Shqipëria feston 70 vjetorin e çlirimit. Kryeministria dhe Kuvendi hapin dyert

November 29, 2014 09:48

Shqipëria feston 70 vjetorin e çlirimit. Kryeministria dhe Kuvendi hapin dyert

Me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, janë parashikuar që të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Ato nisin në orën 10:00 me nderimet në Varrezat e Dëshmorëve për të vijuar më pas me paradën ushtarake, dhe në mbrëmje me festivalin e Dritave, pritjen në Pallatin e Kongreseve dhe Natën e Bardhë në sheshin “Nënë Tereza”, ku këngëtarja me famë ndërkombëtare Jessie J do të interpretojë në Tiranë.

Gjithashtu është parashikuar që Kryeministria të hapë dyert për publikun sot në orën 17:00. Në hollin protokollar të saj, çelet ekspozita “Këndvështrime”. 70-vjetori i Çlirimit vjen përmes artit pamor dhe instalacioneve, për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të folur në gjuhën e kulturën e së tashmes. Ekspozita ka dy kuratorë, artistin dhe drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani dhe artistin Fani Zguro. Sipas konceptit kuratorial, “Këndvështrime”, ka për qëllim të tregojë mbi të kaluarën dhe të tashmen dhe t’i flasë publikut përmes imazhesh dhe veprash, si mbi të vërtetën historike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe mbi evoluimin e gjuhës artistike dhe arteve pamore në dekadat që pasuan, por jo vetëm në Shqipëri.

Artistët që ekspozojnë në Kryeministri janë: Brigitte Zieger, Bruno Muzzolini, Dina Danish, Edi Hila, Egle Budvytyte, Erik Bunger, Erjet Muçollari, Ervin Dauti, Esme Valk, Esmeralda Dalipi, Ferhat Ozgur, Francisco Camacho, Gazmend Leka, Jakup Ferri, Kajsa Dahlberg, Lubjana Dashi, Miha Erman, Pablo Helguera, Shingo Yoshida, Steve Piçolo, Vladimir Myrtezai-Grosha, Yllka Gjollesha, ndërsa janë përfshirë edhe vepra nga Muzeu Aero Solar dhe vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ekspozita “Këndvështrime” do të jetë e hapur deri më 5 dhjetor.

Gjithashtu, të paktën për një ditë në vit, çdo shqiptar që dëshiron mund të bëhet deputet duke hyrë në të njëjtat ambiente ku punojnë ligjvënësit, në Kryesi dhe në Sallën Plenare. Në kuadër të 70-Vjetorit të Çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë sot dyert për qytetarët nga ora 9.00 deri në orën 15.00, me qëllim që ata ta ndjekin ekspozitat me foto dhe video që do të prezantohen në të. Ndërsa, në orën 18:00, tek Kryesia e Kuvendit do të organizohet ceremonia zyrtare e Festës së Çlirimit, ku do të flasë Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe përfaqësuesit e ftuar.

AXHENDA
Kuvendi do të hapë dyert për publikun nga ora 09:00-15:00
Në orën 09:45 maratonë me shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit
Në orën 10:00 vendosje kurorash tek ‘Nëna Shqipëri’
Në 11:30 paradë ushtarake tek Ministria e Mbrojtjes
Në 12:30 inspektim tek Min. Integrimit tek ish-‘Albanologjia’
Në orën 17:00 ekspozita ‘Kënd-vështrime tek Kryeministria
Në orën 18:00 do të zhvillohet Festivali i Dritave
Në orën 18:00 tek Kryesia ceremonia zyrtare e Kuvendit
Në orën 19:30 pritje në Pallatin e Kongreseve
Në orën 22:00 koncert dhe Nata e Bardhë tek Sheshi ‘Nënë Tereza’

November 29, 2014 09:48
Komento

3 Komente

  1. avrizuja November 29, 10:03

    29 NENTORI ESHTE DATA ME E ZEZE E HISTORISE SONE KOMBETARE

    sepse:

    Kjo date u IMPONUA me dhune nga Jugosllavia Komuniste
    Kjo date VULOSI ndarjen e Kosoves nga Memedheu
    Kjo date implementoi MURTAJEN bolshevike ne vendin tone
    Kjo date shenoi PUSHTIMIN e Shqypnise nga familja sadiste Hoxha
    Kjo date shenoi IZOLIMIN e Shqypnise nga Bota e Cvivilizuar
    Kjo date FALIMENTOI ekonomine dhe RENOI shtetin ne agonine e vet
    Kjo date fatale i ka bere shqyptaret si nje fis fanatikesh prej Afrike ZULU
    Kjo date famekeqe eshte TURPI dhe REZILI i politikes sone kombetare

    MBETET TE SHOHIM VETEM LIKE FLORIRIN SI DO TE MBAJE FJALIMIN FAMOZ ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE, NJESOJ SI MINISTRI I TIJ NASIP NACO KOHE ME PARE.

    Reply to this comment
  2. beni November 29, 10:33

    Ky idioti qe ka shkruar komentin e mesiperm ne nje gjuhe shqipe komplet te papranueshme qenka i rrjedhur fare.

    Reply to this comment
  3. usalbany. November 29, 10:42

    qetsoje vehten nastradin karvizu

    Per lilir meten e ngjales ke te drejte kurre nuk ekma pelqyer se ai eshte nje gur kandari (koqe kandari) qe i duhet ndonje ambasade per ta kaluar nga an tjater e peshores.Por kjo nuk do te thote gje per Enverin se cfare ndikimi ka Ilir Meta nga zgeqet e skraparit.As nje miljon komentet qe ke bere si skzofrenuk kunder tarrasit qe ta rrasi.

    Historine e bejne fitimtaret.E bejne Luanet..A ke ndegjuar ndonje njeri ne bote te shaje nje Luan qe hengri nje lepur ?? keshtu dhe puna enverit..ishte nje luan qe hante ujqer,skile,hijena,gjarperinj si puna jote.Por ti je treguar i shkathet se u fshehe te vrima e gaxhoit qe ishte te salla perkthimeve ngjitur me shtepine e gjethit.E ke mire qe nuk del me emrin orgjinal por me te karvizuse,se do te kishte dale emri te dosjet.

    Por qe te mesosh si shkruhet historia kape nej cike ket timin ketu poshte

    Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
    Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim