Shqipëria harxhon më pak për shëndetësinë

August 23, 2016 11:28

Shqipëria harxhon më pak për shëndetësinë

Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%.

Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1 %.

Vendet e rajonit shpenzojnë mesatarisht për shërbimet e shëndetit 5.5% të PBB-së, ndërsa Shqipëria sa gjysma e këtij treguesi me vetëm 2.8 % të PBB-së.

Shpenzimet më të larta shihet t’i kenë Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë dedikuar 9-10% të PBB-së për shëndetësinë.

Shpenzime të larta mbi 8% ofrojnë edhe Gjermania dhe Franca, Belgjika, ndërsa për shumicën e vende europiane ky tregues është 5-7% të PBB-së.

Shqipëria ka pasur historikisht shpenzime të ulëta për shërbimet e shëndetit dhe arsimit për shkak të ardhurave të ulëta që grumbullon arka e shtetit.

Për 2012-2015, vendi ka grumbulluar 25.2% të të ardhurave në raport me PBB-në teksa mesatarja e Europës për këtë periudhe është 40.4 % e PBB-së.

Me gjithë fondet e pakta, shpenzimet dedikuar shëndetit nuk mirëpërdoren dhe nuk arrijnë të alokohen sipas programit. Në dy vitet e fundit, gjatë rishikimit të buxheteve vjetore, fondet për shëndetësinë janë shkurtuar./MONITOR

 

 

August 23, 2016 11:28
Komento

2 Komente

  1. Dielli August 24, 11:08

    Si mund te investoje rilindja e edi rames per shendetesine ne nje kohe qe Shqiperine e ka kthyer ne nje parcele droge, pasigurie dhe stre demostrative e krimit dhe e korrupsionit e veshur me pushtet.
    Pangopsia ne lek te piset dhe pushtete pa kufi me c’do forme e cmim,si dhe punesimi si kryeminister nga eterit dhe mostrat e diktatures komuniste,nuke e lejon ti perkushtohet shendetesise per popullin,po skenareve te felliqur te rradhes,si i zoti e shet,dhe tellalli se jep.
    Harron rama me shoke e shoqe se dardha e ka bishtin prapa.Nje thenje e urte e popullit thote;mos u ma se je,mos u ma se ke,bej mire qe te jesh,bej mire qe te kesh.
    Historia ka vertetuar katerciperisht,se rendja pas lekeve te piset dhe pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim,ka patur dhe do te kete gjithmone nje fund te turpshem dhe pa kthim.

    Reply to this comment
  2. Dielli August 24, 11:13

    Kujdesi shendetesore,pra Shendetesai,ka qene dhe do te mbetet pasqyra,fytyra dhe shpirti i mire apo i peshtire i c’do qeverie,apo politike qofte ne pozite apo opozite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*