Shqipëria hap konsullatë nderi në Gjakovë

October 20, 2015 15:50

Shqipëria hap konsullatë nderi në Gjakovë

Shqipëria do të ketë një konsullatë nderi në Gjakovë. Ceremonia u zhvillua sot dhe në prerjen e shiritit mori pjesë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Shtetit në Kosovë, Edita Tahiri.

Në mbledhjen e fundit midis dy qeverive, në mars të këtij viti, u nënshkrua një marrëveshje e veçantë për thellimin e bashkëpunimit të zonës ndërkufitare midis Komunës së Gjakovës me Malësinë e Gjakovës.

Hapja e kësaj konsullate do të shërbejë në strukturimin e bashkëpunimit mes bashkive veriore të Republikës së Shqipërisë me Komunën e Gjakovës në sferën e zhvillimit të përbashkët ekonomik, shkëmbimeve tregtare, kulturore, turistike dhe realizimit të projekteve ndërkufitare mes dy vendeve.

“Hapja e Konsullatës së Parë të Nderit në Kosovë, ka një domethënie të dyfishtë, nga njëra anë është tregues konkret i thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve dhe nga ana tjetër, kjo Konsullatë, e para në llojin e saj, hapet në qytetin me tradita të Gjakovës, që ka lindur disa nga figurat më të shquara të kombit shqiptar, nga Ali Podrimja, Bajram Curri, Sulejman Vokshi, etj”, theksoi Bushati.

Në krye të kësaj konsullate është emëruar Tahir Emra, anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”. Ai do të jetë konsulli i nderit i Shqipërisë. /Dita/

 

October 20, 2015 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*