Shqipëria hap dy zyra të reja diplomatike, një në Australi dhe një tjetër në Kinë

February 1, 2018 15:57

Shqipëria hap dy zyra të reja diplomatike, një në Australi dhe një tjetër në Kinë

 

Gjatë këtij viti, Shqipëria do të hapë dy zyra të reja diplomatike, një në Australi e një tjetër në Kinë.

Referuar programit të akteve që do të propozohen nga ministritë gjatë këtij viti, Ministria për Punët e Jashtme dhe Evropën ka parashikuar që brenda 4 mujorit të parë të vitit të miratojë vendimin për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Guangzhou, Kinë, raporton portali ekonomik SCAN.

Shpenzimet për hapjen e konsullatës në Guangzhou do të përballohen nga buxheti i ministrisë.

“Hapja e këtij posti konsullor do të ketë impakt ekonomik sa i përket investimeve të mëdha që mund të realizohen nga investitorë të ndryshëm kinezë”, argumentohet për aktin.

Arsyeja për hapjen e kësaj konsullatë argumentohet me faktin se ka nevoja të shumta për asistencë ndaj tregtarëve shqiptarë që operojnë aty.

Po ashtu, kjo zyrë do të mundësojë lëshimin e vizave dhe shërbime të tjera të natyrës konsullore për shtetasit kinezë.

Aktualisht, Shqipëria ka një ambasadë në Kinë e më hapjen e konsullatës shton dhe më tej prezencën diplomatike.

Vendi i përzgjedhur, Guangzhou është një vend me aktivitet të lartë ekonomik e madje është konsideruar si qyteti më i mirë tregtar në Kinë, një vend ku zhvillohen panaire të mëdha e që ka njohur një industrializim të vrullshëm.

Po ashtu, në listën e akteve të parashikuara për 4 mujorin e parë të vitit është edhe hapja e një ambasade në Kamberra, Australi.

“Hapja e Ambasadës sonë do të mundësojë një projektim sa më efikas dhe efektiv të Shqipërisë, në funksion të njohjes, promovimit, vizibilitetit dhe publicitetit të imazhit dhe interesave ekonomike dhe tregtare të Shqipërisë, duke maksimizuar dhe intensifikuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekonomike në fusha me interes dhe përfitim të ndërsjellë, sensibilizuar dhe tërhequr investime australiane si dhe nxitur shkëmbimet tregtare”, argumentohet për aktin.

Kamberra, Australi

Po ashtu, hapja e ambasadës argumentohet se do të plotësojë “nevojat e shumta të qytetarëve shqiptarë rezidentë të ligjshëm në Australi për legalizim dokumentesh, lëshim lejë kalimi, asistencë për të ndaluarit, aplikime për heqje dorë nga shtetësia, verifikime të ndryshme etj”, raporton Scan.

a.s/dita

February 1, 2018 15:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*