Shqipëria është më e sigurt se Belgjika, Franca, Turqia…

July 6, 2016 15:12

Shqipëria është më e sigurt se Belgjika, Franca, Turqia…

Një vend të pasigurt,
na shpalli Belgjika,
në PD u ngrit,
në qiell muzika!

Një palo Ristan,
kur na dha njoftimin,
nuk u përpoq fare,
ta fshihte gëzimin!

Një thirrje të hapur,
u bëri kolera,
këtë gjë ta bënin,
dhe vendet e tjera!

Një palo Ristan,
në shpërfytyrim,
një lajm shumë të keq,
e dha me gëzim!

Para mikrofonit,
kur po recitonte,
që të gjitha fjalët,
po i rrokëzonte!

Belgjika e mori,
vendimin e fortë,
vetëm për një vjedhje,
në aeroport!

Nuk e di si belgët,
e kanë menduar,
po për mua është,
një hap i gabuar!

S’mund të vritet kali,
me të parën herë,
kur vetë në Bruksel,
janë hedhur në erë!

Ne nuk mund të jemi,
pjesë e asaj liste,
se këtu s’kanë ndodhur,
akte terroriste!

Them ngjarja në Rinas,
është e rëndë boll,
po jo si në Francë,
edhe në Stamboll!

Nuk po thotë njeri,
të na mbajnë me hatër,
pyes-në Orlando,
a s’u bë masakër?!

Ka terror Evropa,
edhe Amerika,
pse mbi Shqipërinë,
kollaj vihet pika?!

Dashakeqësi,
këtu ka vërtet’,
dhe plehra PD,
fort e përshëndet!

Fort e përshëndet,
një surrat mynxyrë,
dhe kërkon që akti,
të bëhet zinxhir!

Këta që s’kanë turp,
që të turpërohen,
duan që dhe vizat,
të na anullohen!

S’dua qeverinë,
me hatër ta mbaj,
po këto probleme,
gjithë Bota i ka!

Lista që Brukseli,
në eter po nis,
është një fitore,
e shtetit ISIS!

Kjo një tradhti,
duket nga partnerët,
jemi të sigurt,
po aq sa të tjerët!

S’e di nëse lista,
në Bruksel e shkruar,
ka qenë nga këtu,
e sponsorizuar?!

Çfarë maskarallëku,
s’po dëgjojmë sot,
ndaj ka shumë të ngjarë,
që nuk ja fut kot!

Dhe pavarësisht se lista,
që doli në Belgjikë,
s’ka lidhje me qeverisjen,
po me azilantët politikë!

Ose tamam që ta dijë,
edhe Ristan telendia,
ka lidhje me gjakmarrjen,
që solli prapë demokracia!

July 6, 2016 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*