Shqipëria fajëson BE-në për mos’hapjen e mundshme të negociatave

October 16, 2019 13:09

Shqipëria fajëson BE-në për mos’hapjen e mundshme të negociatave

Nga Gjergj Erebara

Duke nënvlerësuar listën e gjatë të kushteve të vendosura nga Gjermania mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj akuzuan “BE-në që sheh nga brenda” për një vendim të brendshëm negativ ndërsa paralajmëruan për rrezik trazirash në Ballkan.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u përpoq të ngrejë moralin e ndjekësve të tij në Facebook në lidhje me një vendim të pritshëm negativ të Këshillit të krerëve të shteteve anëtare të BE-së mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke pretenduar se një vendim i tillë, që pritet të merret më 18 tetor, është ngushtësisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme të BE-së dhe nuk lidhet me progresin e arritur nga qeveria e tij drejt plotësimit të kushteve të Brukselit.

Duke folur në Facebook me një kamera që kuadratonte kryeministrin që tashmë ka një pamje të re me mjekër të bardhë, Rama shpjegoi për ndjekësit të martën se Franca po bllokon hapjen e bisedimeve për shkak se presidenti i saj Emmanuel Macron kërkon fillimisht reformim të BE-së dhe pastaj zgjerim të saj.

“Emmanuel Macron nuk është i gatshëm për një shtyrje më të fortë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor pa shtyrë më parë reformimin e Bashkimit,” deklaroi Rama ndërsa kamera dridhej lehtë për të krijuar përshtypjen e një xhirimi rastësor.

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut apo kundër perspektivës së Ballkanit Perëndimor në përgjithësi,” theksoi Rama.

Ai u përpoq më tutje të bindë ndjekësit se një vendim i pritshëm nuk ka të bëjë me progresin e Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të vendosura nga europianët mbi qeverinë e tij po se është vetëm problem i brendshëm i BE-së.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me atë që ne kemi bërë apo nuk kemi bërë për të merituar po-në,” pretendoi ai. “Vendimmarrja ka një lidhje thelbësore me çfarë duan apo nuk duan të bëjnë anëtarët e unionit mes veti me reformën e bashkimit Europian,” këmbëngul Rama.

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili zëvendëson në këtë post Ramën që mban formalisht edhe postin e ministrit të jashtëm, shkoi më tutje në një seri mesazhesh në Twitter duke pretenduar se vetë besueshmëria e BE-së është e rrezikuar nga një vendim negativ si dhe duke pretenduar se ky vendim mund të fuqizojë “rivalët strategjikë” në Ballkanin Perëndimor pa shpjeguar se për çfarë e ka fjalën.

“Ne nuk kemi nevojë për një BE të ngushtë, ishullore, që sheh nga brenda dhe që është e paangazhuar, por një që është e hapur, e drejtë dhe një bazë për shpresë në kohë plot telashe,” deklaroi Cakaj.

Shqipëria ka mbetur në dhomën e pritjes për hapjen e bisedimeve për anëtarësim që nga viti 2014 kur fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Vitin e kaluar, Këshilli i BE-së premtoi hapjen e bisedimeve me Shqipërinë këtë vit, me kushtin që të realizohet një progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar. Gjithsesi, Parlamenti i Gjermanisë, ndërsa mbështeti një vendim pozitiv në fund të shtatorit, shtoi edhe një listë më të gjatë me kushte, më së shumti të lidhura me të njëjtin problem të krimit dhe korrupsionit.

 

*****

Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Në foton kryesore: Kryeministri Edi Rama duke i folur ndjekësve të tij në Facebook.

October 16, 2019 13:09
Komento

37 Komente

  1. Sulo Kapedani October 16, 13:17

    Ka 30 vite qe vjedhin kete vend dhe ska asnje pushtetar gjyqtar ose politikan ne burg.

    Cfare leshi Evrope kerkoni, me llafe dhe pallavra nuk te afron njeri.

    Kryeministri dhe vete rilindja ne teresi ka deshtuar ne te gjitha aspektet ekonomiko-politike. Duhet te largohen sa me shpejt.

    Reply to this comment
    • mirel October 16, 13:48

      BE te ngushte, ishullore..
      E shikoni gjuhen e maskarenjve, qe shpikin lloj lloj idiotesish per te justifikuar deshtimin e plote te kushteve per te hyre ne BE. Me keq akoma, ata akuzojne BE per kete, duke kercenuar per trazira. Trazira serbe apo ruse Ramut? Apo greke?
      Gjithe paxaret qe ke bere per kufijte, detin, minoritetin, ishin thjesht pazare dhe tradheti e hapur kombetare
      Thoshe qe ishin kushte, po ja qe nuk ishin keto kushtet, por shteti ligjor dhe korrupsioni.
      Tan, si Zogu kerkon ndihmen e Serbise te mbash pushtetin.
      Pis, kriminel. Trazira duhet te kete qe thu lincosh juve njehere e mire, dhe te djegesh gjithe vendimet e tua, dhe nje gjyle ne Parlamentin e qelbesire.
      Ska rruge tjeter qe te rroje me paqe e rregull ky vend.

      Reply to this comment
      • Ohhhh Skander Bej Ohhhh October 16, 14:52

        Per fat te keq, Roli i Frances ne mospranimin e hapjes se negociatave paraqitet si Ngativ….

        Ne fakt Roli i Frances eshte shum pozitiv Ndaj Shqiperise.

        Fal Frances ne, Shqiperia, nuk ngeli vetm po terhoqi dhe Maqedonin e Veriut ne grope.

        Finlanda, Danimarka Holanda etj, nuk donin te hapnin negociatat me Shqiperine se nuk ka nplotesuar kriteret.

        Prandaj dhe propozuan qe te ndahej votimi per MV, e cila ka mplotesuar kriteret dhe do hapeshin negociatat, nga Shqiperia qe nuk ka plotesuar kriteret.

        Kjo eshte e verteta e thjesht.
        Eshte fatkeqesi qe nuk raportohet ne kete menyre.

        Eshte shpresvrasese qe te mos pranohet realiteti i shqiperise, pasi nuk te le mundesi per te marr masat e duhura per te Ndryshuar.

        Fakti qe genjehet Hapur se fajin e kan ata(Franca me te tjeret) tregon se nuk do te ndermerret asnje hap per:

        1- Luften e pakompromis ndaj Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ne Nivelet e Larta.

        2- Nuk do te kete asnje perpjekje per te Kaluar ne Vetting te gjith klasen politike, te pasuruar pafund ne kurriz te Shqiptarve,

        3-Nuk do te kete asnje perpjekje per te ndertuar nje administrat profesionale, jo partiake dhe te pakorruptuar.

        4-Nuk do te kete asnje perpjekje per shperndarje me te drejte te te ardhurave ne nivel kombetar, per do te perkrahen vetem Oligarket e Korruptuar.

        5-Nuk do te kete rishikim te kushtetutes per te zhbere demin e vitit 2008, dhe nuk do te kthehet e drejta e Zgjedhjes tek Votuesit por do mbetet ne dor te bajraktarve partiak….

        …..Dhe Fajin e Ka Franca dhe Macron!!!

        (Nderkohe qe pislleku dhe pafytyrsia e Estabilishmentit Shqiptar mori ne Qafe dhe Maqedonin e Vëriut)

        Reply to this comment
    • . October 17, 10:38

      Sms EVROPES .DHEATYRE VENDVE qe i thane SALI BERISHES QE PRISHE KOMUNIZ MIN cdo gja. Te popullit se do ti hapim ambasadat u hapin .cfar kerkojn tani..turp te kene ,

      Reply to this comment
      • mirel October 17, 15:01

        Ti lubonja, na e rrofsh mire ne te komente. Aq me teper qe ska asnje fjale te ndyre per Ramutin. Pis, kriminel, qelbesire.keto jane karamele per nje plere te ndyre si ai.

        Reply to this comment
  2. Edi October 16, 13:26

    Vallahi te forte jane ata qe e ndjekin kete lloj koke ne Facebook…

    Reply to this comment
  3. me emer October 16, 13:58

    Qeveria eshte e Shqiperise . Edi Rama eshte krye ministri i saj , pra i qeverise Shqiptare .. Perdorimi i shprehjes “qeveria e ime ” po qe se vertet eshte perdorur nga Edi Rrama , eshte e pa pershtateshme , e pa pranueshme . Po qe se nuk dini as se si te shpreheni , kuptohet .. , mos prisni me ..!

    Reply to this comment
  4. rudin October 16, 14:14

    Vish poturet o Haxhi Qamili rilindjes,ler opingat dhe merr atletet e bardha, dhe nisu per France.Mbase i mbush mendjen Makronit te veshi atlete.

    Reply to this comment
  5. LORA October 16, 14:42

    Z.Kryeminister vetem vazhdoni perpara te rrugen tuaj te shndritshme dhe te kristalte. Jeni gjigand. Mosdakordesia e disa vendeve te EU-se nuk ka te beje fare me rezultatet e larta qe ka arritur Shqiperia me ju ne krye, nje Skenderbe i shekullit 21, ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Shqiptaret tani jetojne me mire. Shume keni bere, por akoma me shume kemi per te bere. Te gjithe se bashku drejt nje te ardhmeje me te mire.

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri October 16, 15:07

      Hahahaha….hë më të lumtë!

      Reply to this comment
    • Kinez Kosovar October 16, 16:05

      LORA, as nje here nuk e kam kuptuar tamam. Ti keto komentet per EdRamen i ke seriozisht, apo ben ironi te trashe? Te lutem me sqaro, se po te jete e para i nie qe je nje buçe idiote e Edvinit, po ne rastin e dyte ama i bie te jesh inteligjente e ceket.

      Reply to this comment
    • Lili October 16, 17:10

      Lora ,
      E ke ironike ?! Nese jo ,mos u mundo : elsa spiropali e ka zane vendin : gjej dicka ma fantastike se Skenderbeu jone e gjganti i jone aq ´éculé ´ te sterperdoruara!as origjinalitet nuk keni me o papagajt alla Elsa ! Nuk po shihni se askkush nuk impresionohet nga diarreja verbale delirante qe perdorni per me na bindur!

      Reply to this comment
    • HOMORA October 18, 11:41

      LORA!
      U be shume kohe qe skisha qeshur kaq shueme.
      Faleminderit qe ma dhate kete mundesi dhe falas.
      Besoj se ju skeni nevoje qe te qerroni syte e jua sepse nuk keni sy.
      Pra ZOTI kryeminister vazhdoni te zhysni popullin ne mjerim,ne diktature me gjoja fake-news,zoti kryeminister na bej lypsare si vehten karshi europes satanike,europes ku po behet gati te kete brexit,frexit,italxit,grexit.
      Po zoti kryeminister duke genjyer popullin me iluzionet e juaja te krimbura dhe te mykura apo te kalbura moshtro popullin me shqiperine europiane,kur dihet qe nga roma lashte shqiperia eshte lene menjane prej saj,duke u konsideruar si pjese e perandorise lindore te romes,si pjese lindore e perandorise bizantine,si llokem mishi per te joshur etjiet e carevenmbreterve apo princave austrike,hungareze,prusjiane etj.
      Kur dihet gjeopolitikisht qe shqiperia eshte kerthiza e europes.
      LORA ime e dashur,kur vume kembet ne europe fraza e pare qe degjuam ishte:
      ZONA BALLKANIKE eshte barut i ndezur per europen eshte rreziku numer nje karshi stabilitetit europian.
      Dhe ky fakt i intereson e europes per ta perdorur si arme karshi ballkanit e shqiperise ne veçanti per aresye qe tashme historia na i ka vene perballe syve,mu mbi hunde biles.
      Per te provuar nje fakt te tille shkoni e pyesni gjeniun e lertesise shqipetare ismaill koqedare.
      ah moj LORA ime e shtrenjte ma ndriçove diten e soteshme.
      Shqiperia lypsare karshi nje europe qe e ka tradhetuar shqiperine ne çdo moment te veshtire qe shqiperia dhe populli shqipetar ka perjetuar neper hapat e historise.
      Ku ishte europa kur shqiperia u pushtua nga sllavet deri ne selanik?! vitet 1200-1300
      Ku ishte europa kur turqia roberoi shqiperine dhe e sakrifikoi bijte e saj per jeniçere,ku ishte europa kur bullgaria erdhi deri ne adriatik,ku ishte europa kur shqiperia po ndahej si keç per te kenaqur joshiet dhe kapriçot e copetuesve te saj,gucia,kosova,çameria,maqedonia jo ajo e çkombtarizuar nga sllavet e stepave por ajo e aleksandrit te madh,e piros se famshem,teutes legjendare pa folur ketu per Skenderbeun qe shpetoi si napolin por edhe venedikun finok e tradhetar qe eshte administrate e DURHACHIUM (ja LOR per ty bukuroshe)

      https://en.wikipedia.org/wiki/Battle_of_Dyrrhachium_(48_BC)

      LORA te falenderoj nga thellesia zemres per kete bamiresi.
      Europa as se çan me nderen per shqiperine,dhe sa te jete gjermani qe sja fal askurre shqiperise kthimin e armeve ushtrise hitleriane.
      Sepse NAZIZMI LORA mahnitese eshte akoma gjalle,gjermani,suedi,danimarke,france,itali,spanje deri ne argjentine ku u fshehen tere kreret naziste LORA gjigande.
      Me respekt nga nje pellazg me kaske prej allçini,tradhetar i kombit shqipetar qe prej 4 korrik 1990 dhe qe jeton ne shtetin e psikopatit nevroze MAKARON ose MIKRON.
      Kalofsh bukur ne enderrat dhe perrallat e tua”magjike” LORA.

      Reply to this comment
    • HOMORA October 18, 12:48

      Per nderin qe me bere LORA te pershendes me muziken e vitev qe dulla te denonte per agjitacion e propagande.

      https://www.youtube.com/watch?v=ZSN2j__PLVA

      😉 🙂

      Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 October 16, 14:43

    erebara
    “ndërsa kamera dridhej lehtë për të krijuar përshtypjen e një xhirimi rastësor.”
    nuk e di përse duhet ky koment prej idioti??ai dukej që ishte në makinë dhe ka shumë mundësi që të ishte në udhëtim!!
    ke shkruar shumë mirë,por këtë koment prej debili nuk e kuptoj??
    apo thjeshtë me u bo i mënçur pak më tepër se je!!
    sa për pamjen e dobiçit tonë nuk di ç’të them!!
    artist i dështuar hesapi,askush nuk e ka marrë vesh kur ai ka shkuar në takim me më të mëdhenjt me atlete të bardha ve shirita të kuq,askush nuk e ka kuptuar përse ka bërë shkelmimin e topit në stadjum me këpucë llustrafine,askush nuk e ka kuptuar kur ka veshur brekushe me xhaketë zenja!!
    thjeshtë ashtu i ka thënë neuroni i gjenialitetit!!
    ju kujtohet kur hëngri ngjalën e like skrapit?
    kryesisë së PS i tha “votojeni se unë e di atë punë dhe ju nuk keni aq tru sa ta kuptoni!votoni e mos hani mut!”(ishte pak a shumë kështu,fjalë për fjalë nuk më kujtohet)
    një në FB i kishte thënë “mos vallë ke lënë ta rruash kur të hyjë shqipria në BE?”,kjo to të ishte po një ngjarje!ndoshta do të kishim rrekordin botëror të mjekërgjatësisë!!

    ky e ka gjithnjë një arsyetim!!
    të mos më keqkuptoni,nuk është i zgjuar,por thjesht ska askënd që ti kërkojë llogari!!arsyetimin e ka vetëm për të thënë diçka!!
    psh nëse një ditë do të kujtohet e do të thotë “nuk na pranuan në BE europianët se kanë të drejtë,por ju si popull mos hani mut të pyesni për hollësi”?
    për ne njëlloj do të jetë!!
    nuk kemi për ta lëvizur bythën fare nga vëndi!!do ta pranojmë dhe mbaroi muhabeti!!
    jemi popull i paralizuar që nën kafkë!!bile bile de shumë gjëra nuk i kuptojmë fare!!

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 October 16, 14:44

    se harrova gent kakën!
    vari hajdart se nuk ja vlen!!
    më mirë ta kisha harruar!

    Reply to this comment
  8. Adih October 16, 15:15

    Ne te semes do shkosh o Ramut qe po i ben presione BE per destabilizim. O anti shqiptare. Ti ske bere as edhe nje detyre shtepie . Po shkel me kembe pronaret dhe trojet e tyre Mbaje afer MANEN qe ke perlare ajken e bregdetit me 1 Euro m2 .Vetem nje shpetim keni te gjithe ju katovicaret e r alise i .Te kerkoni azil politik ne KORENe e VERIUT .ju premtoj se KIMI do ja u beje letrat e punes .

    Reply to this comment
  9. Arben October 16, 17:59

    AJO E KA FAJIN, JO THJESHT, E FAJESON SHQIPERIA.

    ANTISHQIPETARIZMI DHE ANTIISLAMIZMI JANE NE THEMEL TE REFUZIMIT QE NA BEHET.

    SA ME SHPEJT TA KUPTOJME AQ ME E VOGEL AGONIA.

    Reply to this comment
  10. h October 16, 18:21

    Lypsqari i kanoset dhe shantazhon,bamirësin.
    Delenxhiu shan fisnikun.
    Korrupsioni i jep moral virtutit.
    Mediokri jep leksion intelektualit.

    Reply to this comment
  11. Limani October 16, 18:25

    E kini bërë këtë Kimin e Koresë si tabelë qitje .
    Kimi nuk paguan 80 mijë dollarë për një fotografi me presidentin amerikan , përkundrazi , është presidenti që bën mijëra kilometra për tu takuar me të dhe i lëshon gjithë ato buzëqeshje dhe komplimenta , madje edhe i lutet me aman të keqen , sepse Kimi fatin e tij e ka në dorën e tij dhe jo si keta prostitutat tona që iu janë varur brekët në fund të këmbeve…..
    E ç’të thuash më parë , për ditë iu thuhen , por këta s’dëgjojnë nga ai vesh , këta duan grushtin turinjve !

    Reply to this comment
    • intelektuali October 16, 19:05

      Liman budalli sovjetiku:

      Kimi pushkatoi xhaxhane e tij gjeneral sepse e zuri gjumi gjate nje fjalimi te tij para popullit te Korese se Veriut dhe e shpalli Armik te Popullit dhe Poliagjent,

      njashtu:

      Sic vrau Enveri Mehmetin me nje plumb pas koke ne gjumin e nates sepse Nexhmija ja nxiu jeten kur mesoi se burri MONSTER gjakatare po vdiste ngadale nga mnje semundje gjaku e pasheruar,

      njashtu:

      Sic vrau Stalin Monstra mbi 30 milione njerez te pafajshem, fshatare, bujq dhe fermere duke i akuzuar si KULAKE vetem sepse nuk deshen te dorezonin ne shtetin komunist prodhimet e tyre dhe i tha Churchillit qe e vizitoi ne Moske me shume temenara dhe dhurata, takim historik gjate Luftes ne Moske, ne Kremlin qe te mos lidhej perseri me Hitlerin sic beri me Paktin Molotov-Ribbentrop ne fillim te Luftes:

      TE VRASESH NJE NJERI QUHET KRIM DHE VEPER PENALE, TE VRASESH MILIONA QUHET VETEM STATISTIKE.

      Reply to this comment
      • . October 17, 01:52

        ne fakt do bejn mire te ta kpusin nji koqe plumb mu ne b.the ty more psikopat plak sa s’ke kthyer patkonjt nga djelli me deshire
        pastaj ta perkufizoc mire e mir per qefin tat

        Reply to this comment
  12. intelektuali October 16, 18:39

    FANATIKET E ENVERIT DHE TE EDVINIT GJITHMONE E GJEJNE FAJIN TEK ARMIKU I JASHTEM

    Po keta fanatike te Enverit jane KAQOLA dru me pre, kuaj karroce pa piken e inteligjences qe nuk dine te mendojne me koken e tyre dhe qe nuk hane fare pyka llogjike o Gjergji Erebara qe po zoritesh t’i spjegosh:

    DEBILAVE SI DHIA SE CFARE ESHTE TAGJIA

    prandaj:

    Edhe BE-ja i ka treguar gishtin e mesit shqyptareve,

    njashtu si:

    Ambasadori i panerum Borchard i OSBE-se do kohe me pare.

    Reply to this comment
  13. TROPOJANI October 16, 19:42

    LORA MOJ LORA BJERI ME TE LUMTE DORA.
    A e dinte ky Skenderbeu,yt qe ai krimineli i Selenices ka tre vjet qe eshte arratisur nga burgu ne ITALI ata e kane shpallur ne kerkim me Interpolin dhe nje nga princat e ketij Skenderbeut tat ja heq emrin qe te rroje rehat ne Selenice dhe te vazhdoje veprat e tij ?
    Apo keto jane çikerrima dhe Skerderbeu nuk merret me çikerrima ai lufton me turqit!!

    Reply to this comment
  14. baci October 16, 20:34

    Rregullo shtepin tende pastaj beje ankese,

    Reply to this comment
  15. Mesues Qamili , Skutari October 16, 22:58

    I dashur KM i vendit tim vazhdo keshtu se mare e ke… Mos e rruej fort per BE. Qi-ndro i forte se…. dielli do te ndricoje prape neser. Te pershendes me kangen e BE se qe e ke pas kendue me qejf dikur Sales me kompani ….gati 123
    Qingji vogel rrin mendueshem BE,BE BE ban……tash vazhdo vete kendoja Makronit, Tuskut, Hanit sahanit ,shejtanit msoja edhe Gentit….

    Reply to this comment
  16. Ujku Plak October 16, 23:15

    Kam qe ne fund te Majit qe kembengul per RAMEN te jape dorheqjen e patevokueshme dhe te zgjidhet nje tjeter Socialist Kryeminister qe te shpetoje PS-ja dhe te mos shkohet ne zgjedhje te parakohshme .
    Ka aq shume minuse Qeveria e Drejtuar nga Rama sa nuk me premton koha ti radhis dhe te mos ju RROKANIS juve koken .
    Edhe me tutje Edi Rama ngelet Kryeministri me Legen : me Halabak : me i Pa afte ; me Karagjoz ; me Fodull ; me Medioker ; me Psikopat ; me Kryehadut ; me Frikacak ; me Fuori gioco ; me i Droguar ; me Hipokrit ; me Cinxurr ((( nje Zog i vogel sa nje koliber te cilit da me gjate dhe sa me te holle tia futesh nje Fije Kashte nga Mbrapa ne Anus , Ai Cinxurri Më lart fluturon dhe nuk pushon se Ciceruari si ky Cinxurri qe kemi Kryeminister qe ciceron ne Facebook dhd Twiter ne vend qe te jete burre shteti serioz e te flas e tu kerkoje llogari Qeverritareve atje ku eshte vendi ))), dhe Papagall sa asnje perpara tij .
    Narcizist dhe Snob e njiherit Kryepord..c
    Ik se e çove ne mu..punen qe bere kur ishe Kryetar Bashkie por athere ti siguronte Fondet Qeveria kurse Sot ti po e vjedh Qeverrine dhe Fondee per 25 vitet e ardhshme ua ke dhene Palaçove dhe Oligarkeve pa breke ne byt.. kurse Populli shenon emrin ne lista per ushqime me progresion Gjeometrik dhe Pensionet jane Qesharake dhe Nuk ka Pune .
    Turp !

    Reply to this comment
  17. E èma e Zeqos October 17, 03:52

    Sipari ra, vendimi u morr. Jo, nuk na dhanè lèmoshè, ashtu siç bènè me heqjen e vizave.
    Ajo puna e lèmoshès, ka rregullat e saj tè pashkruara dhe kodin moral nè pèrmbajtje.
    Po tè shihje “pasagjerèt” nè Rinas sot, nuk tè haseshe tè takojè turistè. Ishin bashkèatdhetarè, qè dèboheshin nga vèndet e BE. Kjo èshtè pèrgjigja jonè, pèr lèmoshèn nga ana tjetèr. Pèr mè tepèr, nuk jemi.
    Èshtè kohè bilanci nè fakt, pas njè vendimi tè tillè. Kèshtu ndodh rèndom nè vèndet ku nuk sundon papèrgjegjèsia. Aty, analizohet se cilat janè arsyet e dèshtimit, hapat qè duhen ndèrmarrè pèr menaxhimin e situatès.
    Çfarè bèjmè ne? Kryeministri, thotè se fajin e kanè ata qè nuk dhanè lèmoshè pèrsèri.
    Kètu, fillon ajo drama jonè shqiptare, qè na bèn tè padenjè pèr partneritet ndèkombètar dhe dinjitet kombètar.
    “Shengenèt ballkanikè” janè ato fijet e kashtès qè tè mbyturit i duken si rrènjè rrapi, janè papèrgjegjèsia e radhès dhe dèshmia se qeveritè tona nuk kanè asnjè strategji kombètare pèr politikèn e jashtme. Ata qè nuk dallojnè dot derèn e mikut nga ajo e armikut, do ishte mirè tè mos kishin pèrgjegjèsi politike pèr drejtimin e njè vendi.
    Kaq pèr qeverinè. Sa pèr opozitèn, njè tè tillè nuk kemi nè Shqipèri. Ata qè duan tè jenè, i kanè duart me gjak shqiptarèsh, njèlloj si ata serbèt, ku kèrkoi Rama shpètim.
    Quo Vadis Shqipèri?

    Reply to this comment
  18. Tori October 17, 07:28

    Pune ka por nuk ka kuadro.Ne i kkemi bere detyrat por eshte Europa qe ka probleme.

    Reply to this comment
  19. Shkelzen Hoti October 17, 08:45

    Atehere cila asht zgjidhja zonti i nderuem Edi Rama?
    Me u ba Macroni kryeminister i Shqypnis edhe ti me u ba president i Frances, se fort po vuen Europa per nji fener ndriçues si puna e juej edhe nuk e din se ti mundesh me e ndihmue!
    A e din se qysh i thojne pleqte e moçem n ksi rastesh?
    E ke hup krejt or plak!!!

    Reply to this comment
    • mirel October 17, 15:05

      Zgjidhjen e ka gjetur me koe ai, o ne nuk po e gjejme.
      Ai po ben sa me shume PPP qe dhe sikur ti mbaroje mandati, nuk do i mbarojne kurre parate.

      Reply to this comment
  20. Mala October 17, 10:09

    Evropa nuk eshte pa faj!por jo pa faje jane edhe shiqptaret,vecmas opozita akt uale, e cila gjithe keto 6 vite ka vepruar e punuar,ka krijuar skenare e ka sajuar genjeshtra,ka “hulumtuar” e ka mbiqyer vetem rastete momentet,ku mund te “tuboje” ndonje grupim qytetaqresh qe, te trobeton “revolten” qyetetare, Kohe me pare “qadren’ tash nga shkurti “protestat” qytetare,kuishte edhe nje tentim me sudentet dhe se fundi qe enede e “leh”,unazen e re.Kjo eshte me shume se 50/50 e fajsise shqiptare me everopjanet.

    Reply to this comment
  21. Alban Hamzai October 17, 11:09

    Kryeministri dhe ministri I jashtem I Shqiperise fajesojne Evropen duke kujtuar se sot njerezit jane budallenj dhe nuk shohin e nuk kuptojne . A mund te happen negociatat per pranim ne BE me nje Shtet si Shqiperia ku nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte (jemi I vetmi vend ne bote ) ,ku drejtesia eshte e korruptuar dhe e politizuar deri ne palce ,Ku nje kryeprokurore e perkoheshme vazhdon ne detyre disa vjet duke u shkelur ligji , ku quhet normale vjedhja e votive (sic quhet normale cdo vjedhje ne Shqiperi) ,ku ne Parlamentin Shqiptar ka deputete me te kaluar kriminale (pa llogaritur diplomat e blear ) ,ku vendi jeshilon nga bimet e droges ,ku shteti dhe oligarket nepermjet PPP vjedhin parate dhe pronat e shqiptareve ,ku qeveria shqiptare nuk realizon asnje detyre te dhene para disa vitesh nga BE dhe genjen se I ka kryer etj etj. e ne fund te fundit cfare ta duan Shqiperine ne Evrope kur aty Shqiperia do te jete altopalanti turk ? .Pra ti qeveri shqiptare shtroju punes ,zbato detyrat e dhena ,leri genjeshtrat deno shkelesit e ligjit duke filluar nga me I madhi dhe prata e BE hapen vete .Boll me genjeshtra e mashtrime .Populli nuk eshte qorr,I shurdhet dhe budalla .

    Reply to this comment
  22. anticensurë25642654 October 18, 09:22

    Alban Hamzai
    nuk kam çtë them për të tërë komentin,përveç fundit!fjalis së fundit!
    “Populli nuk eshte qorr,I shurdhet dhe budalla .”e ke plotësisht GABIM!
    ne jemi një popull e kundërta e asj që thua ti!!
    nje jemi një popull dembel,budalla dhe qorr në maksimum!!
    sepse të ishte kështu si tua ti!?
    ky do të kishte shkuar në të sëmës me kohë!!
    nuk do të kishim as sali e as lulkuqe e as flori skrapari!!
    maksimumi mund të kishim ndonjë pianec qorr!
    ne kemi të kundërtën!e quajmë fat që më të mirin kemi pasur një pianec!thuajeni si të doni,por nëse ka fuksionuar sadopak demokracia në shqipëri ka qënë në kohën e tos qorrit!!pjesa tjetër!?
    katastrofë totale!!
    dhe ne vazhdojmë e ulërasim për katastrofën e radhës!!
    e mbrojmë me gjokset tona!!
    më e keqja është se ata që janë kundër katastrofës së sotme,duan ta shërojnë duke sjellë atë te djeshmen!!
    a nuk jemi popul budalla,idiot qorr??

    Reply to this comment
  23. Kosovari October 19, 15:27

    Jo vetem Rama,por edhe disa nga perfaqesuesit e shtetetve anterae ne BE,folen,thane drejt dhe shpluet e shtruat,se, Fajtore,asrye eshte vete reforma e mbr edshme e BE,eshte “gabim historike” thane,ketu dallohet vetem idhnimi i opozites shqipatre,”hatermbetja”,apo kenaqesia e opozitarve shqiptar per “refuzim” te dialogut me Shqiperine. U kenaqen se arriten”sukses” per te cilin p\”punuan” qe nga shkurti e deri ne Qer shor per te arritur kete “rezultat”turp per kete opozote kaq antikombetare e antishteterore.Kete e treguan KryemistriN rama e dhe ministr medjeholle dhe I fuqishem Cakaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim