishin po keta qeveritare, qe luftuan si te terbuar kunder Vettingut, se bashku me presidentin e meparshem ulok dhe presidentin e tanishem me bllok!

    Reply to this comment
  3. info analitike August 12, 19:15

    Po ata qe po i sherbejne atyre qe po e katandisin ne pike te hallit vendin a duhet te kene turp o shoku bejtexhi?
    Ti shikon qimen ne syrin e tjetrit por jo traun ne syrin tend.
    Kujtoj shume mire se cfare shpellaresh solli kumandari ne Tirane dhe i veshi oficere,apo te tjere injorante qe me 2 vjet shkolle partie i beri kuadro.. Hajde hajde si kapardiseshin ne qytet keta gomere.

    Reply to this comment
  4. VLERI August 12, 22:33

    Të përshëndes nga zemra,
    Arben Duka, o miku im!

    Shteti, me feudal-kapitalizëm,-pro-zogizëm
    Me mijëra fije të pista,-nazi-fashizëm,

    Nën hije,-stihie, kinse,-demon-kracie?!!!
    I projektuar nga armiqtë,-me rrënjë tradhëtie!

    Ne, shqiptarë gjorëve,
    Dhe, shqiptare gjorave!

    Prej politikanëve,-banditë dhe horra,
    Na solli vetëm tmerre,-sherre me krim!

    Mjerë për Shqipërinë, qe 28 vite,-çfarë e gjeti:
    Lotët dhe gjakun e saj,-nuk po ia lajnë dot:

    Përrojet, lumenjtë, liqejtë,
    E, qe qe besa, as i uruari, i revoltuari deti.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 August 13, 03:44

    Pese vjet me pare e cfryme inatin
    E hoqem gjarperin dhe vume te gjatin
    E hoqem saliun dhe vume rroten
    Me shprese se rrota do ti shtype gjarperit koken
    Perpara rrotes ne shtruam tepsine
    Te hane gjithe horrat bashke me Saline

    Reply to this comment
  6. Mala August 13, 09:10

    Vetem mendoni dhe analizoni sundimin e Salos me klanin mafioz familjare partiak te PD, e sundimtar, shikoni gjendjen kaotike te shqiptareve nga varferia,sistemin arsimor te kthyer ne filiala financiare te partise ne shtet e pushtet,21 Janarin dhe Gerdecin,drogen me kryeqender Lazaratin, vrasjet nga Azem Hajdati e deri te Olldashi, krimet ekonomike 230milionet e Kalimashit, improvizimin e autoudhes Durres-Morine, me dhjetar ura te pergjysmuara,afro 40km vetem me nje kahjee shume mangesira qe askush nuk mund te na pranon kete ndertim te gjymet per standard normal.Kjo eshte varferia e shqiptareve,te cilen ndeshkimi i popullit me voten e largoi kaosin dhe solli subjektin qe do ti sherben me ndergjegje e pergjegjesi politike e te moralit kombetare.Tash sa vjet keta SHKATRRIMTARE POLITIK E KOMBETAR VETEM MENDOJNE DHE VEPROJNE TE PENGOJNE SANIMIN E KAOSIT QE ATA E SHKAKTUAN PER TETE VJETE SUNDIMI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*